Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Ne vend të një duartrokitjeje per ilir metën

    Nga Astrit Patozi



    Cfarë pret prej nesh Ilir Meta? T'i hidhemi në qafë se po na respekton dhe po na përshëndet nga ekrani me qetësi dhe dashuri? Se po i qan hallin të varfërve dhe, njësoj si ne, po akuzon qeverinë, e cila nuk po e bën si duhet detyrën e vet? Apo që ta trajtojmë si arbitrin e ekuilibruar, që na fton të mos zihemi për "gjëra të vogla", ne dhe Partinë Socialiste, sepse ka për të gjithë? Në mos tani, më vonë. Duhet vetëm të presësh radhën.
    Ishte shfaqja më e shpifur politike që mund të jetë vënë në skenë ndonjëherë në Shqipëri ajo e djeshmja e Pallatit të Kongreseve. Ku ata, që kanë tre vjet e gjysëm me hanxhar në dorë, po vajtonin për kopenë, se po u zvogëloka nga thertorja e qeverisë. Në fakt, janë të njëjtët, që shkojnë cdo të enjte bashkë me Edi Ramën dhe votojnë cdo ligj dhe vendim, cdo koncension dhe tender, cdo taksë dhe gjobë për plackitjen e këtij vendi nga një qeveri e korruptuar, që e mbajnë mbi shpinë njësoj. Natyrisht, secili me peshën specifike që ka. Pa krenari, por me vendosmëri.
    E kujt i duhen kritikat prej analisti të Ilir Metës për qeverinë, sa kohë që edhe droga, edhe trafiqet, edhe vjedhjet, edhe arroganca, edhe braktisja e Shqipërisë nga qytetarët e vet, vjedhja e votës e shumë paudhësi të tjera mbajnë vulën e njomë e të thatë edhe të LSI-së? Për të mos thënë që në shumë prej tyre ajo është, ose shpikësja, ose ka prej vitesh ekskluzivitetin e pakonkurrueshëm.
    Unë ende nuk kam dëgjuar për ndonjë dikaster, që drejtohet prej saj, të merret si shembull antikorrupsioni në këtë vend dhe kam frikë se ajo ditë nuk ka për të ardhur ndonjëherë. Por duke e dëgjuar dje Ilir Metën që ankohej për qeverinë e vet, nuk më duket e largët dita kur të shohim shumë shpejt edhe Edi Ramën që të akuzojë me zë e figurë kabinetin e tij. Dhe kjo, sigurisht, që është tejkalim i cdo limiti në cinizmin politik.
    Ilir Meta, ti nuk mund të jesh edhe qeveria, edhe opozita, edhe partia, dhe populli, edhe prokurori, edhe gjyqtari, edhe punëtori i pasiguruar, edhe punëdhënësi i pashpirt, edhe gazetari i angazhuar, edhe botuesi, që paguhet për të fshehur të vërtetën, edhe Sokrati i vuajtur, edhe derri i kënaqur. Sepse, jo vetëm politika, por edhe vetë jeta, është zgjedhje, dhe ti e kë bërë prej shumë kohësh tënden.
    Sepse edhe po të na zërë gjumi ne si opozitë, që nuk ka pse të ndodhë, nuk të lënë të tjerët të tallesh. Nuk të lë ajo armatë e madhe shqiptarësh, për të cilët ti bën sikur flet me dhembshuri, e cila e refuzon qeverinë tënde, edhe për arsyet qe ti përmende. Natyrisht, që ka edhe të tjera, se ti nuk i thua dot të gjitha. Por ti dhe LSI nuk mund t'i përfaqësoni kurrë ata.
    Sepse ti nuk ke asnjë ndryshim nga Edi Rama. Nuk e kam fjalën, as për stilin, as për formimin dhe as për karakterin, që mund t'i keni ndoshta të ndryshëm. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi në raportin tuaj me qytetarët shqiptarë.
    Ju jeni njësoj, sa kohë grabisni dhe gëzoni njësoj privilegjet e pushtetit të korruptuar të një qeverie të pashpirt. E bëni këtë në mënyrë të strukturuar, ditë për ditë, secili duke shqyer pjesën e vet të presë, që e keni vënë prej më shumë se tre vjetësh në mes të këmbëve.
    Nëse do të vijë ndonjëherë koha që të kesh të drejtë të flasësh dicka kundër drogës, krimit, korrupsionit, e sidomos shitblerjes së votës, në këtë vend, minimumi do të ishte që të ikje nga qeveria.
    Natyrisht, ti as që e mendon këtë, dhe as ke për ta bërë ndonjëherë, megjithë legjendat që vetë i krijon për arsye tipike mafioze të luftës së brendshme për pushtet. Por të paktën këto spektakle të neveritshme, si konventa e djeshme kurseji për shqiptarët, sepse janë përtej cdo imagjinate dhe durimi për ta.
    Sepse kështu para tyre ngjan edhe më i shëmtuar se vetë kryepërgjegjësi i katrahurës, Edi Rama, i cili të paktën deri tani nuk ka thënë ende se qeveria e tij e ka menderosur fare për shkak të ish-drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ne vend të një duartrokitjeje per ilir metën

    Ndonese mendoj se nuk eshte Meta pjella e kryesore e kesaj keq qeverisjeje, ai eshte bashkefajtore me qendrimet tij evazive 'as mish as peshk'.
    Vendi sot ndodhet perballe nje sere emergjencash te zymta kombetare. Lufta kunder kanabisit, shendetesia katastrofale, ekonomia e falimentuar, arsimi i deshtuar, etj, jane çeshtje qe duhen trajtuar me seriozitetin maksimal. Dhe sigurisht qe nuk mjaftojne dy deklarata te Ministrit Manjani per nxjerrjen e ushtrise per te frenuar mbjelljen e droges.
    Partia e Metes ka privilegjin numerik parlamentare, per te ushtruar presion tek aleati i madh per çeshtjet korruptive. Nese nuk e beri kete gjate qeverisjes me PD-ne dhe nuk ka ndermend ta beje as me qeverisjen me PS-ne, atehere gjithe kalkulimet e tij elektorale do t'i kthehen shume shpejte ne boomerang.
    Sot Rama, mbas paktit me PDIU-ne, duket se e ka gjetur "LSI-ne" dhe ja ndjen me pak nevojen Metes. U pa qarte kur ia futi dy kembe me nje kepuce Metes per reformen ne drejtesi, apo ne zgjedhjet lokale ne Diber e Kolonje.
    Nqs Meta nuk ndryshon kurs, fundi do jete tragjike per ata 200-300mije votues pragmatiste te LSI-se, te cilet duhet t'i dorezojne vendet e punes njerzve te PDIU-se...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •