Kajakërs nga Evropa, protestë në Tiranë për lumin Vjosa: Jo ndërtimit të HEC-it
Në 18 maj, kajakërs nga e gjithë Evropa do të protestojnë së bashku me parlamentarët shqiptarë, anëtarë të parlamentit të BE, banorë të luginës së Vjosës si dhe ruajtësit shqiptarë dhe ndërkombëtarë të natyrës për mbrojtjen e Vjosës dhe kundër ndërtimit të digave në të. Në këtë event të quajtur “Eventi i flotilës” pjesëmarrësit – disa prej tyre me varka – do të grupohen rreth mesazhit për kryeministrin Edi Rama në brigjet e lumit të egër.
Në 20 Maj, Turi Ballkanik i Lumenjve do të përfundojë me dorëzimin e “peticionit në kajak” për kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Gjatë gjithë turit, janë mbledhur firma kundër shkatërrimit të Vjosës dhe për shpalljen e Parkut Kombëtar të Vjosës. Të gjithë pedaluesit do të jenë prezent me kajakët e tyre në protestën e Tiranës.
“Vjosa është lumi i fundit i madh i egër në Evropë – në rrjedhën e tij prej rreth 270 km ai rrjedh i lirë dhe pa pengesa. Qeveria shqiptare sapo ka dhënë një koncesion për ndërtimin e një HEC-i të madh një kompanie turke – në kundërshtim me rekomandimet e BE dhe kërkesat e banorëve dhe organizatave mjedisore”, thuhet në njoftimin zyrtar të shoqatës që ka organizuar protestën.
Shqip
Krijoni Kontakt