Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Rama, ky ‘gjigant’ që po vallëzon nën putrat e mamuthit euroatlantik dhe ariut rus

    Më 13 Tetor të këtij viti gjatë një interviste për “Shqiptarja. com”, ambasadori rus në Tiranë deklaroi se Moska është e gatshme që të presë kryeministrin Rama dhe këdo zyrtar tjetër të lartë shqiptar. Ai theksoi gjithashtu se qeveritarët shqiptarë janë ftuar sistematikish nëpër aktivitete të shuma ndërkombëtare, por në mënyrë “të habitshme” kanë refuzuar të shkojnë. Por kjo kohë, duket se së fundmi është tejkaluar nën kujdesin e Ramës.

    “Për sa i përket një vizite të mundshme të kryeministrit shqiptar në Rusi, mund t’ju siguroj që jemi gjithmonë të hapur për iniciativa të tilla dhe do ta prisnim me gëzim udhëheqësin shqiptar”, deklaroi atëherë ambasadori Alexandër Romanovich.

    Për këtë ftesë në tavolinën e tij, Rama nuk u prononcua asnjëherë. Duket se “kartën Ruse”, ai e ka mbajtur si një as nën mëngë, të cilin e deklaroi se e posedon vetëm gjatë takimit të fundit me kancelaren Merkel. Të gjithë menduan, se nën efektin e zhgënjimit nga shuplaka e fortë gjermane dhe përpëlitja për të mos pranuar se ka instaluar një sistem mafioz dhe të korruptuar qeverisës në mes të Europës, ai po bënte blof. Por mesa duket nuk ka për ti funksionuar kjo lojë e pistë, pasi jo vetëm gjermanët por edhe shumë vende të tjera të Bashkimit Europian janë të vendosur që ti hapin kartat, për realitetin në Shqipëri. Nga ana tjetër Rama po tregon, se është i vendosur që të vazhdojë të luajë fortë. Kujton se ka këllqe të futet në mes vorbullës që ka plasur së fundmi mes Perëndimit dhe Rusisë që po gjenden sërish përballë, një ripozicionimi të hapur të ndërsjelltë ushtarak dhe në prag të lufte të ftohtë të re, që sipas shumë analistëve të njohur të gjeopolitikës, rrezikon të kthehet në të “nxehtë”.

    Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, me porosi të posaçme të Ramës pranoi në ditët e para të Dhjetorit ftesën e Moskës për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar Kulturor. Kjo vizitë u mbajtur e fshehtë nga qeveria dhe nga Ministria e Kulturës (asnjë njoftim në faqen zyrtare të këtij institucioni gjatë ditëve të qëndrimit aty), por ambasada ruse e “dekonspiruar” me ngazëllim nëpërmjet një njoftimi për mediat. Vetëm 4 ditë më vonë, pasi lajmi u përhap në të gjitha mediat shqiptare, Ministria e Kulturës më 6 Dhjetor nxori një njoftim në faqen zyrtare sipas të cilit kreu i këtij institucioni kishte nënshkruar një marrëveshje me homologun rus, Vladimir Medinskiy.

    Thelbi i lojës së rrezikshme ku është futur me vetëdije të plotë kryeministri ynë, ka të bëjë me avancimin e Shqipërisë drejt BE-së (ai e di që këtë rrugë e ka detyrim-përcaktim) por me kusht që ai të ruajë statukuonë ekzistuese. Kjo do të thotë që Rama nuk do, ose më saktë është i pafuqishëm që të godasë dhe të flakë krimin e organizuar nga radhët e veta, nga partia që drejton dhe parlamenti, nga qeveria dhe punët publike që gjenerojnë miliarda. Ai është i gatshëm të vazhdojë kokulur axhendën euro-atlantike të vendit nën qeverisjen e tij, por pa prekur Roshin e Prengën, pa pranuar ekzistencën e narko-trafikut si një fuqi madhore në vendin tonë, pa spastruar administratën nga njerëzit me të kaluar të fortë kriminale dhe sidomos, duke mos ja prekur “modelin Dibra” për zgjedhjet e vitit që vjen.

    Të gjitha këto sipas mendjes së Ramës, këshilltarëve që këshillon dhe kupolës së botës së errët që e urdhëron atë, janë “cikërrima” për Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që çdo ditë e më shumë po përballen me rrezikun e zgjimit të ariut rus.

    Për konsum të brendshëm publik dhe politik, Rama stopimin “e papritur” të Merkelit si mbështetëse e madhe e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarisimit në BE, e justifikon vetëm me ligjin e Vettingut, duke ja kaluar përgjegjësinë opozitës. Ai as vetë nuk e beson këtë përrallë, sepse nëse do të ishte kështu, nga Merkel e para por edhe nga eurodeputetët e tjerë, do të dëgjonim vetëm fjalën “Vetting”. “Lepuri” fle tjetër kund.

    Nëse ju kujtohet gjatë muajit Gusht dhe në fund të muajit Shtator, u publikua një raport sekret për situatën e drogës në vend. Një nga autorët eksluziv të tij ishte, edhe shërbimi sekret gjerman BND. Duhet të theksojmë se BND sidomos kohët e fundit është shndërruar në një nga shërbimet inteligjente më të fuqishme në botë, dhe në Ballkan ka një prezencë strategjike. Pavarësisht se Rama i ka prerë me thikë marrëdhëniet me shërbimin e tij sekret SHISH, i cili vazhdon të bashkëpunojë me partnerët perëndimorë, dikush tjetër duhet t`ja kishte thënë se BND është aktualisht në gjendje që të dijë se çfarë ndodh, edhe në skutat e bunkerit të tij në Surel dhe jo më për çështje të tilla madhore, si kultivimi e trafikimi i drogës dhe pastrimi gjigant i parave të pista në lavatriçen e qeverisë Rama, nëpërmjet oligarkëve financiar që ka krijuar me shpejtësi. I gjithë ky informacion natyrisht që i shkon në zyrë, edhe kancelares Merkel.

    Këto nuk janë thjesht “çështje të brendshme” shqiptare, për të cilat mjafton të kacafytesh me portalet dhe Lulëzim Bashën, por probleme tipike gjeo-politike që kanë të bëjnë me direkt me BE-në dhe NATO-n, me Rusinë dhe me ISIS.

    Jo më kot eksperti i çështjeve inteligjente globale dhe për NATO-n i atashuar pranë Komisionit të Sigurisë në Kongresin Amerikan, Bob Couen, në një shkrim për revistën “The Hill”, me një alarm të pazakontë për drogën dhe krimin e organizuar e cilëson Shqipërinë, “hallka më e dobët e NATO që rrezikon operacionet e saj në rajon”. Dhe ky emër i njohur ka premtuar se dosja për këto çështje, do të jetë në rastin më të parë në tryezën e Sekretarit të ri të Shtetit dhe vetë Presidentit të sapozgjedhur.

    Në këtë situatë, jemi përball dy logjikash dhe këndvështrimesh të kundërta.

    Rama jo edhe aq nga naiviteti, por me shumë gjasa sepse është kapur përfundimisht nga krimi i organizuar i narko-trafikut dhe ai financiar, këmbëngul që BE të mbyll sytë për situatën reale në vend dhe ti japë atij dritën jeshile, vetëm për faktin se “rreziku rus” është te porta.

    Për sa i përket kushteve, apo kritereve siç ka qejf ti quajë ai, ato mund të përmbushen edhe duke qenë Shqipëria me negociata të hapura dhe disa të tjera më pas gjatë anëtarësimit të plotë. Faktikisht BE-ja gjatë nxitimit të saj për tu zgjeruar (si akt mbrojtje ndaj rrezikut rus) e ka mbyllur njërin sy për disa vende, si Rumania, Hungaria etj, duke u dhënë mundësinë atyre të përafrohen me vendet e tjera gjatë rrugëtimit brenda familjes. Në këtë këndvështrim, duket sikur Rama është në të drejtën e vetë. Por të mos harrojmë që ato vende, nuk kishin as çerekun e problemeve që ka aktualisht Shqipëria. Madje në këtë gjendje nuk janë as Serbia ( të cilën e pengon më së shumti vetëm mos njohja e Kosovës) dhe as Mali i Zi.

    Këndvështrimi tjetër, ai BE-së, është se pikërisht një vend që po instalon me shpejtësi mafien në pushtet dhe politikë, përbën rrezik për atë vetë dhe rajonin përball kërcënimit rus e madje edhe atij të radikalizmit islamik. Një qeveri dhe një parlament që kontrollohet nga krimi i organizuar është pikërisht siç thotë Bob Couen, një hallkë e dobët në aleancën euroatlantike që mund të kapet fare kollaj nga kushdo. Narko-trafiku dhe bota e errët financiare, nuk kanë parime dhe skrupuj, për të përzgjedhur me kë do të bashkëpunojnë.

    Tani jemi në pikën, që Rama duhet të zgjedh; Të distancohet nga bashkëpunëtorët e tij eksponent të krimit të organizuar dhe narkotrafiku, apo ti bëjë karshillik aleatëve natyral të Shqipërisë, SHBA-BE, nëpërmjet vetë-ofrimit që po i bën Rusisë së Putin.

    Fatkeqësisht, për atë vetë në radhë të parë, duket hapur, që ka vendosur që të vazhdojë rrugën e dytë, duke e luajtur blofin deri në fund.

    Pas deklaratës më të fundit se është i gatshëm të takojë presidentin Putin, mund ti rikthehemi intervistës së mësipërme të ambasadorit rus në Tiranë. Duke deklaruar ftesën që Moska ka të gatshme për një vizitë të Ramës në Moskë, ai tha tekstualisht;

    “Do ta prisnim me gëzim udhëheqësin shqiptar, veçanërisht nëse kjo vizitë do të shoqërohej me një axhendë substantive”.

    Vini re! Brenda ftesës ka një kusht: Axhendë substantive!

    Pra në një takim të mundshëm Putin-Rama, nuk do të flitet për domatet dhe trangujt e Lushnjes që i pëlqen aq shumë tregu moskovit, por për çështje substantive. Të gjithë e dinë se çdo të thotë kjo gjë…

    Çështja është tani, nëse Rama do ta hedh këtë hap apo do të ngelet vetëm në kuadër të blofit. Janë të shumta informacionet që ambasadat perëndimore në Tiranë janë alarmuar dhe kanë mprehur shqisat, për çdo zhvillim në këtë drejtim. Rama nga ana tjetër meqenëse po luan fort, të gjitha ose asgjë, po fërkon duart dhe po e cyt edhe më shumë këtë “konspiracion”. Shikoni absurdin e lojës së Ramës në pamje të parë; Kancelares Merkel i parashtroi rrezikun rus, nëse nuk pranohemi tani shpejt në BE, kurse pas dy ditësh pranoi publikisht një ftesë të mundshme zyrtare për në Moskë.

    Nëse ekspasioni rus qenka te dyert tona dhe Rama është shumë i alarmuar, çfarë kërkon në Moskë ai?

    Loja që po përpiqet të luajë “lideri ynë botëror”, rrezikon që ta vendosë atë mes mamuthit gjigant SHBA-BE dhe ariut të bardhë rus. Bëhet fjalë për Ramën personalisht, si poltikan dhe kryeministër, sepse Shqipëria sado të çmendet lidershipi i saj udhëheqës në një kohë të caktuar, është e blinduar në planet e sotme dhe afatgjata të aleancës euroatlantike.

    Prandaj nëse Rama vazhdon këtë lojë, “tragjedia” më e madhe që mund ti ndodh vendit tonë, është ngecja dhe shtypja e tij aksidentalisht, nën putrat e mamuthit euroatlantik dhe ariut rus, ku po ngatërrohet së fundmi.

    SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Rama, ky ‘gjigant’ që po vallëzon nën putrat e mamuthit euroatlantik dhe ariut rus

    Rama(politikani shqiptar) po i ha perseri m...tin(miqesi seriose) mamuthit euroatlantik apo gjyshit Rus!

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Rama, ky ‘gjigant’ që po vallëzon nën putrat e mamuthit euroatlantik dhe ariut rus

    Takova Ramen dje...

    He i thash, si te shkojn punet?

    Me mir s'behet me tha Rama.
    Dhe vazhdoi, keshtu ja bera Vuçiçit, keshtu ja bera grekut, e keshtu e ashtu....

    Te t'tregoj nje histori i thash:
    Ishte nje here nje gjuetar, kishte nje shtepi ne pyll. I vriste lepujt me t'paren. Nje dite, degjon zhurme perjashta, ishte nje ari". Shpejt gjuetari, shkon te dera dhe ne vend qe te marr pushken, merr nje fshese dhe ja drejton ariut..., dhe degjohet nje e shtene, dhe buuuum ariu pertoke.
    E vrau ariun, i thashe Rames...

    Rama, esht i squt", e m'tha tu qesh se ariun e vrau noj gjuetar tjeter, se s'vritet ariu me fshese...


    Pikerisht i thashe une, edhe puna jote, je me fshese o Rame, deri tashi ishte Ameriqija e Merkeli, se ti me fshese ne dore ke qene....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •