Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Alibia qesharake e kllounit të Durrësit, ndihmoi në lirimin e kriminelit Lul Berisha

    Miku i ngushtë i Edi Ramës, ai që i ka imponuar shefit të qeverisë emërime deri në ndërmarrjet publike më fitimprurëse të shtetit, njeriu që e shoqëron në udhëtimet jashtë, kishte premtuar se do të fliste sot. Ai kishte thënë se do të shpjegonte se pse hartoi letrën që i shërbeu lirimit nga burgu të Lul Berishës së dënuar për 5 vrasje. Dhe në fakt ai doli para mediave (shiko videon poshtë).

    Por pa frikën më të vogël se mund të shkallmojë edhe logjikën e njerëzve me IQ minimale, ai i tha publikut se paskësh pasur si qëllim që një vrasës serial donte ta riedukonte përmes pastrimit të rërës së plazhit dhe mirëmbajtjes së lulishteve të qytetit.

    “Ka një procedurë që çdo i dënuar që dënohet me dënim alternativ, që do të thotë me një punë vullnetare në komunitet, ne i ofrojmë punën në ndërmarrjet tona të shërbimeve, në ndërmarrjen komunale të pastrimit të plazhit, të pastrimit të qytetit, të dekorit apo të gjelbërimit. Punë vullnetare, ata punojnë pa shpërblim nga ana jonë”.

    Pra, me lehtësinë e pabërballueshme të njerëzve të papërgjegjshëm, ai e paraqiti debatin sikur Lul Berisha do merrte apo jo pagë nga bashkia. Ndërsa Zëri i Amerikës, BIRN, opozita, LIBRA e denoncojnë se ka lehtësuar lirimin e një vrasësi, ai përgjigjet për çështje rroge.

    Kllouni i Durrësit ka folur edhe për familjen e të burgosurit. “Në bashkinë e Durrësit dhe më konkretisht në zyrën juridike vijnë dhjetëra kërkesa nga qytetarët e Durrësit, ku kërkojnë një karakteristikë familjare.Kjo është një procdurë e ligjshme. Këto karakteristika, i kërkojnë ata që janë në hasmëri, ata që kërkojnë azil, ata që kanë procese gjyqësore etj, pasi kërkohet për efekt dokumentacioni. Është drejtoria Juridike në bashki që merret me këtë pjesë e cila përpilon dhe dokumentacionin.Për rastin në fjalë, është dhënë një rekomandim pozitiv, duke treguar të gjithë përbërjen familjare, divorcin me bashkëshorten etj. Ky rekomandim i është dhënë familjarëve të Berishës, siç i është dhënë dhe shumë personave të tjerë", ka thënë ai sot në deklaratën e tij.

    Pra, me një fjalë sipas thënieve të tij, ai paska vepruar me Lul Berishën (pavarësisht se ka pranuar që e njeh personalisht) si me çdo qytetar tjetër. Ai i ka ofruar punë për ta rieduakuar dhe i ka lëshuar një karakteristikë të mirë familiare.

    Por në vendimin e gjykatës që liroi Berishën dhe që u publikua dje thuhej: “Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për t'u punësuar në ndonjë subjekt privat”.

    Dhe pikërisht për këtë, sot miku durrsak i Edi Ramës kërkon t'i mbushë mendjen publikut se është një copë letër e pafajshme. Dhe këtu qëndron ana gjeniale e saj. Sepse sado e tmerrshme që të duket, kjo alibi përveç trishtimit dhe pezmit ka edhe aftësinë e papërballueshme për të të gajasur. /Lapsi.al/

    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Alibia qesharake e kllounit të Durrësit, ndihmoi në lirimin e kriminelit Lul Berisha

    Ben Blushi: Vangjush Dako është sekseri mes gjykatës dhe vrasësit për lirimin e Lulzim Berishës

    16:52, 15/12/2016
    Ben Blushi, deputeti që përfaqëson partinë LIBRA, sërish ka akuzuar kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako se ka ndikuar për lirimin nga burgu të kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

    Gjatë fjalës së tij në Parlament, Blushi tha se Vangjush Dako bëri sekserin mes gjykatës dhe vrasësit, duke dalë garant se Lulzim Berisha do të punësohet në Bashkinë e Durrësit pas daljes nga burgu para kohe me lirim me kusht.

    “Dua të marr rastin që ndodhi në Durrës. Si u lirua dhe pse u lirua kreu i bandës së Durrësit. Sepse një kryetar Bashkie i dha një vlerësim pozitiv dhe bëri sekserin mes gjykatës dhe vrasësit.

    Rasti i Kavajës i përsëritur, rasti i Durrësit, për të mos fol për shumë deputetë këtu që i kap procesi i Dekriminalizimit. Kush është çmimi i Gjushit të Durrësit, Arben Ndokës, i Ervis Roshit, Klement Balilit. A ka mundësi një parti të mbajë në punë një njeri që gjykatat e kanë pezulluar nga puna edhe pastaj vjen nga puna. Ka deputetë këtu që kanë vrarë, edhe vijnë votojnë buxhetin këtu. Ku ndodh kjo”, u shpreh Ben Blushi.

    Problemeve të shumta që ka Shqipëria, deputeti Ben Blushi i shtoi edhe dy të tjera të Qeverisë Rama. Kanabizimi i vendit dhe kriminalizimi i Parlamentit dhe politikës.

    Sipas Blushit, këto janë meritë e Rilindjes dhe për këto arsye Bashkimi Europian bllokoi hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

    “Çdo qeveri, aq më pak dhe aq më shumë një qeveri që ka gati 3 vite e gjysëm mandat, vjen një ditë që bën bilanc. Si e gjeti vendin edhe si e lë. Është shumë i rëndë për këtë qeveri. Padyshim problemet me gjyqësorin kanë qenë në Shqipëri. Ne bëmë një reformë. Nëse pyesim shqiptarët 3-4 muaj pasi e kemi votuar, shqiptarët nuk besojnë se vetingu do hyjë në fuqi. Dikush mendoi se meqë ekonomia po fundosej, e kanalizoi gjithë vendin se duheshin më shumë likuide në vend, edhe këtë e quajnë sukses ekonomik. Si mund të thoni se BE do pranojë një vend që është kthyer në një arrë kanabisi. Kriminalizimi i Parlamentit, nuk e kishim këtë problem para ca vitesh. E ka shtuar kjo qeveri. Hyrja jonë në BE po kthehet në një gjeagjëz me kaq shumë të panjohura”, u shpreh Ben Blushi.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Alibia qesharake e kllounit të Durrësit, ndihmoi në lirimin e kriminelit Lul Berisha

    LISTA / Vangjush Dako ka dalë garant për punësimin e 30 të dënuarve
    gjushiDuket sikur Bashkia e Durrësit po i bën skandalet një nga një.
    Pas skandalit ku i kërkoi gjykatës që të lirojë kreun e Bandës së Durrësit Lul Berishën si dhe ta punësojë në administratë, Bashkia këtë gjë e ka bërë edhe me 30 të dënuar të tjerë.
    Gazeta Panorama ka siguruar një listë të 30 të dënuarve, për të cilët Bashkia e Durrësit ka dalë garant se do t’i punësojë pas lirimit nga burgu
    Kreu i Bashkisë, Vangjush Dako këto kohë është vënë në qendër të akuzave nga opozita për përfshirjen e tij në lirimin e Lul Berishës.
    Lulzum Berisha akuzohet për të paktën 5 vrasje. /Panorama

    Emri:  Dokumenti-Gjushi.jpg

Shikime: 164

Madhësia:  23.7 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •