Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Veliaj zhduk emisionin nga Vizion Plus, se investigoi vdekjen e Ardit Gjoklajt ne Sharre!

    Emri:  image.jpeg

Shikime: 244

Madhėsia:  43.3 KB

    Nė fillim tė kėsaj jave shqiptarėt mėsuan si ishin gėnjyer nga Edi Rama pėr ndryshimet e laboratorit tė Agjensisė Kombėtare tė Mjedisit, qė do tė bėnte kontrollin e mbetjeve (lexo plehrave) qė do tė importohen nga jashtė. Ishte emisioni Publicus nė Vizion Plus qė solli dėshmi dhe fakte se asgjė nuk kishte ndryshuar, veēse ishin zgjeruar ambjentet e punės sė laborantėve.

    Kėtė tė dielė Publicus, sėrish nga ekrani i Vizion Plus do tė transmetonte njė investigim nė landfillin e Sharrės, aty ku mbeti i vrarė Ardit Gjoklaj. Nė njoftimin qė u shfaq gjatė ditės paralajmėrohej se kėtė tė dielė materiali i radhės ishte ai me titull “Kodrina e Vdekjes”.



    Por tema e nxehtė qė morėn pėrsipėr tė investigojnė gazetarėt e Publicus nuk u pėrballua nga Vizion Plus. Emisioni u mbyll papritur. Kontrata u prish nė mėnyrė tė njėanshme dhe njoftimet zyrtare u fshinė nga faqja nė internet dhe nga ekrani i televizionit. Bashkė me jetėn e Ardit Gjoklajt, krimi nė landfillin e Sharrės po zhduk edhe ēdo hetim gazetaresk, ēdo gazetar qė i afrohet kurioz vendit tė ngjarjes. Nė fillim ishte drejtoresha e informacionit tė A1Neės qė u largua nga puna pėr shkak tė investigimit me tė njėjtėn temė. Tani “fshihet” i gjithė stafi i njė emisioni nė njė prej televizioneve mė tė vjetra nė Tiranė. Ėshtė e qartė se kush vuan nga fobia e Sharrės. Frika pėr tė pranuar se ishte praktika e ndjekur nga Bashkia e Tiranės qė ēoi nė vdekjen e Ardit Gjoklajt pėrndjek fajtorin kryesor pėr ngjarjen, Erion Veliajn, ndaj tė cilit po heton edhe prokuroria e Tiranės.

    Shkrim i publikuar nė profilin e emisionit Publicus nė rrjetet sociale

    Rėnia e njė ekrani

    PŚBLICUS·SUNDAY, 9 OCTOBER 2016

    Drejtuesit e televizionit “Vizion Plus”, njoftuan se ata e nuk lejojnė transmetimin e episodit tė tretė tė “Pśblicus”, tė titullur “Kodrina e vdekjes”, sipas programimit (tė dielėn, dt., 10. 10. 2016, ora 20:10)!

    Njėkohėsisht, kanė tėrhequr mbėshtetjen financiare pėr programin, pėr stafin e pėrfshirė pėr realizimin e tij dhe se kanė larguar tė gjitha njoftimet publicitare pėr kėtė program nga faqja zyrtare online e televizionit!

    Natyrisht qė kjo ėshtė njė tjetėr ngjarje e rėndė nė fushėn e medias e tė raportimit! Njė goditje agresive, e beftė, nė mėnyrė qė dėmi apo pėrfitimi tė jetė sa mė i lartė! Kjo sjellje e paprecedentė ndaj bashkėpunėtorėve, nė radhė tė parė; kjo censurė ndaj gazetarėve, ndaj njė programi dhe njė ekipi televiziv; ky veprim kundėr raportit tė lirė, fsheh frikėn e pronarėve tė televizionit, por edhe synimin pėr tė fituar padrejtėsisht, e jondershmėrisht, mė qėllim plotėsimin e interesave klienteliste, nė dėm tė tėrė shoqėrisė!

    Frustrimi qė sjell heqja e njė maske shkaktohet prej asaj ē’ka zbulon rėnia e saj! Televizioni “Vizion Plus” sapo ka hequr maskėn e tij dhe ėshtė rreshtuar nė anėn e mediave-biznese, por qė kėrkon ta pėrdorė produktin televiziv pėr influencė tė pandershme nė treg e jo pėr tė raportuar tė vėrtetėn.

    Kur e nisėm kėtė projekt, dy muaj mė parė, “Pśblicus” premtoi se do tė fokusohej mbi ēėshtjet e menaxhimit e tė kontrollit tė pasurisė publike; do tė siguronte transparencė mbi shkėmbimet financiare, mbi pėrdorimin e burimeve e tė pasurive natyrore tė vendit. Premtoi tė luftonte inkopetencėn nė ekspertizė dhe neglizhencėn ndaj pėrgjegjėsive publike tė administratės shtetėrore. Dhe se e gjitha kjo do tė kishte pėr qėllim, -nxitjen e kapaciteteve reaguese nga ana e shoqėrisė! Por duke i hequr mbėshtetjen kėtij programi, pronarėt e kėtij televizioni kontribuojnė qė kėto ēėshtje tė nėpėrkėmben dhe se keqmenaxhimi i pasurive kombėtare tė mos jetė nė fokus tė publikut e tė qėndrojė larg investigimit gazetaresk! Nė kėtė mėnyrė ata veprojnė kundėr e nė dėm tė interesit publik! Duke i hequr mbėshtetjen kėtij programi, ata nuk Ju mbėshtesin, Ju lėnė nė baltėn e traumės, nė baltėn e paligjshmėrisė, nė baltėn e krimit e tė trafikut!

    Kėshtu, lėnė nė baltė maturantėt e mbetur pa shkollė dhe punėtorėt e flakur nė rrugė! Lėnė nė baltė kujtimin e Arditit tė gjorė qė punonte nė kushte pasigurie nė Sharrė; baltosin pėrpjekjet e ambientistėve kundėr grabitqarėve tė plehrave, kundėr grabitqarėve tė mjedisit, tė cilėt janė prezentė, pėrmes Heceve nė Valbonė, Librazhd e Vjosė, shumica e cilave, tė ndėrtuara pa ndonjė studim teknik paraprak! Ne vend tė saj, kanė zgjedhur tė shushasin publikun duke angazhuar nė ekran gjithfarėsoj dordolecėsh plot ngjyra e shkėlqim, duke Ju detyruar tė duartrokisni, nėn petkun e gjoja njė tė vėrtete, njė realitet tė rrejshėm.

    Tė dielėn nė mbrėmje, “Pśblicus”, nuk u lejua tė transmetojė njė raport mbi vdekjen tragjike tė njė tė riu qė banonte nė rrethinat e ish Kombinatit, e qė punonte nė kushte pasigurie nė Landfillin e Sharrės, pronė e Bashkisė sė Tiranės e qė e bashkėadministronte me njė kompani private riciklimi. Bėhet fjalė pėr Ardit Gjoklajn, 17 vjeēarin qė qė u nda nga jeta nė rrethana dramatike. Ne shkuam nė Sharrė, takuam njerėz e folėm me familjarėt e viktimės dhe regjistruam dėshmi. Zbuluam dokumenta tė cilat nėpunėsit kėrkojnė t’i fshehin, pasi nuk duam tė zbulohen pėrgjegjėsitė. E tė gjitha kėto i pėrgatitėm pėr t’i publikuar. Por nuk na lanė!

    Dy muaj pasi nisėm tė punojmė, kuptuam se hajdutėt e pasurisė publike dhe frikacakėt po na sulmojnė pėrmes tė njėjtave mėnyra qė ata u tremben mė shumė! Ata kanė frikė prej nesh! Shqipėria ėshtė njė vend me ekonomi tė vogėl. Biznesi do tė jetė gjithmonė i varur prej fondeve publike. Ju e dini, se fondet publike janė paratė tuaja, se rrugėt, stadiumet, sallat e teatrove, sheshet pulike, transporti publik, gjithēka publike, ndėrtohen me kontributet tuaja. Ju nuk duhet tė heshtni!

    Raporti me tė vėrtetėn kushtėzohet gjithashtu, nga sjellja apo qėndrimi i tėrė shoqėrisė, nga vullneti e nevoja pėr tė qėnė bashkė. Por beteja pėr tė vėrtetėn nuk ėshtė vetėm njė pėrpjekje kolektive, por, sė pari, detyrė dhe njė qėndrim moral! Kujt i shėrben ajo! Cila ėshtė dobishmėria dhe nevoja qė shoqėria jonė ka! A mund tė lartėsohet njeriu prej saj! A duhet tė shndėrrohet pėrpjekja pėr tė, nė njė betejė frontale! Natyrisht, mes nesh, ka njė shumicė shpėrfillėse ndaj kėtij qėndrimi! Dhe kjo ėshtė njė fatkeqėsi! Por jo e vetmja! Mjerimi qė pėrherė e kėrcėnon kėtė vend nuk duket vetėm tek skamja, as te plehrat, por tek rrėnimi moral. Ndaj dhe sfida ėshtė, se si mund ta fitojė njeriu pavarėsinė, ndėrsa varet gjithnjė e mė shumė nga paraja?

    Pėr kėdo qė lexon kėto rradhė, le ta ndalet pėr njė ēast e tė pyesė veten, se ēfarė e detyron administratėn e njė televizioni tė largojė njė grup gazetarėsh tė rinj e tė pėrkushtuar; tė mos pranojė njerėz me mendje tė kthjellėt e me zemėr tė pastėr; tė ketė frikė nga e vėrteta? Pėrgjigja: kjo tregon pėrkatėsi me aferat dhe me inflencėn pėr tė pėrfituar pandershmėrisht nė kurriz tė interesit publik! Ata kanė bėrė zgjedhjet e tyre. Ndėrkaq, ne besojmė se jemi nė anėn e duhur!

    Nė fund, po u drejtohemi kolegėve, shokėve tanė! - Ktheni sytė nga pronarėt tuaj, nga administratorėt, nga muret qė keni pėrballė…Shihni e depėrtoni thellė, pėrtej…dhe vetėm pasi tė keni kuptuar atė ēka shihni, vetėm atėherė, me kurajo e guxim, do tė mund tė raportoni tė vėrtetėn!

    Autorėt, “Pśblicus”
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Veliaj zhduk emisionin nga Vizion Plus, se investigoi vdekjen e Ardit Gjoklajt ne Sharre!

    Jane keto ngjarje qe tregojne vertet se nuk ka dekriminalizim dhe reforme ne drejtesi qe ne ate vend te bej hajer.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Veliaj zhduk emisionin nga Vizion Plus, se investigoi vdekjen e Ardit Gjoklajt ne Sharre!

    Publikohet emisioni pėr landifillin e Sharrės qė bllokoi Veliaj nė Vizion+


    Emisioni “Publicus” nuk mundi tė transmetojė nė televizionin Vizion Plus investigimin e kryer pėr vdekjen e Ardit Gjoklaj nė landfillin e Sharrės nė varėsi tė Bashkisė sė Tiranės. Por realizuesit e dokumentarit e kanė gjetur njė rrugė pėr ta bėrė publike, duke e lancuar nė Youtube. Arditi punonte nė Sharrė pėr tė ndihmuar familjen dhe tė blinte librat e shkollės, qė nuk e nisi dot mė. Edhe pse nėn moshė, ai rezultonte i punėsuar nė tė zezė nė landfill. Mė poshtė keni emisionin e plotė qė bllokoi Erion Veliaj:

    https://m.youtube.com/watch?v=xMW6_G...EA0s01YHoU2Hlj

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Duke_Of_Arberia : 11-10-2016 mė 15:50
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Veliaj zhduk emisionin nga Vizion Plus, se investigoi vdekjen e Ardit Gjoklajt ne Sharre!

    Veliaj instruktohet nga ata qe nuk e kane dashur kurre Shqiperine per shqiptaret por per pulat, sorrat dhe derrat e ballkano-azise apo ballkonit aziatik(mulat). Si nje aktor i keq i regjisoreve te keqinj qe nuk duan as artin e tiranes apo frymemarrjen apo amulline e saj. Por mund te jete edhe nje dyshim i kote kete rradhe, mbase Ardit Gjolekaj eshte me gjak rom dhe nje dobesi e Veliajt.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Veliaj zhduk emisionin nga Vizion Plus, se investigoi vdekjen e Ardit Gjoklajt ne Sharre!

    Si e hoqi nga puna Erion Veliaj, rrėfimi i gazetares qė investigoi vdekjen e Arditit nė Sharrė (VIDEO)


    Emisioni “Publicus” i censuruar nė Vizion Plus nga kryebashkiaku i Tiranės, Erion Veliaj, sepse hidhte dritė mbi vdekjen e 17-vjeēarit Ardit Gjoklaj nė Landfillin e Sharrės dhe shfrytėzimin e fėmijėve e puntėtorėve tė tjerė, zbardh pėr herė tė parė edhe rrėfimin e gazetares Alida Tota.

    Kjo e fundit u pushua nga puna nė televizionin A1 News pasi nisi investigimin e ngjarjes sė rėndė nė landfill. Tota tregon me detaje ēfarė ndodhi ato ditė gushti nė redaksinė ku ajo punonte prej vitesh.

    Ēfarė i tha drejtori i televizionit pėr investigimin qė kishte nisur dhe si u pushua nga puna, sėrish me ndėrhyrjen nė televizion tė kryebashkiakut tė Tiranės, Erion Veliaj.

    Shihni nė videon mė poshtė rrėfimin e saj:

    http://www.dailymotion.com/video/x4x...on-veliaj_news


    /LAPSI.AL/
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Veliaj zhduk emisionin nga Vizion Plus, se investigoi vdekjen e Ardit Gjoklajt ne Sharre!

    Eshte nje skandal por ne ate vend asnje skandal nuk perben me nje skandal...

    Megjithate,per aq sa vlen si lajm, ne ate vend ku te gjithe jane perkulur 90 grade paska dhe ndonje qe ecen drejte. Egzistoka edhe nje gazetare ne Shqiperi.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Veliaj zhduk emisionin nga Vizion Plus, se investigoi vdekjen e Ardit Gjoklajt ne Sharre!

    Vdekja e Arditit nė Sharrė. Si ėshtė katandisur demokracia e shteti i tė drejtės nė Shqipėri

    Nga Denion Meidani -
    Nuk mund tė rezistoja dot pa reaguar pasi pashė pjesėn e parė te “Publicus” nė YouTube. Ishte, nė fakt, njė zhgėnjim i madh. Por dhe njė dhimbje qytetare se ku ėshtė katandisur demokracia dhe shteti i tė drejtės nė Shqipėri. Sidomos u preka nga pėrmasat e dramės njerėzore, e varfėrisė dhe e vuajtjes shqiptare, qė njė forcė gjoja e majtė po e zmadhon mė tej, deri duke thelluar tej mase hendekun mes kėtij shtresimi tė madh tė pėrvuajtur, qė mezi shtyn ditėn dhe atyre qė vjedhin e rrėmbejnė, kapardisen e abuzojnė, qė gėlojnė nė luks...

    Nga investigimi aty na u dėshmua njė histori e hidhur. Bėhej fjalė pėr njė kompani monopoliste me investim minimal e fitim maksimal ndėr vite, qė abuzon tmerrėsisht me kontratat e rekrutimit, me kushtet e punės, me ndotjen dhe ambientin, dhe ndėrkohė qė nuk paguan sigurimet e punonjėsve dhe as paguan rregullisht taksa. Dhe ndėrkaq, shfrytėzon pothuajse falas landfillin mė tė madh nė vend. Kjo kompani ka kryer dhe veprime penale tė ndryshme qė dolėn nė pah gjatė emisionit.

    Po ashtu, pame qė njė kompani e tillė ka lidhur njė kontratė me bashkinė e kryeqytetin, qė mban madje firmėn e kryebashkiakut tė sotėm. Ky i fundit nuk u mjaftua me kaq, por dhe e reklamoi dhe u bėri thirrje shtresave nė nevojė qė tė trokisnin nė dyert e saj pėr t’u punėsuar e marrė njė rrogė “dinjitoze”. Siē rezulton, kontrata, sipas juristit Braho, ėshtė lidhur pa procedura prokurimi, pa afat e limit kohor dhe e vetmja pagesė qė do tė kryejė kompania ėshtė njė “donacion” i ēuditshėm nga 0-2mln lekė nė dėshirė tė saj. Ndėrkohė, sipas hulumtimit te “Publicus” bazuar tek vlerėsimi profesional i “YACA”, del se kompania pėrfiton tė ardhura prej rreth 8mln euro nė vit. Pra, z. Veliaj, pa pasur tė drejtė, i ka dhėnė nė pėrdorim nė mėnyrė abuzive apo, mė saktė, i ka bėrė peshqesh kompanisė pėrdorimin e landfillit pa limit. Madje, nėse nuk do tė kishte ndodhur fatkeqėsia (dhe sigurisht nė mos tė ndodhte ajo, diēka tjetėr do tė ngjiste, nė ndonjė rast tjetėr, nė ato kushte jo njerėzore, qė u ekspozuan nė regjistrim), ky abuzim mund tė shtrihej dhe jashtė mandatit tė tij si kryetar bashkie.

    Ky kryetar ka bėrė peshqesh 8 mln euro fitim vjetor, pa kėrkuar zyrtarisht e pa pretenduar tė paktėn as 1% tė vlerės pėr bashkinė qė ai drejton dhe veprimtaritė e saj nė shėrbim tė qytetarėve. Apo, minimalisht, pėr manaxhimin dhe pėrmirėsimin e landfillit! Por, mesa shihet, ai ėshtė mjaftuar me njė donacion deri nė 2 milion lekė nė varėsi tė humorit tė sipėrmarrėsit. Nuk ėshtė parashikuar, madje, asnjė investim i detyruar nė landfill nga firma pėrveē mundėsisė, nė tė ardhmen, pėr tė investuar gradualisht dhe pa afat nė kosha mbetjesh nėpėr kryeqytet...

    Ishte njė habi e madhe nga fakti qė bashkia ka refuzuar disa herė t’i pėrgjigjet e tė dorėzojė nė prokurori kontratėn e bėrė publike nga ajo nė kėtė emision. Sidomos kjo mė ēuditi shumė nga qė unė kam punuar pėr mbi tre vjet nė kėtė institucion dhe nuk njoh ndonjė precedent (me pėrjashtim tė rastit tė mos zbatimit tė menjėhershėm tė urdhrit nga policia pėr zinxhirin komandues tė gardės, lidhur me ngjarjet e 21 janarit), qė ndonjė autoritet shtetėror apo dhe privat tė refuzoje kėrkesat ligjore tė prokurorit dhe tė mos pėrballet me forcėn e ligjit. A ėshtė ky realisht rasti?! Do tė ishte mirė qė dikush nga organi i prokurorisė t’u pėrgjigjet kėtyre aludimeve, pėr mirė apo pėr keq. Se nėse kjo do tė ishte e vėrtetė, atėherė mund tė pranohet se “thundra rilindėse” ka arritur ta thyejė e nėnshtrojė kėtė institucion tė pretenduar tė pavarur si dhe shumė tė tjerė nė piramidėn e shtetit. Dhe ky ėshtė njė lajm i keq pėr tė gjithė shqiptarėt, por dhe vetė ata ambasadorė qė janė angazhuar tėrėsisht, qė veē mendojnė e punojnė pėr reformėn nė drejtėsi.

    Gjithashtu, me interes do tė ishte qė tė shiheshin dhe tė gjitha procesverbalet e kontrolleve tė bashkisė, inspektoratit tė punės, tatimeve, inspektoratit tė mjedisit e me radhė ndaj kompanisė nė fjalė gjatė gjithė kohės, qė ajo ka qenė nė funksionim. Pėrndryshe, pse na duhen kaq shumė organe e inspektorate shtetėrore qė, pėr rastin nė fjalė, ose nuk kanė mundur, ose janė penguar ose dhe janė paguar nėn dorė pėr tė mos kryer detyrat e tyre funksionale!...

    Shqetėsues, deri i pėshtirosur ėshtė dhe menaxhimi i disa mediave pėr rastin nė fjalė. Aq mė tepėr, pėrpjekjet pėr ta bllokuar lajmin, investigimet, emisionet konkrete, madje dhe largimet e shkarkimet e gazetarėve profesionistė e guximtarė. Por, tashmė, as kjo nuk duhet tė na habisė se nuk ėshtė as rasti i parė qė ka ndodhur dhe as ai i fundit. Kjo tregon njė se disa media kanė rėnė nė batakun e servilizmit dhe interesit, duke u udhėhequr jo nga e vėrteta dhe profesionalizmi, por vetėm nga dėshira pėr para e pushtet, deri duke harruar gazetarinė, aftėsinė, ndershmėrinė profesionale, lajmin e vėrtetė, deri duke lėnė mėnjanė qėndrimin e sjelljen human e qytetar karshi dramės njerėzore, qė ndeshet nė vendin tonė. Aq sa tė duket vetja sikur po pėrjeton njė film vestern, ku autoritete lokale tė korruptuara, nė bashkėpunim me sipėrmarrės, qė do tė ndėrtonin puset e naftės apo shinat e trenit, shkelnin pa tė voglin humanizėm mbi burra, gra, fėmijė, kafshė, vetė natyrėn, duke lenė mbrapa vetėm kufoma e shkatėrrim...

    Lind natyrshėm pyetja: pse bashkia dhe kryetari i saj janė pėrfshirė, deri “turrur”, nė njė kontratė tė tillė abuzive dhe e stisur, me siguri nė nxitim, duke pasur kaq shumė probleme, nė veēanti edhe juridike? Pse Veliaj e reklamoi dhe bėri thirrje publike, duke dalė, nė njė farė mėnyrė, dorėzanė para qytetarėve tė qytetit tė tij qė tė punėsoheshin pranė kėsaj sipėrmarrje? Pse nuk u dorėzua kontrata prokurorisė, siē u pohua nė kėtė emision investigativ? Pse nuk iu dorėzua ajo grupit tė kėshilltarėve bashkiak, qė dhe e kėrkuan atė, veēanėrisht duke parė qė, sipas kontratės, ajo pretendohej se mbėshtetej nė vendimet ligjore tė po kėtij kėshilli bashkiak? Cfarė ndodhi me gazetaren profesioniste dhe trimėreshė Alida Tota dhe a do tė ketė njė prononcim nga zoti Veliaj ndaj dyshimeve, qė ajo ngre, ku ai ėshtė fajėsuar pėr largimin e saj dhe ndalimin e investigimit gazetaresk? Po pėr emisionin Publicus? Tė shpresojmė pėr disa nga kėto pėrgjigje!...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Veliaj zhduk emisionin nga Vizion Plus, se investigoi vdekjen e Ardit Gjoklajt ne Sharre!

    Familjarėt e Ardit Gjoklajt nxjerrin gėnjeshtar Erjon Veliajn mbrėmė nė Top Story

    Askush nuk e mohon sot se vdekja e Ardit Gjoklajt nėn zinxhirėt e eskavatorit, ėshtė njė ngjarje e dhimbshme. Kėshtu tha edhe Erjon Veliaj dje nė Top Story kur foli pėr kėtė ēėshtje.

    “Ajo qė ka ndodhur ėshtė e dhimbshme” u shpreh Kryetari i Bashkisė sė Tiranės duke u solidarizuar me dhimbjen e familjes Gjoklaj.

    Por edhe nė njė moment delikat si ky, kur flitej pėr jetėn e humbur tė njė adoleshenti, qė punonte natėn pėr tė blerė librat e shkollės, Erjon Veliaj nuk i rezistoi dot gėnjeshtrės.

    I pyetur nga gazetarėt nė studio nėse ka qenė nė kontakt me familjen e 17 vjeēarit tė vrarė nė landfill, Veliaj pohoi se bashkia ėshtė nė kontakt me ta. Pohimi rezultoi njė gėnjeshtėr.

    Familja e Ardit Gjoklajt, pas deklaratės sė kryebashkiakut Erion Veliaj se ėshtė nė kontakt me ta, u konfirmoi gazetarėve tė Publicus pavėrtetėsinė e kėsaj deklarate.

    "Askush nuk ka kontaktuar nga Bashkia me ne", thanė ata.

    Veliaj gėnjeu gjakftohtė, i ndėrgjegjshėm se familjarėt e Ardit Gjoklajt e dėgjojnė, pak pasi kishte shprehur dhimbjen e tij pėr ngjarjen. Kuptohet se Kryetari i Bashkisė ka njė perceptim tjetėr pėr ngjarjen. Nėse tė gjithė ndjejnė keqardhje pėr trupin e Arditit qė aksidentohet nga makineritė e rėnda, kryebahskiaku duket sikur ka njė tjetėr imazh nė mendje; momentin kur punėtorėt e arrestuar tė landfillit fshehin mes plehrave adoleshentin e pajetė.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Veliaj zhduk emisionin nga Vizion Plus, se investigoi vdekjen e Ardit Gjoklajt ne Sharre!

    Video dėgjesa me Alida Totėn nė komisionin e medias, ja si u larguan me urdhėr Alfred Peza, Fidel Ylli e Fatmir Toēi



    Gazetari Aulon Kalaja ka publiuar nė rrjetin YouTube njė video tė mbledhje sė tė mėrkuėrės tė Komisionit tė Medias, nė momentin kur tre deputetėt socialistė Alfred Peza Fatmir Toēi dhe Fidel Ylli kanė marrė urdhėr pėr tu larguar nga nga salla me qėllim bllokimin e seancės dėgjimore me gazetaren Alida Tota.

    Pamjet tregojnė deputetin Peza i cili ndėrsa komunikon pėr gjatė gjithė kohės me telefon, fton qė tė dalin jashtė deputetėt socialistė Ylli e Toēi. Nė njė moment, deputeti Fidel Ylli ėshtė afruar edhe pranė koleges sė tij Mimoza Hafizi pėr ti kumtuar diēka dhe mė pas ftohet tė dalė jashtė nga kryetari i Komisionit Alfred Peza i cili ėshtė gjithė kohės nė komunikimi tė vazhdueshėm me dikė nė telefon, komunikim tė cilin ai ia ka treguar Fidel Yllit qė pėrpara se ai tė futej nė sallėn e komisionit.

    Nė njė moment, nėnkryetari i komisionit Genc Pollo ka nisur mbledhjen ku do tė zhvillohej senaca dėgjimore sepse nė nisje tė saj kuorumi ka qenė i rregullt pasi pėrveē deputetėve tė opozitė dhe Mimoza Hafizit nė sallė gjendeshin edhe dy socialistėt Fidel Ylli dhe Fatmir Toēi. Ajo qė ndodhi mė pas ėshtė e njohur. Duke pėrdorur hilenė e kuorumit, kryetari i komisionit Alfred Peza ka kėrkuar ndėrhyrjen e Gardės sė Republikės pėr tė larguar qė aty deputetėt dhe gazetarėt e pranishėm duke e bėrė tė pamundur zhvillimin e seancės dėgjimore.

    Video nė fjalė tregon gjithė dinamikėn e njė ditė tė turpshme pėr paralmentarizmin shqiptar i cili nėn urdhėrat e Edi Ramės ēensuroi pėr tė dytėn herė fjalėn e gazetares Alida Tota, ndėras ėshtė vendosur tashmė qė mbledhja e rradhės tė zhvillohet ditėn e hėnė.


    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Veliaj zhduk emisionin nga Vizion Plus, se investigoi vdekjen e Ardit Gjoklajt ne Sharre!

    Ramizi u dha fjalėn studenteve, kėta nuk ua japin gazetareve!


    Nga Mimoza Kociu

    Ne gati dy dekada ne kete profesion, nuk mbaj mend te kete ndodhur dicka e tille.

    Te ftohet gazetarja e pushuar nga puna dhe Shoqata e Gazetareve Profesioniste ne komisionin e Medias per t’u degjuar, e pastaj te largohen deputete te shumices, nga mbledhja per te mosrealizuar kuorumin?!

    Kjo ishte nje menyre qe gazetaret e ftuar te mos kishin te drejten per te folur dhe, kjo tejkalon cdo lloj imagjinate per modelin e sotem qeverisės ne Shqipėri!

    Edhe Ramiz Alia ua dha te drejten e fjales studenteve ne dhjetor te 90! Pak dite para publikimit te Opinionit te BE per hapjen e negociatave, mazhoranca jep kete shembull se si u mbyllet goja gazetareve para kamerave, e sa sa problem e ka fjalen e lire!
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •