Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Prokuroria për KQZ: Shkarko nga detyra Selamin, Tahirin dhe Elvis Rroshin. Kanë të shkuar kriminale.

    PROKURORIA/ Dekriminalizimi: Lënë mandatin dy miqtë e Ramës dhe një çam. Ja dënimet që fshehën

    Emri:  auto_rama_-_selami_roshi1482242630.jpg

Shikime: 1870

Madhësia:  35.0 KB

    Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se 2 deputetë dhe një kryebashkiak të cilët nuk kanë deklaruar procedimet penale.

    Sipas prokurorisë, dy deputet janë Dashamir Tahiri, deputet i PDIU-së dhe Shkëlqim Selami deputet i LSI-së. Ndërsa kryebashkiaku është Elvis Rroshi.

    Deklarata e prokurorisë

    Prokuroria e Përgjithshme pas verifikimeve te thelluara, ka konkluduar, se dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe një kryetar Bashkie janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit per “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ose te njohur ndryshe si Ligji I “Për Dekriminalizimin”.

    Sektori i posaçëm i “Verifikimit të Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” në Prokurorinë e Përgjithshme, në bazë të kërkesave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka kryer verifikim të thelluar, në bazë të të cilit ka konkluduar se janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës, funksionarët:

    Dashamir Tahiri, me funksion “Deputet”

    Shkëlqim Selami, me funksion “Deputet”

    Elvis Rroshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë

    Në mënyrë të përmbledhur, Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar të dhënat, si vijon:

    Shtetasi Dashamir Tahiri, me funksion “Deputet” rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna:

    Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave;

    Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.

    Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia;

    Subjekti Tahiri ka dhënë shpjegimet e tij në Sektorin e “Dekriminalizimit”, duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Ravena. Ndërsa, lidhur me procedimin për “fallsifikim parash”, ka deklaruar se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur ai është mashtruar nga një kamarier lokali, i cili i ka dhënë para fallse.

    Shtetasi Shkëlqim Selami, me funksion “Deputet”, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna për një masë sigurimi “arrest me burg”, nxjerrë ndaj tij nga ana e gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me “Trafikim të qënieve njerëzore”. Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006. Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë, në vijim të hetimit.

    Shtetasi Elvis Rroshi, me funksion kryetar i Bashkisë Kavajë, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin “Për Dekriminalizimin”, si vijon:

    Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali

    Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër

    Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.

    Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish.

    Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.

    Në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar zyrtarisht mbi rezultatet e verifikimit Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, duke konstatuar se subjektet deklarues të mësipërm përfshihen në fushën e ndalimit të parashikuar në nenin 2, pika 1, gërma a) dhe pika 2, gërma a) dhe b) të ligjit.

    Për të tre këto raste, krahas konstatimit të kushteve të ndalimit për ushtrimin e funksionit, Prokuroria ka nisur edhe hetimet për veprën penale të “Fallsifikimit te for,ulareve, neni 190 I Kodit Penal..

    Ndërkohë, po vijon procedura e verifikimit në kuadër të ligjit “Për dekriminalizimin” edhe për një numër të konsiderueshëm zyrtarësh.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria për KQZ: Shkarko nga detyra Selamin, Tahirin dhe Elvis Rroshi. Kanë të shkuar krimin

    Elvis Rroshi nën hetim nga DEA. Prokuroria dërgon letër porosi në SHBA

    Emri:  auto_elvis_rroshi-DEA-rama1482269275.jpg

Shikime: 252

Madhësia:  40.2 KB

    Pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot se Elvis Roshi duhet të lërë detyrën si rezultat i ligjit të Dekriminalizimit, rezulton se kryebashkiaku i Kavajës është hetuar edhe nga DEA.

    Agjencia e lajmeve BIRN, që mbështetet nga ambasada amerikane, thotë se Elvis Rroshi dyshohet të jetë hetuar nga DEA, në vitin 2015 për implikim në trafik droge dhe pastrim parash.

    Kështu, Prokuroria shqiptare ka dërguar letër-porosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po pret përgjigjen për të vendosur nëse ka ose jo vend për hetime të reja ndaj kryebashkiakut të Kavajës.

    Sipas Prokurorisë, Rroshi kishte përdorur pesë emra të ndryshëm në disa vende të Europës. Hetuesit kanë dyshime se një nga emrat e përdorur është edhe Enver Roshi-njeriu që është hetuar nga DEA.

    “Në vitin 2015, DEA amerikane ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash,” tha të martën në një deklaratë për mediat drejtoresha e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm.

    Roshi nuk ka deklaruar një dënim të vitit 1995 në Itali, një dëbim nga Zvicra në vitin 1993 pasi është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe një dëbim të dytë nga Zvicra në vitin 1997. Sipas Prokurorisë, ai ka fshehur gjithashtu faktin se ka përdorur pesë emra të ndryshëm në lëvizjet e tij në Europë.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria për KQZ: Shkarko nga detyra Selamin, Tahirin dhe Elvis Rroshi. Kanë të shkuar krimin

    Klevisa pyet Kryeministrin: Pse nuk e shkarkon Rroshin? Pse rreshtohesh me të keqen?

    Emri:  auto_18085_388292521246079_1981744394_n1482924037.jpg

Shikime: 286

Madhësia:  56.8 KB

    Një studente e komunikimit, Klevisa, ka ngritur një çështje sot para medias: "Mesa duket, Edi Rama ka zgjedhur të heshtë, por unë dhe shumë moshatarë të mi, duam ta pyesim; pse nuk e shkarkon Elvis Rroshin nga Kryetar Bashkie?

    Emri:  unnamed1482923769.jpg

Shikime: 211

Madhësia:  37.1 KB

    A nuk i mjafton Edi Ramës, ajo që Elvis Rroshi ka bërë? A nuk është i mjaftueshëm dënimi nga drejtësia europiane për përdhunim dhe trafik droge? A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po i nxit dhunuesit e grave dhe të fëmijëve? A nuk e kupton Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon drogën dhe trafikantët? Pse ka zgjedhur Edi Rama të rreshtohet me të keqen?

    Çfarë tjetër duhet të ndodhë që kryeministri të mbajë një qëndrim, të shkarkojë Elvis Rroshin?!" ka nënvizuar Klevisa.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria për KQZ: Shkarko nga detyra Selamin, Tahirin dhe Elvis Rroshin. Kanë të shkuar krimi

    Dekriminalizimi, zbardhet kërkesa e Prokurorisë për KQZ



    TIRANE-Report Tv zbardh kërkesat e Prokurorisë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndërprerjen e mandatit të tre të zgjedhurve, deputetëve Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami dhe kryebashkiakut Elvis Roshi.

    Në këto kërkesa seksioni i dekriminalizimit ka përshkruar dhe dënimet e fshehura të të zgjedhurve, ku rezulton se deputeti Shkëlqim Selami është hetuar dhe dënuar në kuadër të një organizate kriminale të trafikut të qenieve njerëzore.

    Në faksimilen e siguruar nga Report Tv prokurori Petrit Fusha i cili ka hetuar rastin e deputetit Selami ka renditur faktet se Selami është arrestuar më 31/08/2006 dhe ky urdhër arresti i ekzekutuar në 2006 është lëshuar në 03/10/1994 si masë sigurie personale “arrest me burg në mungesë”.

    Në këtë masë sigurimi deputeti Selami është hetuar së bashku me persona të tjerë dhe në kopjen e vendimit gjyqësorë që Report Tv disponon rezulton se tre gjyqtarët italian Rodoslo Boseli, Domenico Toni dhe Katia Pinto e kanë gjykuar Selamin në mungesë së bashku me 7 persona të tjerë pesë shqiptarë dhe 2 italianë.

    Sipas të njëjtit dokument rezulton se, të dhënat për hetimin e arrestimin e Selamit, prokurori Fusha i ka siguruar nga zyra ndërlidhëse e policisë italiane e cila me shkresën 100 B -302-2 Pro dt.19/12/2016 i sjell palës shqiptare informacion për masën e sigurisë të vitit 1994 ndaj Selamit dhe arrestimin e këtij të fundit në Gusht të vitit 2006.

    Vetë Selami para hetuesve ka deklaruar se këto të dhëna si ka pasqyruar në formularin e vetdeklarimit pasi nuk ka patur dijeni.

    Ndërkohë për deputetin Dashamir Tahiri rezulton se informacioni për problemet me drejtësinë në Itali ka mbërritur nga zyra e Europol ku prej vitit 1995 ai është i skeduar në Foggia të Italisë për krime të lidhura me falsifikime parash.

    Po sipas zyrës së Europol, deputeti Tahiri rezulton se në vitin 2009 është dënuar me 9 muaj burgim për përdorim të patentës shqiptare të falsifikuar në territorin Italian.

    Vetë Tahiri para prokurores Alma Muca rezulton të jetë shprehur se s'ka pasur dijeni për këtë dënim dhe ishte hera e parë që e dëgjonte.

    Një sërë dënimesh janë rënditur dhe nga prokurorja Rovena Gashi për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi.

    Në këtë kërkesë nuk pasqyrohen deklarimet e Roshit, por publikisht ai vetë ka deklaruar se për dënimin e Italisë të vitit 1995 të pretenduar nga akuza se ka pasqyruar në formularë pasi nuk ka pasur dijeni.

    Shqiptarja

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria për KQZ: Shkarko nga detyra Selamin, Tahirin dhe Elvis Rroshin. Kanë të shkuar krimi

    Dekriminalizimi, Rama firmos shkarkimin për Elvis Rroshin

    Emri:  Elvis-Rroshi-2.jpg

Shikime: 189

Madhësia:  32.1 KB

    Kryeministri Edi Rama ka firmosur shkakrimin e kreut të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Ky vendim është vënë në zbatim menjëherë pasi KQZ kërkoi ndërprerjen e mandatit të Rroshit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

    Më herët, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi që Rroshi, me funksion kryetar i Bashkisë Kavajë, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin “Për Dekriminalizimin”, si vijon: një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali; nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër; në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë; në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil.

    Në gusht 1997 është dëbuar sërish; në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.

    Në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar zyrtarisht mbi rezultatet e verifikimit Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, ku kjo e fundit sot vendosi që ta shkarkojë nga detyra.

    Shqip

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria për KQZ: Shkarko nga detyra Selamin, Tahirin dhe Elvis Rroshin. Kanë të shkuar krimi

    KQZ vendos ndërprerjen e mandatit për Rroshin, Selamin dhe Tahirin

    Emri:  KQZ.jpg

Shikime: 192

Madhësia:  26.6 KB

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ndërprerjen e mandatit për kryetarin e bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi dhe deputetëve, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami.

    Lidhur me rastin e kryebashkiakut të Kavajës dhe deputetit të LSI, Shkëlqim Selami, vendimi i anëtarëve të KQZ ka qenë unanim të favor të heqjes së mandateve, ndërsa për ish-deputetin e PDIU, që së fundmi është bërë pjesë e grupit parlamentar të PD, anëtarët e djathtë në KQZ kanë votuar kundër heqjes së mandatit të tij.

    Emri:  treshja.jpg

Shikime: 175

Madhësia:  51.1 KB

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh mesditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për ndërprerjen e mandateve të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.

    KQZ u mblodh të martën për këtë çështje, ku sipas ligjit, i duhej të shprehej me vendim, pas konstatimit nga organi i akuzës se deputeti Tahiri, pjesë e grupit parlamentar të PD-së, deputeti Selami i grupit të LSI-së dhe kryebashkiaku Roshi, i zgjedhur i Partisë Socialiste, janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike, pasi figurojnë të dënuar nga gjykata jashtë vendit, gjë që nuk është deklaruar prej tyre në formularin e vetëdeklarimit.

    Dy ditë më parë, KQZ i kërkoi Prokurorisë dokumente shtesë që kanë të bëjnë me datat dhe dënimet konkrete të funksionarëve publikë për të cilët kërkohet heqja e mandatit.

    Shqip

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria për KQZ: Shkarko nga detyra Selamin, Tahirin dhe Elvis Rroshin. Kanë të shkuar krimi

    Dekriminalizimi, Basha: Rama tallej, por i treguam vendin Rroshit

    Emri:  lulzim-basha-pd.jpg

Shikime: 211

Madhësia:  19.0 KB

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se nisma e demokratëve për nisjen e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit ka arritur një sukses. Pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Basha theksoi se pavarësisht se Rama u përpoq ta vonojë dhe sabotojë ligjin, më në fund e mira do të triumgojë mbi të keqen.

    “Procesi i dekriminalizimit po jep frytet e para. PD, opozita dhe unë jemi me kokën lart pasi beteja që ne bëmë për ndarjen e krimit nga politika, pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme, sot fillon të japë frytet e para në veçanti me një nga simbolet e kriminalizimit të shtetit që është Elvis Roshi. Ne e luftuam këtë betejë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse besojmë që Shqipëria nuk ka të ardhme pa ndarjen e politikës nga krimi. Edi Rama bëri gjithçka me pushtetin e tij për të vonuar dhe sabotuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, bëri gjithçka duke luftuar opozitën që luftonte kriminelët për të mbrojtur krimin në pushtet dhe pushtetin e kriminalizuar. E mbani mend si përqeshte dhe tallej me opozitën dhe dekriminalizimin me rastin e Elvis Rroshit. Sot nuk besoj se qesh sepse i kemi treguar vendin atij dhe Elvis Rroshit. Sot është një ditë për të besuar se e mira do ta mund të keqen. Zbatimi i ligjit të dekrimnalizimit është vetëm fillimi”, – tha ai.

    Basha inkurajoi të gjithë institucionet që merren me zbatimin e dekriminalizimit dhe sipas tij sfida e radhës është reforma zgjedhore.

    “Është fitore për shqiptarët, PD, SHBA, BE. Përpara kemi një sfidë tjetër të madhe, sfida e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Edi Rama ka dëshmuar përmes mungesës së vullnetit për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit, mungesës së vullnetit për reformën zgjedhore dhe zgjedhjeve të Korçës për 2015, të Dibrës dhe Kolonjës, është armik i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, – përfundoi Basha.

    Shqip

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria për KQZ: Shkarko nga detyra Selamin, Tahirin dhe Elvis Rroshin. Kanë të shkuar krimi

    Shkarkimi, Elvis Rroshi ankimon në Kushtetuese vendimin e KQZ-së

    Emri:  Rroshi-Elvis.jpg

Shikime: 200

Madhësia:  33.3 KB

    Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi ka apeluar vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit.

    Avokati i Rroshit, Theodhori Sollaku, ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për vendimin e shkarkimit.

    “Kërkesa ka të bëjë me vendimarrjen e institucioneve që detyruan Këshillin e Ministrave për të shkarkuar kryetarin e Bashkisë, kryesisht nga procedurat e KQZ u spikat momenti që detyrimi i KQZ ka qenë të administronte vendimet e formës së prerë zyrtarisht, dosje, gjë që nuk e ka bërë. Në të kundërt mbrojtja dhe vetë kryetari i Bashkisë ka depozituar aktet zyrtare të autoriteteve të huaja që ai është i padënuar penalisht. Së dyti kemi kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave, një vendim që bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe veçanërisht me Kushtetutën shqiptare.Kemi argumentuar se sanksionet që parashikon ligji për dekriminalizimin janë natyrisht penale dhe si të tilla nuk mund të kenë kurrsesi fuqi prapavepruese”.

    Edhe avokatët e ish-deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami animuan në Kushtetuese disa ditë më parë vendimin e KZQ-së për heqjen e mandatit të tyre.

    Rroshi është një nga zgjedhurit e parë që preket nga ligji për dekriminalizimin, i miratuar dhjetorin e vitit të shkuar me shumicë votash nga mazhoranca dhe opozita në Parlamentin e Shqipërisë.

    Rroshit ju hoq mandati nga KQZ-ja me kërkesë të Prokurorisë, sipas të cilës, ai kishte fshehur një dënim për përdhunim në Itali në fillim të viteve ’90.

    Shqip

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •