Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Vëzhgim/ Përgjigje për monologun haluçinant të Ramës

    Nisur nga një debat që ka pasur në Klan Kosova në emisionin “Zona e Debatit”, Edi Rama ka shpërthyer sot në Facebook në një flajim histerik kundër mediave, gazetarëve, analistëve e faqeve online duke i etiketuar me fyerjet më të rënda dhe me epitetet më të papërshtatshme (shiko videon poshtë).

    I gjithë ky monolog mund të kundërshtohej në emër të ndarjes dhe respektimit të pushteteve sepse nuk ka Kryeministër në botë, që shpërthen kështu kundër mediave të vendit të tij. Për shumë më pak sesa kaq, Sali Berisha është shpallur ‘armik i lirisë së shtypit”.

    Ai mund të kundërshtohej edhe në emër të një taktike që po ndjek rëndom kryeministri. Ndërkohë që ai po e mbyll mandatin me një bilanc katastrofal, ai ka hapur luftë në shumë fronte duke thënë se fajin e ka opozita, e kanë gjykatat, e kanë tani së fundin edhe mediat. Pra me një flalë ai do të krijojë fabulën e Ramës që jeton në ishullin e së mirës (në kështjellën e tij miliardëshe në Surrel, dhe meqë ra fjala, le ta hapë një ditë atë për mediat, që të shohin shqiptarët se ku jeton) dhe të të gjithë të tjerëve që e luftojnë atë nga pozita e së keqes.

    Ai monolog mund të kundërshtohej edhe nga pozita e një kryeministri që po i plasin skandale përditë, ndaj dhe shpërthen ndaj mediave që nuk i kontrollon dot siç bën edhe me televizionet e blerë me leje ndërtimi, me kioska qytetesh, apo me benefite në naftë.

    Por, ne të Lapsi.al nuk do ta bëjmë këtë. Ne e shohim në një mënyrë tjetër.

    Për ne fatkeqësisht Rama ka të drejtë.

    Një sërë televizionesh shqiptare janë kthyer vërtet në makineri shpifjeje, që nuk i shërben më prej kohësh interest publik. Një sërë gazetash tradicionale janë shndërruar në fabrika të palexueshme gjobash.

    Një sërë faqesh online as nuk janë hapur, as nuk militojnë për të thënë të vërtetën, ato i shërbejnë vetëm interesave të partiakëve apo biznesmenëve të veçantë.

    Këtu Rama ka të drejtë.

    Por ajo ku ne hedhim poshtë me neveri monologun e tij haluçinant është tjetër.

    Për ne Edi Rama është një nga fajtorët kryesorë të kësaj gjendjeje ku lëngon media shqiptare.

    Nëse duhej ngritur një gijotinë për këtë krim, koka e tij duhej të vihej e para në radhë.

    Eshtë ai që u denoncua në Prokurori nga paraardhësja e vet socialiste në Ministrinë e Kulturës, se i privatizoi ish-mikut Koço Kokëdhima, me një praktikë të denjë për burg, gazetën “Sporti Popullor”. A ka ai një shpjegim për këtë?

    Eshtë ai që në krye të Bashkisë së Tiranës shpiku praktikën e shndërrimit të botuesve në ndërtues dhe të ndërtuesve në sipërmarrës mediatikë. A ka ai një shpjegim për këtë?

    Eshtë ai që e filloi mandatin si kryeministër duke ofruar për pronarët e mediave parkingjet me pagesë të Tiranës, leje ndërtimesh në parkun kombëtar dhe në bregdet. A ka ai një shpjegim për këtë?

    Eshtë ai që është bërë barcaletë sepse ka në celularin e tij edhe numrat e kameramanëve që u tregon si duhet ta shfaqin në kronika. A ka ai një shpjegim për këtë?

    Është ai që shpiku raportimin e lajmeve me kaseta dhe pa praninë e gazetarëve duke përfituar nga blerja që i kishte bërë pronarëve. A ka ai një shpjegim për këtë?

    Eshtë ai kryebashkiaku i parë që iu nënshtrua një gjobe, dhe që dha një leje marramendëse për një pallat vetëm që mos transmetohej një emision që tregonte pjesën e ajsbergut të abuzimeve të tij në Bashki. A ka ai një shpjegim për këtë?

    Edi Rama është injektuesi i metastazave të kancerit nga i cili po lëngojnë sot mediat shqiptare.

    Edhe tani në detyrën e kryeministrit ai drejton një vend ku televizionet më të mëdhenj janë në kushte flagrante paligjshmërie. Kur kanë pronësi të fshehta, përqindje me emra të rremë, aksione aty ku ligji ua ndalon.

    Në kohën e tij po lulëzojnë TV-të kombëtare kioska familjare, me nga vetëm një pronar dhe të afërmit e tyre të shpërndarë në postet më të rëndësishme drejtuese.

    Dhe po të dojë, Edi Rama ndërhyn ta rrgullojë këtë gjëndje paligjshmërie? Po a e bën? Natyrisht që jo.

    Se ai është peng i pronarëve dhe oligarkëve. Vjedh me ta Shqipërinë për të qëndruar në pushtet dhe ngaqë nuk ka ç'i bën kësaj kaste, marrëdhënia me të cilën po e rrënon në publik, merret me gazetarët, opinionistët dhe faqet online.

    Pra thënë këtë, ne si Lapsi.al, mendojmë se Edi Rama ka të drejtë për atë që thotë për një pjesë të mediave. Por ne mendojmë gjithashtu se ai është në pozicionin më të keq për të bërë këtë propogandë.

    Pasi, ai është një nga faktorët e kësaj katrahure. Eshtë ai si ortak në krim me pronarët-ndërtues që e ka bërë peisazhin mediatik të lëngojë kaq rëndë.

    Prandaj të ketë së paku mirësinë të heshtë sesa të prodhojë shfaqe të tilla mashtrimesh të neveritshme, që sot nuk i beson më askush. (Lapsi.al)
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vëzhgim/ Përgjigje për monologun haluçinant të Ramës

    Edi Rama shfryn kundër portaleve që nuk kontrollon dot

    Postuar në 30 Tetor, 2016 05:10

    Pasi ka bërë zap thuajse të gjitha mediat tradicionale, televizione dhe gazeta, Edi Rama i shpall luftë portaleve që nuk kontrollon dot. Kryeministri duket se nuk kontrollon dot as mllefin dhe acarimin që ka për shkrimet kundër tij në mediat online. Për këtë arsye, gjatë gjithë javës dëgjohet që shan e shfryn kundër portaleve në takimet e hapura me fermërë, në auditoret e universitetit me pedagogët, në aktivitetet e inaugurimit apo në studiot e emisioneve në Tiranë dhe Prishtinë. Duket se e ka harruar opozitën që bën Partia Demokratike. Madje për të, vetë ata që shkruajnë në portale janë një parti, që e quan "të çartur". Transparenca.al duket se nuk ia dha qetësinë kryeministrit. As portalet që ka nën kontroll nuk po i bëjnë efekt. Ka provuar këtë të dielë një terapi tjetër. Të dalë para kameras dhe të flasë kundër njerëzve që nuk kontrollon, kundër gazetarëve që nuk mendojnë si ai dhe që nuk propagandojnë "magjinë" e Rilindjes. Dëgjojeni vetë si shfryn duke folur me vete në videon më poshtë:

    https://m.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fed irama.al%2Fvideos%2F10154144745421523%2F&show_text=0&width=560
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vëzhgim/ Përgjigje për monologun haluçinant të Ramës

    Ky ishte edhe degjenerimi final i nje kryeministri aspak legjitim qe mbas zgjedhjeve te vitit 2013! Sot ai ka shkelur çdo kufi e limit etike dhe kompetence...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Vëzhgim/ Përgjigje për monologun haluçinant të Ramës

    Skema politike e Edi Rames eshte nje skeme moderne e cila synon nje progres te shpejte duke u shkeputur nga zbrazetira e prapambetjes qe trasheguam nga sistemi i quajtur komunist. Nese 'parkingjet'(hapesirat financiare) do u jepeshin njerezve te thjeshte Shqiperia mund te fillonte vertet te zhvillohej pas 200 vjetesh por duke u lidhur me boten e krimit, e krimit qe eshte i pranueshem ne Evrope dhe Amerike dhe kalohet ne heshtje, ai ben keshtu nje kercim te madh por edhe te rrezikshem dhe fatal.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •