Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Blushi kryeminstrit Rama në parlament: "Nuk e kap Eskobarin e Metës se ke frikë se të bie qeveria!"

    Interpelanca ne Kuvend - Blushi: Feudalizove krimin. S’e kap Balilin se bie qeveria. Rama: Je Saliu



    Nuk ka munguar ironia dhe batutat mes ish-miqve Edi Rama dhe Ben Blushi në interpelancën e thirrur nga ky i fundit së bashku me 6 deputetë të tjerë për të diskutuar mbi çështjen e integrimit. Blushi akuzoi Kryeministrin se për shkak të miqësive të tij me krimin ka bllokuar integrimin e vendit, ndërsa Kryeministri Rama tha se deputetët kërkues të interpelancës, nuk e kuptojnë procesin e integrimit.
    Tiranë- Për gati një orë e gjysmë kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër me deputetin themelues të LIBRA-s Ben Blushi.
    Dikur miq, sot armiq kryeministri Rama dhe deputeti Ben Blushi kanë folur me gjuhë të ashpër ndaj njëri tjetrit sot në seancën e interpelancës për shtyrjen pa afat të hapjes së negociatave me BE-në të kërkuar nga 7 deputetë.
    Për këtë interpelancë foli vetëm Blushi, të cilin Rama e quajti dembel, kopje e Saliut, por ndryshe nga ky është njeri që të lë në rrugë dhe që nuk ka hallin e datës së integrimit por të zgjedhjeve të ardhshme të qershorit 2017.
    “ Më vjen keq për Nardin e Vangjelin që flasin përmes Benit, do të ishte më mirë origjinali sesa kopja” tha Rama.
    Diskutimi kaloi në nivel personal, ku Blushi e akuzoi Kryeminstrin si shok të kriminelëve ndërsa Rama i kujtoi një vlerësim të cilin Blushi ia kishte bërë me marrjen e statusit të vendit kandidat.
    Blushi: Edi Rama nuk ka aftësinë për të qeverisur edhe në pikëpamjet time është i paaftë. Çfarë the ti? Që kjo interpelancë nuk është urgjente. Po kush është urgjente?Dalja e Lulzim Berishës nga burgu? Nëqoftëse se Gjykata Kushtetuese sot vendos që ligji i vettingut zhbllokohet, a hapen negociatat nesër?
    Rama: Sikur të mos kishin figurën dhe zërin, çfarë dallimi kishte nga Saliu zoti Beni? Kush ja dha Shqipërisë statusin? Ja dha reformat tona. Dhe nuk do ta kaloj kohën, por do të them që më kujtohet se vetë zoti Beni më ka bërë një kompliment të madh kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. Vetëm ti tha, mund t’ia dilje kësaj. Hajde mohoje këtu tashi.
    Blushi: Nuk ke arritur dot të firmosësh aq shumë shkresa sa çka shkruar unë, akoma nuk i ke aq shumë shkresa sa çkam unë libra.
    Blushi iu drejtua me fjalor të ashpër: Disa herë e quajti frikacak njeri që ka feudalizuar krimin në Shqipëri sepse vetëm me votat e tyre mund të mbajë pushtetin.
    Në fund, Edi Rama tha se në zgjedhje të gjithë ata që baltosin qeverinë do të marrin përgjigjen e merituar, ndërsa Blushi nënvizoi se Shqipëria po mbillet me kanabis për të blerë zgjedhjet.
    Ora News po sjell të zbardhur gjithë debatin e ashpër në Kuvend mes Ramës e Blushit, dikur miq por që sot janë rivalë.

    Replika e pare

    Blushi: Kundërshtarët e integrimit në Parlament. Rama: Jeni si Saliu

    Blushi: Sot nuk ka më asnjë alibi dhe asnjë pretendim se ka qenë Europa ajo që s’na ka pranuar. Europa nuk paragjykon shqiptarët, por krimin, padrejtësinë, ekonominë dhe cilësinë e dobët të tregut të punës.
    Europa ka shpenzuar 10 mld eruo për të zgjidhur këto çështje, po ne kemi bërë më pak sec duhej.
    Ka ardhur koha ta themi të vërtetën sic është , kundërshtarët e integrimit janë në Shqipëri dhe ata janë politikanë, elitë politike dhe janë në këtë parlament.
    Ne nuk do lejohemi të shkojmë në Europë si shqiptarë të korruptuar. Kjo qeveri dhe Rama personalisht kanë bërë shumë pak për të mos thene se problemet i ka shtuar.
    kjo qeveri integrimin e ka parë si diplomaci dhe jo si cështje të brendshme për të përmbushur kriteret që në në fakt nuk janë kritere por kushte që shqiptarët i kanë vënë politikës.
    Ne besojmë se rama me politikën e tij të tolerancës armiqësore po polarizon shoqërinë.
    Rama po saboton reformën zgjedhore edhe është përgjegjës dhe kjo është aryseja që e kemi thirrur në interpelancë.
    Unë personalisht nuk kam shpresë se ai (Rama) ka aftësinë për të pranuar të vërtetat dhe aftësinë për të ndryshuar qeverisjen e vendit.
    Ben Blushi i drejtohet Valentina Leskajt: Shkoni në shtëpi si përgjegjës që keni sjellë krimin në Parlament. Jam këtu për ta dëgjuar dhe për të thënë të vërtetat e mia dhe të lutëm zonja Leskaj mos më ndërpitet se sot do ti them të gjitha.

    Edi Rama: Janë të paditur për procesin e Integrimit. Duan të ndryshojnë fatin e tyre në zgjedhjet e ardhshme duke na kërkuar llogari për një datë që nuk e kanë haberin.
    S’kanë nga ta dinë, as Nardi, As Beni as Vangjeli që ka ndryshuar qasja ndaj procesit të integrimit duke imponuar këto kritere. Rumania e Bullgaria ka 9 vjet që janë anëtare e vazhdojnë të presin raportin sa kanë avancuar në implementimin e reformës në drejtësi.
    Këta shkruajnë, por nuk lexojnë, këndojnë ata që shkruajnë vetë
    Këta kanë hallin e datës së zgjedhjeve duke treguar se sa thasë me baltë i kanë hedhur qeverisë. I kanë hedhur aq shumë sa nuk dihet se kush është zoti Saliu, zoti Beni , zoti Vangjeli. Nuk dalloheni nga njëri tjetrit. Në garën kush i hedh më shumë baltë qeverisë vetëm po tretni njëri tjetrin. Zoti Beni mëso sot: Vendet anëtarë kanë nxjerrë Shqipërinë veçmas dhe i kanë thënë komisionit presim vetingun.
    Ora 12: 15 Replika e dyte
    Ben Blushi: Edi Rama nuk ka aftësinë për të qeverisur dhe është i paaftë për detyrën që ka. Shumica e probleme që lidhen me integrimin nuk janë vetëm për pasojë të paaftësisë së tij pasi kjo do ishet e justifikueshme .
    Rama ikën nga seanca.
    Ben Blushi: Lërë Vangjel se ka frikë, lerë të ikë është një frikacak! Eshtë fikacak Vangjel Le të ikë se është frikacak.
    (Vangjel Dule flet nga karrigia e tij)
    Ben Blushi: Dhe si frikacak është i paaftë. Se frikacakët dridhen po rrinë në vend. Eshte frikacak i paaftë dhe ju që e mbështesni aty, ju jeni problemi i tij dhe i Shqipërisë. Zonja Leskaj a mund të vazhdoj
    Degjohen zera, zeri i Topallit dhe te tjereve nga salla
    Ben Blushi: Ku e keni frikacakun! Thoni të vijë në seancë se nuk vazhdon se kjo interpelancë është me kryeministrin. Ku e keni frikacakun. Thirre Taulant të vijë këtu! Dua ti tregoj sa i paaftë është edhe si frikacak, silleni këtu dhe mos më numëroni kohën. Silleni firkacakun në seancë se nuk vazhdohet kjo histori kështu. Shkoni nxirreni nga aty se po fshin hundët, po fshin hundët.
    Dëgjohet zhurmë, flet Dule
    Ben Blushi: Zonjë a ka interpelancë duke mos pasur këtu njeriun. A mund të ketë interpelancë të tillë.
    Leskaj: Dule mos e ndërprit mos ndërhyj nga vendi pa leje
    Blushi: A mund të ketë interpelancë pa personin që duhet këtu?
    Leskaj: Ju lutem vazhdoni
    Ben Blushi: Vangjel lëre të ikë. E kam me Shqiptarët
    Rama kthehet në seancë duke qeshur
    Ben Blushi: Erdhi frikacaku erdhi .O frikacak hajde po të shpjegoja sa i paaftë je. Ti nuk je vetëm i paaftë për shkak të detyrës por dy herë. Se nuk kupton sa i paaftë je. Por kjo nuk është personale por po kthehet në barrë për Shqipërinë. Sepse kostot e tua na kanë çuar aty ku nuk ka datë për integrimin prandaj interpelancë ishte urgjente dhe duhej të ishte urgjente.
    Po ti thua nuk është urgjente. Po kush është urgjente. Dalja e Lulzim Berishës nga burgu?! Shkarkimi i Elvis Rroshit?! Edhe mbrojtja e Elvis Rroshit. Mbjellja e Shqipërisë me kanabis. Kjo është urgjente?!
    Bamirësia e Gjushit është akt mizor. Vettingu nuk e bllokon një njeri që ka vrarë 5 vetë. Nuk e bllokon vettingun faktin që Vangjush Dako shkëmben në natyrë vota me kriminelë në Durrës. A ka gjykatës që mund ti rezitojë në këtë rast presionit të Vangjush Dakos. Shok i ngushtë i joti që e mban në avion, në trotuare, dreka. A ka gjykatës që mund ti rezistojë presionit të shokut të ngushtë të kryeministrit!
    (Dëgjohen zëra nga salla)
    Ben Blushi: Pardje prokuroria tha Elvis Rroshi…
    Blushi i drejtohet Braçes: Pusho ti miush
    (Flet Braçe nga salla)
    Leskaj: Zoti Braçe mos nderhyni
    Ben Blushi: Pse e mban Elvis Rroshin në punë?! Pse nuk e shkarkon. Çfarë ka lidhje vettingu me faktin që Elvis Rroshi firmos akoma për qytetarët e Kavajës dhe ti e ushqen me tendera dhe punë publike të Rilindjes urbane për të shëmtuar Kavajën. E mban se e ke shok. E pra shoku Edi, apo Elvis, apo shoku Vangjush. Këta na qeverisin dhe kjo është arsye pse nuk ka integrimi. Cfarë mendoni se Europa nuk i di, ShBA nuk e di çfarë bën ti, Rroshi, Vangjushi e Mark Frroku?! Nuk e dinë që këta njerëz kanë vrarë, kanë paguar për të dalë nga burgjet sepse ligji i dekriminalizimit nuk i kap dhe nuk mund ti kapë, dhe vettingu nuk mund ti kapë përsa kohë ti i mbron dhe i sjell në Parlament.
    Nuk është vetëm kaq, që me shokët e tu ke ndërhyrë për të nxjerrë vrasës nga burgjet apo i ke sjellë në parlament. Ti ke cënuar moralin e kësaj shoqërie. Dhe të gjithë të huajt që vijnë në Shqipëri thonë si ka mundësi që shtete si Kavaja, Shkodra e Lezha votojnë këta kriminelë. I votojnë sepse ia kërkon ti të votojnë në mënyrë konvencionale por poshtë votës ti i fut një kriminel, vrasës, të korruptuar dhe cfarë lidhje ka vettingu këtu. Cfarë lidhje ka vettingu këtu. Ku hyn vettingu këtu?!
    E dini pse nuk arrestohet Klement Balili? E thonë këta (drejton gishtin nga minsitrat) Nuk arrestohet thonë sepse është i LSI-së dhe koalicioni bie. A ka qeveri në europë që thotë nëse një kriminel arrestohet na bie qeveria.
    A ka qeveri në Europë që thotë nëse një kriminel arrestohet na bie?! Kjo është qeveria jote, e Klement Balilëve, e Vangjush Dakëve, e Elvis Rroshëve dhe e shokut Edi. Kjo është qeveria e shokut Edi që bllokon integrimin e Shqipërisë.
    Për çfarë i do këta njerëz? Pse i mban?! Për të blerë vota. Votat e tua nuk mjaftojnë për të të mbajtur në pushtet. Këta të sigurojnë vota nga Shkodra në Lezhë, në Kavajë.
    Ti ke feudalizuar krimin në Shqipëri. Ke ndarë krimin me feude. Në Shkodër dihet kush janë feudet. Dy prej tyre janë në burg. Ai është feudi i krimit në Shkodër. Në Lezhë dy tre të tjerë. Amerikanët i kanë thënë emrat e tyre. Në Kavajë Elvis Roshi shkëlqen si feudal i vogël i Kavajës. Në Vlorë, deri dje kishim profetin e kanabisit, shokun Koço. Atij nuk i mjaftonte Vlora e zgjeroi shkoi deri në Gjirokastër. Deshi të shkonte deri në kufi me Greqinë. Në Durrës Vangjush me Lulzim Berishën. Këto janë feudet e krimit në Shqipëri që i ke sponsorizuar duke e kthyer Shqipërinë në një arë kanabisi që duket nga Berlini e Brukseli.
    Rasti jot është tipik i një njeriu që për të hipur në një pemë bën gjithçka por fatkeqësisht ajo pemë është e mbushur me krimba e ti nuk hipën për ta pastruar por kërkon lartësinë e saj dhe ta kapësh atë bashkëpunon me krimbat në vend që ta pastroje. Në këto tre vjet i shtove krimbat në pemët e Shqipërisë. Nuk u bëre vetëm mik por je pronari i Vangjush Dakos, Elvis Rroshit, Arben Ndokës e nuk do të falet kurrë se cfarë damke i vure Shqipërisë për tre vjet dhe kjo damkë nuk do të shqitet as kur të mos jesh më. A iu shqit Kolumbisë damka e kokainës?! Nuk i është shqitur më. Shumë shpejt ke për të rënë nga pema dhe ne do e pastrojmë nga krimbat dhe do të të zbresim nga ajo pemë, por damkën që do i lësh është ajo e një vendi të mbjellë me kanabis.
    Paratë e kanabisit shkojnë për të blerë vota dhe për të hequr nga Shqipëria investitorin libanez. Gjushët e Lulzim Berishë e dëbuan për ti marrë tokën, sepse këto para kanabisi, tenderash dhe industrisë së zezë do të investohen në këto territore duke zbuar investitorët e huaj. Ti ke aftësinë të jesh i paaftë por nuk është vetëm kaq, të jesh mizor e të mos kuptosh cfarë varfërie ka në këtë vend. Nuk mund ta kuptosh duke jetuar me Vangjushin dhe me Lulzim Berishën, Elvis Rroshin e të gjithë të tjerët. Nuk mund të kuptosh se 400 mijë shqiptarë jetojnë me 400 lekë në ditë. Ti këta i quan dembelë. Unë po të garantoj se parazitët më të mëdhenj që ke në qeveri e administratën tënde nuk kam parë.
    Procedura për lirimin e Lulzim Berishës ka zgjatur tre muaj, procedura për të lidhur energjinë një familjeje prej 7 vetash në 4 metra katrorë ka zgjatur 2 vjet. Ky është shteti që përfaqëson ti

    (Bie gongu)

    Pusho frikacak, o frikacak, se 5 minuta i harxhova duke të pritur ty të vije nga aty ku shkove.
    Ky është korrupsioni më i madh në Shqipëri, pa folur për faturat që paguhen në këtë parlament për të sjellë ligje dhe ka njerëz që e dinë që marrin para për të votuar e për të marrë ligje
    Ora 12: 20 “Ndersa Blushi flet: Ke kthyer arratisjen. Ke 500 mijë vende pune” Leskaj i mbyll mikrofonin: “Ka mbaruar koha jote”
    Fatura e krimit, korrupsionit dhe ekomonike është shkaku që procesi ka ngrirë. Unë për vete ta njoh këtë meritë. Nëse do të konsideroja thjesht si kundërshtar do të bëja atë që bën Napoloni, mos ndërprit kurrë një kundërshtar kur është duke gabuar
    Rama ikën nga seanca. Blushi: Rama është frikacak. Thirre Taulant se është kryeministri. Shkoni nxirreni nga aty se po fshin hundët. Rama kthehet në seancë
    Dil fol pas meje dhe shpjegoi Edi pse ke shok Vangjushin, e Vangjushi shok Lulzimin. Pse ke shok Elvisin dhe Mark Frrokun dhe si ka mundësi që me këta njerëz do të na çosh në BE.
    Ti zotëri ke sindromën e emigrantit dhe kur të mbarojë sindroma do të ikësh por problemi do mbetet
    Ora 12: 25 Rama i pergjigjet Blushit: Zoti Nardi e kujtoj që ke të drejtë të jesh i zhgënjyer. Herën tjetër mos ia delego leximin e mendimeve tuaja zotit Beni se e sheh të lë në baltë. Dhe zoti Vangjeli ka të drejtë të jetë i zhgënjyer. Ju mund të çuditeni por unë jo.

    Sikur të mos kishte figurën e zërin, çfarë dallimi kishte nga Saliu zoti Beni. Saliu ka gjithë jetën që thotë frikacak, frikacak, por sot zoti Beni, shkoi më tej kur thotë ja u them unë.
    Dembel s’i kam thënë shqiptarëve. Dembel i kam thënë vetëm zotit Beni.
    Më vjen keq për Nardin e Vangjelin që flasin përmes Benit, do të ishte më mirë origjinali sesa kopja.
    Zonja Jozefinë mbaj zotin Saliun. Se Saliu është punëtor, nuk të lë në rrugë. Beni të lë në rrugë. Ti rri me Saliun, me zotin Beni të rijë zoti Nardi e Vangjeli.

    Ben Blushi: Ike prapë, ishe qesharak. Cështja e integrimit është themelore e s’dua të humb kohën me ty. Shakatë e tua janë si të Duçes.
    E vërteta është se integrimi i Shqipërisë është bllokuar për arsyen e krimit, korrupsionit, varfërisë, mjerimit, politika, dhe sigurisht kanabizimi i vendit. Cdo qeveri bën një bilanc dhe bilanci yt është gallatë. Jemi kthyer në një komb që mbjell kanabis. Ti je totalisht i paaftë për të qeverisur. Aftësia jote shoku Edi është vetëm për ët bërë miq si shoku Edi, shoku Vangjush e shoku Mark. Të gjithë këta që ti beson se kanë në dorë feudet e vogla të Shqipërisë që ti i ushqen me fonde publike dhe ata me ato fonde marrin vota.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Blushi kryeminstrit Rama në parlament: "Nuk e kap Eskobarin e Metës se ke frikë se të bie qever

    Kur ben dhe Bushi si opozitar mos ngelte njeri me pa u bere. Eshte rasti tipik i shpirtvogelsise . Ngaqe nuk u be minister ka marr rolin e atyre " ta tregoj une tani" . Dhe mendo tani qe gjithe PD-ja dhe plot nga ata qe duna te vijne ne pushtet kapen pas tij. Me " i ndershem" eshte sala sesa ky Beni.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar WesternBlot për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Blushi kryeminstrit Rama në parlament: "Nuk e kap Eskobarin e Metës se ke frikë se të bie qever

    Çështja “Balili”, Meta letër Nishanit: Mblidh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

    Emri:  ilir-meta-1.jpg

Shikime: 118

Madhësia:  29.1 KB

    I shpallur prej muajsh në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Klement Balili ende nuk është arrestuar nga autoritetet shqiptare, ndonëse ndaj tij është dhënë edhe masa e arrestit me burg në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Për shkak të paaftësisë së Policisë shqiptare, për të arrestuar “Eskobarin e Ballkanit”, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ku i kërkon që për këtë çështje të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

    “BalkanWeb” publikon letrën që Meta i ka dërguar Nishanit ku ndër të tjera i parashtron kërkesën “Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ju të thërrisni në një kohë sa më të shpejtë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen e procedurave për çështje të tilla”, shkruan Meta.

    Kreu i Kuvendit shprehet gjithashtu se “Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështje, do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete si dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impact në sigurinë kombëtare”, – shkruan Meta. Ky është rasti i parë kur një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, reagon zyrtarisht dhe shpreh zyrtarisht në mënyrë institucionale shqetësimin e tij për faktin e mosarrestimit të një personazhi kryesor të botës së krimit, sikundër është Klement Balili.

    Teksti i letrës që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani

    I nderuar z.President

    Duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ushtrimin e kompetencave dhe funksioneve kushtetuese, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më lejoni që t’Ju parashtroj kërkesën si vijon:

    Ashtu siç edhe mund të jeni bërë me dije, nga media e shkruar dhe elektronike apo burime të tjera informacioni, Klement Balili, një person me probleme serioze me ligjin, pavarësisht akteve procedural apo akuzave, të përcjella apo të paraqitura nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare, ende nuk është ndaluar për t’iu nënshtruar drejtësisë.

    Partnerët tanë të SHBA, por edhe të tjerë ndërkombëtare, kanë përcjellë shqetësime dhe rezerva për mosndalimin e tij si dhe moskryerjen e veprimeve të shpejta dhe efikase, nga organet kompetente shqiptare, sipas përcaktimeve të akteve ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi.

    Për shkak të seriozitetit që paraqet çështja në fjalë dhe shqetësimit që ekziston për mosveprimin e institucioneve shqiptare, paraqes kërkesën:

    Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ju të thërrisni në një kohë sa më të shpejtë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen e procedurave për çështje të tilla.

    Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështje, do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete si dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impact në sigurinë kombëtare.

    Me besim të plotë në marrjen në konsideratë të kësaj kërkese, Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

    Shqip

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •