Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    “Gjeni alienët përpara se ata të na gjejnë ne”

    Shkencëtari Stephen Hawking paralajmëron njerëzimin që të bëjë kujdes, sa i përket jetës së mundshme jashtëtokësore.

    Hawking thotë se ne mund të jemi duke përdorur një metodë më të prapambetur sesa alienët, për të rënë në gjurmët e tyre. Deklaratën, shkencëtari e bëri në dokumentarin me titulli, “Vendet e preferuara të Stephen Haëking”.

    Sipas tij njerëzimi rrezikon që të përballet me një civilizim më të evoluar që mund të mos ketë një fund të mirë.

    Fizikanti Hawking ka bërë profeci të shumta në lidhje me rritjen e shfrenuar e teknologjisë, gjë që çon në zhdukjen e racës njerëzore.

    Pak kohë më parë Hawking sëbashku me një grup të tjerë shkencëtarësh prezantuan projektin “Starshot Project”, me anë të së cilit ata shpresojnë që të dërgojë robotë të vegjël në sistemin diellor më të afërt, “Alpha Centauri”, 25 trilion milje larg. Për të mbërritur atje në rrugë normale do të duheshin 30 mijë vite, por projekti i ri shpreson që falë përdorimit të raketave të vogla të mbërrijnë për 20 vite.

    Shkencëtarët besojnë se sistemi “Alpha Centauri” mund të ketë një planet të ngjashëm me tokën që mund të gjendet në “zonat e tij të banueshme”.

    Ky projekt ambicioz kërkon të zbulojë sekrete të mëdha të universit dhe do t’i lejojë njeriut që të fotografojë vende ku mund të ketë kushte të përshtatshme për të jetuar./tvklan.al
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: “Gjeni alienët përpara se ata të na gjejnë ne”

    ky mazllumi njehere thote mos merrni kot se jemi vetem majmune te avancuar dhe tani na thote qe behuni te avancuar dhe gjeni qenje qe jane mijera vjet ndoshta miliona vjet para nesh ne te gjitha drejtimet

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2017
    Vendndodhja
    Ne plazh
    Postime
    5

    Për: “Gjeni alienët përpara se ata të na gjejnë ne”

    alienet e vetem qe duhet te ruhemi jemi vet ne ,thjesht shiko vrasesit,pedofilet,abuzuesit,kriminelet e cdo lloji ,dhe atehere do ta kuptosh se nga cfare duhet te ruhesh ,

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •