Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    SHBA: A mund të ndodhë transferimi i mendjes?

    Është interesante ta përfytyrosh trurin si një kompjuter biologjik, me indet në rolin e harduerit dhe veprimtarinë elektrike në rolin e softuerit.

    Nëse do të ishte kështu, transferimi i mendjes mund të ishte diçka e arritshme nga ana teknike, së paku derisa të krijohet sistemet e avancuara të elektrodave për të arritur diçka të tillë.

    Por sipas ekspertëve vetë shkëputja e mendjes nga lënda është diçka e paarritshme.

    "Vetja është në gjithë strukturën," - thotë Charles Higgins, neurolog dhe inxhinier elektrik i Universitetit të Arizonës. "Është në ndërlidhjen e 100 miliardë neuroneve dhe në formën e veçantë të përçuesve dhe të receptorëve nervorë."

    Edhe nëse kirurgët do të mund të transplantonin me sukses trurin, do t'ju duhej të transplantonin dhe shtyllën kurrizore, përndryshe do të rrezikonin memorien e deriatëhershme muskulore të personit.

    Një zgjidhje ndaj këtij problemi, vijon më tej Higgins, do të ishte klonimi. Një klon me sistem qendror strukturalisht identik, mbase do të kishte mundësi të stimulohej me sinjale elektrike që sillen si origjinali.

    Por vetë klonimi i njeriut ka mbetur në fantashkencë për momentin, pasi neurologët kanë regjistruar deri më tani vetëm lidhjet e njëkohshme të rreth 100 000 neuroneve - që do të përkonin në total me madhësinë e trurit të peshkut.

    Ajo që mund të arrijnë shkencëtarët sot është thjesht të riprogramojnë trurin aty ku ndodhet.

    Në Universitetin "Columbia" neurologët kanë implantuar stimulues në thellësi të trurit te njerëzit me depresion që nuk mund të trajtohet ende sipas metodave konvencionale.

    Me dërgimin e impulseve elektrike në zona të caktuara, simptomat e pacientëve janë zhdukur në mënyrë të menjëhershme. Pas dy vitesh personat nën studim kanë raportuar se i është zhdukur tërësisht depresioni.

    Në këtë vijë shkencëtarët mund të hasin dhe në mundësi të tjera që më parë nuk mendoheshin se mund të arriheshin.

    "Mund të ndodhë që të zbulojmë rastësisht se ndërsa përpiqemi të ndalojmë krizën epileptike të ndonjë pacienti, të stimulohet sakaq një motiv në korteksin pamor për t'i krijuar personit një memorie të caktuar,” thotë Higgins.

    Për momentin duket se transferimi i mendjes është ende fantashkencë, por me kalimin e kohës, dhe natyrisht me eksperimentin e mjaftueshëm, njerëzit mund të gjejnë mënyrën të ngarkojnë memorie në tru dhe të mësojnë kësisoj aftësi të ndryshme të cilat nuk i dinin më parë.
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: SHBA: A mund të ndodhë transferimi i mendjes?

    Qenieve u duhet edhe shume kohe per te arritur transferimin e mendjes. Qenia eshte vetem si nje hard disk dhe ka vetem nje receptor ne koke. Gjithe pjesa tjeter e truri ndodhet ne sferen e fundit te qiejve ku perpunohet cdo sinjal qe leshon qenia. Qenjeve engjellore por edhe njerezve u duhet te presin shume derisa te clirohen nga qenja dhe mangesite e saj. Duhet te vije me pare profeti i engjejve 'revolucioni' i cili do vrase zotin dhe shtrigen e tij duke u dhene engjejve lirine. Ata me pas do arrijne te hyjne ne qiellin pskik apo hardwerin e universit duke arritur te transferojne edhe mendjen.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •