Pėrshėndetje , Tė lutem shummmė shumėė nese ke mundesi ta postosh
Doja tė kėrkoja mendimin tuaj apo edhe tė fansave nė lidhje me dicka qė mė mundon sė tepėrmi kohėt e fundit.
Dua njė mendim tė sinqertė dhe jo komente fyese , nese ka mundesi.
Jam 21 vjec dhe prej 2 vjetėsh jam e lidhur me njė djalė. Si cdo lidhje nė fillim shkonte gjithcka mirė. Takoheshim, rrall pwr kafe , ama e doja pafund.
Por , dua tė theksoj se qė nė fillim ai ishte shumė I ftohtė me mua. Kalonte mė teper kohė me shokėt dhe mua nuk gjente kohe ose me takonte fare pak. Nuk me thoshte kurre TE DUA apo ndonje fjalė tė ėmbėl ose me thoshte shumė rrallė.Madje ka ndodhur edhe qė mė ka ofenduar rėndė dhe me ka sharė se me akuzonte se e tradhėtoja. I lutesha dhe I betohesha qė nuk e kisha tradhėtuar kurrė por nuk besonte. Derisa e zbuloi qe nuk ishte e vėrtete dhe nuk kėrkoi as falje.
Une gjithsesi vazhdoja ta doja shumė dhe ja fala cdo gje dhe vazhdova. Ama ai vazhdon tė jėte I fohtė si ne fillim, shpesh herė refuzon tė dalė me mua me justifikime nga me te ndryshmet. Nga njėra anė mė duket sikur po e mbaj me zor ama nga ana tjeter ai thotė se mė do edhe pse nuk ma shpreh.
Durova shumė. Kam duruar shume gjera nga ai njeri pėr hir tė dashurisė , por edhe kėshtu nuk mund tė vazhdohet.
Njė nga kėto ditė mė mer ne cel njė djale qė kam pasur shok qė e pėlqenim dikur nj-tj po nuk patėm kurrė lidhje. Edhe me thotė se mė pėlqen se mė ka parė dhe do tė takohemi pėr njė kafe per hir tė shoqėrisė sė vjetėr. Kemi folur ne cel me orė tė tėra dhe pas kaq kohėsh u ndjeva pėrsėri femėr. Ndjeva emocion, ndjeva dicka qė se kam ndjerė me tė dashurin pėr kėto 2 vite.
Doja njė mendim si tė bėj? Tė vazhdoj mė kėtė qė kam pėr hir te kohravedhe atyre qe kemi kaluar edhe pse dashuria po shuhet dita ditės apo ti jap vetes njė mundėsi tė njoh dikė qė mė vlerėson tamam?
P.s Mė falni qė u zgjata kaq shumė