Identiteti Kosovar si qëllim i sllavo-ortodoksëve!
Marre nga Jusuf Thaçi
Duke qenë të vetëdijshëm që tashmë e kanë të pamundur ushtarakisht, politikisht e diplomatikisht ndalimin e bashkimit të shqiptarëve, sllavo-ortodoksët tashmë po mundohen që ta pamundësojnë një gjë të tillë sociologjikisht e psikologjikisht.
Shembull tipik i kësaj është Identiteti Kosovar. Kur sllavo-ortodoksët e kuptuan se krijimi i shtetit të Kosovës është i pandalshëm (dhe kjo do të ishte vetëm si fazë kalimtare drejt bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e pastaj edhe i pjesëve tjera shqiptare), atëherë fillimisht na detyruan të krijojmë një identitet artificial për shtetin dhe “kombin” e Kosovës (e filluar që nga vitet 90-a të shekullit të kaluar).
Me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës na detyruan himn, flamur e simbole tjera artificiale shtetërore që nuk na lidhin asgjë me identitetin tonë kombëtar.
Ky identitet dhe këto simbole artificiale nuk u pranuan nga masat, prandaj ndërruan strategji. Duke qenë të vetëdijshëm që shqiptarët marrin në mbrojtje dhe përbrendësojnë gjithçka që ju sulmohet e ju rrezikohet, sllavo-ortodoksët filluan të na i sulmojnë pikërisht këtë identitet e këto simbole artificiale, në mënyrë që tërthorazi të na detyrojnë neve që t’i marrim në mbrojtje këto dhe t’i bëjmë pjesë të identitetit tonë, duke hequr dorë kështu nga identiteti ynë.
Dhe ne, për fat të keq, po shihet që kemi rënë në grackën e tyre.
Ne duam shumë shtete, shumë flamuj, shumë himne, shumë kombëtare, etj., në vend të një shteti të fuqishëm shqiptar, një flamuri e himni historik shqiptar, një kombëtareje të fuqishme shqiptare, etj..
Krijoni Kontakt