Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Exclamation Hashim Thaçi luan 1 miliard euro në kazino me parat publike !

    Ish-guvernatori Hashim Rexhepi rrëfen anën mafioze të Hashim Thaçit
    Në një intervistë për Gazetën Fjala, ish-guvernatori tregon për ndërhyrjet direkte në punën e BQK-së, nga njerëzit e partisë në pushtet, PDK-së. Që nga presidenti aktual Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij të afërt, e deri tek ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Azem Syla.


    Çifuti izraelit që mashtroi Hashim Thaçin me plotëvetëdije !

    Emri:  Hashim-rexhepi.jpg

Shikime: 2317

Madhësia:  57.6 KB

    Arie (Ariel Raubvogel) po e priste në një hotel në Londër guvernatorin e atëherëshëm të Bankës Qendrore të Kosovës për t’i dhënë një mesazh nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi, tani President i Kosovës.

    “Të gjithë do të ndahemi të kënaqur, më tha, po ti investoja paratë e buxhetit të shtetit në bankat që i propozonte këshilltari i atëhershëm në emër të ish-kryeministrit Hashim Thaçi”, rrëfen për herë të parë ish-Guvernatori, Hashim Rexhepi në detaje, për takimin që thotë se ia pa sherrin.

    Arie i kishte rekomanduar Rexhepit disa banka në Angli ku duhej investuar mbi 1 miliard euro me të cilat menaxhonte BQK-ja.

    Në një intervistë për Gazetën Fjala, ish-guvernatori tregon për ndërhyrjet direkte në punën e BQK-së, nga njerëzit e partisë në pushtet, PDK-së. Që nga presidenti aktual Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij të afërt, e deri tek ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Azem Syla.

    Sipas tij, ata kanë gjithçka nën kontroll dhe vendosin se çfarë duhet bërë me paratë e taksave, e pensioneve të qytetarëve dhe kush duhet të përfitoj nga investimi i tyre. Në pothuajse të gjitha këto raste përmendet si akter kryesor edhe ish ministri i Financave të Kosovës Ahmet Shala dhe Besim Beqaj, atëherë Kryesues i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

    Kërkesa e Hashim Thaçit për investimin e 1 miliard euro

    Shala madje del të jetë iniciator i takimit në Londër mes Rexhepit dhe këshilltarit izraelit të Hashim Thaçit, në vitin 2010 pak ditë para se Rexhepi të arrestohej.

    “Ministri Ahmet Shala dhe unë merrnim pjesë në konferencën vjetore të EBRD-se në Londër. Ditën e parë të punimeve të konferencës ministri më thotë se nesër në mbrëmje do ta kemi një takim me disa investitorë dhe mos planifiko asgjë në agjendë”, rrëfen Rexhepi.

    Të nesërmen thotë se doli para hotelit në kohën e caktuar duke pritur ministrin Shala për në takim.

    “Vjen ministri disi me nxitim dhe më thotë se i ka dalë një punë urgjente dhe të shkoi unë në atë takim. E morra adresën e vendit ku duhet të mbahej takimi. Për habi kur arrita te hoteli ku duhej të mbahej takimi, me del përpara këshilltari i kryeministrit, izraeliti Ari. Pasi u përshëndetëm e pyeta se ku janë investitorët, ai buzëqeshi dhe tha se do e kem takimin me të”.

    Këtu gjithçka, sipas tij, ishte e planifikuar në prapaskenë.

    “Pasi morëm nga një pije, ai filloi bisedën. Me tha se Banka Qendrore menaxhon me mbi 1 miliard euro, dhe do të ishte mirë që t’i investoni në bankat që ti propozoi unë, duke bërë me shenjë se të gjithë do të ndahemi të kënaqur, në kuptim të përfitimeve materiale”.

    Rexhepi thotë ta ketë mohuar këtë ofertë duke i thënë që ta harronte se kanë biseduar për një gjë të tillë.

    “Ligji është i qartë, mjetet i investon komisioni i BQK-së, për menaxhimin e aseteve dhe mjetet i investojmë vetëm në vendet dhe bankat e rejtuara me tre A, se banka qendrore ka përgjegjësi për menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve publike me te cilat menaxhon”.

    Takimi në zyrën e Thaçit

    Një javë më vonë kryeministri kishte organizuar një takim në zyrën e tij rreth investimit të mjeteve të Trustit.

    “Në takim ishin Kryeministri Hashim Thaçi, zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi, ministri Ahmet Shala, kryetari i bordit të Trustit Besim Beqa, drejtori i Trustit Ardian Zalli dhe unë”, tregon Rexhepi i cili këtë takim e ndërlidh me atë paraprak me këshilltarin e Thaçit në Londër.

    Krejt kjo pasi, sipas tij, tani ish kryeministri Thaçi ishte shfaqur i pezmatuar në të pas refuzimit të tij për të miratuar propozimet që kishte dhënë për modelin e investimeve të trustit, për çfarë po diskutohej aty.

    Në këtë takim, Rexhepi kishte propozuar që Trusti të investoj edhe në bankat komerciale të Kosovës në pajtim me ligjin, deri ne 5% të mjeteve në një entitet të vetëm, duke arsyetuar se kjo në këtë kohë te krizës globale financiare do të kishte impakt pozitiv dhe do të mundësonte rritjen e kreditimit të bankave.

    “Kryeministri në mënyrë cinike e kundërshtoi propozimin tim, duke thënë se këto janë banka private etj., ai filloi te më sulmoi gjëja për keqmenaxhim ne bankë etj. Kjo me beri të kuptoi se ky sulm ishte refleksion i refuzimit tim që t’i pranoi kërkesat e këshilltarit të tij Ari”, tregon Rexhepi.

    Sipas tij, kryeministri tani kishte gjetur dikë tjetër që t’ia kryente punët.

    “Për habi, pas këtij takimi Trusti investoj rreth 75 milionë euro në një bankë të Belgjikës e quajtur “Fortis”, e cila ishte nën intervenimin e qeverisë belge me mjete emergjente për shkak te krizës qe e kishte goditur. Kurse disa muaj më vonë Besim Beqa u emërua ministër i ekonomisë në Qeveri”.

    Ky Institucion Financiar, me tu bërë ky investim ndërron pronësinë dhe Rexhepi urdhëron vartësit e tij të nisin hetimet rreth këtij investimi, siç e quan ai, të dyshimtë. Por thotë se gjithçka ishte vonë, pasi u arrestua pak ditë pas këtij takimi.

    Ndërhyrjet në punësim

    Rexhepi tregon se ndërhyrja e politikës në punët operacionale dhe vendimmarrja në BQK ka filluar që në muajin e dytë të mandatit të tij. Kryesisht sipas tij kanë qenë ndërhyrje lidhur me zgjedhjet kadrovike, punësim të militantëve partiakë, e deri te vendimmarrja rreth investimit të mjeteve nën menaxhimin e BQK-së dhe licencimin e institucioneve financiare.

    “Këto ndërhyrje janë bërë kryesisht nga Ministri i Financave, Ahmet Shala dhe kryeministri ose këshilltarët e tij, por edhe të personaliteteve të larta të partisë në pushtet”, thotë Rexhepi.

    Madje ai tregon një rast konkret të ndikimit të ish kryeministrit Thaçi për vendosjen e njerëzve të tij të afërt në pozita të larta në BQK.

    “Kryeministri Hashim Thaçi ka qenë shumë këmbëngulës me kërkesën e tij që zëvendësguvernatorë për mbikëqyrje financiare të zgjedhet Nuredin Krasniqi. Unë e kam kundërshtuar këtë propozim sepse ishte ndesh me ligjin, sepse Krasniqi kishte qenë drejtor i bankës që kishte falimentuar”, thotë më tej Rexhepi.

    Ndërkohë, thotë se “njerëzit e tij brenda BQK-së” kishin filluar ta sabotonin punën e tij që nga fillimi. Përmend këtu dy anëtarët e bordit të propozuar nga PDK, Sejdi Rexhepin dhe Mejdi Bektashin, për të cilet thotë se “veç kishin filluar destruktivitetin e tyre në punën e bordit”. /Gazeta Fjala/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Hashim Thaçi luan 1 miliard euro në kazino me parat publike !

    hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    qfar rrene qorraz krejt ja paske fut
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Hashim Thaçi luan 1 miliard euro në kazino me parat publike !

    Hashim Thaçi si Esat Pashë Toptani
    Klasikisht streha e fundit e horrave ka qenë dhe mbetet patriotizmi. Në emër të patriotizmit populli shqiptar ka mbetur në duart e shumë tradhtarëve, spiun të ndryshëm të armiqve tanë. Populli shqiptar nga mirësia dhe sinqeriteti, ka qenë shumë besimtar ndaj të tjerëve, kryesisht tra dhetarëve, e të cilët fatkeqësisht nuk janë edhe të pakët, por dëmet që i kanë shkaktuar vendit janë të mëdha. Dy ndër figurat me të dëmshme për popullin shqiptar janë Esat Pash Toptani dhe Hashim Thaçi. Po i vë në krahasim të dy tek një gjë të përbashkët-tradhtinë, në mesin e shumë gjërave të përbashkëta. Të dy në emër të patriotizmit arritën të jenë faktor, ndonëse në periudha dhe rrethane të ndryshme vepruan. Gjithsesi të dy, mes të tjerave, faljen e tokave shqiptare Malit të Zi dhe marrëveshje të dëmshme për vendin në pazare me Serbinë.

    Me 22 prill 1913 Esat Pasha nënshkroi marrëveshjen e kapitullimit me Malin e Zi, të cilët një ditë pas pushtuan kështjellën madhore të Veriut, e cila ra nnë pushtimin malazez. Esat Pasha nuk njihte as qeverinë e parë të Vlorës, duke pretenduar copëtimin e tokave shqiptare. E gjithë kjo në dëm të interesave të atdheut, apo siç shkruan Prof. A. Luarasi se “...pozita mbisunduese e Esat Pashës vinte ndesh me ndjenjat e shumë patriotëve shqiptarë”. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Hashimin, i cili është i braktisur nga idealet e shokëve të luftës, të cilët i ka harruar. Për më tepër familja Jashari, as nuk e pret më në konak, pikërisht për shkak të tradhtisë ndaj idealeve. Me 25 gusht 2015 Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar në Vjenë marrëveshjen për kufirin shtetëror në mes këtyre dy shteteve. Marrëveshja ishte nënshkruar atë kohë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

    Me këtë, Mali i Zi përfitoi mbi 8.000 hektarë tokë, vepër e Hashimit dhe i cili edhe sot e kësaj ditë vazhdon të jetë president. Ashtu si Esati, edhe Hashimi nënshkroi shumë marrëveshje me Serbinë në dëm të interesave kombëtare. Derisa Esati bënte pazare me tokat shqiptare që duhej të ishin në sundimin e Serbisë së atëhershme, Hashimi në anën tjetër nënshkruan Asociacionin e Komunave serbe, që krijon komuna serbe brenda Kosovës. Nëse shikohet harta e Asociacionit, komunat serbe janë zingjir. Këto ditë Thaçi po bën pazare për ndarje të Kosovës, në këmbim të blerjes së amnistisë nga Gjykata Speciale. Derisa Esati u deshtë të vritej për t’i ndalur të zezat që po ia bënte atdheut, Thaçi s’ka nevojë fare të vritet pasi të bëmat e tija po i shohim çdo ditë. Por është mëkat që ndaj Thaçit nuk do të ketë një gjyq për tradhti ndaj atdheut, megjithëse gjyqi për krime lufte do të bëhet. Por nuk ka asnjë gjyq në botë se sa gjyqi i popullit, i cili në libra të historisë do të gdhend me shkronja të zeza emrin e Hashimit, në mesin e atyre tradhtarëve e të cilët populli i identifikon me sinonimin e së keqes. Për mos karakteristikë të tiranëve, shantazhet ndaj oponentëve politike për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. I tillë është Hashimi, i cili me intriga dhe shantazhe erdhi në pushtet, ndërsa qëndrimin në pushtet po e vazhdon me pazare në dëm të Kosovës. Fatkeqësisht kurrë nuk na u hiqën Esatat.
    NGA FATON MEHMETI MË 2 MARS 2018
    http://www.botasot.info/opinione/844...pashe-toptani/

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Hashim Thaçi luan 1 miliard euro në kazino me parat publike !

    Baton Haxhiu: Veriun e Kosovës duhet ta lëmë të ikë

    Për gazetarin Baton Haxhiu, marrëveshjeve Kosovë-Serbi për shkëmbimin e territoreve është për të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

    Në një opinion të tijin, ai jep edhe argumente në mbështetje të kësaj teze:

    Ndarjet janë gjithmonë të vështira. Veçanërisht ato territoriale.

    Disa janë të thjeshta për t’u kuptuar, si e Kosovës nga Serbia në vitin 1999, por disa tjera janë shumë më komplekse – siç duket se do të jetë marrëveshja finale ndërshtetërore mes dy vendeve, e planifikuar për vitin e ardhshëm.

    Kam lexuar shumë shkrime këto ditë. Hiq shkrimin e Blerim Latifit që përfaqësonte idenë e qartë në shkrim, tjerat ishin jashtë kontekstit, dashakeqe dhe jokontribuese me ide të reja. Të përqendruara në fyerje dhe ndëshkime deri në tradhëti. Fjalori i politikës është padyshim i vrazhdë dhe ka filluar një betejë e fortë për të shpallur tradhtarin e së ardhmes. Por ka një lidership në Ballkan që ka hapur idenë për fundin e armiqësisë. Dhe arsyeja pse ka ndodhur ky diskurs publik mund të përfshihet në disa pika.

    Kemi harxhuar shumë kohë duke pritur që të tjerët t’i marrin vendimet për ne, nga frika për të vepruar, të paralizuar nga ndjenja se për hir të respektit duhet të presim. Por pritja nuk është më alternativë. Koha ka ardhur dhe kjo gjeneratë e qytetarëve të Kosovës duhet të veprojë për hir të asaj që do të vijë. Për hir të gjeneratave të ardhme të shqiptarëve. Për hir të gjeneratave të ardhme të serbëve. Për hir gjeneratave të ardhme të europianëve.
    Ne jemi gjenerata e re e Europës dhe pjesë e të ardhmes së saj, ndaj e kemi për detyrë të veprojmë në emër të vlerave të saj. Në emër të paqes, pajtimit dhe të një të ardhmeje të përbashkët.

    Prandaj duhet të jemi të vendosur të japim propozime të zbatueshme në praktikë për pajtim me Serbinë dhe ta gjejmë realisht zgjidhjen për paqen e së ardhmes.

    Kosova mund të bëhet shtet funksional vetëm nëse zgjidhja kërkohet në ridefinim ose delimitim të kufirit me Serbinë. Sepse, ndryshe, frika kurrë s’do ndalojë së krijuari probleme në këtë tokë.

    Pak histori

    Tri herë Veriu i Kosovës ka qenë pjesë e tavolinës për këmbim ose ridefinim të kufirit. Në kohën e kësaj përfoljeje tema e ndarjes dhe shkëmbimit ishte tejet e gjallë dhe joshëse. Atëherë Kosova nuk ishte as pjesë e Serbisë, as pjesë e Shqipërisë dhe as pjesë e Europës. Kosova bashkonte epërsinë e popullatës shqiptare dhe epërsinë e fuqisë ushtarake serbe.

    Gjatë vitit 1997, ideja e ndarjes kishte fuqinë serbe dhe prekte kufirin diku te Ferizaj. Të gjithë që banonin në Prishtinë duhej të shpërnguleshim dhe të kërkonin një hapësirë për të jetuar në një shtet që s’kishte as emër, as identitet dhe as të ardhme. Ky variant nuk përfshinte marrëveshje, por projektonte fuqinë ushtarake serbe mbi pafuqinë tonë. Kjo tablo kishte vetëm një akter dhe ata që përjetonin ndarjen pa shikuar nga prapa.
    Në vitin 2000 ishte një qytet që ruante shkëlqimin e dikurshëm të bashkëjetesës. Ishte një hapësirë e territorit ku shqiptarët e Kosovës, përveç ndonjërit që kishte prapavijë komuniste, nuk kishin shkelur kurrë në atë tokë. Ishte pjesa e Veriu të Kosovës. Për pjesën tjetër të Kosovës, Veriu nuk kishte asgjë të përbashkët me territorin tjetër kosovar. Pikërisht se nuk kishin dukuri të një qytetërimi të përbashkët, ata me zell mbanin veten si pjesë të një qytetërimi tjetër, por kishin edhe një dell provincializmi dhe dell për një identitet jokosovar.



    komentet


    Fotografia
    Ţhe True • 2 ditë më parë
    A t'paska shti padroni pak me leh a...
    A Stanishiqi
    http://www.botasot.info/aktuale-lajm...a-leme-te-ike/
    Shpërndaje ›

    Fotografia
    Mal Uka Agim Ramizaliu • 2 ditë më parë
    Ky jo qe eshte pro po ky eshte krejt Shkavell Sa e ka menen e minit veq zarare me ba ne malle shiptare !
    Shiptaret duhet te qendrojne fort ne anen e te tdrejtes per egzistence Bota e din qe shiptaret kurr nuk kan
    pase shtet qe ka mbizotnue mbi serbet Por Serbet duke e perdore forcen e shtetit 640 fshatra prej toplices
    krejt shiptare i kan shperngule Flet kenga per muhagjert dhe te mbijetuarit neper turqi Keta qe po lypin
    ndamje te kosoves tue perdore forcen krejt popullin shiptar e kan njeke prej shtepive te veta duke i qite
    ne shipni , maqedoni e mal te zi Se pse e donte nje kosove me e ba serbe ! Ne histori shiptaret ne cdo
    50 deri 60 vite e kan provue gjenocidin e ushtruar prej serbve ! Nuk nrrojme toka tona Nese done me na dhene
    pjese te Beogradit kqyrim i qesim ne kanare ! Por serbet duhet te shperngulen e te shkojne atje prej kah kan ardhe Ska te drejta special per serb Si cdo pakice Bile per ta speciall te hunet tu mbahet terrori e gjenocidi qe
    e kan ba karrshi shiptarver Qytetaret i njohin shkavellat Por pushteti duhet lane te lire qytetaret per hak !
    Serbet separi te shkeputen prej politikes serbe ! Ne te kunderten me vurmak duhet te qiten jasht
    Su kemi kurgja borgj Shtetet qe i perkrahin fashistat le ti marrin ne vendet e tyre Edhe Ket Far
    Bato Hagjiq spasiqin bashk me Hashima e Pop polaret Danilloviq !

    3
    •Përgjigju•Shpërndaje ›
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Hashim Thaçi luan 1 miliard euro në kazino me parat publike !

    FSHATRAT SHQIPTARE NË VERI, KUNDËR NDARJES


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Hashim Thaçi luan 1 miliard euro në kazino me parat publike !

    6 sep. 2018
    PCIT SUBSCRIBE
    NDEGJOJE SE QKA I THOT KY NJERI THAQIT PER PRESHEV NA ME LUFT NUK E FITUM E TI ME LAPC
    Kategori

  7. #7

    Për: Hashim Thaçi luan 1 miliard euro në kazino me parat publike !

    Aspak rrene, por mese e vertete.
    Pikerisht "Gjarperi" eshte shktaruesi me i made i Kosoves!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Hashim Thaçi luan 1 miliard euro në kazino me parat publike !

    SHOKU I LUFTËS THAÇI E VESELI FRIKËSOHESHIN NË LUFTË
    Published on Sep 24, 2018

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Hashim Thaçi luan 1 miliard euro në kazino me parat publike !

    Thaci ne New York me delegacion prej 40 vetash;më të madh se ai kinez, që ngjante në Ali Baba-n me 40 hajdutët . I shpenzoi mbi 100 mijë $


    https://revistadrini.info/thaci-ne-n...-mbi-100-mije/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Hashim Thaçi luan 1 miliard euro në kazino me parat publike !

    Intervista e Jusuf Buxhovit në DPT


    T7
    Published on Oct 4, 2018



  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Hashim Thaçi luan 1 miliard euro në kazino me parat publike !

    Flet slloveni që u sulmua nga vëllai i presidentit Thaçi


    Drejtori i kompanisë së sigurimeve “Ilyyria Insurance”, slloveni Gianni Sokolic, dyshohet se është njëri nga dy personat e sulmuar fizikisht prej Gani Thaçit sot gjatë ditës.
    Sokolic, i pyetur rreth sulmit, nuk e ka mohuar por ka thënë se tani nuk mund të flas për këtë rast.

    “Unë nuk mund të flasë për këtë tani”, ka thënë shkurt Sokolic për Express.

    Sot është raportuar se gjatë ditës Gani Thaçi ka sulmuar fizikisht dy persona. Njëri nga të sulmuarit është drejtori i BKS-së, Blerim Pushkolli ndërsa tjetri është drejtori i “Illyria Insurance”, Gianni Sokolic.
    https://www.gazetaobserver.com/flet-...identit-thaci/

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Hashim Thaçi luan 1 miliard euro në kazino me parat publike !

    Policia jep detaje rreth rrahjes së vëllait të presidentit Thaçi me dy persona


    PCIT OFFICIAL
    Published on Oct 24, 2018
    Vëllai i presidentin Hashim Thaçi, Gani Thaçi, e ka sulmuar fizikisht drejtorin e Byros Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin.Mësohet se bashkë me Pushkollin është sulmuar dhe drejtori i kompanisë së sigurimeve “Illyria”, Gianni Socolic.Përderisa gazetarët nuk janë lejuar që t’i afrohen objektit, Ekonomia Online merr vesh se prokurori i rastit Ali Ajdini ndodhet në ambientet e këtij institucioni.Ndërkohë që nuk ka informacione nëse Thaçi dhe Pushkolli janë larguar nga aty.Policia ka konfirmuar se ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave në rrugën “Lidhja e Pejës” në të cilën ndodhet Byroja Kosovare e Sigurimeve, por s’ka përmendur emra.“Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën Lidhja e Pejës, në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave”, konfirmoi Policia e Kosovës për Ekonomia Online.“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, tha një zyrtar policor.Gani Thaçi, një kohë, e ka udhëhequr Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), ndërsa aktualisht mban pozitën e “koordinatorit të Përgjithshëm për Investime Strategjike”.Mediet kanë raportuar se tre fëmijët e Gani Thaçit: djali i madh – Kushtrimi, vajza – Evgjenia dhe djali i vogël – Leutrimi, janë punësuar në kompani të ndryshme të sigurimeve, derisa babai i tyre mbante pozitë drejtuese në BKS.


  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Hashim Thaçi luan 1 miliard euro në kazino me parat publike !

    Familjaret e politikanve te perfshish ne haraqe rraje te policve etj si g.thaqi
    PCIT OFFICIAL
    Published on Oct 24, 2018
    PCIT SUBSCRIBE
    Familjaret e politikanve te perfshish ne haraqe rraje te policve etj
    Category


  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Hashim Thaçi luan 1 miliard euro në kazino me parat publike !

    ANALISTI NGA SHQIPERIA E BAN REZIL THACIN NE DEBAT !!


    News Official
    Published on Oct 26, 2018
    SUBSCRIBE MY CHANNEL! - © NEWS OFFICIAL

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •