Nga Astrit Patozi

Po tė bėnim njė krahasim nė vite, buxhetet e shtetit janė si vėllezėrit, tė cilėt, sa ngjajnė, aq janė edhe tė ndryshėm. Ndaj edhe pėr kėtė arsye ata mund tė pagėzohen me njė emėr, qė i dallon nga njėri-tjetri, nė varėsi tė peshės, qė ka njė temė e caktuar nė synimet e tyre politike dhe sociale.
Pėr shkak tė polarizimit tė fortė politik nė Shqipėri, ne jemi mėsuar tashmė me kontrastet e thella nė epitetet qė u mvishen buxheteve. Qeveria thotė, fjala vjen, rilindje, ringritje, shpresė, besim, prosperitet, begati dhe pėrparim, ndėrsa opozita flet zakonisht pėr depresion, varfėri, korrupsion, babėzi dhe dėshpėrim. Natyrisht, qė ka ekzagjerime nga tė dy anėt. Por jo thjesht se ne jemi njė vend i varfėr, dhe jo vetėm se unė jam deputet I PD, opozita ėshtė shumė mė afėr tė sė vėrtetės.
Unė nuk do tė merrem me analizėn e detajuar tė buxhetit, sepse jam i sigurt qė do ta bėjnė me shumė profesionalizėm kolegėt e mi. Jam i sigurt se ka plot vend pėr ta bėrė copė dhe rrėzuar njė buxhet shqiptar. Por sado keq tė jetė konceptuar dhe shkruar buxheti, qė po shqyrtojmė, do tė ishte luks nėse ne do tė merreshim sot thjesht me kritikėn e tekstit. Sepse unė mendoj se buxheti nė vetvete, edhe mė i keqi qoftė ai, ėshtė gjithėsesi mė i pranueshėm se ajo qė ndodh me arkėn e shtetit, pasi ai miratohet nė parlament.
Masakra e vėrtetė vjen gjithmonė kur lukunia e kusarėve tė pushtetit i vėrsulet financave tė brishta publike, qė janė nė fakt taksat e shqiptarėve. Dhe sulmi fillon qė mė 3 janar, pėr tė mos thėnė edhe mė shpejt. Ndaj ky buxhet edhe i mirė po tė ishte, do tė katandisej si paraardhėsit e vet. Do tė copėtohej nė koncensione e tendera korruptivė, nė abuzime dhe shpenzime luksi, sic ka ndodhur sidmos nė kėto tre vjetėt e fundit, qė kur timonin e ka marrė nė duar Edi Rama.
Por ky duhet te ishte buxheti mė i mirė ndoshta i kėsaj qeverie, sepse ai pėrkon me zgjedhjet, dhe Edi Rama do qė t'i fitojė ato me cdo cmim. Do ta bėnte kushdo nė fakt, sepse nuk mund tė mohohet qė askush nuk do qė ta lėrė me dėshirė pushtetin. Por nuk ėshtė vėshtirė tė konstatohet qė ai nė fakt ėshtė buxheti i vazhdimėsisė sė depresionit tė kėsaj qeverie, qė nga 2013-a e deri tani, sepse nuk shquhet pėr asgjė tė re. Pėr tė mos thėnė se ka edhe prapakthehu, pėr tė mbushur ndonjė gropė tė tre buxheteve pararendėse.
Dhe nė rast se do ta trajtonim atė si njė kulminacion tė njė mandati politik, ky buxhet ėshtė nė fakt konfirmimi i varrosjes sė premtimeve tė bujshme tė tre vjetėve mė parė pėr shėndetėsi dhe legalizime falas, pėr taksa mė tė ulėta dhe pėrralla tė tjera tė “Rilindjes”. Ndaj edhe ai ėshtė, pa asnjė dyshim, monumenti mė i spikatur i dėshtimit spektakolar tė kėsaj mazhorance.
Por edhe pse i pėrmban tė gjitha kėto elementė, prapėseprapė ai e meriton njė epitet, qoftė edhe pėr tė mos e ngatėrruar me tė tjerėt. Sipas meje, dokumenti qė kemi pėrpara mund tė quhet pa frikė si buxheti i hashashit, edhe pse kjo fjalė nuk gjendet nė asnjė rresht tė tij. Dikush mund tė thotė se i paskam rėnė pėr shkurt, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Sepse unė, sic e dini edhe ju, nuk shquhem shumė si hashasholog. E kam quajtur kėshtu sepse kam bindjen se kjo qeveri tek kultivimi dhe trafikimi i kanabisit ka mbėshtetur gjithė shpresėn, jo vetėm pėr mbijetesėn e saj politike, por edhe atė tė ekonomisė kombėtare, prej kohėsh nė pikiatė. Dhe kjo sidomos dhe vecanėrisht nė dy vjetėt e fundit. Jam shumė i sigurt qė vitin qė vjen, do tė jetė njė vėrshim tė pazakontė tė mbjelljes dhe tė shitjes sė kanabisit, sepse do tė jenė zgjedhjet nėpėr kėmbė dhe nevojat e mafias sė drogės do tė jenė mė tė mėdha.
Ėshtė sa naive, aq edhe djallėzore, gjenerimi i parave tė pista nė ekonominė e vendit, si mėnyrė pėr ta shpėtuar ekonominė e vendit nga kolapsi. Por tek e fundit, kjo ėshtė kryevepra e vėrtetė e kėsaj qeverie nė kėto vite, pėr tė cilėn natyrisht nuk mburret dot publikisht.
Natyrisht, nuk ka njė zė nė buxhet pėr hashashin, por njė raport I Brukselit para disa ditėsh nėnvizonte se prodhimi dhe trafikimi i bimėve narkotike zė 2.7 pėrqind tė tė GDP-sė kombėtare nė Shqipėri. Nuk jam shumė i sigurt nėse kjo gjė thuhet pėr Kolumbinė apo Afganistanin, si eksportuese droge me famė botėriore, qė janė, por ėshtė jashtė cdo dyshimi se pėr Europėn kjo ėshtė njė risi, ndėrsa pėr qeverinė e Edi Ramės njė rekord i zi. Do tė ishte humor i zi dhe cinizėm ekstrem qė opozita sot t’i kėrkonte Edi Ramės qė tė korrektonte buxhetin, duke pėrfshirė nė tė edhe efektet qė sjell industria e kultivimit dhe trafikimit te kanabisit nė Shqipėri. Pėr shkak se jemi seriozė dhe tė shqetėsuar, ne nuk kemi sot njė amendament pėr kėtė cėshtje.
Por ėshtė mė keq se sa duket, mendoj unė. Edhe pse tingėllon si e mirėkalkuluar, unė nuk e besoj shifrėn qė jepet nga raporti i BE. Sepse mendoj qė pesha e kėtij aktiviteti kriminal nė GDP-nė e vendit ėshtė mė shumė. Sepse ajo llogari me siguri qė ėshtė bėrė ndoshta duke patur parasysh vetėm sasitė e kapura, cdo ditė, kryesisht nga policitė e huaja, tė cilat janė kolosale. Por tė mos harrojmė se sasi tė pamatshme kanabisi dhe drogėrash tė forta, qė nisen nga Shqipėria, arrijnė tė penetrojnė nė kufinjtė e BE dhe pėr to, sigurisht, nuk ka statistikė.
Unė e di se mafia e drogės, qė lundron mbi para tė pista, me licencė tė qeverisė, ka buxhetin e saj tė madh, qė nuk ka asnjė lidhje me kėtė qė po diskutojmė ne. Por kam merakun se ajo mund tė fyhet po t’i themi se produkti i saj kriminal zė vetėm 2.7 pėrqind tė GDP-sė, sic thotė raporti i Brukselit.

E kam dėgjuar shpesh kryeministrin tė irritohet sa herė qė pėrdoret termi Kolumbia e Europės, me argumentin se nuk mund tė qėndrojė ky krahasim. Sepse, sipas tij, ėshtė shumė i rėndė pėr vendin, njė barrė qė nuk i takon ta mbajė. Ėshtė afėrmendsh qė Frontit tė sė Keqes i janė errur sytė dhe nuk e shikon dot mrekullinė, qė ka ndėrtuar nė kėto tre vjet Edi Rama.
Por unė nuk e mbaj dot dhe po e them, qė ne jemi mė keq se Kolumbia. E dini pse? Sepse Qeveria e Bogotasė nuk e kontrollon dot tė gjithė territorin e vendit dhe ajo nuk mban dot pėrgjegjėsi pėr zonat nėn regjimin e FARC-ut. Kurse Shqipėria nuk e ka kėtė problem, ndaj edhe qeveria e saj ėshtė pėrgjegjėse pėr cdo centimetėr katror, qė ėshtė vėnė nė dispozicion tė mafias pėr t'u mbjellė me drogė.
Kam bindjen se ky e meriton epitetin e vet, edhe sepse ėshtė buxheti i fundit i kėsaj qeverie tė korruptuar dhe tė falimentuar. Dhe jam I sigurt se Edi Rama do te synojė ta pėrdorė atė edhe si narkotik pėr zgjedhėsit shqiptarė, qė do tė vendosin pas njė viti pėr fatin e tij politik.
Sot qė po flasim jemi nė gati gjashtėmujorin e fundit tė kėsaj qeverie. Pėr cfarė do tė mbahet mend ajo? Kush ėshtė suksesi i saj mė i madh dhe mė i prekshėm? Asnjė metėr rrugė, asnjė investim serioz, pagat nė vendnumėro, pensionet gjithashtu. Kurse hashashi ėshtė njė sukses i gjithėpranuar, kombėtarisht dhe ndėrkombėtarisht.
Dje e thonte BBC, gjigandi britanik i informimit tė publikut dhe unė e kam tė vėshtirė tė pranoj se edhe ajo ėshtė bėrė pjesė e Frontit tė sė Keqes. “Shqipėria ėshtė prodhuesja dhe eksportuesja kryesore e kanabist nė Europė”, thonte dje dhe vazhdon ta publikojė edhe sot reportazhin e saj BBC.
Kjo natyrisht ėshtė edhe qeveria e palmave, e dritave, e ngjyrave tė ndezura, e fasadave, e qendrave tė qyteteve, qė “rilindin”, e vijėzimit tė rrugėve, e stadiumeve, e pishinave dhe e shatėrvanėve. Sepse Edi Rama mendon se Shqipėria nuk ėshtė ajo qė jeton varfėrinė, padrejtėsinė dhe dėshpėrimin, por ajo qė duket nė televizor.
Vetėm njė hashash - buxhet mund tė vijojė shpėrndarjen e taksave tė qytetarėve tė vet nė koncensione, dhe shėrbime gati virtuale, pa bėrė asnjė punė qė mbetet. Sepse jam I sigurt qė Edi Rama do tė vijojė tė shajė rrugėt tona, sic ka bėrė gjithė kėto vite, edhe kur tė shkojė nė fushatė, nė pranverėn e ardhshme. E bėri edhe sot pėr minuta tė tėra. Por sado qė diku edhe mund tė jetė tepruar apo mund tė jetė bėrė edhe ndonjė gabim me to, rrugėt e ndėrtuara nėn qeverisjen tonė janė aty pėr t’u shėrbyer njerėzve, pėr tė lidhur pjesėt e kombit, qytetet dhe fshatrat tona me njėra-tjetrėn.
Ndėrsa ky kryeministėr, qė pėrmes kėtij buxheti na ka sjellė nė parlament testamentin e vet politik, e vetmja gjė pėr tė cilėn mund tė mburret nė kėto katėr vjet ėshtė shkėlqimi dhe mjerimi i industrisė sė hashashit. Ndaj edhe ky buxhet meriton tė refuzohet, sepse vendet demokratike dhe tė civilizuara nuk e pranojnė dot t’u nėnshtrohen mafias sė drogės.