Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 37 prej 37
  1. #21
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Pyetje per llogjike elementare: E ke degjuar ndonjehere Kryeministrin e Austrise te flasi per Gjermanine apo Angela Merkel te flasi per Austrine?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 21-10-2016 më 13:03
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Pyetje per llogjike elementare: E ke degjuar ndonjehere Kryeministrin e Austrise te flasi per Gjermanine apo Angela Merkel te flasi per Austrine?
    Edhe se nuk me pelqejne krahasimet pothuajse me shembullin i je afruar llogjikes elementare.
    Merkel eshte pak me e re qe ta degjoja te fliste si kryeministre. Prandaj pyetja e drejte do ishte, meqe dhe Merkeli i pershtatet edhe si origjine : E ke degjuar ndonjehere Koln te flasi ne emer te DDR o Gjermanise Lindore ?

  3. #23
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Te dyja jane pyetje idiote totalisht jashte kontekstit te diskutimit.

    E bera sepse kapesh kot me Mustafajn. Teza e tij eshte qe te dyja qeverite kane legjitimitetin te flasin per çeshtjet shqiptare, por jo t'i rrembejne ekskluzivitetin njera-tjetres, duke sjellur si ilustrim qendrimin e tij ne 2005-en!
    Ndaj edhe Rama s'mund te flasi per Trepçen pa rakorduar fillimisht me linjen e qeverise se Kosoves. Nuk jane ne tagrin e tij marrja vendimeve qe i perkasin zyrtareve te Kosoves te mandatuar per kete pune!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Te dyja jane pyetje idiote totalisht jashte kontekstit te diskutimit.

    E bera sepse kapesh kot me Mustafajn. Teza e tij eshte qe te dyja qeverite kane legjitimitetin te flasin per çeshtjet shqiptare, por jo t'i rrembejne ekskluzivitetin njera-tjetres, duke sjellur si ilustrim qendrimin e tij ne 2005-en!
    Ndaj edhe Rama s'mund te flasi per Trepçen pa rakorduar fillimisht me linjen e qeverise se Kosoves. Nuk jane ne tagrin e tij marrja vendimeve qe i perkasin zyrtareve te Kosoves te mandatuar per kete pune!
    Por nuk kapem kot me Mustafajn,kapem me llogjiken kot qe kan Mustafajrat dhe opinionistet e llogoreve partiake. Gjithmon me diskutime dhe opinione kot,eshte veshtire te lexosh nje opinion normal se ndonje ide o opinion te ri eshte e veshtire ta gjesh.

    Rama nuk ka eksluzivitetin te trajtoje çeshtjet e jashtme te vet Shqiperise se nuk e pyet o s'ja vershellen asnje.Gje qe siç duket Mustafaraj ish-minister i jashtem nuk e di. Imagjino tani te pyesin Amerika dhe BE trangullin Rama se çmendon o deshiron ai per Trepçen o per kufirin me Malin e Zi.
    Mustafaraj nuk duhet ta di por politika e jashte e Shqiperise ka vetem dy pika :1). Mos beni zhurme ! 2). I bét detyrat e FMN ?

    Ma ha mendja qe nuk duket sqaruar as Mustafarajt,se nuk e paska kuptuar qe : Rama edhe sikur te doje; nuk ka as mundesine ;plus qe nuk ka edhe kapacitetin te mendoje e jo me te shprehi nje politik eksluzive te jashtme.

  5. #25
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Kam pershtypjen se ty te bezdis me teper fakti qe analizen e ben nje ish minister i PD-se..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Kam pershtypjen se ty te bezdis me teper fakti qe analizen e ben nje ish minister i PD-se..
    Mua me merzit fakti qe inteligjenca ne Shqiperi (ne kuptimin e fjales,personit,shoqerise) nuk egziston. O egziston vetem per idiotizma qe sjane as analitike se nuk kane nje minimum,nje baze, llogjike,sa qe arrihet ne budallik ku diskutohet e drejta e fjales e shqiptarit per shqiptaret.

    Ore si nuk doli njeri te thoshte se çfare duhet te thote a te thoshte nje Kryeminister shqiptar ne Serbi per Kosoven,por diskutojne te gjithe se ka te drejte a s'ka te drejte te shprehet !

  7. #27
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Ne Beograd vetem nje fjali mund ta thuash, kerkesen e vazhdueshme per njohjen e pavaresise se Kosoves. Pozicionimi absurd i Serbise ne lidhje me njohjen e Kosoves, nuk le hapersire per diskutime te tjera. Per Thaçin dhe Mustafen jane akome te vlefshme mandatet e arrestit nga shteti serb!

    PS: Te kritikosh thellimin e nje mosmarreveshje (per Trepçen) nuk eshte budallallek. Meqenese lideri galaktik ben rregullisht vizita pa asnje transparence dhe nuk i ka raportet e mira me kritikat, normal qe me qortime dhe venie ne dukje te gabimeve do merresh...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ne Beograd vetem nje fjali mund ta thuash, kerkesen e vazhdueshme per njohjen e pavaresise se Kosoves. Pozicionimi absurd i Serbise ne lidhje me njohjen e Kosoves, nuk le hapersire per diskutime te tjera. Per Thaçin dhe Mustafen jane akome te vlefshme mandatet e arrestit nga shteti serb!

    PS: Te kritikosh thellimin e nje mosmarreveshje (per Trepçen) nuk eshte budallallek. Meqenese lideri galaktik ben rregullisht vizita pa asnje transparence dhe nuk i ka raportet e mira me kritikat, normal qe me qortime dhe venie ne dukje te gabimeve do merresh...
    Ne Beograd duhet te thuhet diçka tjeter qe Rama nuk mund ta thote dhe mustafarajt as nuk e mendojne. Qe Kosova eshte shtet me politikan hajdut qe po lén popullin pa buke. Dhe mbas se te thuhet kjo per Kosoven sqaron edhe Beogradin;qe luften e filluat vete dhe e humbet. Pra çdo diskutim e marveshje niset nga kjo pike.

  9. #29
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Qe Kosova eshte shtet me politikan hajdut qe po lén popullin pa buke.
    Kete s'do e thoshte as De Servantes te libri i Don Kishotit ...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Kete s'do e thoshte as De Servantes te libri i Don Kishotit ...
    Donkishotesk eshte perqendrimi i politikes vetem ne nje fiksim;do na njohi apo s'do na njohi Serbia si shtet.

  11. #31
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Sero ti kerkon parime ne diplomaci dhe politike.
    Super e korruptuar ishte edhe Greqia, ama ruajne te njejten koherence ne politikat e jashtme, pavaresisht nderrimeve te shpeshta te qeverise.
    Pikerisht kete gje duhet te bejme edhe ne, unifikimin e faktorit shqiptar ne Ballkan. Dhe mos vazhdojme me politiken e vitit zero. Eshte kollaj te gjesh nje emertim absurd si Rilindja dhe ta zbatosh ne te gjitha fushat pa u konsultuar me palet e tjera shqiptare. Sepse gjithmone ne fund te dites do ngrihet pyetja: cili ishte produkti? Dhe ne rastin e Trepçes çeshtja ka agravim ne vend te permiresimit. Prandaj ulu, diskuto, harto nje plan dhe pastaj reago.
    Kaq po i kerkojme Rames dhe cilit do qe do vij pas tij..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #32
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Pershendetje miku im,gjithashtu edhe ti e di qe me behet qefi te diskutoj me ty se si parim kemi te njejten llogjik si per te kaluaren dhe per te sotmen...

    Nuk e di a sabotohet politika kosovare me qellim o jo por duke shikuar perzonazhet politik si kendej e si andej eshte nje veprim qe nuk kerkon shume mundim. Natyrisht i leverdis te dyja paleve si qe Shqiperia mos jet shtet "tamam" po ashtu edhe Kosova. Natyrisht edhe ketu problemi i vertete eshte qe populli i voton dhe pa zgjithur kete problem çdo diskutim o supozim eshte i kote." Eshte sabotim kunder llogjikes se vetvetes".Zhgenjimi aty qendron ne patriotizmin kosovar.Ai patriotizem eshte problemi i vertete,aty qendron shpresa e humbur edhe per Shqiperine.

    Teorite qe neve mbahemi peng nga shtetet e tjera jane teori koti,jane totalisht te paverteta,nuk ja vlejne as te diskutohen...
    Nderhyrja e Natos o e Amerikes erdhi si pasoje e masakrave dhe genocidit serb . Natyrisht kur nderhyn nje fuqi e madhe nderhyn ne radhe te pare per interesat e saja. Nderhyrja ne Kosove ishte ne nje kohe ku edhe terrorizmi i al Kaedes po behej internacional dhe ku po perhapej dhe ne Ballkan. Nderhyrja qe dhe nje pergjigje ndaj tije. Dhe ne fund nderyrja u be edhe per merit te Rugoves . Ishte Rugova qe krijoi nje opinion internacional te favorshem per nderhyrjen amerikane o nderkombetare. Dhe mundet te thuhet pa frike qe luften ne Kosove e fitoj Rugova.Njeriu qe nuk luftoj dhe ishte kundra luftes fitoj edhe luften. Kjo tregon qe edhe nje njeri i vetem mundet te beje politiken e jashtme,natyrisht kur ka parime,moral dhe inteligjencen.

    Konsultimet midis Rames dhe Thaçit behen por behen vetem per ndertime vilash,gjithashtu dhe konsultimet midis Berishes dhe Mustafes behen per leket o pasurite familjare. Ketu fillon dhe mbaron edhe politika e jashtme shqiptare.
    Ja pra kete desha te them pikerisht kur thash se ne mbahemi peng . Nje njeri i afte dhe i domozdoshem per politiken shqiptare, sic ishte edhe Rugova e ka jeten e shkurter, kurse djajt si enveri me shoke dhe birisha jetojne gjate dhe shkaterrojne pa llogari. Paska qene fati jone te shikojme largpamesit te jetojne pak dhe driteshkurterit shume.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Ja pra kete desha te them pikerisht kur thash se ne mbahemi peng . Nje njeri i afte dhe i domozdoshem per politiken shqiptare, sic ishte edhe Rugova e ka jeten e shkurter, kurse djajt si enveri me shoke dhe birisha jetojne gjate dhe shkaterrojne pa llogari. Paska qene fati jone te shikojme largpamesit te jetojne pak dhe driteshkurterit shume.

    E vertet miku im,nuk ke çfare te thuash a te shtosh me teper.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Sero ti kerkon parime ne diplomaci dhe politike.
    Super e korruptuar ishte edhe Greqia, ama ruajne te njejten koherence ne politikat e jashtme, pavaresisht nderrimeve te shpeshta te qeverise.
    Pikerisht kete gje duhet te bejme edhe ne, unifikimin e faktorit shqiptar ne Ballkan. Dhe mos vazhdojme me politiken e vitit zero. Eshte kollaj te gjesh nje emertim absurd si Rilindja dhe ta zbatosh ne te gjitha fushat pa u konsultuar me palet e tjera shqiptare. Sepse gjithmone ne fund te dites do ngrihet pyetja: cili ishte produkti? Dhe ne rastin e Trepçes çeshtja ka agravim ne vend te permiresimit. Prandaj ulu, diskuto, harto nje plan dhe pastaj reago.
    Kaq po i kerkojme Rames dhe cilit do qe do vij pas tij..
    Po nuk jan parime o Duke,jane thjeshte fakte dhe realitete.

    Nuk e di a hyn tek "parimet" te thuash se kemi 25 vjet qe kemi me shum njerez qe kan ikur nga Shqiperia sesa ata qe jan brenda territorit te saj. Gje qe nuk duhet te ket ndodhur as mbas vdekjes se Skenderbeut. Dhe edhe sot prap situata nuk ka ndryshuar vazhdojne akoma dhe kerkojne te ikin.Ky aspekt vlen edhe per Kosoven. Ne Greqi edhe ne piken me te madhe te krizes nuk pati kete baderdi emigracioni.

    E kuptoj qe duhet dhe ne te diskutojme per politiken e jashtme,por nuk mund te diskutosh per politik fare kur ke nje eksod 25 vjeçar qe nuk i dihet se sa vite akoma do vazhdoj,kur kushton me teper nje dit shtrimi ne spital ne Shqiperi se sa 1 muaj,2 muaj,1 vit 10 vjet shtrimi spitalor ne Itali,kur ne 25 vjet nuk ke bere as edhe nje referendum te ndershem a te rregullt lere me zgjedhjet. Kur o kur-at jane pa fund ne ate vend.

  15. #35
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Prezenca e Edi Ramës në Kosovë, të dëshmonte arrogancë, mesazh zgjedhësve apo të fyente mediet?


    Cili qe thelbi i prezantimit të kryeministrit Edi Rama në Kosovë: të shpjegonte, të përgjigjej, të dëshmonte arrogancën e tij, t'u dërgonte mesazhe zgjedhësve në Shqipëri, apo të ofendonte mediat?

    Diçka të tillë nuk e kam parë kurrë. Ndonëse para mikrofonit kam pasur shumë persona të njohur publik në 28 vitet e kaluara sa merrem me gazetari: Shaban dhe Hamëz Jasharin, Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin, Rexhep Qosjen, Sllobodan Millosheviqin, Ivan Stramboliqin, Josip Vrhovecin, Mahmut Bakallin, Sali Berishën e Fatos Nanon, Zoran Gjingjiqin, Hashim Thaçin, Aleksandar Vuçiqin, Boris Tadiqin e Ivica Daçiqin, Isa Mustafën, Albin Kurtin (madje në kohën kur ishte në burgjet e Serbisë), Ramush Haradinajn e Shpend Ahmetin, e madje edhe kriminelët dhe të akuzuarit për krime si Arkanin apo Dragolub Ojdaniqin (po përmend vetëm disa nga personat e rajonit)... Dhe nuk më kujtohet ndonjë intervistë apo bisedë që pas saj të kem pasur më shumë pyetje, se sa përgjigje.

    Shumë pyetje dhe dilema

    Nuk e kuptova se cila ishte esenca e paraqitjes së kryeministrit Edi Rama para publikut të Kosovës, në emisionin Zona B. Të shpjegojë, të përgjigjet, të dëshmojë arrogancën e tij, t'u dërgojë mesazhe zgjedhësve të tij në Shqipëri, apo të ofendojë mediat dhe në veçanti portalet? Çfarë deshi t'u thotë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shtetasve të Kosovës? Se shqiptarët e ndihmuar nga ndërkombëtarët e kanë fituar luftën kundër Serbisë në vitin 1999?! Se Serbia duhet ta njohë Kosovën, nëse mendon të normalizojë raportet mes këtyre dy shteteve? Se ai kur flet për Kosovën, madje edhe për çështjet e brendshme të saj, nuk do të kërkojë lejen e askujt? Apo ishte qëllimi që me një qëndrim arrogant dhe përqeshës të ofendonte (disa) portale/gazetarë/analistë të Kosovës dhe njëkohësisht të Shqipërisë? E të mos flas për kulturën e komunikimit në këtë prezantim, sepse kryeministri nuk lejoi që të shtohej asnjë pyetje deri në fund.

    E cili ishte funksioni i gazetarëve/analistëve të ftuar në studio? Të debatojnë, të shtrojnë pyetje, të sulmojnë dhe shajnë kryeministrin e Shqipërisë, apo ishin vetëm pjesë e shout të një kryeministri herë pas here tepër arrogant? Si mund të shkojë dikush në një debat i papërgatitur sa duhet? Pse lejuan kolegët e mi që në fillim, të edhe fizikisht të jenë më ulët, duke u ulur një shkallë më poshtë se bashkëbiseduesi? A kanë menduar vërtetë pjesëmarrësit që me dy-tri pyetjet e tyre dhe me një kohë tepër të kufizuar, do të hynin në ndonjë debat me një politikan, me një retorikë të mrekullueshme?! Apo ishin vërtetë vetëm një stoli e një shou të paramenduar mirë? Ka shumë pyetje dhe dilema, por mjaftojnë edhe këto.

    Toni e bën muzikën

    Në vizitën e parë të Ramës në Beograd dhe në konferencën e tij për shtyp me Vuçiqin kam qenë edhe vet pranishöm. Rama dhe shumëkush në Kosovë dhe Shqipëri me siguri mendojnë se kryeministri bëri mirë që i bëri thirrje Vuçiqit dhe Serbisë që ta njohin Kosovën si shtet. Por ... a thua nuk kishte qenö e mundur të gjehet ndonjë ton më i sofistikuar për të arritur qëllimin? Apo ishte kjo vetëm pjesë e një shou - për të mbetur në librat e historisë si një "patriot". Një fjali të ngjashme ia kam thënë Vuçiqit madje edhe unë personalisht - pas intervistës së tij të parë për media (dhënë Deutsche Ëelles), pas marrjes së postit të kryeministrit.

    Rama dhe këshilltarët e tij me siguri e dinë (apo ndoshta edhe jo), por shqiptarët dhe serbët kanë shumë të përbashkëta, e një prej tyre është - inati, një emocion i cili shpesh nuk sjell ndonjë zgjidhje të mirë por mund të prishë shumë punë. Ndaj duhet ta kishte ditur se me këtë fjali vetëm sa mund të shtyjë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe kurrsesi ta përshpejtojë atë. Vuçiqi e di që pa normalizimin e raporteve me Kosovën si shtet, nuk do të ketë anëtarësim në BE. Vuçiqit dhe Serbisë kjo i duhet bërë e qartë në çdo takim, por në gjermanishte ekziston edhe shprehja: toni e bën muzikën.

    Kosova ka nevojë për Shqipërinë në të gjitha aspektet

    Kuptohet nëse qëllimi i Ramës ishte të ndihmojë procesin e normalizimit dhe të pajtimit në Ballkan, sepse profilizimi personal është diçka tjetër. Kosova dhe Serbia kanë nevojë për mbështetje në procesin e dialogut - jo vetëm nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, por edhe nga Shqipëria. Ndërsa Kosova ka nevojë për Shqipërinë në të gjitha aspektet - ato ekonomike, politike, diplomatike, kulturore, shkencore...

    Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj kriminale, me krimet, dhunimet, gjenocidin, masakrat, me humbjen e luftërave dhe me humbjen e Kosovës. Por politikanët dhe diplomatët me pak më shumë sens e dinë që Serbia vërtetë ka nevojë për mbështetje në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën, sepse humbja e Kosovës është plaga më e thellë dhe trauma më e madhe e Serbisë. Kjo është në interesin e shtetit të Kosovës dhe të shqiptarëve, sepse Kosova duhet të ketë një ditë marrëdhënie normale me të gjitha vendet fqinje - pra edhe me Serbinë. Jo vetëm për shkak të anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Evropian, por për shkak të qetësisë, stabilitetit dhe zhvillimit të Kosovës dhe rajonit.



    Ofendim ndaj profesionit të gazetarit

    Sa i përket raportit ndaj mediave: kjo më dhemb edhe personalisht shumë, sepse ofendimet ndaj portaleve, pavarësisht faktit që disa portale e kanë ulur profesionin tim në një nivel tepër të ulët, i përjetoj si ofendim ndaj profesionit.

    Në Gjermani nuk mund të përfytyrohet që kancelarja Merkel apo ndonjë politikan të ofendojë apo përqeshë mediat, që t'u gazetarëve se nuk dinë asgjë, nuk kuptojnë asgjë, apo dhe se po gënjejnë. Po flas për politikanët serozë dhe jo për ekstremistët.

    Bahri Cani/DW
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    E pashe kete emisionin e famshem ne Kosove dhe me e keqja eshte se e pashe deri ne fund,sepse me Ramen eshte e veshtire ta shikosh a degjosh me shume se pes minuta. Ne qofte se Saliu dhe Meta nuk durohen per "kopillik",Basha per budallit etj etj,Rama nuk degjohet dot per arroganc. Por nuk eshte nje arroganc qe thot diçka eshte nje arroganc qe nuk thot asgje. Pastaj e pash me teper se mendoja qe nga Prishtina do kishte ndonje gazetar te zgjuar nuk do ishin te gjithe budallenj si gazetaret e Tiranes.Por e keqja s'paska fund,pastaj kur fillon dhe rivlerson dhe gazetaret e ketejshem budallenj eshte tja marresh me "oi".

    Dhe eshte hera e pare qe nje arroganc qe si gjithmon nuk thote asgje te dali fituese,por jo fituese qe tallet, por qe tallet dhe del edhe heroike-patrotike. Por nuk mund ti vihet faj Rames kur argumenti i temes eshte idiotsi dhe nje argumenti idiot çfaredo lloj pergjigje ti japesh do duket nje pergjigje inteligjente. Dhe ne fakt mbas ketij debati arroganca e Rames doli : nje leksion mbi politiken e jashme,nje leksion per luften per liri,nje leksion per paqen,nje leksion mbi gazetarine etj etj dhe qe nje leksion me pergjigjet "ju nuk dini,ju nuk kuptoni,ju nuk merni vesh !" Si perfundim,ne fund te debatit mungonte vetem qe gazetaret edhe se te share e fyer ti kerkonin ndjese Rames.
    Ne nje debat midis injorances fitoj aroganca dhe ishte nje fitore e garantuar. Rama mbase nuk ka alternative ne ate vend por ti dhurosh nje fitore te tille me duket si e tepert.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 29-10-2016 më 10:41

  17. #37
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Flasim për Shqipërinë, e pasurojmë Serbinë


    Kosova importon shumë më shumë mallra nga Serbia se sa nga Shqipëria. Importet nga Serbia janë dyfish më të larta se sa nga Shqipëria. Por, edhe Shqipëria bën më shumë biznes me Serbinë se sa me Kosovën

    Kosova dhe Shqipëria edhe më tutje vazhdojnë të kenë raporte të brishta ekonomike, pavarësisht premtimeve të dyanshme të nivelit politik për heqjen e barrierave në të dyja anët e kufirit.

    Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se produktet e Shqipërisë çdo ditë e më shumë janë të pranishme në vendin tonë. Ndërkaq, Kosova në këtë shtet kryesisht eksporton mbeturina të metalit për riciklim.

    Gjatë vitit 2015 Kosova eksportoi në Shqipëri produkte në vlerë prej 40 milionë euro, më pak se sa në dy vitet paraprake. Ndërkaq nga Shqipëria importoi produkte me vlerë prej 151 milionë euro, apo rreth 20 milionë euro më shumë se sa në vitin paraprak.

    Sipas statistikave zyrtare të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) shihet se në Kosovë janë të regjistruara 893 biznese të Shqipërisë.

    Sipas tyre, 256 biznese për veprimtari kanë tregtinë, 141 biznese kanë ndërtimtarinë, 117 akomodim e hoteleri, 107 shërbime administrative, 74 veprimtari profesionale dhe 198 të tjera merren me veprimtari tjera biznesi në vendin tonë.

    Ndërkaq në Republikën e Shqipërisë operojnë një numër tejet i vogël i kompanive Kosovare. /Zëri
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •