Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Sopranoja Ermonela Jaho, fiton “Oscar”-in e operës botërore në Londër

    Emri:  Ermonela-Jaho.jpg

Shikime: 2648

Madhësia:  29.4 KB

    Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka fituar Çmimin Ndërkombëtar të Operës nga votat e publikut botëror.

    Ky çmim, që mund të quhet si “Oscar”-i i Operës Botërore, i është dhënë yllit shqiptar të muzikës operistike, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar sot në mbrëmje në Teatrin Savoy të Londrës.

    Jaho e ka fituar këtë çmim në bazë të votave të publikut mbarë botëror. Në kategorinë e çmimit të dhënë nga publiku botëror, sopranoja shqiptare konkurronte me disa nga zërat më të bukur dhe më të njohur të operës botërore kontemporane, si Joyce Didonato, Juan Diego Florez, Dimitri Hvorostovsky, apo Eva Maria Westbroek, etj.

    Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve përfshiheshin çmimet për regjinë më të mirë, dirigjentin më të mirë, këngëtarët e kategorive të ndryshme apo produksionet e teatrove nëpër botë.

    Nomimini dhe votimi nga publiku botëror lihet me performancat e Ermonela Jahos gjatë tërë këtyre viteve, duke përmendur “Sour Angelica” në triptikun e Pucinit, apo edhe regjistrimin së fundmi të operës “Zaza” me orkestrën simfonike të BBC në Londër. Këto performanca janë vlerësuar maksimalisht nga disa nga mediat më të njohura dhe me më influencë në botë si “Financial Times”, që sërish boton të hënën një shkrim për sopranon shqiptare, “Times” e Londrës, e shume media në mbarë botën.

    Duke folur për Top Channel në Londër, pas marrjes së çmimit ndërkombëtar, Ermonela Jaho tha: “Jam shumë e emocionuar në këto momente. Falenderoj gjithë shqiptarët që votuan për mua dhe publikun që më ndjek në çdo anë të botës. Kushdo që përkushton gjithë jetën drejt pasionit të tij, është gjithmonë fitues”, deklaroi Jaho pas marrjes së çmimit ndërkombëtar.

    Ky çmim për yllin shqiptar të muzikës operistike është i pari që një artist shqiptar merr në nivele të tilla kaq të larta, vlerësohet se çmim “Oscar” i muzikës operistike në botë.

    Top Channel

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Sopranoja Ermonela Jaho, fiton “Oscar”-in e operës botërore në Londër

    Ermonela Jaho e para shqiptare që fiton OSCAR-in e Operas



    Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho është shpallur fituese e International Opera Awards. Sopranoja me famë botërore ishte e nominuar në kategorinë Reader`s Award, dhe arriti të triumfonte mes shumë figurave të shquara të artiti rus dhe latin.

    Me votat e marra nga e gjithë bota, Ermonela Jaho u kurorëzua si fituesja e International Opera Awards. Ky çmim, që mund të quhet si “Oscar”-i i Operës Botërore, i është dhënë yllit shqiptar të muzikës operistike, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Teatrin Savoy të Londrës.

    Lajmi për fitoren e Ermonela Jahos është bërë me dije nga faqja zyrtare e International Opera Awards në Twitter, ku thuhet se fituesja e vitit 2016, është sopranoja e njohur shqiptare.

    “Çmimi i Publikut në Opera Awards 2016 është, e jashtëzakonshmja Ermonela Jaho”, shkruan The Opera Awards.

    Ajo mposhti konkurrencën e fort të yjeve si: Danielle De Niese, Joyce Di Donato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.

    Me rastin e ndarjes së çmimeve Ermonela Jaho interpretoi “Un Bel Di” nga Madama Butterfly.

    Pas fitores, sopranoja shqiptare ka falenderuar admiruesit e saj nëpër botë për mbështetjen që i dhanë.

    "Dua te falenderoj te gjithe admiruesit e artit tim neper bote dhe vecanerisht ne Shqiperi per mbeshtetjen dhe dashurine.....Kushdo qe i dedikon jeten pasionit te tij eshte gjithmone fitues... Ju dua te gjitheve," shkruan Ermonela në Facebook.

    Drejtori i TKOB Ilir Kërni ka komentuar i gëzuar në Facebook fitoren e Jahos.

    "E mori! Ermonela Jaho the best in the ëorld! Sapo iu dha çmimi nga International Opera Awards. Më në fund një shqiptare fiton OSKAR-in e operas. Gëzoni me mua njerëz, shkruan Kërni.

    Emri:  228551.jpg

Shikime: 2530

Madhësia:  166.9 KB

    Emri:  228552.jpg

Shikime: 2389

Madhësia:  42.9 KB

    Shqiptarja

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •