Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Media gjermane: Ministria Mimi Kodheli shkon me helikopter në Hamburg për të bërë shopping

    FOTO/ Mediat gjermane: Ministrja Mimi Kodheli shkon me helikopter në Hamburg për të bërë shoping

    Emri:  kodhelisdgsdgsdg.jpg

Shikime: 470

Madhësia:  34.7 KB

    Dihet se politikanët shqiptarë dhe sidomos ministrat si pushimet ashtu edhe blerjet i bëjnë jashtë shtetit. Kështu ka vepruar edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

    Kanë qënë mediat gjermane që kanë komentuar këtë fakt, pasi kanë kapur mat Mimi Kodhelin duke “plaçkitur” butiqet më të shtrejta të gjermanisë. E shoqëruar me një eskortë të madhe, Kodheli ka bërë kërdinë në dyqanet më të shtrejta të zonës.

    Normalisht, kjo i ka bërë përshtypje revistës prestigjioze gjermane në shkrimin e saj me titull “Këtu bën shopping ministrja shqiptare e mbrojtjes” komentojnë se si ka mundësi që një ministre e një vendi të varfër dhe me një pagë pak më shumë se 1 mijë Euro, i del llogaria për të blerë në këto dyqane.

    Ndërkohë që shqiptarët e kanë mbushur listën e dyqanit të lagjes për ushqime dhe bukë, ministrja Kodheli, zgjedh koleksionin më të mirë pranveror në butiqet e Gjermanisë. Media gjermane shton gjithashtu se ministrja Kodheli fluturoi për në Hamburg me helikopter./civitas

    Shkrimi i gazetës gjermane “Hamburger Morenspost”

    Tri limuzina me drita të ndezura, një Mercedes S-Class dhe një automjet i policisë ushtarake. Vizitë shtetërore? Jo, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po bën pazar. Kodheli gjendet në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku të hënën u taku me homologen e saj, Ursula von der Leyen.

    Pas vizitës në Berlin, Kodheli shkoi në Hamburg me helikopter. Në këtë qytet, ministrja e Mbrojtjes ka bërë dy orë shopping në dyqanet VIP të Alsterhaus.

    Emri:  13233359_10153931769559724_2109946473_n-1.jpg

Shikime: 604

Madhësia:  177.2 KB

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Media gjermane: Ministria Mimi Kodheli shkon me helikopter në Hamburg për të bërë shopping

    Gjermania MOPO: Kodheli, pas shoppingut peshk për drekë dhe darkë

    Emri:  delegacioni.jpg

Shikime: 225

Madhësia:  45.3 KB

    Tre vetura të zeza me fenelinat e ndezura, një Mercedes S-Class me flamur dhe një automjat i policisë ushtarake. Vizitë shtetërore në mes të Jungfernstieg? Nuk duket tamam kështu.

    Është ministrja shqiptare e mbrojtjes Mimi Kodheli (51 vjeçe), teksa bën! Politikania ka qenë për vizitë në Alsterhaus.

    Vizita e saj në Gjermani në të vërtetë ishte tejet politike. Të hënën Mimi Kodheli mbërriti në Berlin. Në program kishte vizita të shumta me ministren gjermane të Mbrojtjes Ursula von der Leyen (e CDU-së). Ajo shkoi mbitëgjitha për situatën në Ballkan, konfliktin në Ukrainë dhe politikën e presidentit rus Putin. Dy zonjat njihen mirë dhe takohen shpesh.

    Emri:  mimi-kodheli.jpg

Shikime: 231

Madhësia:  20.2 KB

    Më pas shkoi në Hamburg.

    Ministrja socialiste shqiptare shkoi me helikopter dhe u shoqërua për drekë te “Rickmers Rickmers”. Asaj iu shërbye një hamburger Vintage Pannfisch (me bazë peshku) me salcë sinapi.

    Më pas ajo shkoi për të bërë shoppin në zonën VIP në Alsterhaus.

    Atje shkojnë personat e shquar që marrin veshjet e personalizuara.

    Ajo humbi rreth dy orë duke bërë shopping.

    Por a bleu gjë Kodheli?

    Kërkesë së portalit MOPO Alsterhaus iu përgjigj me heshtje.

    Në mbrëmje ministrja shkoi në Staff College të Blankenese dhe mori pjesë në një konferencë me 300 të ftuar.

    Më pas darka: peshk i skuqur me salcë sinapi!

    MAPO

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Media gjermane: Ministria Mimi Kodheli shkon me helikopter në Hamburg për të bërë shopping

    Ilaçe ishalla!!
    Aty ku u dhemb e djeg ma shum!!
    Nga ma i madhi te ma i vogli!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •