Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Kisha të shndërrohet në muze për ekspozimin e gjenocidit serb që ka bërë në Kosovë

    (E plotësuar) - Organizata studentore "Demokracia studentore", sot mbajti një aktivitet simbolik para kishës ortodokse serbe, për t’i kundërshtuar punimet në këtë kishë, e cila gjendet në kampusin e Universitetit “Hasan Prishtina”. me gjersisht linku.
    http://www.botasot.info/aktuale-lajm...ere-ne-kosove/
    Në këtë aktivitet simbolik, me një pano u prezantuan masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë dhe u vendos në murin e kishës. Por, kjo pano nuk arriti të qëndrojw më shumë se një orë e vendosur në këtë objekt, pasi një person civil me syze e hoqi panon në prani të policisë së minoritetit serb që vëzhgonin gjendjen pas shpërndarjes së studentëve dhe në këtë aksionit.


    Kryetar i organizatës “Demokracia studentore”, Mexhid Ramusa tha se ky objekt duhet të shërbejë muze për prezantimin e masakrave dhe gjenocidit që e kanë kryer serbët në Kosovë gjatë luftës së fundit.

    Ramusa: Kërkojmë që ky objekt të jetë muze për prezantimin e masakrave dhe gjenocidit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kisha të shndërrohet në muze për ekspozimin e gjenocidit serb që ka bërë në Kosovë





    Ekskluzive: Babai i Zëdhënësit të VV'së dha lejen për ndërtimin e Kishës në oborrin e UP’së



    GazetaExpress E premte, 09 Shtator 2016 14:52


    Hamdi Vraniqi dha lejen për ndërtimin e Kishës Serbe në Oborrin e Universitetit të Prishtinës. I ndjeri është babai i Zëdhënësit aktual të Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqit, i cili për shumë vite ishte edhe Zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo parti ka kërkuar disa herë të rrëzohet kjo kishë e ndërtuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Mirëpo, për ironi, leja për ndërtimin e saj është dhënë nga një shqiptar, për më tepër nga babai i një prej zyrtarëve më të lartë të Vetëvendosjes.

    Një ditë më parë, Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi shokoi opinionin me një status në Facebook, ku deklaroi se “Kosova si shtet i pavarur nuk ka gjasa të mbijetojë” – një argument ky i zakonshëm i kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës.

    Në fakt, Vraniqi nuk është i largët me regjimin që ka kundërshtuar përpjekjet shekullore të shqiptarëve të Kosovës – nëse rrëmohet në biografinë familjare të tij.

    Erzen Vraniqi është djali i Hamdi Vraniqit, ish-profesor universitar. Hamdiu mbahet mend si një prej shqiptarëve të vetëm që vazhduan të punojnë edhe pas instalimit të masave të dhunshme.

    Por, jo vetëm kaq.

    Hamdi Vranqi, siç del nga një deklaratë e igumenit Sava Janjiq dhënë me 3 tetor 2015 për Radion Europa e Lirë, është personi që ka dhënë lejen për ndërtimin e Kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

    Për kishën e cila ende qëndron e papërfunduar në oborrin e UP’së, Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e secilës është edhe djali i Hamdi Vraniqit, që në 1990 u pajtua të ndërtohet, vazhdimisht ka kërkuar rrënimin e saj. Madje, edhe kryetari i Kryeqytetit Shpend Ahmeti – që vjen nga e njëjta parti, kishte premtuar se do ta realizonte rrënimin e saj. Vartës i këtij të fundit, që nga ardhja në pushtet qëndron Erzen Vraniqi, si zëdhënës në Komunën e kryeqytetit.

    Por, ja çfarë deklaron për Europën e Lirë Sava Janjiq.

    “Ky është vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për planin urbanistik të Qendrës universitare në Prishtinë, ‘ku do të ndërtohet objekti i tempullit të katedrales me objektet përcjellëse dhe infrastrukturore. Dokumenti është nga 26 shtatori i vitit 1990 dhe e ka nënshkruar Hamdi Vraniqi, Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Do të thotë, ky është dokumenti i parë”, ka deklaruar Janjiq.

    Dokumenti në fjalë, sipas Janjiqit i lëshuar në Shtator të vitit 1990, pati ndryshuar vendimin ekzistues - të deri atëhershëm, se toka komunale e Prishtinës, në fjalë, i takon vetëm Universitetit të Prishtinës, e cila kishte të drejtën ekzekutive të ndërtonte vetëm objekte për nevojat e saj – fakultete, duke mos u lejuar asnjë lloje shfrytëzimi për nevoja tjera të asaj parcele.

    Ky dokument tash përdorët nga Kisha Ortodokse serbe si dëshmi se Kisha në oborrin e UP’së nuk u ndërtua në mënyrë ilegale dhe se hapësira ku ajo ndodhet iu lëshuan në shfrytëzim nga funksionaret e asaj kohe – që sipas dokumentit u ndryshua plani urbanistik i Qendrës Universitete të Prishtinës që ekzistonte deri në shtator të 1990.

    Deri më tash, Kisha Ortodokse serbe nuk e ka publikuar këtë dokument.

    E në Universitetin e Prishtinës kishte shërbyer si profesor edhe vet Hamdi Vraniqi. Ai para se të merrte detyrën e drejtuesit të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Komunës së Prishtinës – pas masave të dhunshme të regjimit - si shërbëtor i pushtetit të instaluar dhunshëm në Kosovë, Vraniqi kishte qenë profesor në Fakultetin Juridik në UP.

    Funksion të rëndësishëm, para viteve 90’ta, pati edhe vëllai i Hamdi Vraniqit, Ramadan Vraniqi që drejtonte Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

    Nga ana tjetër, shefi i djalit të atij që mundësoi ndërtimin e një kishe në oborrin e UP’së, Shpend Ahmeti – si kryetar i Prishtinës, pasi ishte zotuar në rrënimin e kishës, kohë më pas pati ndryshuar zotimin duke thënë se nëse Kisha ortodokse serbe arrin ta dëshmojë lejen për ndërtimin e saj duhet ta sjellë atë në komunë që të aplikoi për legalizim.

    “Në qoftë se është ndërtim pa leje - sepse ne nuk kemi kurrfarë dokumentacioni- atëherë ai objekt duhet të aplikojë për leje. Në qoftë se e kanë lejen, ata duhet ta sjellin në komunë, në mënyrë që ne ta verifikojmë se ka leje dhe se gjithçka është në rregull”, pati thënë Ahmeti për REL, në tetor të 2015.

    Dëgjojeni audion në vazhdim të prononcimit të Sava Janjiqit, ku thotë se lejen ua dha babai i Zëdhënësit të Vetëvendosjes.

    Gazeta Express ka tentuar ta kontaktojë edhe Zëdhënësin Erzen Vraniqin për ta pyetur rreth kësaj çështjeje.

    Ai nuk është përgjigjur në thirrjet e gazetës. Siç dihet, Vetëvendosje dhe zyrtarët e saj mbajnë qëndrim bojkotues ndaj Gazetës Express.

    Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje njihet si parti që e ka instaluar në vend diskursin “tradhtare e patriotë”. Ata, madje, përmes aksioneve – që ata i konsiderojnë simbolike – shpeshherë edhe i etiketojnë shtëpitë apo personat që ata i konsiderojnë si tradhtarë.

    Mbetet të shihet se çfarë pozicioni do të mbajnë ata kundrejt zyrtarit të lartë të tyre, babai i të cilit punoi gjatë regjimit të Millosheviqit, e madje edhe dha lejen për ndërtimin e Kishës serbe në oborrin e UP’së. /GazetaExpress/.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Kisha të shndërrohet në muze për ekspozimin e gjenocidit serb që ka bërë në Kosovë

    Kush është Sava Janjic, që po lobon kundër Kosovës në UNESCO? (Foto&Video)
    Kreu i Manastirit të Deçanit, Baba Sava Janjiç, përveç punës së tij religjioze, thuhet se angazhohet edhe në aktivitete që kanë për qëllim pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve.

    Mirëpo, ditëve të fundit, ai i ka dhënë një rol kontrovers vetës – lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Ndërkaq para disa viteve ai kishte thënë se Kosova është një lloj Jerusalemi për serbët, transmeton lajmi.net.
    Por, kush është në të vërtetë Sava Janjiç?

    Sava Janjiç ka lindur në Dubrovnik të Kroacisë, më 7 dhjetor të vitit 1965. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Trebinje. Ndërsa studimet i përfundoi në vitin 1989 në Universitetin e Beogradit, dega Gjuhë dhe Letërsi angleze, transmeton lajmi.net.

    Në vitin 1989, u pranua në manastirin Crna Reka pranë Novi Pazarit si fillestar, në kohën kur peshkopi Artemije ishte në krye të manastirit. Ndërsa një vit më vonë, saktësisht më 14 nëntor të vitit 1990, u bë murg. Dy vite më vonë erdhi në krye të manastirit të Deçanit, ku qëndroi aty deri në fund të luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999.

    Gjatë kohës së luftës në Kosovë, mediat e huaja i kishin dhënë atij nofkën “kyber monk”, me çka edhe u bë i njohur botërisht. Kjo nofkë iu dha atij për shkak të postimeve të vazhdueshme që bënte në faqen www.decani.yunet.com. Kjo faqe nuk është funksionale tani, për rrjedhojë edhe nuk mund të dihet se çfarë shkrime publikonte Sava në atë kohë.

    Pas luftës ai u bë zëdhënësi i “Këshillit Kombëtar Serb për Kosovë e Metohi” dhe anëtar i “Këshillit të Përkohshëm Administrativ të Kosovës”.

    Sava është shumë aktiv në rrjetet sociale Facebook dhe Twiter. Ai flet një anglishte shumë të rrjedhshme, dhe komunikon me njerëz të shumtë ndërkombëtarë e vendor.
    Në vitin 2008, gjatë një interviste me një gazetar të huaj, Sava ndër tjerash thotë se Kosova për Serbinë është një lloj Jerusalemi.

    “Kosova nuk është vetëm një territor i paqes, është një vend që ka ndikim të madh shpirtëror. Për Serbinë është një vend i shenjtë, është Jerusalemi ynë. Duhet kuptuar në një mënyrë tjetër se Kosova do të jetë e Serbisë, derisa në të vazhdojnë të jetojnë serbët dhe kjo është me rëndësishmja”, thotë Sava.
    Shikoni videon më poshtë për të parë intervistën.

    Sipas keti "pedofili" edhe Autonomin e 1974 shqiptaret jov kan dhen serbis me deshire.
    Me keso rrena jena mesu mo, nga ky qetnik, kjo deklarat eshte sa mi hi ne hater hashes e hyse e ty
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 29-09-2016 më 14:17

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kisha të shndërrohet në muze për ekspozimin e gjenocidit serb që ka bërë në Kosovë

    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    qati pedofili ju te vetfundosjes qe paraqiteni patriota
    ja kini dhan lejen me e ndertue kishen ne oborr te univerzitetit
    qisi muta ini grumbullue te albini dhandrri i shkieve hahaha
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Kisha të shndërrohet në muze për ekspozimin e gjenocidit serb që ka bërë në Kosovë

    Kishat e vjetra por edhe xhamite nuk duhet te prishen por te ruhen ashtu bosh dhe te vetmuara me qellim qe si nje kafaz zogjsh te kape xhinde dhe shpirtra qe mund te ndihmojne dhe vrasin armiqte e vendit fshehtas nga ndonje semundje apo fatkeqesi. Por edhe lidhja me Derrin(ateistin menakqe gerthet Perse?) nuk ishte pa gje dhe ndryshoi dicka nga kultura e mushkerise Kosovare dhe sikur i largoi nga baltovina Shqiperi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •