Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Pasuria që habit: Ku i gjejnë paratë gazetarët e Tiranës për të blerë vila nga 500 mijë euro?

    Një nga lajmet më të lexuara këto ditë, ka qenë deklarata e Amarda Toskës, se ajo dhe bashkëshorti i vet, Ermal Mamaqi, kanë blerë një vilë në kompleksin “Rolling Hills”.
    Vilat në këtë kompleks kushtojnë nga 400 deri në 500 mijë euro.
    Një shifër shumë e madhe për shqiptarët, por Ami dhe Ermali, edhe pse të rinj në moshë, e kanë luksin të blejnë një vilë të tillë.
    Pranë tyre kanë blerë vilë më parë ish-kryeministri Fatos Nano, Blendi Fevziu, Arian Çani, Aleksandër Frangaj etj.
    Janë këta pasanikët e Tiranës, që nuk e kanë problem të shpenzojnë deri në 500 mijë euro për një vilë./Skandal.al
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Pasuria që habit: Ku i gjejnë paratë gazetarët e Tiranës për të blerë vila nga 500 mijë euro?

    Pyetje e lezeçme. Pyetje qe "qytetari dixhital" ose edhe ndonje nga keto rilindasit me konçesion se kan dhe s'kan per ta bere kurre.

    Duket si pergjigje e thjeshte ;nga korrupsioni o njerezit e korruptuar qe i paguajne por nuk eshte egzaktesisht ashtu.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    drague (01-12-2016)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Pasuria që habit: Ku i gjejnë paratë gazetarët e Tiranës për të blerë vila nga 500 mijë euro?

    nje vile e tille ben 40 mije euro pa arredim...fut edhe ca euri per token e del llogaria...max. 200 metra katrore

    p.s. sa e shesin e sa jua fusin tjeter muhabet...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Pasuria që habit: Ku i gjejnë paratë gazetarët e Tiranës për të blerë vila nga 500 mijë euro?

    Shtepia nuk kushton sa eshte çmimi i ndertimit,kushton aq sa vlersohet nga tregu.... Me 40 mij euro ne Tiran ma ha mendja qe nuk blen dot as nje apartament "3 dhoma-guzhin" nga parafabrikatet e dikurshem,qe jan bere me pun vullnetare.

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Pasuria që habit: Ku i gjejnë paratë gazetarët e Tiranës për të blerë vila nga 500 mijë euro?

    ...por te inkurajon fakti qe dikush po zgjedh nga pellgu i tiranes banore dhe po rrit fidane te rinj mbi letrat jeshile(dollare)

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pasuria që habit: Ku i gjejnë paratë gazetarët e Tiranës për të blerë vila nga 500 mijë euro?

    - E mban mend o Edi kur te mora nga Parisi e te solla ne Tirane, e te bera minister kulture?!
    - Rri o Tosi, c'na hap zorret e barkut!
    - As nje kostum nuk kishe qe ta vishje kur te bera minister, edhe kostumin e pare une ta bleva?!
    - Po flet percart or Tos!
    - Nuk e mban mend he?!
    - Hajde te ngrejme nje dolli per kryeministrin tone te dashur Edi Rama qe sot i nderron kostumet perdite!
    - Gezuar! Gezuar! Gezuar!
    - Po ju bej nje pyetje, per te pare se kush eshte me i zgjuari nga ju ketu ne kete tavoline. Si e ka emrin nje njeri budalla kur behet i pasur e i pushtetshem?
    <askush nuk pipetinte ne tavoline dhe kryeministrit Rama gati sa nuk i shperthyen kokerdhoket e syve nga inati>
    - He ore, si e ka emrin budallai kur behet i pasur dhe i pushtetshem? Qenkeni te gjithe te zgjuar nga fshati i Ilir Metes!
    - Po ua them une. Nje njeri budalla, kur behet i pasur dhe i pushtetshem quhet budalla i pasur dhe i pushtetshem!

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Pasuria që habit: Ku i gjejnë paratë gazetarët e Tiranës për të blerë vila nga 500 mijë euro?

    - Ty te rrasen brenda o Tosi, Ilir Meten e falen se ishte ashtu si thua ti, i trashe kurse une do kaloj pa u lagur. Ja ke per te pare!

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Pasuria që habit: Ku i gjejnë paratë gazetarët e Tiranës për të blerë vila nga 500 mijë euro?

    Keto nuk jon gazetare te mirfillte ,,por njerez te showbiz-it shqiptar

    Keto pergatisin degradimin gradual te rinise Shqiptare dhe jon te te shumtet e rasteve homosexsual dhe lesbi

    Ne te gjithe shtetet e Europes keto financohen nga qendra te fshehta drejtimi ,,,,(para prostitucioni. dhe droge),,,, nuk ka TV dhe bashki qe keto nuk kane vende te ezervuara:

    Edhe ne Kosove po ndodh i njajti fenomen ,,,,,vila dhe makina te shtrenjta per karagjoze qe bajn kanga te tipit ,,,Me thuej a je single,, due me ba love me ju,,,,,lol
    ,,
    Ndryshuar për herë të fundit nga loni-loni : 13-06-2017 më 18:20

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Pasuria që habit: Ku i gjejnë paratë gazetarët e Tiranës për të blerë vila nga 500 mijë euro?

    Citim Postuar më parë nga Vinjol Lexo Postimin
    Një nga lajmet më të lexuara këto ditë, ka qenë deklarata e Amarda Toskës, se ajo dhe bashkëshorti i vet, Ermal Mamaqi, kanë blerë një vilë në kompleksin “Rolling Hills”.
    Vilat në këtë kompleks kushtojnë nga 400 deri në 500 mijë euro.
    Një shifër shumë e madhe për shqiptarët, por Ami dhe Ermali, edhe pse të rinj në moshë, e kanë luksin të blejnë një vilë të tillë.
    Pranë tyre kanë blerë vilë më parë ish-kryeministri Fatos Nano, Blendi Fevziu, Arian Çani, Aleksandër Frangaj etj.
    Janë këta pasanikët e Tiranës, që nuk e kanë problem të shpenzojnë deri në 500 mijë euro për një vilë./Skandal.al


    Nuk e kam idene se ku i marrin leket gazetaret, por me problematik me duket fenomeni i politikes se "kamur" ne Shqiperi.


    Nuk ka politikane me te felliqur Europa sesa ata Shqiptare. Ballkani ne pergjithesi ka nje Kryesi politike bastarde, por Shqiptaret e kane ngritur ne nje nivel te tyre.

    Gazetari nuk ka fuqi apo pushtet sa nje Politikan Shqiptar, jo vetem sa nje politikan por as sa nje punonjes civil/shteteror.

    Bota mbare kerkon pune ne sektorin privat pasi eshte me terheqes nga ana ekonomike, kurse ne Shqiperi ndodh e kunderta, punet shteterore jane "rruge pasurie" .

    Blendi Fevziu blen ora te vjedhura jashte shteti, kujt i intereson?!

    Kush rri e degjon Fevzin me Ermal Mamaqin?!

    Ai qe ka shume kohe neper duar dhe etje per thashetheme e injorance!

    Shqiptaret te shqetesohen me politiken qe kemi patur tash e 100 vite.

    Ca nga komentuesit ketu shajne Ramen dhe "rilindjen" se gjoja keta e sollen korrupsionin dhe krimin ne Shqiperi, ama harrojne, Fajdet, 97, 98, Gerdecin apo vrasjen e 4 Protestuesve ne Shesh.



    Nuk mbroj Ramen, ai eshte po aq i kalbur dhe harbut sa dhe paraardhesit e tij.


    Ku i marrin leket gazetaret apo Pokitikanet?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •