Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Bundestagu gjerman kundër çeljes së negociatave me BE-në. Kushtet s'janë plotësuar

    Sikundër Lapsi.al raportoi më herët gjatë ditës, Shqipëria pritet të mos i çelë negociatat me Bashkimin Europian, pavarësisht rekomandimit pozitiv të Komisionit. Deputeti i Bundestagut Krichbaum që ndodhet në një takim me median në Tiranë, tha se Shqipëria nuk i ka plotësuar 5 prioritetet dhe prandaj Grupi i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman do të votojnë kundër çeljes së negociatave .

    “Krijimi i shtetit të së drejtës ka rol thelbësor. Në këndvështrimin tonë nuk janë plotësuar 5 prioritetet themelore”

    “Budestagu ka të drejtën e shprehet me qëndrimin e tij përpara se të çelen negociatat për një vend kandidat. Ndaj, pa vendimin e Bundestagut, kancelarja gjermane nuk mund të shprehet pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me një vend kandidat. Bundestagu gjerman mban mbi supe një përgjegjësi të madhe. Më lejoni të theksoj që në fillim se grupi parlamentar i CDU-së dhe SCU-së e ka bërë të ditur se ne duam që Shqipëria të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe rrjedhimisht e vlerave evropiane. Ne duam që qytetarët e Shqipërisë të përfitojnë nga avantazhet e statusit të të qenit qytetar të BE-së, njësoj si gjermanët. Ndaj, ne i mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor”
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bundestagu gjerman kundër çeljes së negociatave me BE-në. Kushtet s'janë plotësuar

    Këto janë 7 kushtet e Gjermanisë që Shqipëria duhet t'i zbatojë për hapjen e negociatave me BE

    18:15, 24/11/2016
    Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum i ka bërë të qartë sot nga Tirana Qeverisë Shqiptare se negociatat me BE-në nuk do të hapen nëse nuk përmbushen 7 pritshmëritë e tyre.

    Në një konferencë shtypi, Krichbaum theksoi se vendi nuk ka përmbushur shumë nga kushtet kyçe, madje në disa prej tyre ka bërë hapa pas.

    Reforma në administratën publike, reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj krimit të organizuar, mbrojtja e të drejtave të njeriut, reforma zgjedhore dhe zbatimi i dekriminalizimit janë 7 pritshmëritë e grupit parlamentar të CDU-CSU.

    Sipas deputetit gjerman, Kancelarja Angela Merkel nuk mund të japë OK për hapjen e negociatave nëse Bundestagu nuk e miraton. Krichbaum konfirmoi se do të kërkojë që negociatat mos të hapen deri në zbatimin e kushteve të reja. /SYRI.net/

    Emri:  auto_7_pritshmerite_e_gjermanise1480007782.jpg

Shikime: 118

Madhësia:  54.6 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bundestagu gjerman kundër çeljes së negociatave me BE-në. Kushtet s'janë plotësuar

    Emri:  auto_Screenshot_21480007179.jpg

Shikime: 84

Madhësia:  47.5 KB

    Televizioni kombëtar gjerman: Nuk e duam drogën e Shqipërisë në BE


    17:55, 24/11/2016
    Televizioni kombëtar gjerman ARD ka ngritur shqetësimin për trafikun e drogës nga Shqipëria, në rast se vendi ynë çel negociatat për anëtarësim në BE. “A është Shqipëria gati për bisedime me BE-në”, shtron pyetjen ky televizion, duke theksuar se me anëtarësimin evropian droga do të mbërrijë në të gjithë vendet e BE.

    “Prodhimi dhe trafikimi i drogës është diçka që nuk i përshtatet Bashkimit Europian, ne nuk e duam këtë. BE-ja është shpresa e së ardhmes për shumicën e shqiptarëve. Shqipëria “eksporton” vetëm marijuanë në përmasa të mëdha, por është gjithashtu rrugë kryesore e trafikut të kokainës nga Amerika Jugore dhe heroinës nga Afganistani.

    Korrupsioni i vazhdueshëm, mungesa e pavarësisë së gjyqtarëve dhe migrimi i popullsisë janë gjithashtu çështje që shqetësojnë Berlinin dhe Brukselin”, raporton televizioni kombëtar gjerman.

    ARD kujton gjithashtu se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian mbetet e gjatë. /SYRI.net/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bundestagu gjerman kundër çeljes së negociatave me BE-në. Kushtet s'janë plotësuar

    Vis Roshi, Artur Bushi, Armando Prenga & CO, arsyeja pse shqiptarët nuk pranohen në BE

    17:04, 24/11/2016
    "Në pushtetin lokal dhe qëndror nuk mund të ketë njerëz që ndiqen me urdhra kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Ne nuk mund ti përmendim "kriminelët" me emra ka thënë ai, por ato i dinë të gjitha institucionet”.

    Kjo ishte deklarata e qartë e krerut të grupit kuvedorn CDU/CSU në Bundestagun gjerman Gunther Krichbaum. Ndërsa ai e ka quajtur të çuditshme se si njerëz të dënuar në Shqipëri apo në vende perendimore vazhdojnë të jenë deputetë, në këtë vend ka veteëm një njeri që nuk sheh asnjë problem në këtë pikë (Edi Rama) dhe fatkeqësisht ato që ende i besojnë atij dhe broçkullave që lëshon pa doganë.

    Emra në fakt i dimë dhe ato janë ende aty, me këmbënguljen e Edi Ramës dhe mburojen e tij politike. Është aty Ervin, Ervis Rroshi, është aty Armando Prenga (voton për ligjet e këtij vendi nga mëngjesi në darkë), është aty Artur Bushi (Kruja një nga vendet ku kultivohet pa fund hashashi në Shqipëri), e shumë e shumë të tjerë që ligji i Dekriminalizmit i nxorri të palarat, por lavatriçja e propagandës qeveritare i fut në centrifugë dhe i nxjerr të larë.

    Kjo është një shuplakë e fortë që Edi Rama merr nga Angela Merkel vetëm pak ditë përpara takimit të tyre të rradhës në Berlin. Një poshtërim më publik se kaq, frau Merkel nuk mund ti rezervonte djalit të saj plang-prishës të cilin e projketoi si Lider Rajoni dhe i doli batakçi Surreli.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bundestagu gjerman kundër çeljes së negociatave me BE-në. Kushtet s'janë plotësuar

    Gjermania shton edhe 3 kushte: Lufta kundër drogës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme e zbatimi i ligjit të dekriminalizimit

    16:20, 24/11/2016
    Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane ne Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum ka bërë të ditur në një konferencë shtypi se Shqipëria duhet të zbatojë 7 kushte përveç 5 prioriteteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

    Sipas Krichbaum, reforma në drejtësi që është një nga pikat kyçe nuk është realizuar, pasi Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin e Vettingut. Zyrtari gjerman theksoi se grupi parlamentar i CDU-CSU do të kërkojë që të mos çelen negociatat për Shqipërinë, pasi vendi ynë nuk i ka përmbushur ende të gjitha kushtet.

    Ai shtoi se grupi i tyre parlamentar, që është më i madhi në Bundestagun gjerman, nëse nuk jep OK për hapjen e negociatave, Kancelarja Angela Merkel nuk mund të mbështesë çeljen e tyre.

    Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane ne Bundestag u shpreh gjithashtu se dekriminalizimi dhe reforma zgjedhore kanë marrë notë jokaluese, pra nuk janë realizuar si kushte.

    Gunther Krichbaum: “7 pika që janë pritshmëritë e CDU-CSU përpara se ne të jemi pro çeljes së negociatave për integrimin në BE. Ne duam që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE. Duam që qytetarët e Shqipërisë të përfitojnë nga avantazhet e statusit të të qënit anëtarë të BE. Duam që negociatat me Shqipërinë të çelen kur të jenë krijuar kushtet e nevojshme. Krijimi i shtetit të së drejtës ka rol thelbësor. Sot është ende e paqartë se kur do të hyjë në fuqi reforma në drejtësi, pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar.

    Deri tani, ky kush nuk është përmbushur. Deri tani nuk janë përmbushur numri 2 dhe numri 3 i prioriteteve kyçe. Rezultatet e deritanishme janë të pamjaftueshme. Për këto arsye do t’i rekomandojë qeverisë federale mos miratojë hapjen e negociatave. Nuk ka kuptim që në Shqipëri të ketë ekspertë ndërkombëtarë rekomandimi, nëse nuk merren parasysh rekomandimet dhe standardet evropiane. Qytetarët shqiptarë presin procese të drejta ligjore.

    Lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri është ende në nivele të pamjaftueshme. Që nga progres-raporti i fundit nuk shënohen hapa përpara. Korrupsioni mbetet në Shqipëri e përhapur gjerësisht në shumë sektorë, përfshirë drejtësinë dhe policisë. Janë shtresat e varfra që e vuajnë më shumë korrupsionin. Lufta ndaj korrupsionit është testi më i fuqishëm për të provuar shtetin e së drejtës.

    Gjithashtu lufta ndaj trafikut të drogës duhet të rritet ndjeshëm. Në luftën ndaj trafikut të drogës janë bërë hap pas. Kjo duhet të shndërrohet në një detyrë parësore.

    Të gjitha këto prioritete kyçe duhet të përmbushen përpara se të jepet një votë pro. Ligji për kthimin e pronave është në përpunim e sipër, por duhet të bëhet më shumë transparencë në lidhje me këtë proces. Shqipëria ndodhet larg standardeve evropiane në këtë drejtim.

    Sa i përket zgjedhjeve duhet të bëhet më shumë punë për mosmanipulimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me standardet evropiane, e theksoj me vullnetin dhe angazhimin e të gjitha palëve politike.

    Ligji për dekriminalizimin duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Ka ende persona të inkriminuar në funksione publike. Kjo është e papranueshme për ne si grup parlamentar dhe për mua personalisht.

    Këto janë pritshmëritë tona që ne kemi. Të gjitha këto reforma bëhen sepse ju do të jeni qytetarë të Bashkimit Europian.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bundestagu gjerman kundër çeljes së negociatave me BE-në. Kushtet s'janë plotësuar

    Gjermania rrëzon pretendimet e Ramës: Shqipëria ka bërë hapa pas në trafikun e drogës

    16:59, 24/11/2016
    Gunther Krichbaum, kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane ne Bundestagun gjerman, ka hedhur poshtë pretendimet e Qeverisë Rama se Shqipëria ka bërë progres në luftën ndaj drogës.

    Në një konferencë shtypi nga Tirana, përfaqësuesi i grupit parlamentar të CDU-CSU për integrimin, theksoi qartë se autoritetet shqiptare kanë bërë hapa pas në luftën kundër trafikut të drogës.

    “Gjithashtu lufta ndaj trafikut të drogës duhet të rritet ndjeshëm. Në luftën ndaj trafikut të drogës janë bërë hap pas. Kjo duhet të shndërrohet në një detyrë parësore. Të gjitha këto prioritete kyçe duhet të përmbushen përpara se të jepet një votë pro”, u shpreh me tone të ashpra zyrtari gjerman, i cili deklaroi se do të kërkojë që mos të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bundestagu gjerman kundër çeljes së negociatave me BE-në. Kushtet s'janë plotësuar

    Edi Rama kundërshton mes rreshtave deputetin gjerman që i dha ‘shuplakë’ qeverisë

    22:18, 24/11/2016
    Përmes rubrikës së tij në facebook ‘Amarcord’, Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje mes reshtave deputetit gjerman të partisë së Merkel, Gunther Krichbaum, i cili i dha shuplakë qeverisë shqiptare duke thënë se do kërkojnë që të mos hapen negociatat për Shqipërinë pasi s’ka përmbushur kushtet.

    Rama është kthyer pas në kohë, duke paraqitur një foto të Kishës dhe Kuvendit françeskan në Shkodër, dhe gjen ngjashmëri edhe me sot kur thotë se “të huajt e shihnin Shqipërinë veçse një “Turqi të vogël”. Duke u lexuar mes reshtave, Rama duket se godet edhe opozitën, kur thotë se kjo shfaqje e Shqipërisë i ofrohej skeptikëve nga jashtë, për shkak të problemeve të brendshme në atë kohë, që kryeministri i gjen aktuale edhe sot.

    “Në kohën kur është shkrepur kjo foto e kishës dhe kuvendit françeskan në Shkodër, shumë skeptikë nga jashtë e kishin krejt të zorshme të shihnin te Shqipëria tjetër gjë veçse një "Turqi të vogël", shprehje gjeopolitike e kohës, por në fakt përkufizim i çdo prapambetje, prapanikllëku, dallkaukllëku, korrupsioni, vëllavrasje, zhvatje, tradhëtie dhe shitje për interesa krejt të vogla, domosdo antikombëtare. E keqja ishte atëhere, e ndoshta ende sot, se edhe pse potenciali ishte i madh që Shqipëria të bëhej me forcën e vullnetit dhe të një shumice të vendosur ndonëse të heshtur, kopshti i punuar dhe harmonik me gjeometrinë për tu pasur zili që paraqet kjo foto, xhakajdurët dhe karanxhollët e çdo sahani, rreken ta prishin si të babëzitur. Këtë "punë të madhe në interes të shqiptarëve" siç e quajnë me krekosje prej të marri, historiani romak Taciti e quante "ajo lloj paqe dhe ngazëllimi që nuk janë veç mynxyrë dhe vetmi", shkruan Rama.

    Më tej, kreu i qeverisë përmend ish-Kancelarin gjerman Konrad Adenauer, i cili u citua edhe sot nga deputeti gjerman Krichbaum konferencën e tij para medias shqiptare sot në Tiranë e organizonte “Instituti Konrad Adenauer

    “Me siguri me këta syresh e kish, europiani i madh dhe syçelët Konrad Adenauer tek thoshte se ishte e padrejtë që Zoti, duke kufizuar mençurinë e njerëzve, nuk kishte kufizuar në të njëjtën kohë edhe dritshkurtësinë e tyre.

    E megjithatë, muret e këtij kuvendi, të rrënuara nga varrmihësit e këtij kombi e të ringritura prej shprestarëve në të ardhmen ende buçasin nga zëri i amëshuar i bujtësit të tyre të madh:

    "Për inat të dreqit e (ca) shqyptarëve, Zoti ka me e mbajt Shqypnin në kambë, me nder e me lumni... Si janë pra shqyptarët e Shqypnia sot? Si janë? Si po i don anmiku...", shkruan në Facebook Kryeministri Edi Rama.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bundestagu gjerman kundër çeljes së negociatave me BE-në. Kushtet s'janë plotësuar

    DW: Deputeti i CDU Krichbaum zhgënjen qeverinë Rama, nuk ka negociata pa plotësuar 7 kushtet

    09:43, 25/11/2016
    Zhgënjim për qeverinë shqiptare.

    Deputeti i CDU-së në Tiranë, Gunther Krichbaum flet me tone të qarta: Nuk ka negociata pa plotësimin e 7 kushteve.

    Deklarata e deputetit të CDU-së, Gunther Krichbaum, kryetarit të komisionit parlamentar për Europën në Bundestag të enjten (25.11) për mosplotësimin e kushteve të nevojshme nga ana e Shqipërisë për të hapur negociatat, ka shkaktuar mjaft reagime në Tiranë.

    Krichbaum është shprehur hapur në Tiranë, se do të kërkojmë nga qeveria federale, mosçeljen e negociatave me Shqipërinë derisa të plotësohen kushtet e kërkuara në të ashtuquajturën, dokumenti i 7 pritshmërive.

    Sipas tij qeveria gjermane nuk do mund të shprehet pa marrë miratimin e Bundestagut.

    Debati që ndezi deklarata e Krichbaumit në Tiranë lidhet edhe me vizitën e pritshme të kryeministrit, Edi Rama në Berlin, më 28 nëntor.

    Nëse takimi i Edi Ramës me kancelaren Merkel do të sjellë ndonjë të re më pozitive për Shqipërinë, se deklaratat e forta të Gunther Krichbaum, kjo mbetet të pritet.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bundestagu gjerman kundër çeljes së negociatave me BE-në. Kushtet s'janë plotësuar

    Tjetër goditje, deputeti austriak Hammer: Rama të distancohet nga droga, ndryshe nuk ka negociata

    11:14, 25/11/2016
    Deputeti austriak Hammer e quan hashashin pengesë për negociatat dhe aludon për përfshirjen e qeverisë në kultivim e trafik. Ai ka edhe një shqetësim për lirinë e medias në Shqipëri.

    Deputeti austriak Michael Hammer është një tjetër politikan euvropian që ngre problemin e kultivimit të drogës duke e konsideruar atë pengesë serioze për integrimin në Evropë.

    Duke komentuar rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave, Hammer është shprehur se ka “zhvillime pozitive në Shqipëri sidomos me refomën në drejtësi të votuar nga të gjitha partitë politike por edhe probleme akute.”

    Më tej ai ka theksuar:

    “Në mënyrë të veçantë problemi i kultivimit e trafikimit të drogës duhet të zgjidhet shumë urgjentisht nga qeveria Rama dhe autoritetet përgjegjëse. Qeveria duhet të ndalojë dhe refuzojë praktika të tilla nëse dëshiron të ndryshojë imazhin e saj në botë. Ky problem është një pengesë thelbësore për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Për këtë arsye, qeveria Rama duhet të bëhet aktive dhe t’i pastrojë gjërat. Nga ana e BE-se duhet të mbikëqyren rreptësisht këto zhvillime”.

    Ajo që është më domethënëse është se deputeti Hammer është kryetar i shoqatës parlamentare të miqësisë Austri-Shqipëri.

    Dje ishte Kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane të Bundestagut gjerman që ngriti problemin e drogës dhe të krimit të organizuar që po depërton në politikë dhe ekonomi, duke pohuar se pa patur përparime në këtë drejtim nuk do të ketë hapje të negociatave.

    Po dje televizioni publik gjerman ARD transmetoi një reportazh për kanabisin në Shqipëri duke ju referuar vendit si prodhues në masë i kanabisit dhe duke vënë në dyshim gadishmërinë e Shqipërisë për të filluar negociatat me BE-në.

    Para dy javësh ishte televizioni publik italian RAI, i cili shfaqi dy reportazhe në lidhje me kanabisin duke ekspozuar lidhjet e policisë shqiptare me kanabisin dhe duke kritikuar ashpër Ministrin Tahiri për fshehje të këtij realiteti.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bundestagu gjerman kundër çeljes së negociatave me BE-në. Kushtet s'janë plotësuar

    Krichbaum rrëzon mitin e sukseseve të Ramës

    Nga Artur Zheji

    Krichbaum rrëzon mitin e sukseseve të Ramës
    Krichbaum rrëzon mitin e sukseseve të Ramës
    Nga Artur Zheji

    Në të gjitha debatet e politikës së brendshme, kryeministri ynë, përdor për kundërargument kryesor dhe të papërgënjeshtrueshëm, vlerësimet ndërkombëtare për qeverisjen e tij. Dhe ç’është e vërteta “përkëdheljet ndërkombëtare”, për Ramën dhe qeverinë e qeverisjen e tij, kanë qenë realisht shumë zemërgjera.

    Tani realiteti është tjetër. Krichbaum ishte ashpër dhe me një analizë të vërtetë dhe kjo nuk është për tu gëzuar, sa për qeverinë dhe as për opozitën, sepse në fund të fundit, kjo dreq klase politike, që lëviz gjithkund me pesë yje dhe ushqehet e trajtohet me ajkën e Shqipërisë, duhet ti kthejë Shqipërisë të paktën 20% të borxhit të saj të stërmadh që ka.

    Tani e tutje, fjalimet mëndjemëdha të kryeministrit, që citon lodhshëm ndërkombëtarët, si dëshmimtarë të së vërtetës së “sukseseve” të tija,mbyllen këtu.

    Krichbaum, është gjerman dhe jo një gjerman dosido. Dhe një gjerman i rëndëisishëm i CDU-së së kancelares Merkel, nuk gënjen sepse është “mik” i liderit të opozitës dhe as sepse është në konkurencë me Merkelin dhe kërkon të godasë “të përkëdhelurit” e saj ballkanas, Rama, Vuçiç e të tjerë.

    Në të 7 pikat e tij, ai ka rrëfyer një korrektesë dhe saktësi të admirueshme, që nuk është aspak për tu gëzuar, sikur edhe e thashë më lart.

    “Pika Kyçe” e akuzës së tij, lidhet korrupsionin dhe drogën. Dhe me luftën e pamjaftueshme apo krejt të dështuar ndaj këtyre dy viruseve antisociale që gërryejnë vendin tonë deri në kockë.

    Sepse korrupsioni dhe trafiku i drogës në Shqipëri, nuk është as një pucër, as një ciban apo një plagë gjymtyrësh të trupit qeverisës të sotëm apo të djeshëm shqiptar. Por një e keqe e rrënjosur thellë në Zemër të Sistemit tonë Politik, një shtysë parësore e individëve që merren dhe vazhdojnë të merren me politikë në Shqipëri. Madje dhe adrenalina e egoizmit të karierës, vjen te politikanët shqiptarë e treta apo e katërta, kurse Paraja, vjen gjithmonë e para!

    Syrit të vëzhgimit dhe të analizës së “gjermanit”, nuk i ka shpëtuar, as edhe dekriminalizimi i munguar dhe ky Parlament, që popullohet nga ish kriminelë, killera dhe të paudhë të tjerë, që dinë të grabisin votat në fshatrat, katundet apo periferitë e Shqipërisë. Dhe Rama, ka dalë vetë bllof disa herë, duke mbrojtur ndershmërinë e tyre të rreme, ndonëse nuk është i pari dhe i vetmi që e ka bërë këtë.

    Por është sigurisht i pari, në listën e politikanëve të përkëdhelur shqiptarë, nga eksponentët më të lartë ndërkombëtarë. Padyshim kjo falë aftësive të tija të pamohueshme komunikative, kulturore dhe plot fantazi.

    Por herët a vonë, kuptohet, si edhe u kuptua nga Krichbaum dhe Ambasada Gjermane që con përpikmërisht relacionet e saja, se pamvarsisht talentit të kryeministrit, për të qenë interesant në bisedat kokë më kokë dhe sy më sy, ai, mjerisht është zbuluar si një avokat shumë i mirë i të Keqes, që ka rekrutuar në ushtrinë e tij të pushtetmbajtjes.

    Dhe këtu trajektorja e besueshmërisë ka pësuar një rënie dhe një kthesë të fortë. Sepse tanimë, optika në të cilën vlerësohen aftësitë e tija komunikative, është tjetër.

    Nëse deri dje, e kanë parë si një shpresë të hirshme dhe interesante, për një vend ballkanik, me legjenda te frikshme egërsie apo injorance të thellë, sot nën “efektin Krichbaum”, Rama duket gjithmonë e më shumë, si një Avokat i zoti, i një Kaste moralisht të papastër që e ka zgjedhur si një nënpunës dhe si një kryemenxher të aferave të saja.

    Sa keq për ne dhe për kryeministrin në rënie të lirë të krediteve të tija!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235

    Për: Bundestagu gjerman kundër çeljes së negociatave me BE-në. Kushtet s'janë plotësuar

    Muhabete shume te komplikume ....Bundestagu gjerman nuk e le veten te perfaqsohet nga nje person nga ana tjeter fakt eshte se rilindja po deshton dite per dite ...le te kujtom te gjithe se cfare ne premtuan
    Trusti Ram -Veliaj dhe cfare kane mbajtur deri tani ......
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ozzy : 27-11-2016 më 03:00

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bundestagu gjerman kundër çeljes së negociatave me BE-në. Kushtet s'janë plotësuar

    Bundestagu gjerman ishte i shoqeruar edhe nga keshilltarja e Merkelit, pra asgje s'eshte e rastesishme.
    Nejse ndonese te vonuar, eshte mire qe na e terheqin veshin sot, per kanabisin dhe kriminelet ne politike, pasi neser do jete shume vone...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •