Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17

    Banka e Shqipërisë: Qeveria e Rilindjes e ka rritur borxhin publik me 645 milionë euro

    DOKUMENTI/ Raporti financiar i BSH: Qeveria shqiptare e ka rritur borxhin me 645 milionë euro

    Emri:  raMa-sejko.jpg

Shikime: 90

Madhësia:  42.4 KB

    Departamenti i Statistikave në Bankën e Shqipërisë ka publikuar së fundmi një raport ku ofrohen të dhëna mbi borxhin e jashtëm bruto të Shqipërisë.

    Në raport specifikohen sasitë e borxhit sipas zërave; ndërsa Banka e Shqipërisë shprehet se borxhi qeveritar zë peshën më të madhe dhe se ky borxh ishte 24% më i lartë në vitin 2015 krahasuar me vitin paraardhës.

    “Sektori me peshën më të madhe në stokun e borxhit të jashtëm mbetet sektori i qeverisë së përgjithshme. Në fund të periudhës(Dhjetor 2015), borxhi i jashtëm i këtij sektori ishte rreth 3 miliardë e 293 milionë euro ose rreth 24% më i lartë ndaj një viti më parë(2014).

    Emri:  Borxhi-Me-Logo.jpg

Shikime: 138

Madhësia:  83.4 KB

    Rritja i dedikohet rritjes së stokut të huave afatgjata me rreth 504 milionë euro dhe emetimit të eurobondit, i cili solli një zgjerim të stokut me rreth 141 milionë euro”, shkruhet nw raport.

    Pra bëhet fjalë për një rritje të borxhit qeveritar në vlerën e 645 milionë eurove në total; sipas Bankës së Shqipërisë.

    Rreth 79% e stokut të borxhit është borxh afatgjatë kryesisht në formën e huave, ndërsa pjesa tjetër është borxh afatshkurtër kryesisht i marrë nga sektori bankar.

    Sektori i qeverisë së përgjithshme zotëron pjesën kryesore të borxhit të jashtëm me rreth 43% të vlerës së përgjithshme.

    Pjesa tjetër është e shpërndarë midis bankave (17%), sektorëve të tjerë (17%), autoritetit monetar (1%) dhe si hua midis kompanive (22%).

    HashtagAL

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,508

    Për: Banka e Shqipërisë: Qeveria e Rilindjes e ka rritur borxhin publik me 645 milionë euro

    E paskan "lehtesuar" me 645 milion euro do thoshte ish ministri i financave. Dhe ai ishte lule perpara ketij te sotmit se te pakten dinte te bende ndonje mbledhje o zbritje. Ky i sotmi di te numuroje vetem me duar ne xhepa,dhe gishtat i dalin gjithmon njembedhjete.

    Albo,na zuri belaja me keta te rilindjes ! Ishim mire me shokun Sali,se muajt e fundit as gure me ça koken nuk i jepnin jo me leke. Ishim rehat,sikur te na jepnin ca leke nuk do na kishte ikur as shoku Meta.

    Do ta kishim ne demokratet integrimin dhe trasparencen,nuk do tja linim rilindjes.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •