Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    A është e mundur një kryeministër shqiptar në Maqedoni?

    Në zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit në Maqedoni u përplasën dy koalicione të mëdha. Njëri nga koalicionet, kishte fituar zgjedhjet e rregullta në 2014, në të cilat përfshiheshin VMRO-DPME me në krye ish kryeministrin Gruevski, së bashku me partinë më të madhe shqiptare të BDI, me kryetar Ali Ahmetin. Interesant është fakti që ky koalicion nuk pëlqehet nga BE dhe SHBA për disa arsye kryesore, si; mosarritjet e marrëveshjeve për emrin me Greqinë, afërsia me Rusinë dhe Serbinë, si dhe inercia për t’u integruar me BE, e po ashtu dhe shumë probleme të brendshme që janë ato, që u interesojnë shqiptarëve si; mungesa e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, problemet ekonomike dhe përplasjet politike me opozitarin Zaev, kreu i LSDM (Partia Social Demokrate). Sigurisht, opozitari Zaev e ka akuzuar ish kryeministrin Gruevski për disa shkelje ligji, përfshirë dhe shfrytëzimin e përplasjeve etnike me shqiptarët, dhe duke favorizuar këta të fundit, duke iu premtuar shqiptarëve një barazi të plotë në arsim, politikë dhe shoqëri, Zaev arriti të bëjë për vete disa parti shqiptare. Gjithashtu, LSDM u përkrah dhe favorizua nga BE dhe SHBA që të merrte pushtetin në Maqedoni, pikërisht sepse në idetë e tij të shprehura në takime me etninë maqedonase dhe etninë shqiptare e cila përbën rreth 40% të popullatës janë për afrimin me BE, për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen e Ohrit, duke krijuar shumë optimizëm tek shqiptarët.

    Sidoqoftë, zgjedhjet e parakohshme favorizuan VMRO-DPME dhe ish kryeministrin Gruevski, të akuzuar nga Zaev për afera korruptive dhe shkelje ligjore. Partia më e madhe maqedonase VMRO-DPME ka patur aleat besnik deri në `budallallëk` BDI e Ali Ahmetit, i cili megjithëse pësoi një humbje në total në 9 deputetë, arriti të qëndrojë me VMRO-DPME si një vasal i Gruevskit, duke dëmtuar rëndë opozitën që ishte mprehur të fitonte.

    E reja e këtyre zgjedhjeve ishte se 9 deputetët e humbur të Ali Ahmetit i fitoi partia e re BESA, me kryetar Bilal Kasamin, i cili fitoi 5 mandate.

    Po kështu, i humbur doli dhe Menduh Thaçi, i cili fitoi 3 mandate nga 7 deputetë që kishte në 2014. Pjesa tjetër e mandateve të deputetëve shqiptarë të humbur rreth 5-6 mandate, i përfituan partitë e mëdha maqedonase falë përçarjes së madhe të partive shqiptare.

    Një nga mundësitë teorike më të mira të shqiptarëve ishte që ata të mblidheshin në një parti të vetme etnike në mënyrë që të zgjidhnin në të ardhmen problemet e tyre dhe së dyti ta orientonin Maqedoninë drejt BE. Këtë mundësi teorike, shqiptarët e Maqedonisë e humbën, por shpresojmë tek fjala e urtë: `më mirë vonë se kurrë`.

    Pikërisht për këtë arsye kryeministri shqiptar Edi Rama mblodhi kryetarët e partive shqiptare të Maqedonisë në mënyrë që ti bindte ata të bënin koalicionin me Zaev, ndoshta edhe sipas porosisë së shefit të CIA, Brennen, por Ali Ahmeti nuk erdhi menjëherë. Ai erdhi pas një dite e sigurisht, duke këmbëngulur që do të rrinte me Gruevskin. Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Takimi u dha dhe nga mediat shqiptare (http://portalb.mk/173165-lideret-e-p...di-ramen-foto/).

    Problemi për të krijuar një qeveri të re maqedonase që do të drejtojë atë vend me drejtim europian është një problem në të cilin shqiptarët do të luajnë një rol të madh, qofshin ata të koalicionit me Gruevskin, qoftë me partitë shqiptare të lidhura me Zaevin. Sidoqoftë, edhe sipas lajmeve ndërkombëtare, BE, SHBA madje dhe Rusia janë shumë të interesuara për zgjidhjet në Maqedoni. Në një artikull për Maqedoninë të shkruar nga dy gazetarë rusë Sergey Strokan dhe Andreë Korybko me titull `Ngjyra e re e Revolucionit në Ballkanet` (https://sputniknews.com/radio_red_li...or-revolution/), shkruhet se protestat masive anti-qeveritare (anti-Gruevski) janë të përkrahura nga BE dhe SHBA, çka Rusia e ka përshkruar si pretekst për `Grusht shteti`.

    Sipas Mirka Velinivska (po aty) një gazetare maqedonase shkruan një artikull me titull ``Operacioni CIA- Magjistari i OZ` të botuar në `Dnevnik`, përmendet... se në Maqedoni SOROS, USAID financojnë `luftëtarët` e `Shoqërisë së Hapur` europiane të përkrahur nga Zaev, `kriminelët` e Kosovës...

    Përsa i përket UK, Gjermanisë, Italisë, Francës, Hollandës, BE, dhe OSBE, ata janë duke përgatitur demonstrata dhe logjistikën e veçanërisht median si dekor, kështu që demostratat dhe protestat të fitojnë peshë ndërkombëtare`. Me këto komente, përkrahësit e VMRO-DPME, mundohen të shpjegojnë se opozita e Zaev dhe e partive të vogla e të përçara shqiptare kanë ndihmën e SHBA, BE, kundër të ashtuquajturit `vullnet të popullit maqedonas`, i të njëjtit mendim është edhe Milenko Nedelkovski një drejtues i TV Maqedonas. (https://sputniknews.com/radio_red_li...or-revolution/)

    Duke parë këtë përplasje midis dy gjeopolitikave: atyre të SHBA dhe BE nga njëra anë, të cilat përkrahin opozitën dhe nga ana tjetër Rusia, e cila përkrah kryeministrin Gruevski, është për të ardhur keq që Ali Ahmeti si kryetar i BDI, të përkrahë VMRO DPME në vend që të bënte një koalicion të ri me Zaev vazhdon të rrijë me Gruevskin në koalicion, i cili nuk ka realizuar ose ka realizuar shumë pak për shqiptarët.

    Sidoqoftë, takimi i Ali Ahmetit me Edi Ramën ka rritur shpresat që në një mundësi të ardhshme të jetë e mundur që për të stabilizuar gjendjen të vendoset një kryeministër shqiptar në Maqedoni, gjë që do të ishte një opsion i mundshëm.

    Këtë thekson edhe linku elektronik Pamfleti, i cili i referohet linkut elektronik Sputnik i cili thotë: `Edi Rama dhe CIA po punojnë për një kryeministër shqiptar në Maqedoni`(http://www.pamfleti.com/).

    Shpresojmë që problemet politike në Maqedoni të zgjidhen sa më parë në dobi të popullit maqedonas dhe etnisë shqiptare aty, duke patur parasysh se rruga më e mirë e të ardhmes së Maqedonisë është integrimi në Europë dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: A është e mundur një kryeministër shqiptar në Maqedoni?

    Po mund te jete e mundur nese:
    - shqiptaret behen bashke ne nje koalicion
    -ose te krijojne nje parti etnike.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •