Janë të pakët politikanët apo drejtuesit e zgjedhur nga politika që japin dorëheqje vetë me rastin e parë kur dalin probleme ligjore që duhen zbatuar. Këtë e bëri kryebashkiaku i Kavajës menjëherë.
Ky është një veprim i cili duhet respektuar sepse së pari është një veprim prej një njeriu të kulturuar dhe së dyti bëhet nga një person public, dhe është për tu përshëndetur.
Po përse kjo klimë politike jashtazakonisht e ashpër dhe konfliktuoze në Shqipëri? A është ky konfliktualitet i vetëm këtyre 3 viteve të qeverisjes së Maxhorancës së Majtë apo kjo klimë plot sherre, shpifje, mllefe, akuza dhe shpërthime sharjes prej rrugaçësh në parlament nga ana e politikanëve, ka kohë që ka vazhduar ?
Dihet se zanafilla e përplasjeve politike të ashpra ka filluar që në kohën e ndërrimit të sistemit, dhe ka vazhduar duke u ashpërsuar, dhe herë duke u fashitur, por asnjëherë nuk ka pushuar midis grupimeve të mëdha të politikës shqiptare.
Gjithmonë është dashur një arbitër i huaj për të zbutur gjakrat e nxehura të politikës shqiptare dhe këtë rol e kanë luajtur dhe po e luajnë BE me institucionet e saj dhe SHBA, të cilat kohët e fundit duke parë se Shqipëria, Kosova, dhe trevat shqiptare, janë shumë pro-amerikane sidomos pas çlirimit të Kosovës, janë interesuar që këto dy vënde të integrohen sa më parë në BE nëpërmjet reformave.
Shkaqet dhe faktoret e politikës konfliktuale dhe sherreve të herë pas hershme midis grupeve më të mëdha politike PD dhe PS, në dukje janë shkaqe dhe faktorë për të cilat mund të arrihen marrëveshje dhe mund të ecet përpara pa problem, por gjithashtu vërehet se gjithmonë gjëndet një shkas apo disa elemente që papritur ndezin një `zjarr` të paparë akuzash e sherresh kundër njera tjetrës palë të politikanëve.
Sigurisht dihet që një nga elementët dallues kryesorë të opozitës së sotme shqiptare është hipokrizia, rendia pas justifikimeve pa kuptim apo dhe aforizma `sulmo që të mbrohesh`.
Kjo në disa raste ka përfshirë edhe maxhorancën qeverisëse të majtë ndër vite sidomos në mandatin e dytë të qeverisjes së saj 2001-2005, ku nivelet e korrupsionit mbetën të larta dhe mos-realizimit ishin të mëdha.
Pavarësisht nga konfliktet dhe akuzat e shumta të Opozitës ndaj Maxhorancës, disa aspekte vërehen më së shumti në këtë përplasje të vazhdueshme të cilat kanë lodhur dhe zhgënjyer publikun shqiptar dhe ndërkombëtarët:
-dëshira për t`ja hedhur fajin të tjerëvë duke përdorur shprehjen `sulmi-mbrojtja më e mirë`,
-ndotja dhe përbaltja e të gjithë klasës politike për të justifikuar disa personalitete të inkriminuar realisht dhe që mbajnë përgjegjësi për gjëndjen aktuale,
-përfshirja në këto debate dhe të mediave të cilat luajnë rolin e megafonit apo të suflerit duke vazhduar përbaltjen,
-Negativizimi i të gjitha arritjeve nga Maxhoranca, apo edhe arritjeve në vitet e kaluara,
-disinformimi, krijimi i përshtypjes negative tek ndërkombëtarët që gjiçka në Shqipëri po shkon keq sepse fajin e ka maxhoranca (që po bën reformat), dhe jo opozita (që praktikisht është përgjegjëse për gjëndjen e rëndë ekonomike-sociale, korrupsionin galopant, karrupsionin në drejtësi, dhe kapejn e strukturave të veçanta).
Ligji për dikriminalizimin duhet të japë frutet e tij vetëm nëse bëhet reforma në Drejtësi sepse që tani po vërehen dy fenomene që rëndojnë mbi individin e zgjedhur, dhe atë që do të zgjidhet, por edhe në problemet që ka vetë ligji i dekriminalizimit për shkak të cënimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të shkeljes së Kushtetutës e cila konfirmon `prezumimin e pafajësisë`.
Në rastin e Roshit, ashtu si dhe në rastet e tjera, Opozita trumbeton për të ashtuquajtur `kriminele`, `banditë`, madje ndot edhe qeverisjen aktuale duke krijuar një tymnajë dhe disinformim si për publikun ashtu dhe për ndërkombëtarët.
Kjo strategji e disinformimit dhe e konfliktuozitetit, e përshtypjes se Shqipëria nuk mund të qeveriset, se Shqipëria është Republikë bananesh, zgjatja e tranzicionit, emigrimet e pareshtura, mendoj se mbetet një nga strategjitë më të djallëzuara të disa grupeve politike në drejtim gjatë gjithë këtyre viteve, sepse mbajtja në këtë gjëndje e vëndit i ka ndihmuar këto grupime të caktuara për drejtim që pas ndryshimit të sistemit, për tu pasuruar nëpërmjet veprimeve korruptive, dhe për të mos u ndëshkuar.
Vetëm ndërhyrja e BE dhe e SHBA, dhe përkrahja që i japin këto vënde, qeverisjes aktuale për të realizuar me sukses reformat, mund të evitojë dhe të largojë këtë zallamahi dhe të integrojë Shqipërinë në BE.
Nuk do të ishte fare me vënd që personat e futur në qeverisjen vendore dhe qëndrore, të anatemohen dhe të përfolen dhe aq më shumë të përdoren si armë kundër maxhorancës, duke e ditur fare mirë, se përfshirja e njerzve me precedent penale në listat e zgjedhjeve ka ardhur pikërisht nga mos funksionimi i ligjeve dhe i drejtësisë në Shqipëri, dhe ky mos funksionim dhe mos ndëshkueshmëria e ligjit, ka patur përkrahjen e fshehtë pikërisht të personave që janë pasuruar duke u futur në politikë.
Praktikisht në Shqipëri, me përjashtim të disa biznesmenëve të nderuar, shumica e të pasurve në Shqipëri janë politikanë dhe të afërmit e tyre. Duke e parë në këtë aspekt një analizë gjakftohtë do të kuptojë se kush janë ata që mbajnë përgjegjësi dhe cilat Media janë të blera dhe cilat të pavarura.
Së fundmi, në Shqipëri qeverisja aktuale e përkrahur fuqimisht nga BE dhe SHBA (Samiti i NATO-s konfirmon tezën time), ka hapur kutinë e Pandorës dhe po përpiqet që të realizojë reformat duke pastruar politikën shqiptare nga inkriminimi dhe pandëshkueshmëria.
Rezistenca e madhe dhe pasja e një kripto-shteti parallel të drejtuar nga Opozita, ka vështirësuar shumë realizimin e Reformave.
Sidoqoftë, në Opozitë ka shumë politikanë të ndershëm dhe me perspektivë të cilët e kuptojnë problemin dhe mesazhin e BE dhe të SHBA pwr tw pwrkrahur reformat.
Shpresojmë që në të ardhmen edhe personat të cilwt ligji i dekriminalizimit i ka prekur, me ose pa të drejtë (sipas tyre), le të vërtetojnë pafajësinë e tyre dhe të mos përdoren si kokë turku nga opozita, sepse çdo kush ka personalitetin dhe të drejtën ligjore për të vertetuar tek drejtësia e reformuar pafajësinë e tyre.
Krijoni Kontakt