Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    KJO SELFIE KUSHTON SA 27 MIJË VENDE PUNE (Detajet e planit rumun që nxori bllof Ramën)

    Emri:  IMG_7253.jpg

Shikime: 208

Madhësia:  29.3 KB

    Kryeministrat Edi Rama dhe Matteo Renzi, Dhjetor 2014
    Pak ditë më parë shteti italian miratoi një ligj delikat, që kushtëzonte kompanitë italiane Call-Center, mbi zhvendosjen e filialeve të tyre në shtete të tjera.
    Ligji i ri imponon dy kritere për kompanitë italiane:
    Që mund të zhvendosin filialet normalisht vetëm në shtete anëtare të Bashkimit Evropian.
    Nëse i zhvendosin filialet në shtete jo-anëtare të BE-së, atëherë punonjësit e filialeve kanë detyrim ligjor që të thonë se nga kryejnë telefonatën kur kontaktojnë klientin.
    Detyrimi për të deklaruar vendin se nga kryhet telefonata do të thotë se operatori kur telefonon klientin, duhet menjëherë të thojë: “Alo, ju telefonojmë nga Shqipëria”. Kjo fjali e thënë në parantezë, sjell automatikisht mungesë interesi për konsumatorin apo klientin italian të kontaktuar.
    Kjo do të thotë, se një pengesë serioze është shfaqur në horizont për bizneset italiane të Call-Center të stacionuara në Shqipëri dhe gjasat janë që ky shërbim që sot numëron afro 27 mijë e 500 vende pune, gradualisht do të zhvendoset nga Shqipëria.
    Po çfarë ka ndodhur?
    Hashtag.al është interesuar pranë disa biznesmenëve protagonistë të këtij shërbimi në Shqipëri. Biznesmenët deklarojnë ‘off record’ se ky ligj i ri favorizon biznesin rumun.
    Sipas tyre Rumania është përfituesi kryesor, sepse është vend i anëtarësuar në BE.
    Thuajse gjysma e kompanive Call-Center të hapura në Shqipëri, janë zhvendosur vitet e fundit nga Rumania, pasi kostot në Shqipëri ishin favorizuese.
    Por duket se kjo zhvendosje ka alarmuar biznesin dhe qeverinë rumune, të cilat në sinkron me njëra tjetrën, kanë nisur në vitin 2014 një lobim pranë qeverisë dhe senatit italian, për të miratuar këtë ligj. Ja dolën. Rumunët e fituan betejën.
    Është interesant fakti se pikërisht në kohën kur rumunët nisën lobimin për të kapur biznesin e Call-Center-ave, kryeministri Rama shpërndante në Facebook, foto-selfie me kryeministrin italian Renzi.

    Emri:  IMG_7254.jpg

Shikime: 203

Madhësia:  23.4 KB

    maxresdefault-1Madje në vitin 2015 Rama shkoi dhe më tej, kur në një intervistë në televizionin italian LA7, deklaroi me mburrje se italianët mund të investonin të qetë në Shqipëri, për shkak se në vendin tonë nuk ekzistojnë sindikatat.
    Kjo ishte një deklaratë e paprecedentë. Madje nëse sindikatat do ekzistonin do kishin vepruar dhe do kishin ‘zgjuar nga gjumi’ qeverinë shqiptare, për të lobuar dhe ajo njësoj si rumunët.
    Rumunët e arritën rezultatin e dëshiruar dhe tashmë kanë krijuar kushtet që ky biznes të transferohet sërish drejt tyre, ndërsa biznesi dhe qeveria e tyre rezultoi efikase dhe precize.
    Në ndryshim nga rumunët, rezultatet tona janë fotot ‘selfie’ dhe rrezikimi i 27 mijë vendeve të punës.
    Me sa duket, rezultantja e produktit të qeverisë në raport me Italinë, mund të përmblidhet në SMS-të e këmbyera mes Ditmir Bushatit dhe Nar Kokës. / Hashtag.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: KJO SELFIE KUSHTON SA 27 MIJË VENDE PUNE (Detajet e planit rumun që nxori bllof Ramën)

    Italia miraton ligjin për ‘Call-Center’, 28 mijë vende pune në Shqipëri në rrezik

    15:13, 07/12/2016
    Pavarësisht se kishte një shpresë të vakët shtyrje pas rezultateve të “referendumit Renzi”, Senati italian e ka miratuar sot paketën për buxhetin e vitit të ardhshëm, ku përfshihet edhe ligji që parashikon masa shtrënguese për bizneset call-center që veprojnë në vendet jo-anëtare të Bashkimit Europian.

    Mediat italiane njoftojnë se, Paketa u miratua me 173 vota pro dhe 108 kundër.

    Ligji i miratuar sot pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në ndërmarrjet e këtij sektori në Shqipëri, ku pjesa më e madhe janë biznese italiane, ose të lidhura me Italinë.

    Në këtë sektor në Shqipëri llogaritet të jenë të punësuar rreth 28 mijë persona, pjesa dërrmuese e të cilëve të rinj.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •