Ate qe ne Perendim konsiderohet si simboli me i madh i shtypjes dhe i neperkembjes se femres, e kjo eshte te mbuluarit, ose shamia mbi floke.
A eshte e vertete qe ne traditen hebrejo-krishtere nuk ekziston mbulesa?
-Sipas fjaleve te rabinit dr.Menahem M. brajer,profesor i letersise biblike ne Universitetin e Jeshivit ,nga libri i tij " Femra hebreje ne letersine biblike" gjithnje ka qene zakon qe grate hebreje te dalin ne opinion me koke te mbuluar,nganjehere madje duke e lene vetem nje sy te zbuluar. Ai i citon dia rabine te lashte , "Nuk u ka hije vajzave te Izraelit qe te dalin nder njerez pa e mbuluar koken.Qofte mallkuar burri i cili e lejon qe te duken floket e gruas se tij... gruaja e cila i zbulon floket e saj si stoli ,sjell mjerim." Ligji rabian e ndalon leximin e bekimit dhe lutjeve ne prani te grave me koke te zbuluar, meqe te zbulimi i flokeve te gruas eshte konsideruar si 'lakuriqesi'. Dr. Brajeri gjithashtu permend se 'gjate periudhes tanaite, leshimi i mbulimit te kokes nga ana e grave hebreje eshte konsideruar si sulm ndaj modestise se tyre.
Ne Dhjaten e Vjeter qarte eshte bere me dije se zbulimi i kokes te femra paraqet turp te madh dhe per kete arsye prifterinjte kane qene te detyruar ta zbulojne prostituten e dyshimte me ane te gjykimit (numrat,5:16-18).
Si qendron puna me traditen e krishtere? Dihet se murgeshat e kane mbuluar koken me qindra vjet,mirepo kjo nuk eshte e tera. Shen Pali ka deklaruar gjera tejet interesante mbi mbulesen ne Dhjaten e Re, " Mirepo deshiroj ta dini se Krishti eshte koka e ēdonjerit , ndersa njeriu koka e femres, ndersa Zoti eshte koka e Krishtit. Qdo njeri i cili i lutet Zotit ose predikon me koke te mbuuar, e turperon koken e vet.Ndersa ēdo grua , e cila predikon ose i lutet Zotit koke-zbuluar , e turperon koken e vet,ngase eshte njesoj sikur te jete e qethur.Nese gruaja nuk mbulohet ateher mundet lirisht edhe te qethet.Mashkulli nderkaq nuk duhet ta mbuloje koken, meqe eshte pamje dhe fame e Zotit, ndersa gruaja eshte fame e mashkullit.Ngase nuk eshte krijuar mashkulli nga femra, por femra nga mashkulli.Dhe nuk eshte krijuar mashkulli per shkak te femres por femra per shkak te mashkullit. Prandaj gruaja duhet ta kete shenjen e pushtetit te burrit ne koke-per shkak te engjujve." (Letra e pare Korintasve, 11:3-10).
Shen Tertuliani ne trajtesen e tij te njohur," Mbi te mbuluarit e vajzave" shkruan: "O femra te reja, mbani shamine ne rruge, ne kishe, mbajeni edhe kur ndodheni ne mesin e te huajve, edhe kur ndodheni ne mesin e vellezerve tuaj..."
Disa dominime kishtare , si Amishet dhe Menonitet, mbulesen e kokes se femres e kane ruajtur deri me sot.
Vetem nga disa prej ketyre argumenteve eshte e qarte se mbulesen nuk e ka shpikur Islami. Kur'ani thote " O Pejgamber , i thuaj grave te tua dhe bijave te tua, edhe grave te besimtareve qe t'i leshojne mbulesat e tyre mbi trupin. Keshtu qe te njihen me mire dhe te mos ofendohen" (33:59).
Krijoni Kontakt