Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Kush e ka urdhëruar Edi Ramën, të thërrasë në ndihmë Rusinë?

    Nga Poli Hoxha - 29/11/2016
    Rreth një vit më parë kur drejtoja gazetën “Standard”, më vjen me postë një letër e gjatë nga ambasada ruse në Tiranë në formë sqarimi, për një shkrim të botuar në këtë përditshme. Bëhej fjalë për një speciale të përkthyer nga një bashkëpunëtor, prej një media të madhe amerikane ku flitej për një shkencëtar të njohur ukrainas në fushën nukleare. Thelbi i letrës ishte; shkencëtari në fjalë nuk ishte ukrainas por rus dhe se shkrimi përbënte dezinformacion.

    Përgjigjia ishte e shkurtër; redaksia thjesht kishte përkthyer një shkrim nga një media serioze amerikane, e cila u referohej burimeve serioze enciklopedike dhe përgjegjësinë për të vërtetën e origjinës së shkencëtarit, ambasada mund t`ja kërkonte asaj. Me kaq u mbyll kjo histori por më bëri shumë përshtypje vëmendja e përfaqësisë ruse në Tiranë, edhe për artikuj të tillë historik.

    Që atë ditë nisa të lexojë me vëmendje çdo lajm në mediat shqiptare që kishte të bënte me Rusinë. Realiteti është që veçanërisht që pas mbërritjes në Tiranë të ambasadorit të ri Romanovich, në shumë media glorifikimi i Rusisë në përgjithësi dhe fuqisë së saj ushtarake në veçanti është intesifikuar jashtëzakonisht shumë. Në krye të listës qëndrojnë “çuditërisht” disa media, që janë të pozicionuara hapur në krah të qeverisë Rama.

    Më 13 tetor të këtij viti ambasadori rus në Tiranë Alexandër Romanovich, gjatë një interviste në një gazetë që nuk e fsheh debulesën për Edi Ramën, “Shqiptarja.com”, u pyet për një vizitë të mundshme të kryeministrit të Shqipërisë në Moskë. Përgjigjja ishte surprizuese; Ai e ka ftesën mbi tavolinë. Nga ana e Ramës edhe tani pas një muaji e gjysmë nuk ka ndonjë prononcim publik për këtë ftesë; e ka pranuar atë, apo e ka refuzuar?!.

    Gjithsesi pyetja e gazetarit ja arriti qëllimit. Të gjithë e morë vesh, veçanërisht diplomatët perëndimorë në Tiranë që i mbajnë veshët e ngritur për çdo lëvizje të Moskës në Ballkan, se Rama i ka dyert e presidentit Putin të hapura.

    Vazhdojmë më tej. Më datë 23 nëntor Parlamenti Europian miratoi një rezolutë të rëndësishme për rrezikun rus veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, që qeveria shqiptare dhe gati të gjitha media e kaluan në heshtje edhe pse kishte të bënte drejtpërdrejt, edhe me Shqipërinë.

    Bëhet fjalë për rezolutën; “Komunikimi strategjik i BE për të kundër balancuar propagandën anti BE nga palë të treta”.

    Vini re! Që në titull të rezolutës shqetësuese të PE-së, vihen pikat mbi i; Një palë e tretë përveç Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndërhyn fuqishëm në Europë dhe veçanërisht në vendet e Europës Juglindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ky alarm nuk është artikuluar asnjëherë nga qeveria dhe diplomacia shqiptare, deri mesditën e takimit të Berlinit mes Ramës dhe kancelares Merkel.

    “Dua të nënvizoj se në këtë situatë shumë pozitive për rajonin tonë, as ne dhe as miqtë dhe partnerët tanë europianë nuk duhet ta marrin të mirëqenë atë që kemi arritur, sepse në hapësirën tonë rajonale veprojnë dhe aktorë të tretë, të cilët synojnë të shfrytëzojnë çdo lëkundje, çdo paqartësi apo vakum që mund të krijohet në marrëdhënien tonë me Bashkimin Europian”, i tha publikisht pa ju dridhur qerpiku, kryeministri shqiptar kancelar së vendit lider të BE-së.

    Rama natyrisht që e ka lexuar rezolutën e fundit të PE-së për rrezikun rus, veçanërisht në rajonin ku ai është aktor kryesor.

    Po çfarë lidhje kishte kjo kujtesë për një “aktor të tretë” pikërisht në atë moment, në një takim që po zhvillohej në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë? E dëgjoi njeri kancelaren Merkel të artikulohej për gjeopolitikë dhe për marrëdhëniet mes perëndimit dhe Rusisë? Pikërisht kur ajo foli shkurt dhe qartë, se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të ketë kujdes me zgjedhjet e vitit që vjen, pra për punë të brendshme që i ka në dorë eksluzivisht qeveria që drejton Rama, ky i fundit i lëshon bombën e rrezikut rus, nëse BE nuk i hap Ramës dritën jeshile pikërisht atëherë kur e do ai, përpara zgjedhjeve.

    Edhe për një gjuhë diplomatike më shumë të sofistikuar, kjo deklaratë do të kishte vetëm një përkthim; shantazh i hapur i bërë nëpërmjet një vetë-ofrimi publik ndaj “aktorit të tretë”.

    A ekziston edhe në Shqipëri propaganda ruse anti BE, siç thotë rezoluta e fundit? Natyrisht që po, madje është shumë e fuqishme dhe siç shkruante së fundmi diplomati i njohur Shaban Murati shumë media dhe portale janë vënë në shërbim të saj, të paktën këto 2 vitet e fundit.

    Dihet që nuk ka për të ngjitur asnjëherë në opinionin publik shqiptarë kjo frymë antiuropiane që po përpiqet të injektohet, por qoftë edhe nga naiviteti apo përpëlitja për të larë duart si Pilati për atë po bën krimi i organizuar në Shqipëri, Rama po vihet në shërbim të kësaj fushate ruse.

    Çfarë bën ai? Nëse mediat dhe opozita këtu brenda i thonë se Shqipëria ka rënë në dorë të kultivuesve dhe trafikantëve të kanabisit, se ka futur në parlament e ka bërë kryetar bashkish përfaqësues të krimit të organizuar, ai të thotë se ju nxini realitetin me synimin që Europa të mos i hapë dyert Shqipërisë. Dhe vazhdon me vetëmohim në këtë rrugë. edhe pas mbërritjes në Tiranë duke akuzuar si shpifës dhe shtrembërues të realitetit, opozitën dhe zërat e tjerë denoncues.

    Kur ja thonë të njëjtën gjë edhe mediat prestigjioze dhe deputetë europianë, ai u vërsulet edhe atyre turpshëm, duke i akuzuar se duan ta përdorin Shqipërinë për zgjedhjet e tyre elektorale. Kështu u thotë grekëve, hollandezëve, austriakëve, gjermanëve dhe mirë që e përmbajti veten dhe nuk ju hakërrye edhe Merkelit, meqë “e drodhi” pasi nuk i dha lajmin e madh që kishte paradeklaruar. Edhe ajo është futur në fushatë zgjedhore aty në Gjermani dhe nëse do ti ketë punët keq, ka gjasa që ta gjejë shpëtimin duke kritikuar qeverisjen perfekte të Rilindjes!

    Është i aftë, njësoj si ata fëmijët mistrecë që kapen çdo 5 minuta në faj që të artikulojë 1001 mashtrime e justifikime, të kërcënojë se do të iki përgjithmonë nga shtëpia apo të hidhet nga ballkoni, por që të pranojë qoftë edhe njëherë të vetme fajin, as që i shkon ndërmend.

    Tani e ka ngritur stekën deri te Merkel dhe vetë BE-ja. Në vend që të premtojë qoftë edhe formalisht apo diplomatikisht siç bën miku i tij Vuçiç për shembull, se do të distancohet dhe do të marrë masa për drogën, korrupsionin, dekriminalizimin dhe zgjedhjet e ndershme e të lira, ai kërcënon me “aktorin e tretë”, rrezikun rus. Edhe Vuçiç që përfaqëson një komb sllav, këtë kartë shantazhi e ka përdorur ndaj Europës vetëm për çështjen e Kosovës dhe jo si Rama për të mbrojtur kryebashkiakun e Kavajës, që ka më shumë emra sesa i mban edhe vetë mend.

    Është i vërtetë rreziku që paralajmëron rezoluta e PE-së, që Rusia ka një strategji anti-europiane dhe e ka intesifikuar planin e saj veçanërisht në rajonin tonë, por për këtë nuk e fajin BE-ja që refuzon të fusë në gjirin e saj, një vend si Shqipëria me një qeveri që nuk pranon realitetin e rrezikshëm jo vetëm për shqiptarët, por edhe për aleatët.

    Nëse ka një mundësi destabilizimi në rajonin tonë, kjo nuk ka për të ardhur nga data se kur BE-ja do ti anëtarësojë vendet e tij, por nga kapja e qeverive dhe klasës politike nga krimi i organizuar.

    Kjo është rruga ku po ecën Edi Rama me shpejtësi dhe ky është shqetësimi real i BE-së dhe kancelares Merkel.

    Të përdorësh kërcënimin rus për të mbrojtur Roshin me kompani, nuk bën gjë tjetër veçse ua bën më në fund të qartë miqve europianë dhe amerikanë të Shqipërisë, se problem i vërtetë je vetë ti dhe kasta ekonomike-kriminale që ke instaluar në një vend aspirant për në BE. Duket sikur Rama tashmë është i pafuqishëm të tërhiqet. Nuk është më ai që vendos, prandaj edhe është urdhëruar që të kërcënojë Europën nëpërmjet një vetë-ofrimi ndaj Rusisë. Ramës i duhen negociatat si politikan dhe që të fitojë zgjedhjet e vitit që vjen, por pa prekur statukuonë e botës së errët që ka kapur shtetin dhe ekonominë. Loja është bërë më e madhe dhe e rrezikshme, se sa duket.

    Shuplaka e Berlinit ishte vetëm paralajmëruese dhe e para që i dhembi vërtet, por Edi Rama nuk ka parë asgjë akoma nëse vazhdon kështu, siç edhe duken bathët fatkeqësisht! /SYRI.net/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anëtarësuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Për: Kush e ka urdhëruar Edi Ramën, të thërrasë në ndihmë Rusinë?

    Rama ka qene nga cunat e bllokut. Te kuptosh botkuptimin e rames , djal i komunistve, ka te bej me shum me idologjine e prinderve fhe mikub e tin se sa rusine vet. Putini eshte kundra kominismit sidomos bolshevismit shifni intervistat. Putini ka qene vetm nje pjese te shkurter ne kapitullim.Rama i lepiet te gjithve dhe turqve dhe sorrosibn qe glorifikon njerzit e vet bolsheviket dhe sjell ide te tyre. Rama ka tamam mentalitet bllokisti. Prandan shifini me ke rin. Sa per te tjera rusia e tanishme ka zero interesa tek rama se dihet qe ku i rref per tu pasuruar. Gjermania, me mire te themu cifut lepirsja merkel noekristiane ( demokati kristiane) me brukselin qe njihet sa e duan kristanet dhe populli i vet me protesta cdo muaj , te mos ta ket merak se e ka lepires te pergjithsem te cifutve ku do qe jane dhe vellezerve te tyre turq qe po shkattrojne azine me investime ne isis dhe kane sybine toksore be siri, dhe evropen me emigrane . Po tishte realitet cthone medjat propagndisrije nuk do shisbim arme rebelve sirjane rebelve ne irak ne libi qe e kane shkatruar azine. Rusia eshte pro irakut iranit sirise dhe libise nqs e dini. Tjeter gje rusia i ka ber ban, dhe nuk e lejon sorrosin dhe miqve te vet per tu implikuar dge investuar ne politikat ruse.
    Rama ndjek xhepin dhe miqte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga HFTengineer : 29-11-2016 më 11:04

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anëtarësuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Për: Kush e ka urdhëruar Edi Ramën, të thërrasë në ndihmë Rusinë?

    Edhe nfa materjali qe sollet shifet qe rama ben bllof per te mos ren nga pushteti sepse rusia as nuk implikohet. Rama ka hallin e pushtetit personal. E dredh me llafe per nje sekonde qe diket qarte qe eshre per te bere presjon qe ta mbeshsi eu, se me vepra kuptohet i kujt eshte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga HFTengineer : 29-11-2016 më 11:20

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kush e ka urdhëruar Edi Ramën, të thërrasë në ndihmë Rusinë?



    Revista gjermane: Rama mik i Merkel dhe i Amerikës


    GazetaExpress E enjte, 08 Dhjetor 2016 17:53


    Vizita e kryeministrit Edi Rama në Gjermani më 28 Nëntor të këtij viti, vijon të bëjë jehonë ende në mediat gjermane.

    Këtë radhë është revista “Focus” në Gjermani e cila ndalet tek vizita e kryeministrit shqiptar dhe takimi i tij me kancelaren Angela Merkel. Në artikullin e saj, revista e quan Ramën reformator, duke nënkuptuar reformat e ndërmarra prej qeverisë së tij, që sipas “Focus” kanë rezultuar të suksesshme.

    Sa i përket takimit Rama-Merkel, revista e cilëson kryeministrin shqiptar një mik të mirë të kancelares për rajonin e Ballkanit.

    “Edi Rama është refomator i mirë për Shqipërinë. Gjermania e konsideron dhe e sheh te ai një mik të mirë në Ballkan. Angela Merkel dëshiron që Shqipëria të hyjë në BE sa më shpejt. Ka besim të madh në Edi Ramën”, shkruan "Focus".

    Për revistën gjermane, Rama ka jo vetëm mbështetjen e Merkel por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Gjithashtu edhe Amerika ka përkrahur hapur Merkelin për Shqipërinë dhe Edi Ramën”, shkruan kjo revistë.

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Berlin më 28 Nëntor, me kancelaren gjermane, Angela Merkel ku u fol për mbështetjen e Bundestagut sa i përket procesit të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •