Brenda pak ditëve një tjetër deputeti të mazhorancës mund t’i hiqet mandati. Kjo pasi në formularët e dekriminalizimit nuk ka bërë publik një dënim të marrë në Itali në mesin e viteve ’90.

Sipas portalit “Jeta osh qef” bëhet fjalë për deputetin e LSI-së në Vlorë, Shkëlqim Selami, i cili është i dënuar në Brindizi. Sipas një dokumenti, Selami është i dënuar për “trafik të qenieve njerëzore” si dhe për futjen në Itali të qytetarëve ekstrakomunitarë.

E pikërisht këtë dënim të dhënë në 24 tetor 1994 ndaj tij, deputeti Shkëlqim Selami nuk e ka bërë publike, por ky është vetëm fillimi i këtij skandali.

Sipas të njëjtit burim ky dokument ka qenë prej kohësh në dorën e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka përdorur si formë presioni ndaj deputetit Selami gjatë muajit korrik, kur Rama kishte frikë së Ilir Meta ishte duke mbledhur vota për ta rrëzuar qeverinë.