Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Rilindasi Rama nën hetim në SHBA dhe Shqipëri për $80,000 e fotos me Obama

    Avokati Alan Abramson: “Bilal Shehu është penduar thellë” për mashtrimin në emër të Edi Ramës

    Emri:  bilal-shehu-edi-rama.jpg

Shikime: 360

Madhësia:  31.7 KB

    Shqiptaro-amerikani Bilal Shehu, i cili u akuzua tre vjet më parë se kishte përdorur para të marra nga jashtë Amerikës për të siguruar një mundësi për fotografi mes Edi Ramës, në atë kohë, kryetar i Partisë Socialiste në opozitë dhe Barack Obama, presidenti amerikan në fushatë për rizgjedhje, pranoi fajësinë e tij në një gjykatë federale në Njuuark, Nju Xhersi në SHBA dhe pritet të dënohet, njoftoi agjencia Reuters.

    Sipas Reuters dhe mediave të tjera amerikane, Shehu pranoi fajësinë duke deklaruar se në shtator 2012, ai mori një transfertë bankare prej 80 mijë dollarësh “nga një burim i huaj” me dijeni të plotë se këto para duhej të përdoreshin për të paguar pjesëmarrjen në një aktivitet për mbledhje fondesh për fushatën e Obamës. Aktakuza nuk e përmend emrin e financuesit të huaj të këtij operacioni të paligjshëm në SHBA, por Reuters thotë se personi që përfitoi nga financimi qe Edi Rama, aktualisht kryeministër i Shqipërisë.

    “Një shofer limuzine nga Nju Xhersi pranoi fajin të mërkurën se ndihmoi në transferimin e 80 mijë dollarëve kontributeve nga jashtë për fushatën e Presidentit Barack Obama në vitin 2012 në mënyrë që një nënshtetas i huaj të mund të merrte pjesë në një aktivitet fushate,” shkruan Reuters.

    Por në vitin 2013, një kongresmen republikan e identifikoi ngjarjen dhe bëri thirrje për hetime mbi blerjen e dy biletave nga 40 mijë dollarë secila për një aktivitet për mbledhje fondesh në San Franvcisko në tetor 2012.

    “Në aktivitetin e tetorit 2012, Rama, udhëheqësi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, u fotografua me Obamën,” shkruan Reuters.

    Kongresmeni Dana Rohrabacher i Kalifornisë në atë kohë u ankua se fotoja e Ramës me Obamën u përdor për qëllime “të këqija” për të nënkuptuar një marrëdhënie mes Ramës dhe Obamës gjatë zhgjedhjeve të vitit 2013 në Shqipëri, zgjedhje që e bënë atë kryeministër.

    Prokurorët thanë se biznesmeni Shehu, banor në Nju Xhersi, shkoi në San Francisko dhe u përpoq të hyjë në aktivitetin për grumbullimin e fondeve me nënshtetasin e huaj, por këtij të fundit iu refuzua hyrja. Gjithsesi, nënshtetasit të huaj, (Ramës) iu dha mundësia të fotografohej me Obamën.

    “Duke pranuar fajin sot, z. Shehu pranoi përgjegjësinë për sjelljen e tij dhe shpreh pendesë të thellë për veprimet e tij,” deklaroi avokati Alan Abramson sipas Reuters. Stafi i Obamës nuk është vënë nën akuzë për këtë ngjarje pasi sipas prokurorëve, ka bashkëpunuar në tërësi me hetimin dhe duket se nuk ka pasur dijeni se paratë e dhëna nga Shehu kishin në fakt origjinë të huaj.

    360gradë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Avokati Alan Abramson: “Bilal Shehu është penduar thellë” për mashtrimin në emër të Edi R

    SHBA, shqiptari pagoi 80 mijë USD për fushatën e Obamës. Pranoi që parate ia ka dhënë Rama

    Emri:  rama-mediat-amerikane.jpg

Shikime: 370

Madhësia:  74.1 KB

    Emri:  rama-obama.jpg

Shikime: 189

Madhësia:  24.7 KB

    Nje shofer limuzine nga Bergen Counti (ose Konteja Bergen) ka pranuar se ka kaluar (ose perqendruar) 80 mije dollare nga kryetari i Partise Socialiste ne Shqiperi tek fushata e rizgjedhjes se Presidentit Barak Obama.

    “New Jersey 101.5” shkruan se shtetasi Bilal Shehu, një 48 vjeçar shtetas amerikan u deklarua fajtor të mërkurën pasi ka dhënë me vetëdije donacione dhe kontribute të huaja për fushatën e presidentit amerikan.

    Ai rrezikon të dënohet me 5 vjet burg dhe 250 mijë USD gjobë, ndërkohë që vendimi do të jepet në 5 tetor. Prokurorët federalë thonë se Shehu në vitin 2012 bleu bileta për mbledhje fondesh në fushatë në emër të tij dhe të gruas së tij në San Francisco.

    Megjithatë Shehu tregoi se ka shkuar në takim me Edi Ramën, i cili është tani kryeministër i një vendi në Europën Juglindore, shkruan media amerikane.

    Edhe pse Rama ka mohuar se ka marrë pjesë në takimin e fushatës, ai arriti të shkëpusë një foto me Presidentin Obama i cili shfaqet duke qeshur.

    Rama e përdori këtë foto në fushatën zgjedhore në Shqipëri. Ai e postoi fotografinë edhe në faqen e tij në Facebook.

    Një vit më vonë, në 2013, partia e tij fitoi shumicën e vendeve në Parlament dhe ai u bë kryeministër i vendit.

    Avokati i Shtetit Paul Fisherman tha se komisioni i fushatës së Obamës nuk u akuzua për shkelje ligji dhe bashkëpunoi plotësisht në hetim.

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Avokati Alan Abramson: “Bilal Shehu është penduar thellë” për mashtrimin në emër të Edi R

    Fotoja me Obamën, Berisha: Rama rrezikon 7 vjet burg për larje parash të pista dhe mashtrim martese

    Emri:  Rama-Bilali-2.jpg

Shikime: 195

Madhësia:  22.6 KB
    Emri:  Rama-Bilali-1.jpg

Shikime: 186

Madhësia:  15.7 KB

    TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pasardhësi i tij, Edi Rama rrezikon deri në 7 vjet burg pas hetimit të FBI-së për kontributet në fushatën e presidentit amerikan Barack Obama.

    Në një postim në facebook, Berisha shkruan se Rama mori pjesë në drekën e organizuar për mbledhje kontributesh duke paguar 80 mijë dollarë dhe duke u paraqitur si gruaja e taksistit Bilal Shehu. Berisha publikon edhe 2 foto të kryeministrit Edi Rama me Bilal Shehun.

    STATUSI I BERISHËS

    Në New York plas skandali tronditës “Bilalgate”!

    “Burri” apo “bashkëshorti” i Edi Ramës, taksisti Bilal Shehu rrezikon 13 vjet burg!
    Të dashur miq, agjencia Reuters dhe rrjete televizive amerikane informojnë se në SHBA ka plasur një skandal i ri tronditës, në të cilin janë direkt te implikuar taksisti militant socialist Bilal Shehu dhe kreu i PS, Edvin Kristaq Rama.

    Në pranverën e vitit 2012, Edvin Kristaq Rama botoi në mediat e vendit një foto, në të cilën kishte dalë gjatë një dreke me Presidentin Obama. Në këtë drekë në krah të Ramës është dhe Bilali. Fill pas kësaj u mor vesh se dreka ishte me bileta 40 mijë dollarëshe për person. Bilali, në thyerje flagrante të ligjit amerikan kishte blerë dy bileta pra kishte paguar 80 mijë dollarë një për vete dhe një për Ramën, të cilin e kishte regjistruar në dokumentet e pritjes si gruan, bashkëshorten e tij, pra ishin paraqitur si homoseksualë të martuar.

    Ligji amerikan ndalon rreptësishtë kontributet nga vende të tjera në fushatën elektorale të liderëve amerikan. Me kërkesë të kongresmenëve amerikanë, FBI hapi një hetim. Bilali, i gjetur ngushtë dhe në pamundësi për të justifikuar burimin e 80 mijë dollarëve që shpenzoi për dy biletat, u bë i penduar dhe shiti gruan e tij, Edi Ramën si njeriun që i kishte dhënë atij paratë për të blerë biletat.

    Megjithëse i penduar, Bilali do vuajë se paku 7 vjet burg për dy vepra penale. Së pari, shkeljen e rëndë të ligjit amerikan të financimit të fushatës elektorale dhe së dyti, për bashkëpunim në larjen e parave të pista me Edi Ramën.

    Por ekziston mundësia të dënohet edhe për mashtrim apo falsifikim dokumentesh me të cilat ai ka regjistruar Ramën si gruan e tij. Se fundi, vet Rama në epiqendër të skandalit “Bilal-gate”, rrezikon të dënohet edhe ai gjeri në 7 vjet burg për larje parash të pista dhe mashtrim martese për paraqitjen e tij si bashkëshortja e Bilalit për qëllime përfitimi! sb

    (m.k/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Avokati Alan Abramson: “Bilal Shehu është penduar thellë” për mashtrimin në emër të Edi R

    Basha: Rama të hetohet, pagoi 80 mijë $ për një foto me Obamën

    Emri:  Basha-per-reformen.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  16.4 KB

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka paguar 80 mijë dollarë për të dalë në një foto me presidentin amerikan Barak Obama pak para fushatës presidenciale të vitit 2012, kohë kur Rama ishte në opozitë.

    Me një ton të revoltuar, Basha u shpreh se Rama ka mashtruar qeverinë amerikane, duke porositur dhe paguar një person, i cili tashmë rrezikon burgun në SHBA për shkelje të ligjit.

    “Edi Rama qëndron pas një krimi të rëndë federal të kryer në SHBA, si dorovitës i 80 mijë dollarëve të dhëna në një mbledhje fondesh për betejën presidenciale për të dalë me presidentin amerikan në foto. DASH, bën të ditur se një shtetas shqiptar kishte marrë këtë shumë, – tha Basha. – 80 mijë dollarë ka paguar Rama për një foto, 80 mijë dollarë për një mashtrim, për t’iu hedhur hi syve shqiptarëve”.

    Sipas Bashës, “në karrigen e tij të marrjes së pushtetit, Rama nuk kurseu asnjë me gënjeshtrat e tij, madje as SHBA-në. Ky krim i rëndë federal, i porositur dhe i paguar nga Rama, tregon rrugën se ai erdhi në pushtet mes krimit dhe vazhdon të sundojë mes krimit. E mbushi parlamentin me kriminelë dhe bashkitë me përdhunues. Por në një shtet ku ligji nuk blihet, ai gënjeu ekipin e Barak Obamës. Kjo foto, është prova se në SHBA drejtësia nuk mund të kapet e të zhantazhohet”.

    Basha i ka bërë thirrje kyeprokurorit Llalla të nisë menjëherë hetimet: “ I bëj thirrje, kryeprokurorit, që paralel me hetimet që po bën FBI, të kryejë menjëherë hetimet për këtë rast të pastër të korrupsionit politik. Ku i gjeti Rama 80 mijë, cili është burimi i tyre? Çfarë kanë marrë në këmbim sponsorizuesit? Ai duhet e do të japë llogari për rolin e përgjegjësitë e tij për këtë krim, që SHBA po përgatitet të dënojnë dorasin dhe jo porositësin, sepse kjo është detyrë e drejtësisë shqiptare”, – u shpreh Basha.

    Reagon Rama: Nuk kam paguar për foto me Obamën

    Menjëherë pas deklaratës së Bashës, ka reaguar drejtoria e komunikimit në kryeministri, e cila ka përgënjeshtruar akuzat e kreut të opozitës. Në një deklaratë për shtyp, zyra e komunikimit pohoi se Rama nuk ka paguar për të dalë në foto me presidentin amerikan.

    “Ndiej keqardhje për manipulimin mediatik për foton. S’kam marrë pjesë në asnjë takim elektoral të Obamës. Nuk kam paguar për të qenë në një organizim të tillë. I bëj thirrje bashës të fokusohet te reforma në drejtësi. Basha t’ia tregojë respektin SHBA-ve duke mbështetur draftin e reformës. Ligji amerikan ndalon të huajt në fushatë”.

    “Bilal Shehu e ka takuar delegacionin tonë në 2012. Nuk ka pasur veprim financiar për foton me Obamën. Unë nuk kam frikë nga drejtësia dhe operacioni ndërkombëtar”, – ka reaguar Rama përmes një deklarate të drejtorisë së komunikimit në kryeministri.

    Agjencia “Reuters”: Bilal Shehu mund të dënohet

    Sipas agjencisë “Reuters”, shqiptaro–amerikani Bilal Shehu pranon se ka marrë fonde nga jashtë për të siguruar dy ftesa (bileta) në takimin me Presidentin Barack Obama gjatë fushatës për mbledhjen e fondeve për betejën presidenciale të vitit 2012.

    Takimi mbahej në San Francisko, ku Obama kandidonte për një mandat të dytë presidencial. Pikërisht në event për mbledhjen e fondeve mendohet se Shehu ia ka dhënë një ftesë (biletë) kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili asaj kohe ishte në opozitë.

    Sipas agjencisë prestigjioze “Reuters” dhe mediave të tjera amerikane, Shehu, një shofer taksie-limuzinë, pranoi fajësinë e tij në një gjykatë federale në Newark, New Jersey në SHBA dhe pritet të dënohet.

    Shqip

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA, Avokati Alan Abramson: “Bilal Shehu është penduar thellë” për mashtrimin në emër të Edi R

    Fotoja Rama-Obama, një person i dytë pranon fajin për transfertën 80 mijë USD

    Departamenti amerikan i Drejtësisë deklaroi se William Argeros, 57 vjeç pranoi se në shtator 2012 ai lehtësoi transferimin e 80 mijë dollarëve nga një burim i huaj te Bilal Shehu-ndërsa dha këshilla se si ato para të mbërrinin në komitetin e fushatës presidenciale.

    Departamenti amerikan i Drejtësisë deklaroi të hënën në një njoftim për shtyp se një person i dytë u deklarua fajtor për rolin e tij në transferimin e 80 mijë dollarëve nga një “burim i huaj” drejt komitetit të ngritjes së fondeve për fushatën presidenciale të vitit 2012 të presidentit Barack Obama.

    Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, William Argeros, 57 vjeç e deklaroi veten fajtor përballë gjyqtares Madeline Cox Arleo të distriktit të Nju Xhersit, mbi një informacion që e akuzonte atë se kishte bërë donacion të huaj me “vetëdije dhe dashje”, duke gjeneruar 25 mijë dollarë ose më shumë brenda një viti kalendarik për komitetin e mbledhjes së fondeve si dhe për deklaratë të rreme përpara Jurisë së Madhe.

    Vendimi për William Argeros do të jepet më 9 Nëntor nga gjyqtarja Arleo.

    Sipas marrëveshjes së pranimit të fajësisë së dorëzuar në gjyq, Argeros pranoi se në shtator 2012 ai lehtësoi transferimin e 80 mijë dollarëve nga një burim i huaj tek Bilal Shehu- një qytetar amerikan me banim në Nju Xhersi. Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë më tej se Shehu i dorëzoi paratë në komitetin e autorizuar të ngritjes së fondeve-në përpjekje për të fshehur origjinën e parave si dhe për të mundësuar pjesmarrjen e një shtetasi të huaj në aktivitetin e datës 8 tetor 2012 në San Francisko.

    Argeros pranoi gjithashtu se u kishte dhënë këshilla individëve të huaj mbi mënyrën e transferimit të parave si dhe të dorëzimit të tyre në komitetin e mbledhjes së fondeve. Ligjet federale u ndalojnë shtetasve të huaj të bëjnë donacione për kandidatët amerikanë apo komitetet e ngritjes së fondeve gjatë fushatave elektorale.

    William Argeros është personi i dytë që pranon fajin lidhur me donacionin e paligjshëm të 80 mijë dollarëve, që dyshohet se u pagua për realizimin e një fotografie të presidentit amerikan, Barack Obama me kryeministrin Edi Rama, asokohe në opozitë. Në 29 qershor, Bilal Shehu pranoi gjithashtu fajësinë në transferimin e 80 mijë dollarëve nga një burim i huaj drejt komitetit të mbledhjes së fondeve për fushatën presidenciale të vitit 2012.

    Çështja u hetua nga FBI, ndërkohë që asnjë anëtar i komitetit të mbledhjes së fondeve nuk u akuzua për ndonjë shkelje. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, anëtarët e komitetit kanë bashkëpunuar ngushtësisht me hetuesit.

    Në vitin 2013, një kongresmen republikan e identifikoi ngjarjen dhe bëri thirrje për hetime mbi blerjen e dy biletave nga 40 mijë dollarë secila për një aktivitet për mbledhje fondesh në San Francisko në tetor 2012.

    “Në aktivitetin e tetorit 2012, Rama, udhëheqësi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, u fotografua me Obamën,” shkruajti agjencia e lajmeve, Reuters.

    Kongresmeni Dana Rohrabacher i Kalifornisë në atë kohë u ankua se fotoja e Ramës me Obamën u përdor për qëllime “të këqija” për të nënkuptuar një marrëdhënie mes Ramës dhe Obamës gjatë zgjedhjeve të vitit 2013 në Shqipëri, zgjedhje që e bënë atë kryeministër.

    Prokurorët thanë se biznesmeni Shehu, banor në Nju Xhersi, shkoi në San Francisko dhe u përpoq të hyjë në aktivitetin për grumbullimin e fondeve me nënshtetasin e huaj, por këtij të fundit iu refuzua hyrja. Gjithsesi, nënshtetasit të huaj, (Ramës) iu dha mundësia të fotografohej me Obamën.

    BIRN

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA, Avokati Alan Abramson: “Bilal Shehu është penduar thellë” për mashtrimin në emër të Edi R

    PD: 13 ditë nën akuzë, Rama të përgjigjet ku i mori 80 mijë USD

    Emri:  Arben-Ristani1-847x477.jpg

Shikime: 130

Madhësia:  29.0 KB

    Partia Demokratike vijon me akuzat dhe pyetjet për kryeministrin Edi Rama në lidhje me foton me presidentin amerikan Barak Obama.

    “Prej 13 ditësh, shtetasi i huaj numër 2, siç e quan FBI, ose Edi Rama, aktualisht kryeministër i vendit, është publikisht nën akuzë se ka investuar një krim federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke futur në mënyrë të paligjshme, 80 mijë dollarë në fushatën e Obamës, për të siguruar një foto me të”, tha Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani në një deklaratë për mediat.

    “Gjithkush e di, gjithkush e tregon me gisht. Vetëm ai hesht.

    Ndërkohë që dorasi, Bilal Shehu e ka pranuar krimin dhe pritet të dënohet në vjeshtë deri në 5 vite burg dhe 250 mijë dollare gjobë, sipas ligjit amerikan, porositësi, shtetasi numër 2, Edi Rama duhet urgjentisht të merret nën hetim nga prokuropria shqiptare për veprat penale të ndikimit të paligjshëm, të fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.

    Pavarësisht hetimit, Edi Rama ka detyrimin para shqiptarëve dhe opinionit publik të përgjigjet se;

    Ku i mori 80 mijë dollarë që pagoi për një foto me Obamën?

    Kush është burimi i këtyre parave?

    Kush është donatori?

    A janë para të ligjshme, apo para që vijnë nga aktivitet kriminal?

    A është investuar krimi federal me para droge e trafiku?

    Këto janë pyetje që shtetasi i huaj numër 2, ose Edi Rama, nuk i shmang dot.

    Sa më shumë e zvarrit transparencën dhe llogaridhënien, aq më shumë vetëdenoncohet si autor i këtij krimi të shumëfishtë”, tha Ristani.

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA, Avokati Alan Abramson: “Bilal Shehu është penduar thellë” për mashtrimin në emër të Edi R

    A futi shtetasi i huaj numër 2, 80 mijë USD të pista në fushatën e Obamës?

    Partia Demokratike në vijim të akuzave për atë që e cilën skandalin 80 mijë dollarësh të fotos me Obamën, ka deklaruar sot se shtetasi i huaj numër 2, që sipas FBI-së amerikane ka përfituar nga krimi federal i futjes së paligjshme të 80 mijë dollarëve në fushatën e Obamës, eshte Rama, i cili prej dy javësh ndodhet publikisht nën akuzë, por hesht, nuk jep asnjë sqarim.

    Në një deklaratë për mediat, sekretarja për Marrdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma<200b> tha se shtetasi i huaj numër 2, doli nga hetimet që u bënë ndaj Bilal Shehut në Amerikë, i cili u përdor nga Edi Rama për ti mundësuar në tetor të vitit 2012 një foto me presidentin Obama, foto që e përdori në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013 ku erdhi në pushtet.
    “Për këtë krim, për futjen e parave nga një burim i huaj në fushatën presidenciale në Amerikë, dhe për përfituesin, shtetasin e huaj numër 2, që është Edi Rama, kanë shkruar Reuters, Ëashington Post, Zëri i Amerikës, Daily Mail, Associated Press, the Guardian, pra media lider në botë e shumë të tjera. Por Edi Rama hesht”- tha ajo.
    Sipas saj, shtetasi i huaj numër 2, përfituesi i krimit federal, hesht sepse nuk tregon dot burimin e 80 mijë dollarëve.
    “Pse nuk e tregon dot Edi Rama se nga erdhën 80 mijë dollarët, kush është burimi, kush eshtë donatori? A janë ato para të pisëta, para droge, para trafiku, para biznesi kriminal?
    Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama hesht? Shtetasi i huaj numër 2 nuk i ka bërë mirë llogaritë. Heshtja nuk e ndihmon të mbyllë skandalin, siç shpreson”- tha ajo.

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA, Avokati Alan Abramson: “Bilal Shehu është penduar thellë” për mashtrimin në emër të Edi R

    Shkrimi në “Fox News”: 80 mijë eurot e fotos me Obamën i pagoi Rama

    Në uebsajtin online të televizionit amerikan “Fox News”, është publikuar një artikull lidhur me çështjen gjyqësore në SHBA, për një pagesë të bërë nga shoferi i limuzinës Bilal Shehu, për fushatën e presidentit amerikan Barak Obama në vitin.

    Emri:  fox-rama.jpg

Shikime: 149

Madhësia:  34.3 KB
    Shkrimi i publikuar ne “Foxnews”

    Me titullin, “Rasti i errët përfshin Obamën. Shoferi i limuzinës në New Jersey dërgon valë goditëse nëpër Shqipëri”, artikulli jep informacion mbi çështjen e hapur së fundmi dhe citon një agjent federal që thotë se 80 mijë dollarët e paguar kanë qenë të Edi Ramës.

    “Rasti i errët përfshin Obamën. Shoferi i limuzinës në New Jersey dërgon valë goditëse nëpër Shqipëri”

    Një çështje federale që përfshin një shofer limuzine në New Jersey, njeriun më të fuqishëm në botë dhe kryeministrin e Shqipërisë ka tërhequr vëmendje të pakët në SH.B.A.

    Në dokumente thuhet se, shoferi i limuzinës në New Jersey, Bilal Shehu ishte një donator i madh për fushatën e vitit 2012 në rizgjedhjen e Presidentit Obama, duke paguar 80,000 usd që ai dhe gruaja e tij të merrnin pjesë në një mbledhje fondesh në San Francisko.

    Emri:  1468354805337.jpg

Shikime: 129

Madhësia:  21.5 KB

    Por Shehu nuk kishte marrë me vete gruan e tij. Ai kishte sjellë Edi Ramën, i cili do të bëhëj kryeministër i Shqipërisë.

    Agjentët federalë thonë se paratë që u paguan ishin të Edi Ramës dhe një foto e tij me presidentin e SHBA-së i dha fushatës së tij në Shqipëri mbështetje të madhe.

    Shehu, nuk pati edhe aq sukses. Ai u akuzua më 29 qershor për kontribute dhe donacione të huaja me dijeni dhe me dashje dhe përballet me pesë vjet burg dhe një gjobë $ 250,000 kur të dënohet me 5 tetor.

    Në vendin e tij, politikanët shqiptarë opozitarë kanë hedhur akuzu se këto para kanë dalë nga trafiku i drogës, dhe rivalët e Ramës po bëjnë thirrje që ai të ndiqet penalisht.

    “Edi Rama ka kryer të paktën tri vepra penale … dhe personalisht ka përfituar nga kjo”, i tha deputeti i opozitës Eduard Halimi “Associated Press” pas dorëzimit të padisë penale kundër Ramës javën e kaluar.

    Sipas dokumenteve të paraqitura në çështjen gjyqësore të Shehut, e cila ishte hetuar nga FBI, ai pranoi marrjen e parave nga një burim i huaj me anë të transferimit në llogarinë e tij bankare.

    Emri i Ramës nuk është përmendur në gjyq. Në dokumentet e paraqitura në gjyq, thuhet se “shtetasit të huaj” i është mohuar prania në eventin në San Francisko, por ishte lejuar për t’u fotografuar me Presidentin Obama.

    Prokurori i SHBA për rrethin e New Jersey-it tha në një deklaratë që asnjë person nga komiteti për mbledhjen e fondeve të zotit Obama nuk është akuzuar për shkelje ligji, dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht me hetimet.

    “Askush në komitetin e përbashkët për mbledhjen e fondeve nuk ka qenë i akuzuar për ndonjë keqbërje dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht në hetim”,- tha Zyra e Prokurorit të SH.B.A në një deklaratë.

    Sipas Aktit Federal të fushatës zgjedhore, asnjë shtetas i huaj nuk mund të dhurojë ose të shpenzojë para në lidhje me çdo zgjedhje lokale, shtetërore apo federale në SHBA.

    Përjashtimi i vetëm është nëse personi ka një kartë të gjelbër dhe vendbanim të përhershëm në vend.

    Emri:  edi-rama-dhe-obama-640x401.jpg

Shikime: 135

Madhësia:  40.0 KB
    Foto per te cilen jane paguar 80 mije USD

    Ndërsa hetimi në SHBA po vijon, historia vazhdon të rrisë temperaturat në politikën shqiptare.

    “Nuk ka sot shqiptar që beson që Rama nuk ka frikë nga gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur,” tha kreu i Partisë Demokratike Kombëtare Lulzim Basha në një postim në faqen e tij në Facebook.

    Prokurorët në Shqipëri kanë kohë deri në fund të korrikut për të bërë një hetim ndaj Ramës, sipas BalkanInsight.com.

    Albi Serani, zëdhënës i Prokurorit të Përgjithshëm, i tha uebsajtit tonë të lajmeve që sipas procedurave standarde, duhet rreth një muaj kohë për të verifikuar këto ankesa.

    “Gjatë kësaj kohe, prokurorët duhet të vendosin nëse ka ndonjë tregues për një element kriminal dhe për këtë çështje, më pas ata do të hapin hetim, ose vetëm do refuzojnë padinë”, tha ai.

    Përkthyer nga Foxnews.com

    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA, Avokati Alan Abramson: “Bilal Shehu është penduar thellë” për mashtrimin në emër të Edi R

    Foto e Ramës me Obamën/ PD: Zbulohet skema e 80 mijë dollarëve, ja faktet e reja

    Sekretarja e Marrëdhenieve me Publikun në PD, Grida Duma, duke iu referuar shkrimit në mediat më të rëndësishme të botës, nga Bloomberg në SHBA tek politico në Bruksel, tha se kanë nxjerrë fakte të reja për krimin federal të pagimit të 80 mijë dollarëve për foton e Ramës me Obamën.

    Dy janë faktet e reja sipas Dumës që sjell media botërore.

    “Një biznesmen grek, William Argeros, me qendrim në Kaliforni ka ndihmuar në kalimin e 80 mijë dollarëve tek Bilali i Ramës, i cili siguroi biletën për shefin e rilindjes.

    Dhe fakti tjetër është se mediat e Washingtonit dhe e Brukselit ka vënë tashmë emrin Edi Rama, si burimi i 80 mijë dollarëve.

    Pra shtetasi i huaj numër 2, siç e cilëson FBI, ka emër. Ai është Edi Rama, dhe qendrat më të rëndësishme të opinionit publik në Bruksel e Washington e tregojnë me gisht”, tha Duma.

    Sipas saj, “megjithë këto fakte tronditëse, që e nxjerrin fare hapur si financues të një krimi të rëndë federal, pasi SHBA ndalon rreptësisht futjen e parave në fushatë nga burime të huaja, Edi Rama, sërish hesht”.

    “Ka rritur presionin ndaj Prokurorisë, pasi prej 1 muaji aty gjendet një kallezim penal i Partisë Demokratike për 80 mijë dollarët e fotos së financuar me para të dyshimta.

    Edi Rama ka konsumuar të paktën 3 vepra, ndikim të paligjshëm, mosdeklarim të pasurisë, dhe pastrim të parave.

    Është kjo arsyeja që ai donte të kapte patjetër drejtësinë. Krime si këto që Rama i ka kryer çdo javë në këto 3 vite, ishin motivi i tij për të nënshtruar prokurorët e gjykatësit. Por ai dështoi, dhe dështoi edhe përpjekja e tij për t’u bërë i paprekshëm, për të mbyllur dosjet. Shqipëria do të ketë drejtësi të standardeve europiane, dhe ky do të jetë fundi i Ramës dhe i sundimit të tij të korruptuar e kriminal”, tha Duma.

    Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA, Avokati Alan Abramson: “Bilal Shehu është penduar thellë” për mashtrimin në emër të Edi R

    “Politico”: Pagesa e paligjshme prej 80 000 $ për të dalë me Obamën

    Me një titull provokues, “Politico“, i ka kushtuar vëmendje të veçantë çështjes së hetuar në SHBA lidhur me një foto të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama.

    Skedarët e Bashkëngjitur 171353

    “Kryeministri i Shqipërisë del me Obamën”, është titulli që shoqërohet më pas me këtë nëntitull: “Pagesa e jashtëligjshme prej 80 mijë dollarë që solli politikanin shqiptar Edi Rama në një pritjet të Presidentit amerikan Barack Obama.

    “Politico.eu” është pjesë e organizatës gazetaresko-politike me qendër në Virxhinia SHBA. Ajo është pasardhëse e “European Voice”, që u ble nga një “Politico” dhe Anxel Springer AG.

    Pjesë e shkrimit të Politico:

    Para gjykatës biznesmeni william Argeros, 57 vjeç, pranoi akuzat se ka ndihmuar një donacion ilegal politik të jashtë. Argeros i dha Obamës 75 800 dollarë gjatë mbledhjes së fondeve për fushatë në vitin 2012 dhe 100 mijë dollarë të tjera në vitin 2013.

    Para prokurorëve ai pranoi se në bashkëpunim me një shofer limuzine, Bilal Shehu morën 80 mijë dollarë “nga një burim i jashtë” për t’ia ofruar Obamës si fond për fushatë në garën për t’u rizgjedhur sërish President.

    Fondi u përdor që Rama, që në atë kohë synonte të zgjidhej Kryeministër i Shqipërisë të hynte në ceremoninë për mbledhjen e fondeve në San Francisco.

    Rama më pas e përdori një foto që bëri në këtë takim për të treguar se Obama e mbështeste zgjedhjen e tij, ku më pas ai fitoi zgjedhjet në qershor të vitit 2013.

    Pas publikimit të fotos, një politikan republika i quajtur Dana Rohrabacher, kërkoi nga autoritet amerikane hetimin e donacionit që i mundësoi Ramës të ishte prezent në këtë takim.

    Prokurorët shqiptarë po hetojnë Ramën për donacion ilegal në SHBA, por ende nuk ka asnjë akuzë kundër tij as në Shqipëri dhe as në SHBA.

    Panorama

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA, Avokati Alan Abramson: “Bilal Shehu është penduar thellë” për mashtrimin në emër të Edi R

    “Fotoja me Obamën, Rama i kërkoi Olsit të marrë përsipër 80 mijë USD”

    Ish-Kryeministri Berisha, në një status në “Facebook” sulmon kryeministrin Rama për atë që e cilëson si “Bilal Gate”.

    Skedarët e Bashkëngjitur 171354

    Bëhet fjalë për atë që PD e ka denoncuar si aferën korruptive të Ramës, i cili sipas kësaj force politike ka paguar 80 mijë dollarë në mënyrë të jashtëligjshme për të bërë një foto me Presidentin Obama kur Rama ishte në opozitë.

    Berisha shkruan se Ramës po i ngushtohet laku dhe se ka frikë nga drejtësia amerikane. Madje, Berisha shkruan se Rama i ka kërkuar Olsit, vëllait të tij që të marrë përsipër shumën, por ai ka refuzuar.

    STATUSI I BERISHES

    Ne kerkim te kurban Bilalit.

    Rames po i ngushtohet laku!

    Te dashur miq, nje fjale e urte thote “kur te vijne te keqijat hapju deren”. Kjo i ka ndodhur Edvin Shullazit nga brenda dhe jashte vendi. Keshtu, brenda vendit ai ndjehet, dhe ne fakt siç eshte, kryeminister i pakallur. Pasi doli humbesi i madh nga reforma ne drejtesi dhe e terhoqi zvarre per hunde dy vite me rradhe Lulzim Basha, tani numeron 71 vota qe i dalin ne mengjes dhe i zhduken ne darke. Por Rama friken dhe tmerrin me te madh, madje te te gjithe jetes se tij e ka nga drejtesia anerikane. Ky tmerr eshte bere i padurueshem pas deponimit te qytetarit amerikan nga Florida Ë.A se ai kishte dhene per llogari te Rames 80 mije dollare per foton e Rames me Obamen ne shkelje te ligjit federal per financimin e fushates elektorale te kandidateve presidencial dhe se burimi i atyre parave ishte vet Edi Rama.

    Pas deshmise se Ëilliam Argeros, Rama ndjehet tmerresisht i tronditur. Ai nga frika e thirrjes si deshmitar apo i pandehur ne aferen “Bilal gate” nuk guxoi te shkoje ne Konventen e Demokrateve ku do te mbante fjalimin me te eger anti Trump.

    Tronditja e tij behet dhe me e madhe pas refuzimit te prere te Olsit per t’u paraqitur si burim i shumes se paguar per foton. Thuhet se Olsi i ka thene “vella te kam por kete nuk e marre dot kurre persiper”. Refuzim te prere i ka bere edhe Toma, te cilin e ka afruar shume dhe kryesisht per kete qellim kohet e fundit.

    Thuhet se Toma i ka thene “jam gati te te jape edhe nje milione te tjera po jo te denoje veten me per te mos shkelur dot kurre me ne SHBA sidomos tani qe pas tre vite perpjekjesh arrita te siguroj edhe vizen amerikane qe ma kishin bllokuar per vite!”

    Panorama

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA, Avokati Alan Abramson: “Bilal Shehu është penduar thellë” për mashtrimin në emër të Edi R

    Mundësoi foton e Ramës me Obamën, Bilal Shehu dënohet me burg në SHBA

    Emri:  shehu.jpg

Shikime: 99

Madhësia:  26.2 KB

    Dënohet Bilal Shehu, i cili i mundësoi Edi Ramës takimin ku do të ishte i pranishëm Presidenti i SHBA­ve, Barack Obama në tetor të vitit 2012, ku Kryeministri përfitoi të bënte foto që më pas u shpërnda në media.

    Një gjykatë në New Jersey e shpalli fajtor Shehun për donacionin me vlerë 80 mijë dollarë, pasi pranoi se ishte një shumë me burim jashtë SHBA­-ve. 48­-vjeçari u dënua me një vit burg me kusht.

    Shqiptari me shtetësi amerikane pranoi para gjykatës se këto para i kishte marrë nga një person që të merrte pjesë në takimin me Obamën në San Francisco në tetor të vitit 2012.

    Ligjet në SHBA ndalojnë shtetasit e huaj që të japin kontribut për fushatën elektorale presidenciale.

    Për këtë, Lulzim Basha bëri një kallëzim penal në korrik duke akuzuar se burimi i parave ishte Kryeministri, Edi Rama.

    Balkanweb

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •