Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Jetim!!!

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2014
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    22

    Jetim!!!

    Mbylli syte dhe ashtu e mbledhur kruspull ne shtratin e ftohte filloi te enderronte:
    "Nje burre te gjate,te fuqishem,te eger dhe te embel njekohesisht. Dike me nje fytyre te mbushur me vijat e jetes dhe me krenarine e mashkullit te forte. Por dhe me dashurine qe i jepte dy femijeve te vegjel duke i puthur ne balle me dashurine dhe ngrohtesine e nje babai te perkushtuar.
    Nje grua,me nje fytyre mrekullisht te zbukuruar nga lodhja e jetes dhe mendimet torturuese,por qe me buzeqeshjen e saj falte paqe dhe qetesi ne shtepine e ngrohte mbushur nga buzeqeshjet e femijeve te saj.
    Nje shtepi te vogel,me pak komoditet por me nje ngrohtesi te adhurueshme,qetesine e se ciles e prishte vetem buzeqeshjet e embla te dy camarrokeve dhe zerat e ngrohte te prinderve te cilet me dashuri i shikonin dhe ndiheshin te clodhur nga buzeqeshjet e tyre.
    Nje fundjave ndryshe nga te tjerat. Nje makine te thjeshte e te vogel vetem per ata 4,duke bere nje shetitje e duke mbushur shpirtin me qetesine e ajrit te paster dhe dashurine e familjes.
    Nje feste ku ishin te gjithe bashke te mbledhur dhe uronin njeri tjetrin per dite me te bukura ne vazhdim.
    Nje dite te keqe ku njeri prej tyre ishte i renduar emocionalisht,por bashke kalonin cdo veshtiresi..."

    Papritur hapi syte dhe ndjeu zemren ti rrihte fort e te uleriste nga dhimbja,kur pa se gjendej ne dhomen e ftohte te asaj shtepie te huaj. Ndjeu perseri dhimbjen e vetmise dhe deshiren e zjarrte e te pasurit nje familje.Deshire e cila i digjte qelizat e trupit duke e torturuar me vetmine e perjetshme. Duke ndjere mall per ate qe jeta i mohoi padrejtesisht.

    U ngrit dhe mori forca nga e vetmja gje e ngrohte qe ndjeu mbi lekure,lotin e pafajshem te nje femije te braktisur nga fati dhe prinderit. U ngrit dhe nga dhimbja mori forcen per te ecur perpara me nje premtim te bere brenda vetes:

    KURRE ME I POSHTERUAR NGA JETA!

    Nje qellim:

    TE KRIJOJ FAMILJEN TIME,ATE QE ZOTI DHE JETA MA MOHUAN PADREJTESISHT!!!

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan teddy love pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Mr-Bledi (04-06-2016),skender76 (03-06-2016)

  3. #2
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: Jetim!!!

    Te pergezoj per shkrimin qe na ke sjell.

    Esht aq i pafajshem, sa per nje moment me mori me vete...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •