Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    De Biasi publikon listën, lë jashtë dy yje dhe grumbullon dy talent

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Izraelin.

    Italiani ka grumbulluar 26 futbollistë për këtë përballje tejet të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare.

    E veçantë e këtij grumbullimi është se De Biasi ka marrë katër portierë, duke iu shtuar treshes, Berisha, Hoxha dhe Shehi edhe portieri i talentuar Thomas Strakosha.Telegraf

    Në Kombëtare është rikthyer edhe Arlind Ajeti, ndërsa ftesë ka marrë edhe talenti i Pescaras, Rey Manaj.

    Ftesë ka marrë edhe Armando Sadiku i cili ka qenë i lënduar deri më tani, ndërsa mungon Ergys Kaçe dhe Shkëlzen Gashi që pësoi një lëndim ditën e djeshme në përballje me La Galaxy. /Shqipëriaime

    Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Thomas Strakosha, Orges Shehi

    Mbrojtës: Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Mërgim Mavraj, Frederik Veseli, Arlind Ajeti, Andi Lila, Ansi Agolli, Elseid Hysaj.

    Mesfushorë: Ledian Memushaj, Migjen Basha, Eros Grezda, Odise Roshi, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Jahmir Hyka, Taulant Xhaka, Amir Abrashi.

    Sulmues: Bekim Balaj, Edgar Cani, Armando Sadiku, Azdren Llullaku, Rey Manaj
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: De Biasi publikon listën, lë jashtë dy yje dhe grumbullon dy talent

    Sadiku,Manaj dhe Ajeti vijne nga demtime dhe eshte e sigurte qe nuk do aktivizohen. Hyka eshte jashte forme dhe Lila ka luajtur vetem pak minuta kete sezon me Janinen. Gjithashtu Lenjani i ndjek ndeshjet nga tribuna, as ne stol nuk eshte. Nuk e kuptoj kete trajner ne disa vendime te tij.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: De Biasi publikon listën, lë jashtë dy yje dhe grumbullon dy talent

    Lila ka shkelqyer me Janinen, mos gaboj jane ne 3-4 vendet e para ne renditje. Ne disa ndeshje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Manaj ka qene gjithashtu titullar ne dy ndeshjet e fundit. Ajeti me Sadikun jane grumbulluar me teper per te mos humbur ritmin mbas demtimeve qe kane kaluar. Ku i dihet ndonjeri nga keto mund te marri edhe disa minuta te merituara ne fushe.
    Mos harro se jemi Shqiperia, nje grup qe loz i disiplinuar me De Biasin por pa emra shume te spikatur. Nese do lihej jashte Sadiku, Ajeti, Hyka, Manaj, Lila, Lenjani e ndonje tjeter, me ke do i zevendesonim? Me yjet e Luftetarit apo staret e Domosdoves?!

    Informohu pak kur diskuton me kaq pasion. Ka kombetare si Franca, Argjentina, Belgjika apo Hollanda qe grumbullojne lojtare te cilet nuk aktivizohen mjaftueshem. Kur s'e bejne ata, ne s'e kemi qe s'e kemi lluksin te lejme 7-8 lojtare formacioni jashte...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 09-11-2016 më 19:28
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: De Biasi publikon listën, lë jashtë dy yje dhe grumbullon dy talent

    Lila ka luajtur 3 ndeshje ka mare dy te verdha e nje te kuqe. Nuk e kam kuptuar kurre ate lojtar. Lojtar qe vetem vrapon si pule pa koke... vk

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •