Një problem i madh ka shpërthyer në Turqinë e Erdoganit: Është zhdukur kafka e Mimar Sinan ose siç e quajnë ne këtu në Shqipëri, Arktiekt Sinani.
Në fillim të këtij muaji Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka filluar një fushatë për të gjetur kafkën e humbur.
Kryeministri i sotëm turk ka udhëruar rinisjen enjë hetimi brënda Xhamsë për të gjetur kafkën e Arkitektit me nam, i cili ishte krijuesi i xhamisë madhështore të Sulejmanisë dhe të shumë veprave të tjera arkitekturore.
Mendohet se varri i arkitektit të madh i cili iste brënda kopleksit të Xhamisë madhështore të Sulltan Sulejmanit (Suejmanie) të Shek XVI.
Trupi i tij u çvarros nga vitet `30 për të bërë analiza AND, dhe ato antropometrike, me qëllim që të përcaktonin identitetin etnik të Arkitekt Sinanit.
Që atëhere kafka e trupit të çvarrosur të Arkitekt Sinanit humbi dhe është gjetur dhe sot e kësaj ditë.
Kjo nismë e atëhershme ishte marrë nga orientimi i Presidentit Qemal Ataturk të atëhershëm për të përcaktuar gjithë banorët e Turqisë si etni turke me qëllim që të mos kishte minoritete për shkak të frikës se mos Republika Turke laike e themeluar nga Qemal Ataturku të mos kishte më problem me minoritetet brënda Turqisë së atëhershme për shkak të prurjeve nga ish Perandoria e Sulltanëve turq.
Kështu që idea ishte se kush banonte në Turqi ishte me etni turke dhe shtetas turk.
Sipas shkrimit të analistit politik të çështjeve të politikës jashtme të Uashingtonit, Ishaan Tharor, të dt. 26 prill 2016 me titull ``Çfarë do të thotë për Politikën turke kërkimi për kafkën e humbur Ottomane`` (https://ëëë.ëashingtonpost.com/neës/...sing-ottoman-s), çështja nuk është thjesht për të gjetur një kafkë qoftë ky edhe i një arkitekti shumë të nderuar në Turqi si Mimar ( Arkitekt) Sinani (lindur ? më1489/1490 – vdekur më17, 1588), me ermin origjinal Koca Mi'mâr Sinân Âğâ, por në fakt në këtë problem është përfshirë politika turke.
Historanët të gjithë janë dakort që Arkitekti i famshëm për arkitekturën e tij madhështore të ndërtuar në Stamboll dhe Edërne, ishte konvertuar në islam por kishte sipas tyre një origjinë greko-armene.
Për shekuj Perandoria Otomane përfshintenjë mizëri multietnike të shumë popujve dhe të shumë kulturave që jetonin të gjitha nën sovranitetin e Sulltanëve të atëhershëm.
Sipas teorive me frymëzim racial të asaj kohe (të inspiruar nga Qemal Ataturku), një grup të ashtuquajtur `shkencëtarë` për ta vërtetuar këtë teori që të gjithë janë turq pra të superioritetit të rracës turke, hapën varrin e Arkitekt Sinanit më 1935 dhe morën kafken për të përcaktuar nga ana antropologjike se kujt rrace i takonte.
Gazetari turk Mustafa Akyol në vitin 2010 duke folur për kafkën e humbur të Arkitetkt Sinanit konfirmon këtë tendencë të asaj kohe të cilën e karakterizon kështu: ``Rregjimi i atëhershëm dëshërontetë zhdukte trashëgimin Otomane/Islamike dhe ti jepte Republikës së re turke një identiet të ri, dhe për pasojë edhe një burim krenarie të kombit, kështu që kishte gjetur zgjidhjen pjesërisht nëpërmjet racizmit``.
Argumenti se përse Kryeministri turk, si konfirmues i Presidentit Erdogan kanë nxitur përsëri nismën për të gjetur kafkën e humbur qëdron pikërisht tek idea e vjetër raciste për racën e pastër turke duke krijuar në kohën e sotme një neo otomanizëm nacionalist.
Për këtë qëllim, Presidenti Erdogan së bashku me Kryeministrin Davutogllu si themelonjës të Partisë AKP e cila është një parti islamiste në thelb (e moderuar), mori pjesë në lutjet në xhaminë e Stambollit aty ku dikur, Sulltanët osmanë kurorëzoheshin në mënyrë tradicionale.
Duke e parë me sy kritik mund të shohësh në dinamike se politika e Erdoganit në ditët e sotme është larguar nga laicizmi dhe liberalizmi duke shkelur të drejtat e njeriut qoftë të gazetarëve dhe të shtypit të lirë mediatik ashtu dhe të minoritetit kurd i cili përbën mbi 10% të popullatës së Republikës së Turqisë.
Pra retorika e Erdoganit ësht larg iideve sekulriste të Ataturkut por bashkohen përsa i përket problemit etnik duke ngritur rracën turke si rracë e vetme dhe më e mirë se të tjerat përeth Erdogani i sotëm dhe Ataturku i djeshëm nuk kanë ndryshuar mendim.
Sot Erdogani është duke i mëshuar faktit që të ndryshojë Kushtetutën dhe të bëjë një të ashtuquajtur `Kushtetutë religjioze`, dhe kjo ka shkaktuar një valë protestash si brënda ashtu dhe jashtë vëndit.
Problemeve të brëndëshme për të forcuar pushtetin e tij nëpërmjet shkeljes së të drejtave të njeriut, luftën totale kundër minoritetit kurd, duke arrstuar gazetarët, duke u mbështetur tek Religjioni islamik për të larguar laicitetin, i janë shtuar dhe problemet e jashtme si: ashpërsimi i lidhjeve me Rusinë, qëndrimi i kundërt dhe hipokrit në luftën kundër ISIL ndaj koalicionit Anti-ISIL duke e maskuar këtë hipokrizi me qëndrimin ndaj rrefugjatëve dhe marëveshjen me Kancelaren Merkel për të mbajtur rrefugjatët në Turqi në këmbim të 6 miliard Dollarëve, dhe premtimin për të hyrë në BE.
E parë në këtë aspekt, problem i kafkës së Arkitektit të famshëm Sinani, i shërbën forcimit të pushtetit duke u përpjekur të bëjë për vehte popullin turk me demagogjinë Goebelsiane të rracës së pastërt turke në një amalgamë me islamin, duke e ditur mirë që populli turk është fetar shumë sidomos pjesa rurale, por mund të them se ish perandoria turke nuk ka popullsi homogjene pavarësisht përpejkjeve për ta paraqitur si të tillë vendin. Sipas një gjenerali turk 3 në pesë turq të ditëve të sotme ka origjinë shqiptare.
Sa për Arkitekt Sinanin ne mund tu themi turqve që Arkitekt Sinani është më shumë shqiptar se turk dhe nuk është saktësisht greko-armenian i konvertuar në islam.
Arkitekt Sinani i quajtur edhe `Mikelanxhelo i Orientit`, ra marëzisht në dashuri me Mihrimarin bijën e Sulltan Sulejmanit, ka një origjinë të diskutuar shqiptare, sepse Vetëm burimet gjermane nxjerrin origjinën shqiptare të Sinanit.
Sipas Xhevahir Spahiut një përpjekje kanë bërë edhe dy studiuesit, Gjergj Frashëri dhe Sul Domi. Studiuesit e nxjerrin Sinanin me origjinë nga Qesarati i Tepelenës. Kundrejt Qesaratit, përtej Vjosës, ndodhet pikërisht fshati Sinanaj, që sipas studiuesve të mësipërm ka qenë pronë e arkitekt Sinanit.
Në Shqipëri me emrin e tij është e lidhur edhe xhamia në qendër të Vlorës dhe me një kështjellë, rrënojat e së cilës ndodhen në vendin ku aktualisht gjendet stadiumi “Flamurtari”.
Një linjë indirekte që tregon se Arkitekt Sinani iste me origjinë shqiptare është se në oborrin e Sulltanëve pas vdekjes së tij erdhi një tjetë arkitekt shqiptar nga Elbasani Mehmet Sedefqari i cili bëri Xhaminë blu.
Pas tij erdhi Arkitekt Kasemi. Kjo është linja e arkitektëve shqiptarrë në oborret e Sulltanëve.
Pra për më tepër vihet në dyshim nëse turqit në të vërtetë janë turq apo shqiptarë. Këtë duhet ta ketë ndërmënd Kryeministri Davudogllu dhe poeti turk i cili ofendoi shqiptarët duke thënë se në se ka shqiptarë në turqi atëhere.. le të ikin nga kanë ardhur, duke dhënë të kuptohet që nuk ka minoritet shqiptar në Turqi; sidoqoftë kjo treon ndryshimin e politikës turke edhe ndaj miqce të saj si Shqipëria dhe Kosova apo Bosnja, të cilat shihen si me `origjinë turke` se sa si etni të tjera. Këto politika të reja të Turqië së sotme, mund të pengojnë Turqinë të integrohet në BE, por mund të ngadalsojnë edhe integrimin e Shqipërisë nëse politika shqiptare e sheh Turqinë si të vetme burim mbështetjeje përveç BE.