I paske lene Veprat e shokut Enver menjane e ke filluar te lexosh e mesosh "Testamentin e Ri"? Nuk quhet "Testament i Ri" quhet "Dhiata e Re" ose "Beselidhja e Re". Nuk quhet "Pente Kosto" por quhet Pentekost ose "Pesedhjetat". Dhe njerezit nuk flisnin ne gjuhet e huaja, por 12 Apostujt e Krishtit, pasi Zoti iu dergoi Frymen e Shenjte qe iu shfaq si gjuhe e zjarrte mbi krye, filluan te predikonin ne nje gjuhe qe kuptohej nga te gjithe njerezit, hebrej, romake, etj, pavaresisht se keta flisnin e kuptonin gjuhe te ndryshme. Fjalet qe Apostujt nxirrnin nga goja kuptoheshin nga te gjithe.Po qe ketu ju mashtroni sepse askund ne Testamentin e Ri nuk thuhet qe te predikohet vetem ne nje gjuhe Perse Shpirti i shenjte erdhi kur ishte Pente kosto dhe te gjithe njerezit flisnin ne gjuhet te huaja?
Nje mysliman shqiptar di me shume per fene orthodhokse, se sa Pirro, kryetari i intelektualeve orthodhokse te Shqiperise!
Jezu Krisht e quajne protestantet. Orthodhokset e tradites shekullore e quajne Jisu Krisht. Shqiptaret kane 100 vjet qe gjithcka e bejne ne shqip ne Liturgjine e Tyre, ne lutjet e tyre, ne literaturen e tyre kishtare! Me keto budalleqet qe shkruan, tregon se sa here vete ne Kishe te dielave. Se po te vije, do te shikoje qe gjithcka eshte ne shqip.Perse Jezu Krishti, nepermjet Shen Palit e dergoi ate te shpallte kristianizmin neper te gjitha vendet, dhe ne ccdo vend ai foli ne gjuhen e vendalinjve?
Ku e ke lexuar ti qe Jezu Krishti ka thene apo Shen Pali ka thene qe te perhapet fjala e Perendise vetem ne greqisht ? apo ne aramaisht?
A nuk po e sheh se po bie ne prehrin e ideologjise islame per te predikuar vetem ne nje gjuhe?
Se pari, shenjtoret e Kishes Orthodhokse i perkasin te gjithe Kishes, e nderohen nga e gjithe Kisha ne mbare boten si te tille. Pak rendesi ka origjina e tyre etnike.Se dyti, praktikisht te gjitha Kishat Orthodokse ne te gjithe boten predikojne jo vetem ne gjuhet e tyre por kane pervecc shenjtoreve te miratuar nga Konstndinopoja, kane dhe shentore lokale me te cilet identifikohen.
Se dyti, Konstandinopoja nuk "miraton" shenjtoret pasi nuk eshte si shoku Enver e Partia me te cilen ti u rrite. Patriarkana e Shenjte, pas 20 apo 40 vjetesh nga fjetja e besimtarit qe besimtaret e thjeshte nderojne nje njeri te shenjte ne Kishen e vendin lokal ku ai jetoi, e pranon kete realitet dhe zgjedh nje dite te kalendarit orthodhoks, per kujtimin e shenjtorit ne fjale. Dhe e ben kete gje, qe per jeten e ketij shenjtor te mos mesoje vetem zona lokale ku ai jetoi, por gjithe Kisha ne mbare boten orthodhokse. Pra nuk eshte Patriarkana e Stambollit apo cdo ato 4 Patriarkanat e tjera ne bote qe "miratojne" shenjtoret, jane besimtaret e thjeshte orthodhokse ata qe te paret i njohin, nderojne e kuptojne keta shenjtore sa jane gjalle e pas vdekjes.
Se treti, besimtaret orthodhokse nuk "identifikohen" me asnje shenjtor. Besimtaret i nderojne, kujtojne, e u luten shenjtoreve, qe te ndermjetesojne per ne prane Zotit Krisht e Nenes se Tij te Tereshenjte, Virgjeresh Mari.
Se katerti, te duhet te mesosh se Atdheu i cdo shenjtori, Atdheu i cdo te krishteri orthodhoks, nuk eshte vendi ku ai ka lindur, por Mbreteria e Qiellit! Te jesh i krishtere orthodhoks do te thote te heqesh dore nga kjo bote, nga te gjitha "identitetet" sic i quan ti, dhe te marresh Kryqin e Krishtit mbi supe, e te ecesh ne hapat e Tij.
Se pesti, shenjtoret e martiret nuk i perkasin "etnise" apo "vendit" te origjines, por i perkasin popullit ne te cilin u martirizuan duke derdhur gjakun e tyre per Krishtin. Te gjithe ata martire e shenjtore qe jane martirizuar ne ate toke qe sot banohet nga shqiptaret, i perkasin KOASH dhe popullit shqiptar. Prandaj pelegrinet nga mballe Ballkani mblidhen ne Shqiperi per ti nderuar ne diten e tyre. Prandaj lipsanet e nje shenjtori si Shen Kozma Etoliani, mbahen nga KOASH dhe jo Kisha Orthodhokse ne Greqi, edhe pse etnia e shenjtorit ishte greke e jo shqiptare.
Se gjashti, orthodhokset shqiptare kane plot shenjtore lokale qe jane martirizuar ne ate toke e ne ate vend, apo qe kane lindur ne ate vend. Kane Shen Elenen dhe Shen Konstandinin, Shen Astin, Shen Lefterin, Shen Jeronimin (Shen Gjeri), Shen Joan Vladimirin, Shen Kozma Etolianin, e plot te tjere.
http://www.forumishqiptar.com/thread...kop-i-Durresit
http://www.forumishqiptar.com/thread...isė-15-dhjetor
http://www.forumishqiptar.com/thread...anastiri-i-tij
http://www.forumishqiptar.com/thread...liani-24-gusht
Ne mendjen tende te semure, ti kujton se shenjtore jane vetem ata qe jane "shqiptare ne origjine". Gjergj Kastrioti kish nenen Vojsaven me gjak serb. Motren e vete Angjelinen e martoi ne Malin e Zi. Djalin e tij te vetem, Jovanin, e martoi me princeshen e fundit bizantine, Irena Paleologun. Vajza e Gjergjit te Madh, Gjergj Arianianit, vjehrrit te Gjergj Kastriotit e babai i gruas se tij Androniqi Kastroti (Arianiti), u martua me princin e serbise dhe nderohet e sot e kesaj dite ne Serbi si "Nena e Serbise", edhe pse me origjine ishte epirote. Vellai i madh i Gjergj Kastriotit, Reposhi, u be murg ne Malin e Shenjte ne Greqi ne manastirin e Hilandarit, nje manastir orthodhoks serb. Babai i tij, Jovani, mendohet te jete varrosur po ne ate manastir ne Malin e Shenjte pas vdekjes.Vetem Orthodokset shqiptare nuk kane shenjtore te tyre qe te identifikohen dhe kjo nuk eshte rastesi, Eshte pikerisht ajo qe ju i nderuar po me sulmoni ju me djallezine qe keni sulmuar patriotet orthodokse qdhe Fan Nolin i cili e beri Jezu Krishtin te flase shqip per here te pare dhe largoi nga zgjedha kete komunitet detyrimin per te folur greqisht. Kjo eshte aresyea qe KOASH duhet te ngreje nje komision per te shenteruar dhe martirizuar shenjtore e martire shqiptare, sepse keta njerrezit tane jane poaq te mire dhe po aq kane sakrifikuar se dhe shenjtoret e vendeve te tera. Ne mos sot , neser do te behet do apo nuk doni ju.
http://www.forumishqiptar.com/thread...nitit-1-korrik
Po ta perseris edhe njehere o Pirro: Perpara Fronit te Gjykimit te Krishtit, nuk do te kete greke, shqiptare, romake, serbe, amerikane. Do te kete njerez me bese, dhe njerez te pabese. Njerezit e beses qe zgjodhen rrugen e Krishtit, dhe njerezit e pabese qe zgjodhen ideologjite e botes. Beseplotet Perendia do t'i shperbleje me jete te ameshuar ne prani te Tij! Te pabeset do ti denoje ne perjetese ne nje jete larg Zotit!
Zgjidh e merr, nje jete te ameshuar me Krishtin, apo nje jete te ameshuar me Enver Hoxhen!
Albo
Krijoni Kontakt