Elefanti dhe udhëtarët.
Na ishte një herë një urtak në Indi që pa një grup shokësh. Ata kishin udhëtuar që nga larg dhe ishin të lodhur e të uritur. Ai u tha atyre se e dinte sa të lodhur ishin, por kishte një këshillë për ta. Ai e dinte se në rrugë ata do të hasnin elefantë të rinj të cilët ishin të pafuqishëm e të njomë si edhe të majmë për merak, sakaq nëna e të cilëve rri shtrirë e fshehur, e mbytur në siklet. Ajo më kot kish kërkuar për fëmijët e saj e s’i kish gjetur, ndaj ofshante e pikëlluar. E kështu, urtaku u thotë këtyre shokëve: “Kujdes, e mos i lëndoni ata fëmijë të ngratë të saj! Mjaftohuni me barishtet e gjethet që keni dhe mos gjuani për ata elefantët e njomë. Jua them këto që t’ju ruaj nga pendesa e padobishme. Kujdes, mos t’ju rrëmbejë lakmia! Si tha këto, ai u nda prej tyre.
Udhëtarët vazhduan rrugën e tyre, duke i marrë uria edhe më tepër. Befas, në drejtim të rrugës, ata panë një lefant të vogël, të sapolindur. Ata iu hodhën sipër si ujq të uritur dhe e hëngrën, e duke pastruar duart. Një nga udhëtartë nuk hëngri, duke u kujtuar shokëve të tjerë paralajmërimin e urtakut. Por, ata s’ja vunë veshin, por hëngrën mishin e pjekur të presë. Si u ngopën mirë e mirë, i zuri gjumi të gjithë, përveç atij që nuk kish ngrënë. Dhe ai mbeti zgjuar tërë natën.
Meqë ishte zgjuar, ai pa një elefant të frikshëm të afrohej. Ajo iu afrua atij, që rrinte duke u mbrojtur, duke i nuhatur gojën tri herë, dhe asnjë erë të papranueshme nuk nuk ndjeu të dilte prej andej. Ajo i erdhi atij rrotull disa herë, por nuk e lëndoi. Ajo u mori erë të gjithë turinjve të atyre që flinin, dhe era e mishit të të voglit të saj nga çdo buzë e tyre, i shpoi hundët. Çdo njëri prej tyre kish ngrënë mishin e pjekur të të voglit të saj. Pa asnjë keqardhje, ajo e hodhi në erë secilin prej tyre, duke rënë copë-copë në tokë me eshtra të thyera.
Shpjegimi i Rumit.
Elefanti është Zoti. Alegoria mund të kuptohet në disa rrafshe. Në të parin, fëmijët e saj janë axhami, engjuj të përsosur. Ata janë ndarë nga e ëma si një sfidë dhe sprovë. Megjithatë, Zoti, fshehurazi është shok dhe mbrojtës i tyre, sepse ata kanë veshë shpirtërorë dhe i dijnë të fshehtat e hyjnores, ndërsa qëniet njerëzore kanë vetëm veshët fizikë dhe nuk dëgjojnë ç’u thuhet në to. Që të mund të dëgjohet e vërteta, atyre u duhet patjetër të arratisen nga papërsosmëria e vetë tyre. Profeti Muhamed (sp.q.m.t) është i tëri sy e veshë, dhe ai i mëkon fëmijët njësoj si një mëmë, teksa qëniet njerëzore janë si foshnje.
Në rrafshin e dytë, elefantët e vegjël janë të drejtët e të pafajshmit, të cilët janë “mëmësuar” prej profetëve dhe engjujve.
Kujtohu, se elefantesha do të vijë të hakmerret për të vegjëlit e saj, të cilëve ju i hëngërt mishin, sepse nëna e njeh erën e fëmijës së saj.
Rumi thotë: «O mitmarrës! Ju jeni elefanti i vogël, edhe juve, i zoti i elefantit do t’jua marrë frymën». Sepse, nëse Muhamedi mundi të nuhasë aromën e pranisë hyjnore që nga Jamani i largët, si atëherë nuk do mundte dot të ndjejë shtirjen prej teje? Muhamedi e nuhat atë, por na e fsheh neve gjoja s’mundet, dhe sakaq era e keqe dhe e mirë ngjiten lart në qiell.
Ndërkohë që ti fle, (gjumi i padijes), era e prapësive të tua ngjitet lart tek shqyrtuesit në kupën qiellore. Kudërbimi i fodullëkut dhe lakmisë e epshit do të bëhet, si të thuash, erë qepe, që domthënë, këto cilësi do të shfaqen kur ti flet. Edhe nëse betohesh se nuk ke ngrënë qepë, era nga goja do të të tradhëtojë. Shumë lutje nuk janë pranuar për shkak të erës së keqe që i shoqëron ato, sepse zemra e prishur duket në gjuhë.
Shqipëroi Halit Methasani (Beka)
5 Maj 2015
Krijoni Kontakt