Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Mazhoranca aprovon në komision parlamentar draftin e reformës në drejtësi pa opozitën

    Komisioni për Drejtësinë - PS-LSI votojnë draftin pa opozitën, në mbledhje Lu dhe Vlahutin. Xhafaj: Mundësi dhe për reflektim



    Komisioni për Reformën në Drejtësi ka miratuar nen për nen draftin për reformen në drejtësi gjatë mbledhjes në praninë e ambasadorëve Lu e Vlahutin, ndërsa PD braktisi mbledhjen e komisionit. Fatmir Xhafaj tha se është lënë e hapur mundësia për ndryshime për nenet që nuk ka dakordësi me PD. Me herët Lulzim Basha bëri të qartë se PD nuk ndryshon qëndrim sa i përket rekomandimit 88 të Opinionit të Komisionit të Venecias. Ky është kushti i PD për të votuar Reformën, në të kundër siç tha Basha- Tungjatjeta!

    Mazhoranca vijoi normalisht me proçedurën për miratimin e draftit final të reformës në drejtësi, edhe pas largimit të opozitës nga mbledhja e Komisonit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

    Në mbledhjen ku ishin të pranishëm prej fillimit të saj dy Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, PS-LSI votuan nen për nen dhe në terësi draftin.

    Ndërkohë opozita u largua nga komisioni duke e deklaruar se maxhoranca s’mund të kalojë një draft të njëanshëm.
    Ne oren 15:00 Kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj jashtë ambienteve të kryesisë tha se u miratua drafti i dakordësuar 99% ndërsa është lënë mundësia e hapur që në ditët në vijim të ketë mundësi reflektimi për ndryshime të mundshme.

    Mendohet se është lënë mundësia për reflektim në çështjen e zgjedhjeve të anëtarëve dhe kryetarëve të katër institucioneve kushtetuese të reja që do të votohen në Parlament: Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë si dhe Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.
    Fatmir Xhafaj: Kemi votuar projektin kushtetues nen për nen dhe në terësi si është paraqitur nga ekspertët me pak ndryshime të bëra gjatë diskutimeve sot.

    Është projekti i majit të këtij viti që u votua unanimisht në Komision, por në të cilin janë reflektuar gjatë kësaj periudhe.
    Është reflektuar shqetësimi i përbashkët i të gjithë kolegëve deputetë për ta përqasur më mirë me terminologjinë dhe gjuhën nga Kushtetuta. Janë reflektuar të gjitha pikat e dokumentit konsensual të propozuar ng SHBA dhe BE. Projekti konsiderohet i gjithëpranuar nga të gjithë aktorët.
    Ka një çështje që është në diskutim që ka të bëjë më formatimin e disa institucioneve. Kryesisht të Këshilit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për pjesën e jo gjyqtarëqve dhe jo prokurorëve që zgjidhen nga Parlamenti.

    Ashtu si dhe për dy Komisionet, Kolegjin e Apelimit dhe Kolegjin e Kualifikimit të proçesit të Vetingut. Ramë dakord që ta kalojmë duke kaluar projektin, të lëmë mundësinë e hapur që në ditët që vinë të ketë mundësi të reflektohet në ndryshimet që mund të bëhen për disa nga këto pika të dakordësuara për zgjidhje konsensuale të mundshme.

    Drafti u miratua sot se duhet të përmbushim detyrën tonë që rrjedh nga vendimi i nëntorit të vitit 2014. Nëse nuk miratojmë këtë projekt të dakordësuar në masën 99% të tij nuk mund të vazhdojmë me procesin tjetër që është diskutimi dhe miratimi i projektligjeve që shoqërojnë reformën.

    Ngjarje e rendesishme

    Fatmir Xhafaj: Kjo është një ngjarje e rëndësishme, kemi një projekt kushtetues të shqyrtuar, diskutuar në nivel ekspertësh dhe politik dhe të votuar përfundimisht.

    Projekt që me kalimin e procedurave të tjera parlamentare shpresoj që shumë shpejt të miratohet në Parlament, do hapë faqe të re për Shqipërinë, rrugën europiane dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë në vend.

    Kemi miratuar një draft që është pronë e shqiptarëve sepse është në interes të ardhmes së tyre më të mirë. Është ngjarje që meriton të vlerësohet.
    Shqiptarët meritojnë të kenë drejtësinë e duhur dhe shumëpritur. Ky nuk është produkt i një grupi njerëzish dhe as i një force politike por i atyre qindra e qindra njerëzve që për 18 muaj kanë kontribuar. Kemi zhvilluar proçes terësisht të hapur, profesional dhe gjithëpërfshirës për të patur një produkt që ka standartet më të mira.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mazhoranca aprovon në komision parlamentar draftin e reformës në drejtësi pa opozitën

    Propozimet - Drafti përfundimtar për reformën në drejtësi, ndryshimet reflektojnë kërkesat e opozitës

    Mazhoranca tashmë e ka mbyllur draftin, dhe nesër pritet të mblidhet komisioni i posaçëm për ta miratuar nen per nen dhe në tërësi.
    Në draft është refeleketuar kërkesa e opozitës për mos përfshirjen e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë Admisnitrative.
    Në darft parashikohet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Dhoma Speciale e Kualifikimit, do të zgjidhen pas një përzgjedhjes që do të bëjnë ekspertët ndërkombëtarë dhe Avokati i Popullit, dhe kandidatuart e propzouara votohen me 3/5 në Kuvend.

    Në draftin përfundimtar, formula me 2-3-t për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë është e pa reflektuar. Draftin në fjalë opozita nuk e ka pranuar ende si formulë dhe se ndryshimet pritet të reflektohen pas diskutimit në Komision.

    Këshilli i Lartë Gjyqësor, si ngrihet dhe si funksionon

    Në draftin e propozuar, siç është thënë edhe më herët, parashikohet ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, nga radhët e juristëve jo gjyqtarë.

    “Anëtari jo gjyqtar zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mbi bazën e propozimeve nga radhët e avokatëve, një anëtar, nga radhët e noterëve, një anëtar, nga trupa e pedagogëve të drejtësisë, një anëtar, nga trupa e pedagogëve jo gjyqtarë ose prokurorë të Shkollës së Magjistraturës, një anëtar, dhe nga shoqëria civile, një anëtar.

    Për çdo vend vakant organet propozuese i paraqesin Këshillit të Emërimeve në Drejtësi pesë kandidatë të përzgjedhur, sipas një procedure transparente dhe publike. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën renditjen e kandidatëve dhe ia dërgon Kuvendit”, thuhet në pikën 4 të nenit 33 të Draftin, i cili parashikon ndryshimin e Nenit 147 të Kushtetutës. Sipas parashikimeve, Kuvendi voto veçmas për secilin grup kandidatësh.
    “Kur në votimin e parë nuk arrihet shumica prej tre të pestave, Kuvendi voton përsëri brenda 7 ditëve. Në rast se shumica prej tre të pestash nuk arrihet as në votimin e dytë, kandidatët e renditur të parët për secilin grup konsiderohen të emëruar”, thuhet në nenin 5. Në nenin pasardhës, thuhet se kryetari i Këshllit të Lartë Gjyqësor zgjidhet në mbledhjen e parë të Këshillit nga radhët e anëtarëve jo gjyqtarë, ndërsa mandati i tij do të jetë prej pesë vjetësh pas të drejtë rizgjedhjeje.

    Në nenin 24 të draftit,parashikohen funksionet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilat janë si më poshtë, siç është emërimi, vlerësimi, ngritja në detyrë dhe trasnferimi i gjyqtarëve në të gjitha nivelet. Ndryshe nga propozimet e mëhershme, në draftin përfundimtar hiqet shprehja “duke përfshirë gjyqtarët e gjykatave të posaçme, përveç kur parashikohet ndryshe në Nenin 179/b. Kjo kompetencë nuk ushtrohet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”.

    Ky Këshill administron të gjithë sistemin gjyqësor duke nisur nga buxheti e deri tek rregullat etike të gjyqtarëve. ministri i Drejtësisë mund të marrë pjesë, pa të drejtë vote, në mbledhjet e Këshillit të Lartë Gjyqësor kur diskutohen çështje që lidhen me planifikimin strategjik dhe buxhetin e pushtetit gjyqësor.

    315576655-Drafti-perfundimtar-per-reformen-ne-drejtesi.pdf

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mazhoranca aprovon në komision parlamentar draftin e reformës në drejtësi pa opozitën

    Reforma në drejtësi - Basha: Adoptim të plotë të rekomandimit 88 të ‘Venecias’ ose Tungjatjeta!



    Partia Demokratike nuk lëviz nga rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias për “vendet e rezervuara”. Kreu i demokratëve e komunikoi qëndrimin zyrtar të PD në mbyllje të mbledhjes së grupit.

    Ai tha se demokratët mbështesin në parim paketën e ndryshimeve kushtetuese, por me kushtin që të adoptohet i plotë rekomandimi 88 i opinionit final të Komisionit të Venecias.

    Basha: Grupi parlamentar i PD ka dalë me vendim të mbështetjes së miratimit të draftit të ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi me një kusht, adoptimin dhe zbatimin e plotë të rekomandimit 88 të opinionit final të Komisionit të Venecias, me moskapjen e sistemit të drejtësisë.Moszbatimi i plotë i rekomandimit 88 të proçesit të skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të thotë të dorëzosh drejtësinë jo tek një njeri dosido por tek Edi Rama që i quan killer gjyqtarët që hetojnë skandalin e përgjimit. Ka frenuar deri më sot zbardhjen e skandalit të firmës nga Erion Veliaj, që ndërpreu çështjen penale në ngarkim të Sajmir Tahirit për narkotaksinë e lidhur me Habilajt dhe që u bën fresk atyre që në vend që ta ndiqnin penalisht dhe ta çonin para drejtësisë Shullazin, Habilajt, Hakmarrjen e dhjetra banda të tjera që bëjnë ligjin nga mëngjesi deri në darkë, ju bën fresk gjithë ditën duke i siguruar akses në një drejtësi të shantazhuar politikisht.

    Duke nënvizuar se nuk nuk është kusht i PD-së, por një zotim që ai dhe vetë Kryeministri kanë bërë para ndërkombëtarëve, Basha lëshoi një mesazh të qartë për shumicën.

    Basha: “PD ka një dhe vetëm një kërkesë që në fakt është zotimi im dhe zotimi i i Edi Ramës në Bruksel dhe Uashington. Zbatimin e plotë të rekomandimit 88 të Venecias, zbatimin e plotë të opinionit final të Venecias. Nuk kemi asnjë kërkesë tonën dhe as një kusht tonin.Adoptim të plotë jo të pjesshëm rekomandimit 88 të ‘Venecias’. Nëse pala tjetër bie dakord jemi gati ta votojmë në parim që sot draftin kushtetues. Nëse nuk bie dakord tungjatjeta, kur të bien dakord”

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mazhoranca aprovon në komision parlamentar draftin e reformës në drejtësi pa opozitën

    Reforma në Drejtësi - Çfarë thotë rekomandimi 88 i draftit final?



    Në kuadër të përgatitjeve për hartimin e tekstit final, Komisioni i Venecias i rekomandon autoriteteve shqiptare t’i kushtojnë vëmendje çështjeve kyçe të mëposhtme:

    “Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ, KLP, KPK dhe DHSK, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës mes organeve kolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e zgjedhjes”

    Në rekomandimet e Venecias janë 4 pika ku sqarohet specifikisht se si palët mund të dakortësohen, Partia Demokratike ka vënë si kusht vetëm piken 18, në të cilën nënvizohet:

    “Një model tjetër i zgjedhjes ka të bëjë me krijimin e dy listave alternative të kandidatëve- një nga koalicioni qeverisës dhe një tjetër nga opozita. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të rendisë kandidatët dhe do t’i dërgojë të dyja listat në Parlament, i cili më pas do të zgjedhë tre kandidatë nga “lista e shumicës” dhe dy nga”lista e opozitës”, në të dyja rastet me shumicën e cilësuar me 3/5at”

    Venecia propozon mekanizmin se si mund të arrihet konsensusi mes palëve, por në formulimin e ofruar nuk përmendet togfjalëshi “vendet e rezervuara”që po përdoret nga palët si pika e vetme e ngërçit.

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mazhoranca aprovon në komision parlamentar draftin e reformës në drejtësi pa opozitën

    Minutat e fundit - Meta: Shqipëria s’ka luksin të miratojë reformën në drejtësi pa opozitën



    Ilir Meta ka këmbëngulur sot edhe pas mbledhjes urgjente të kryesisë së LSI për konsensus, gjithëpërfshirje dhe zbatim të standardeve të Venecias, votë pro edhe për një reformë PS-PD

    Ilir Meta: ” Ne insistojmë për intensifikimin e dialogut politik dhe gjetjen e konsensusit në përputhje me standardet e Komisionit të Venecias.
    Kreu i LSI u shpreh se partia bashkëqeverisëse nuk e ka luksin të votojë një reformë pa opozitën dhe kjo reformë do të jetë jetike për 30 apo 100 vitet e ardhshme për vendin.

    Ilir Meta: ” Nuk bëhet fjalë për opozitën sot apo deri më 2017-n, këtu bëhet fjalë për 20-30 vitet e ardhshme apo ndoshta 100 vitet e ardhshme. Dëshirojmë që kjo reformë dhe këto ndryshime kushtetuese të ketë një jetëgjatësi dhe besueshmëri sa më të madhe.

    Përsa i përket idesë së referendumit kreu i LSI-së e cilësoi qesharake nëse flitet vetëm për një nen i cili mund të zgjidhet me konsensus.
    Ilir Meta: ” Në rast se PD-ja nuk i qëndron angazhimit të saj se ka vetëm një çështje për të cilën kërkon që të zgjidhet sipas standardeve të Venecias dhe standardeve ndërkombëtare, por nxjerr një sebep tjetër, nxjerr një pretekst tjetër.

    Atëherë ne kemi për detyrë të shkojmë në Parlament, edhe pa vullnetin zyrtar të Partisë Demokratike dhe më pas për t’i dhënë më shumë legjitimitet këtyre ndryshimeve kushtetuese t’i drejtohemi edhe qytetarëve shqiptarë.

    Meta premtoi se prej këtij moment do të ndërpresë komunikimin me median për reformën në drejtësi dhe do të flasë vetëm si kryeparlamentar.
    “Deri në fund të reformës në drejtësi kompetancat e përfaqësimit politik të LSI-së do ia kaloj zotit Vasili.
    Pjese te tjera nga konferenca

    Insiston per konsensus

    Në një konferencë për median pas mbledhjes së kryesisë së LSI-së, paraditen e sotme, Meta insistoi instensifikimin e dialogut politik dhe gjetjen e një konsensusi.

    ” LSI konstaton se konsensusi i plotë për paketën kushtetuese është arritur përveç një cështjeje të vetme të ngritur me insistim nga opozita. Në këto orë insistojmë për intensifikimin e dialogut politik dhe gjetjen e konsensusit në përputhje me standardin e Venecias”
    Sa i takon vendeve të rezervuara Meta përgjigjet: “Jam i habitur dhe i çuditur që kjo çështje nuk është zgjidhur më përpara. Kërkoj të zgjidhet me urgjencë dhe koherencë . Shqipëria nuk e ka luksin të miratojë reformën në drejtësi pa opozitën nëse opozita vërtet është e sinqertë në dhënien e konsensusit të saj dhe kërkon që këto garanci substanciale të mos cënojnë besueshmërinë e institucioneve të reja

    Meta përsëriti gjithashtu dhe qëndrimin e LSI-së: LSI ka deklaruar se do të votojë sipas standardeve të saj dhe nëse do të dështonte konsensusi me opozitën nëse do dështonte me përgjegjësi të kësaj të fundit”

    ORA NEWS

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •