Disa sondazhe të brendshme të porositura nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, kanë vënë në vështirësi ambasadorin aktual Donald Lu.
Një burim i rezervuar informoi Hashtag.al se ambasada ka dashur të testojë reputacionin e saj pas protagonizmit dhe kritikave politike-mediatike të muajve të fundit ndaj saj. Rezultati ka qenë befasues.
Ka pasur një rënie të fortë të besimit të shqiptarëve mbi rolin e SHBA-ve në Shqipëri. Shqipëria është vendi më pro-amerikan në Evropë. Mbështetja dhe perceptimi pozitiv i qytetarëve shqiptarë ka qenë përherë mbi marzhin 90%.
Por sondazhet e fundit të realizuara nga ambasada, tregojnë një rritje të skepticizmit dhe rënie të mbështetjes. Sondazhet e brendshme treguan se vetëm 68-75% e shqiptarëve ruajnë ende të njëjtin perceptim për SHBA-të. Pra ka një shtim të skepticizmit dhe rënie të besimit me afro 20%”, – deklaroi burimi i informuar mbi situatën.
Rezultatet e këtyre sondazheve duket se janë pasojë direkte e lidhur me mandatin e ambasadorit Donald Lu dhe sidomos me protagonizmin e tij sa i takon reformës në drejtësi.
Protagonizmi i zotit Lu u identifikua si i njëanshëm politikisht, në disa raste ambasadori amerikan ka sulmuar hapur dhe ashpër opozitën duke mbështetur pa ekuivok planet e qeverisë.
Para miratimit të reformës zgjedhore, zoti Lu deklaroi se kjo reformë do të votohej dhe pa konsensusin e opozitës, madje zoti Lu nisi dhe një fushatë personale për të rekrutuar deputetë të opozitës.
Pa mbushur 72 orë nga kjo nismë, shefja e tij Victoria Nuland mbërriti në Tiranë dhe shumëzoi me zero veprimet e zotit Lu duke paraqitur një platformë që impononte konsensusin e opozitës.
Burime të rezervuara kanë informuar Hashtag.al se dhe një pjesë e stafit amerikan në ambasadë ka shfaqur skepticizëm sidomos ndaj përfshirjes direkte të ambasadorit amerikan me nxitjen e OJF-ve për reformën zgjedhore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akorduar nëpërmjet USAID-it një fond prej 9 milionë dollarësh për projekte në mbështetje të sistemit të drejtësië.
Kompania amerikane që ka fituar tenderin për zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm është “East West Management Institute”.
Projekti lidhet në mënyrë integrale me reformën në drejtësi, ndërsa pjesë e stafit drejtues të kësaj kompanie rezulton dhe zonja Delina Fico.
Emri:  East-West-Management-Institute-staff-300x258.jpg

Shikime: 163

Madhësia:  13.4 KB
Stafi i kompanisë ‘East West Management Institute’

Projekti lidhet në mënyrë integrale me reformën në drejtësi, ndërsa pjesë e stafit drejtues të kësaj kompanie rezulton dhe zonja Delina Fico.
Zonja Fico është Drejtoreshë për Programet e Shoqërisë Civile në këtë kompani, por njëkohësisht ajo është dhe bashkëshorte e ministrit të Shtetit zotit Bledi Çuçi.
Nuk është e qartë nëse përbën konflikt interesi fakti që këtë projekt të rëndësishëm për drejtësinë e orienton një person si zonja Fico, e cila rezulton e pozicionuar politikisht. / Hashtag.al