Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Shqiptarja Klejda Bega kandidate për çmimin Nobel

    Tiranë, 20 shtator 2016 – Shkencëtarja shqiptare, Klejda Bega nga Elbasani, është në prag të çmimit Nobel, pasi në arritjet e saj në shkencë, ka gjetur një formulë që mund të lëvizë atomet sipas dëshirës nëse përdor një procedurë të veçantë dhe disa pajisje sipas skemës së krijuar prej saj.
    Që në fillim, Bega ka qenë një nxënëse e shkëlqyer duke u rreshtuar në studentët ekselentë dhe fituese e vazhdueshme e Olimpiadave të Matematikës dhe Fizikës në Shqipëri.
    Arritjet bënë që ajo të përfundojë Universitetin në Zvicër për t’u pranuar më pas nga Universiteti i Kalifornisë, i cili është ndër më të mirët, për sa i përket fizikës dhe 33 pedagogët, që japin mësim aty kanë marrë çmimet Nobel. Pas përfundimit të studimeve ajo vijoi të ishte pjesë e këtij universiteti, por si pedagoge.
    “Ishte pikërisht biografia e Mari Kyrisë që i dha ngacmimin fillestar. Unë as që e njihja se çfarë ishte fizika, por meqë kjo shkencë i kishte shkaktuar asaj (Marie Kyrisë) aq pasion, me siguri duhej të ishte diçka e mrekullueshme. Dhe thashë: Unë do të bëhem fizikane. Matja e elektroneve përbën një nga sfidat më të mëdha të kohës në fizikë. Është një matje shumë e rëndësishme. Duket si diçka e thjeshtë. Por në fakt këtu qëndron baza e ligjeve të fizikës. Pra, gjithçka e thënë deri tani e ka bazën në vërtetësinë e këtyre matjeve. Si rrjedhim ne vërtetojmë ligje të zbuluara dhe ato që mund të zbulohen”, është shprehur Bega për media shqiptare.
    Klejda ka një këndvështrim më të gjerë se sa thjesht koncepti fizikë. Madje ajo e sheh këtë shkencë si bazë për të përparuar në fusha të tjera të jetës. /Koha.jonë/

    http://illyriapress.com/shqiptarja-k...-cmimit-nobel/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Shqiptarja Klejda Bega kandidate për çmimin Nobel

    https://www.youtube.com/watch?v=Q41EVJ9rhKg

    Takimi i Pasdites - KLEJDA BEGA , Profili i një Fizikanteje !

    Gusht 2014

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •