Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Post Dy re të zeza po i vijnë shqipnise...

    Dy re të zeza po i vijnë shqipnis
    Një vajtim në tel t’sharkis,
    Plagë e randë është hap ndër ne
    Komunizmi kur pat le.

    Prishi kishë e prishi xhami
    S’njofti ligje e as drejtësi,
    Kurrë nuk diti me ba mirë
    Në vorr e qoj fjalën e lirë.

    Por nuk mujti në tokë me ul
    Një burr bese e plot kultur,
    Që Zotit i’a pat falë jetën
    At Zef Pllumi e din të vërtetën.

    Nëpër burgjet e diktaturës
    Marinar përballë furtunës,
    Kurrë se m’poshti Enveri
    Këtë burrë origjinë Shkreli.

    Kurrë Zef Pllumi s’ka me u harrue
    Nderi i kombit është nderue,
    Në dorëshkrimet që ka lanë
    Me burrni diku ka thanë:

    Duhet, duhet me jetue
    Por “rrno vetëm për me tregue”.

    (Besnik PALNIKAJ)

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Besnik Palnikaj për postimin:

    murik (22-09-2016)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •