ISIS e Vladimiri si shpėtim nga Beqja e Tahiri


Kancelarja Merkel ndoshta ka shėnuar njė rekord me deklaratėn mė tė shkurtėr tė bėrė ndonjėherė nė krah tė njė homolugu tė huaj, ditėn qė doli me Edi Ramėn nė krah gjatė njė vizite zyrtare tė kėtij tė fundit nė Berlin.

Angela Merkel foli pak mė shumė se dy minuta pėr tė pėrsėritur atė qė veshėt e shqiptarėve kanė kohė qė e dėgjojnė. Nuk kishte se ēfarė tė thoshte mė shumė. Drejtėsia, krimi dhe korrupsioni, zgjedhjet. Tė treja probleme ekskluzivisht tonat, tė treja problem i pakapėrcyeshėm i tranzicionit shqiptar.

Por kryeministri shqiptar, i cili natyrisht foli shumė mė gjatė se kancelarja, madje e stėrzgjati shtjellimin e tij edhe nė mediat gjermane, asnjė nga tri problemet e pėrmendura nuk i konsideroi si fenomene qė prekin edhe qeverisjen e tij. Madje atė tė zgjedhjeve e fshiu fare nga deklarata e kancelares qė e ribotoi nė facebook. Ai foli pėr amanetin e etėrve themelues, qė tani historia e ka sjellė mbi shpatullat e tij pėr t’a shpėnė nė vend, tha se korrupsioni e krimi janė shqetėsuese edhe pėr vende anėtare tė BE, tregoi se ai ka fatin e zi tė ketė njė opozitė sabotuese dhe kėrcėnoi se Putini dhe ISIS do ia behin nė portat e Shqipėrisė nėse asaj i mbyllen ato tė Europės. Tha e ē’nuk tha, por asnjėherė tė vetme nuk e ktheu gishtin nga vetja.

Nga gjithė ethja propagandistike e kryeministrit, tentohet tė krijohet pėrshtypja se ai dhe qeveria qė drejton i kanė kryer tė gjitha detyrat dhe vetėm bllokimi qė opozita i paska bėrė vetingut, po pengon integrimin, se ajo ėshtė kuēedra qė ka ndalur ujin nė buzėt e thara tė shqiptarėve. Por nėse ėshtė vėrtet kėshtu, atėherė pse duhet alarmuar BE me rrezikun rus dhe islamin radikal? Pse i duhet thėnė BE, na hapni negociatat se ndryshe do tė pėrfitojnė forcat anti europiane? Njė ditė vetingu do tė funksionojė dhe vendi menjėherė u bėka pjesė e BE.

Pikėrisht ky “shantazh” i liderit global ndaj Brukselit, nxjerr nė pah se vetingu ose mė mirė reforma nė drejtėsi ėshtė njė kusht, por jo i vetmi. Sepse tė tjerat janė gjithashtu njė kusht. Edhe lufta kundėr krimit e korrupsionit, edhe droga, edhe zgjedhjet, edhe gjendja e mjeruar ekonomike, edhe standartet e shėndetėsisė, edhe numri i lartė i azilkėrkuesve. Nga tė gjitha kėto, kryeministri shqiptar zgjedh tė flasė pėr vetingun (armiku i brendshėm) dhe pėr tė tjerat kėrkon qė BE tė mbyllė sytė, pėr hir tė rrezikut rus e islamik, (armiku i jashtėm) dhe tė na pranojė kėshtu siē jemi.

Puna ėshtė se Brukseli nuk i bėn llogaritė aq trashė sa ē’i bėn Edi Rama. Atje nuk funksionon llogjika, tė mbyllim njė sy e njė vesh pėr standartet, qė Shqipėrinė tė mos e marrė rusi e qė terroristėt tė mos pushtojnė Ballkanin. Qeveria shqiptare ėshtė pėrgjegjėse pėr raportet qė ndėrton me shtetet e tjera, pėrfshi edhe Rusinė, ashtu siē ėshtė pėrgjegjėse edhe pėr sigurinė.

Problemet qė ka Shqipėria me drogėn, korrupsionin e zgjedhjet e lira, nuk janė probleme kriteresh qė i kanė edhe vende tė tjera tė BE. Vetingu nuk ėshtė kushti i vetėm, plotėsimi i tė cilit na dėrgon nė BE dhe aty pastaj monitorohen edhe kėto kriteret e tjera. Edi Rama e di, qė pengesė pėr hapjen e negociatave ėshtė edhe pasiguria qė shumė shtete tė BE ndjejnė se u vjen nga krimi dhe droga made in Albania. Pengesė janė edhe standartet e zgjedhjeve qė krijojnė tension politik, i cili dėmton miratimin e reformave sipas formatit europian. Pengesė ėshtė edhe korruspioni nė nivelet mė tė larta, qė fare lehtė mund tė prodhojė destabilitet dhe anarki. Pengesė ėshtė edhe pėrfshirja e elementėve kriminalė nė sfera tė larta tė vendimarrjes, e qė nesėr, me tė njėjtat metoda, mund tė bėhen edhe eurodeputetė.

Kėto pengesa Edi Rama kėrkon t’i kapėrcejė duke tundur hijen e Putinit dhe terrorizmit. Nė fakt shqiptarėt, dhe Brukseli po ashtu, e dinė qė problemi nuk ėshtė Vladimiri, por Sajmiri dhe Iliri. Pasiguria dhe korrupsioni. Rama ka nė dorė tė merret me kėta tė dy, pra me qeverisjen e tij, dhe tė garantojė standarte normale pėr vendin qė drejton. Me Putinin dhe ISIS ka se kush merret. Ka shembullin e liderit lokal, mikut tė tij Vuēiē, Serbia e tė cilit ndonėse e nisi shumė mė vonė procesin e integrimit se sa Shqipėria, dhe me njė problem tė rėndė pėr tė zgjidhur si Kosova, ėshtė njė hap pėrpara liderit tonė global.

Prandaj, kryeministri shqiptar, pėrpara se tė shpartallojė armikun e brendshėm e tė jashtėm, duhet tė bindė nė radhė tė parė qyetarėt shqiptarė, e pastaj edhe Brukselin, se po garanton standarte normale jetese, se po lufton krimin e korrupsionin dhe po ndėrton njė sistem demokratik europian. Ai duhet tė garantojė pėr Sajmirin dhe Ilirin pėrpara se tė pėrdorė ISIS-in e Vladimirin. Nė tė kundėrt kthehet vetė nė njė karikaturė tė Putinit, qė dėshtimin e brendshėm e projekton si pasojė e anktheve e frikėrave tė Europės nė njėrėn anė dhe tė opozitės- armike e mediave- kazan nė anėn tjetėr. Kėtė karikaturė tė putinizmit, Merkel dhe Europa, vėshtirė ta honepsin edhe me veting tė aprovuar, edhe me ekspozita pėr tė shikuar, edhe me barsaleta pėr tė dėgjuar. Ky ėshtė momenti kur Edi Ramės i duhet tė tregojė punė konkrete. Me aftėsitė oratorike mund tė hedhė pėrroin e lagjes tonė, por nuk e kapėrcen dot lumin e Brukselit. /mapo/