Kombetarja jone sapo mundi Rumanine me rezultatin 1-0. Golin e shenoi Sadiku ne minuten e 43, nje gol i mrekullueshem me koke. Me kete fitore, ne renditemi te tretet ne grup, pas Frances e Zvicres, duke lene pas Rumanine. Kombetarja jone ende ka shpresa per tu kualifikuar ne raundin tjeter. Nese u kualikuam apo jo, do ta mesojme te merkuren, kur te mbarojne te gjitha ndeshjet ne grup. Sipas komentatoreve, kemi 50% shans kualifikimi ne raundin tjeter.

Spikati loja e forte e gjithe ekipit gjat 90 minutave. Patem me shume se nje rast per te shenuar gol. Mesfusha luajti me mire se ne ndeshjet e kaluara, ku spikati Memushaj. Aktivizimi i Basha ne kete ndeshje solli nje ndryshim pozitiv ne mesfushen tone. Gjithashtu, per here te pare ne kampionat, u aktivizua edhe sulmuesi tjeter i yni, Balaj.

Urime kombetares dhe kjo ishte nje fitore historike per futbollin shqiptar, dhe nje perfaqesim shume dinjitoz ne kete kampionat evropian. Si ne ndeshjen me Zvicren, si ne ndeshjen me Frances, qe ne i humbem, kombetarja beri nje loje dinjitoze dhe impresionuese, per nje ekip qe merr pjese per here te pare ne nje kampionat evropian.

Suksese te metejshme dhe perfaqesimi dinjitoz i kombetares, uroj te terheqi talente te tjere me origjine shqiptare qe luajne ne mbare boten.

Albo