Ditmir Bushati i përgjigjet Nard Kokës/ Por shikoni reagimin e negociatorit të ‘Lalzit’

23:13, 12/12/2016
Leonard Koka, vëllai i ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i kontaktuar nga Syri.net ka reaguar pas përgjigjes së ministrit Ditmir Bushati në lidhje me mesazhet e forta mes tyre disa ditë më parë.

Negociatori i darkës mes Edi Ramës dhe Ilir Metës në vitin 2013 në Gjirin e Lalzit ka preferuar mos të vazhdojë debatin me ministrin e Jashtëm.

“Nuk ja vlen për t’i dhënë përgjigje një njeriu si ky që shkon deri në Brazil për të provuar banane braziliane kur ka kastraveca në Shqipëri sa të duash”, është shprehur Nard Koka për Syri.net, duke iu referuar zërave mediatikë se Bushati është takuar me një transvestit në Brazil.

Në intervistën e sotme në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, Ditmir Bushati u shpreh se “unë nuk e njoh këtë njeri dhe as do e njoh, deri në ditën e fundit që do të jem në politikë. Sepse unë shpresoj shumë që gjatë kontributit në jetën publike, do të bëj një detyrë edhe për ata që do të vijnë pas meje, edhe për fëmijët e mi por edhe për fëmijët e të tjerëve”.

Nard Koka dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në fillim të Dhjetori shkëmbyen mesazhe fyese dhe kërcënuese: http://www.syri.net/politike/17703/p...ime-ja-sms-te/Emri:  auto_gfhh1480615222.jpg

Shikime: 225

Madhësia:  52.6 KB

/SYRI.net/