Ja se kush e fiton Euro 2016, por mungon oktapodi Pol

Emri:  oktapodi.jpg

Shikime: 1203

Madhësia:  70.2 KB

Nga Europianët dhe Botërorët, në të cilët parashikimin e rezultateve ua kishim lënë kafshëve, “Euro 2016” është revolucionarizuar dhe deri më sot, nuk kemi pasur raste si ai i oktapodit Pol, elefantit Neli apo pinguinit Ronald, që të zgjedhë se cila skuadër do ta fitojë ndeshjen e radhës.

Në Francë është përfshirë më tepër shkenca dhe të dhënat që ajo ofron. Dhe sipas saj: “Euro 2016 do të fitohet nga Gjermania. Dhe në finale ajo do të përballet me Spanjën”.

Ky është parashikimi që bën “Bing”, motori i kërkimi të gjigantit “Microsoft”, nëpërmjet përpunimit të të dhënave. Është një program i sofistikuar i vënë në punë për përpunimin e këtij informacioni.

Kjo metodë është testuar edhe në aktivitete të tjera sportive. Ajo ka dhënë rezultate të sakta në 15 nga 16 ndeshje në eliminatoret e Kampionatit Botëror, po ashtu edhe në turneun e tenisit në Ëimbledon 2015, ku ka patur një saktësi prej mbi 70 %.

Programi i Microsoft kishte parashikuar se ndeshja Francë – Rumani do të fitohej nga Franca me 1 gol diferencë. Dhe në të vërtetë ashtu ndodhi.

Në përpunimin e të dhënave “Bing” mbështetet edhe tek një model statistikor që vlerëson fuqinë e skuadrës, marzhin e fitores apo edhe ndikimet që ka vendi ku luhet ndeshja, përfshirë këtu edhe kushtet meteorologjike.

Sipas të dhënave të deritanishme, për “Euro 2016” në internet kanë shkruar mbi 84 milionë persona, të cilët që kanë gjeneruar 221 milionë biseda.

Teknologjia po përparon kështu edhe në parashikimet sportive, duke ua zënë vendin parashikuesve të mëparshëm si oktapodi Paul, elefantin Nelly apo pinguinin Ronald, armadillot Taka e Flitz dhe një breshkë gjermane.

(d.b/BalkanWeb)