Nga Ēim Peka - 19/11/2016
Fitorja e Donald Trump, duket se e ka zėnė krejt tė papėrgatitur Edi Ramėn. Opinion publik ėshtė rreshtuar kundėr tij, duke marrė hera-herės edhe forma folklorike tipike shqiptare, duke i kujtuar atij, se tani presidenti i ri amerikan do tė hakmerret pėr deklaratat ekstreme kundėr kėtij tė fundit.
Nė fakt, angazhimi i Edi Ramės nė debatin e brendshėm politik amerikan, ishte vėrtet i paprecedent. Ēdo politikan, dhe ēdo kryetar shteti, me siguri qė ka pasur njė preferencė dhe njė qėndrim ndaj dy kandidatėve pėr president, por akti i Edi Ramės ishte i pashembullt.
Fillimisht u shpreh nė Klan Kosova kundėr kandidaturės sė Trump, por nuk u mjaftua me kaq. Nė mėnyrat qė vetėm ai i di, Rama gjeti rrugėn pėr tu paraqitur edhe nė studion e CNN, nga ku jo vetėm qė nuk u tėrhoq nga deklaratat e tij, por shkoi edhe mė larg.
Tre fjali tė artikuluara nga Rama do tė mbeten pėrgjithmonė nė memorien politike, nė raport me kėtė ēėshtje: i) Mos e dhėntė Zoti qė Trump tė zgjidhet president, ii) Trump ėshtė fyerje pėr civilizimin, dhe iii) zgjedhja e Trump do tė pėrkeqėsoje marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe SHBA-ve!!
Mė vonė, edhe politikane tė tjerė botėrorė u artikuluan kundėr tij, por asnjėri nė mėnyrė kaq brutale. Vetėm Edi Rama, foli si Zarathustra dhe futi Zotin dhe Djallin nė mes. Edi Rama nuk ėshtė budalla. Madje ka njė nuhatje tė fortė politike. Deklaratat e tij nuk ishin as emocionale dhe as tė pa-kalkuluara. Por jo nga Rama. Parashkrimi ishte bėrė, nga sponsorėt e tij nė Washington. Edhe tani pas fitores sė Trump, Rama vazhdon nė tė njėjtėn linjė. Sigurisht qė gjithēka ėshtė mbajtur shėnim nė Washingon, dhe nuk do tė kalojė pa pasoja tė paktėn pėr Ramėn si individ politik, por ky nuk ėshtė problemi i tij mė i madh.
Problem i tij i vėrtetė ėshtė, George Soros. Pikėrisht, ai qė e urdhėroi dhe e pėrdori tė bėnte deklarata tė tilla. Gjithsesi, fakti qė Soros e detyroi Ramėn tė pozicionohej botėrisht me qėndrime tė tilla, nuk pėrbėn problemin e tij tė vėrtet, atė mė tė madhin. Problemi real qėndron nė humbjen e aksesit dhe mbylljen e dyerve nė Washington.
George Soros, nga aset i ėshtė kthyer nė barrė dhe njollė nė biografi. Publikimi nga Wikileaks i emaileve tė Clinton nxori edhe raportin e ngushtė, midis saj dhe Soros. Nė njė email, pas 21 janarit, Soros i kėrkon Clinton tė pėrfshijė nivelet mė tė larta tė politikės amerikane nė krizėn politike nė Shqipėri, duke ju kundėrvėnė haptazi kryeministrit Sali Berisha.
Madje, aty del qartė qė edhe i dėrguari i BE-sė Miroslav Lajēak, pėr tė ndėrmjetėsuar krizėn nė Shqipėri ishte propozim ekskluziv i Soros. Ne dimė vetėm kėtė element sporadik tė bėrė publik, por edhe vetėm kaq pak nga maja e ajsbergut sorosian, na ndihmon pėr tė kuptuar rrjetin e gjerė tė fijeve qė janė luajtur nga miliarderi spekulant nė favor tė Edi Ramės: nga Washingtoni nė Londėr, nga Roma nė Bruksel e Beograd.
Vetė-ofrimi i Ramės pėr tė pranuar lėndėt kimike siriane nė Shqipėri thuhet se ka qenė ide e Sorosit. Pėr rrethana qė tashmė dihen, kryeministri i refuzoi ato, nė momentin e fundit. Pas kėsaj Edi Rama bėri disa ece-jake dėshpėruese nė SHBA, por pa mundur tė shkelte nė Washington. Pas njė ndėrhyrje konstante dhe tė fuqishme nga ana e Soros dhe lidhjeve tė tij, nė fillim tė prillit 2015, Shtėpia e Bardhė ktheu pėrgjigje negative pėr njė vizitė tė mundshme tė Ramės. Atėherė, miqtė e tij, dolėn me idenė se vetėm njė nder i madh nga ana e qeverisė shqiptare, do tė mund tė hapte portėn e pėrplasur syve disa herė, tė Shtėpisė sė Bardhė. Dhe ky nder, ishte pranimi i tė gjithė anėtarėve tė organizatės MEK, apo tė ashtuquajturve muxhahedine iranianė, deri pak kohė mė parė nė listėn e zezė tė terroristėve nga Departamenti i Shtetit.
Ky vetė-ofrim shoqėruar me organizimin e vizitės sė tij nė Shtėpinė e Bardhė pėrkoi, edhe me kandidimin e vėshtirė brenda partisė tė Hilary Clinton, pėr presidente. Tashmė, Soros bashkėpunėtor dhe mik i vjetėr i ish Zonjės sė Parė, ishte kthyer jo vetėm nė financuesin mė tė madh tė fushatės sė saj, por edhe si Guru-ja personal dhe njeriu mė i afėrt i presidentes sė ardhshme, siē besonte shumėkush.
Aq shumė influencė kishte Soros tek Clinton, sa qė mediat kundėr saj shpreheshin, se nė rast fitoreje, presidenti real i SHBA-ve nuk do tė ishte Hilari, por vetė George Soros. Afėrsia e tij me Clinton, dhe armiqėsia me Trump nuk ėshtė vetėm politike, por pikė sė pari ideologjike. Filozofia, ideologjia, linja politike dhe ekonomike e Donald Trump ėshtė krejtėsisht e kundėrta, e asaj tė George Soros. Idetė e Karl Popper, babait shpirtėror tė Soros mbi Shoqėrinė e Hapur, dhe Demokracinė Liberale janė e kundėrta e qėndrimeve tė Donald Trump mbi ekonominė, financat, emigrantėt, kufijtė e hapur, angazhimi amerikan nė botė, politika e jashtme etj.
George Soros ėshtė akuzuar publikisht nga mediat, si financuesi i protestave kundėr Trump, nėpėrmjet organizatės sė tij moveon.org dhe mbi 130 organizatave tė tjera anė e mbanė Amerikės. Jo vetėm kaq, por edhe Clinton dhe Obama kanė shprehur mbėshtetjen e tyre, pėr kėto protesta pėr tė cilat sė fundmi u zbulua se pjesėmarrėsit paguheshin me 15-20 dollarė ora. Ėshtė e qartė se beteja elektorale po transferohet nė njė betejė afat gjatė midis dy kampeve. Ėshtė njė betejė e fortė, e ashpėr dhe konsekuenciale, e cila pėrplas jo vetėm dy kampe, por edhe dy ideologji. Bėhet fjalė pėr atė, se si do tė jetė bota nė tė ardhmen.
Duke e parė nga lartė kėtė betejė, George Soros gjendet nė mes tė vorbullės sė saj si njė nga 2 aktorėt kryesor, por tashmė nė mbrojtje duke pritur fundin e epokės sė tij. Kurse Edi Rama, as si individ dhe as si kryeministėr nuk rezulton as nė periferi tė ciklonit, sepse faktikisht ai ėshtė askushi dhe nuk pėrfaqėson asgjė nė gjithė kėtė panoramė gjigante. Dhe pėr kėtė arsye, momentalisht mund tė vazhdojė tė delirojė i qetė.
Por nuk ėshtė i qetė aspak dhe ai e di mė mirė se tė gjithė, se pėrse. Krijuesi dhe sponsori i tij, po shkėrmoqet. Trump dhe republikanėt qė kanė nisur betejėn pėr tė zhbėrė pėrgjithmonė oktopodin Soros, ndoshta nuk i kanė fare nė listė vezėt e vockla qė ai ka pjellė nėpėr cepa tė botės, si ėshtė edhe Shqipėria. Prandaj pėrsėrisim qė problem i vėrtetė i Ramės, nuk ėshtė frika se mos Trump merret direkt me atė si individ. Ai e di qė ėshtė thjesht njė krijesė e Soros, ashtu si dhe u bind qė mė 8 nėntor, krijuesit tė tij i ka nisur numėrimi mbrapsht i ditėve qė i kanė mbetur. Vezėt nuk ka mė kush ti ngrohė dhe ti ēelė...Ky ėshtė problemi i vėrtetė i Kryeministrit tonė!
Krijoni Kontakt