Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Sekularizmi nacionalist i regjimit komunist dhe pan-islamizmi kombëtar i demokracisë shqiptare

    Sipas teorisë së ideologjisë të komunizmit, nocioni i kombit nuk egziston duke i lënë vend universalitetit të klasës punëtore. Por, në rastin shqiptar motori bashkues i shqiptarëve gjatë regjimit nuk ishte ideali i klasës punëtore por identiteti kombëtar. Nga ana tjetër, feja, nga një ideologji shpirtërore, sot është kthyer në një ideologji politike duke nënshtruar atë që deri dje ishte sekularizmi idenditar i “shqiptarisë”.

    Zhvillimet e fundit në spektrin kombëtar, rajonal dhe global të shtynë të mendosh rrethanat e këtyre zhvillime. Në veçanti, shqetësim i thellë të krijohet kur degjo se Kosova përmendet në mediat botërore si vatër e furnizimit të ISIS-të me luftëtarë, shqiptarë të “natyralizuar në islamist të devotshëm” arrestohen për planifikim e sulmeve terroriste ndaj vendeve perendimore që deri dje brohorisnim me pathos si model dhe burim mbëshetjeje (si në rastin e fundit në Gjermani), ose dhe fuqizimin e një partie islamike të shqiptarëve në Maqedoni.

    Kjo e fundit është një shqetësim me vete pasi tashmë identiteti kombëtar i mbështetur në gjuhën dhe kulturën shqipe në vendin fqinjë, duket se është zëvendësuar nga një identitek radikal politk panislamik. Çmenduria vazhdon deri aty sa në Shkup të ngjiten në vende publike letra ku theksohet “Mos festo festat e fundvitit, TI JE MULSIMAN”, duke devijuar kështu nga tradita jonë kombëtare, atë të tolerancës fetare që karakterizon ADN-në shqiptare!. Çmenduria kthehet në trishtim ku degjon gjithashtu nga disa zëra esktremiste nga Tirana të thonë për rastin e Maqedonisë se “politika po i del nga duart maskarejve dhe qafirëve shqiptarë, dhe tani disa besimtarë muslimanë do përfaqësojnë popullin islam shqiptar të Maqedonisë”.

    Si mund të shpjegohet ky ndryshim nga një sekularizëm i një komunizmi nacionalist tek një pan-islamizëm radikal?

    Në rastin e parë, nëse shfletosim teoritë më të njohura të teoricienëve të nacionalizmit, konstatojmë një dakordsi se komunizmi ndënëse një ideologji e cila i kundërvihet nocionit të kombit, gjithnje ka përdorur retorikën e nacionalizmit për të forcuar pushtetit e saj. Ky ka qenë dhe rasti i Shqipërisë ku besimet fetare të ndryshme u shtypën jo për faktin se përbënin element të rrezikshëm për identitetin kombëtar, por, por të unifikuar polin e vetëm të pushtetit, atë të nomenklaturës komuniste duke asfiksuar ndjenjat elastike fetare të shqiptarëve.

    Pas tranzicionit, ndënëse era e ndalimit të besimit fetar ndaloi së egzistuari, shqiptarët jo vetëm që nuk zgjodhen rrugën e “rilindjes fetare” por madje të shumtë ishin ato që duke dalë jashtë vendit për arsye migracioni, ndryshuan edhe ato elementë të identitetit të tyre familjar të trashëguar, për tu përshtatur vendit pritës.

    Por, vitet e fundit, qoftë në Shqipëri, qoftë në trevat shqiptare, qoftë në Diasporën shqiptare shohim një intensifikim të besimit fetar (e drejtë themelore e çdo njeriu), por edhe një tjetërsim të identitetit kombëtar. Ky fakt, i konstatuar në vende si Kosova dhe Maqedonia është një kambanë alarmi që nuk duhet të anashkalohet. Nuk duhet të anashkalohet sepse atë që regjimi jugosllav dhe ai serb nuk arritën të bëjnë, ndarjen e shqiptarëve dhe shuarjen e gjuhës, kulturës dhe traditave të tyre, tashmë shqiptarët duket se po e bëjnë vet duke asimiluar tradita dhe koncepte fetare radikale që bien ndesh me të shkuarën e tyre egzistenciale.

    Në fakt, Islami për shembull nuk ka vetëm një form dhe gjithnjë ka qenë subjekt i interpretimeve sa liberale dhe strikte, spirituale ose racionale, politizuese ose universale, por pa nënkuptuar që politikanët duhet të kthehen në prijës fetar të cilët duhet të “shpëtojnë popullin islam të shqiptarëve” nga “qafirat shqiptar”.

    Ky komunitet imagjinar në termat e teoricientit të shquar të nacionalizmit Benedict Anderson, fuqizohet jo vetëm nga media dhe përdorimi propagandistik i teknologjive informative, por kryesisht nga financimi e qarqeve të huaja të cilat promovojnë një qasje politike të islamit si një ideologji politike kundër ideologjisë perëndimore, por që në të vertët është një axhendë personale.

    Shqipëria nuk duhet të rrijë e heshtur ndaj këtyre fenomeneve apo dhe ti nënshtrohet mbështetjeve financiare të cilat kanë në prapavijë një axhendë tranformuese të shoqërisë shqiptare drejt radikalizmit të çdo lloj natyre. Shtetet shqiptare, dhe lidëret e shqiptarëve kudo në treva dhe Diasporë, duhet të jenë vigjilent për të promovuar domosdoshmërinë “që jo, të mos braktisën kishat dhe xhamiat, por feja e shqiptarëve të mbetet shqiptaria”!./Përgatiti: E.Ç. /Lexo.al

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Sekularizmi nacionalist i regjimit komunist dhe pan-islamizmi kombëtar i demokracisë shqiptare

    'feja e shqiptareve nuk duhet, nuk duhet te mbetet gjithmone rrugaceria apo shqiptaria'

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •