Avioni eksperimental “Solar Impulse 2”, i cili ka fluturuar pa asnjė pikė tė vetme karburanti por me enegji diellore, bėri uljen nė Kaliforni pasi kishte fluturuar gati 3 ditė mbi Oqeanin Paqėsor. Erėrat e forta e kishin vonuar uljen e tij nė “Mountain View”.




Nėn drejtimin e pilotit zviceran, Bertrand Piccard, njėkohėsisht edhe psikolog, avioni i rrallė pėrgjithėsisht e kaloi provėn me sukses. Piloti u prit me ovacione nė aeroport. Pėr tė, kjo ishte njė eksperiencė e papėrshkrueshme.

“Kisha njė moment gjatė natės, kur po shihja reflektimin e hėnės nė oqean dhe po mendoja ‘Jam plotėsisht vetėm nė kėtė kabinė tė vogėl dhe ndihem kaq i sigurtė’. I jam shumė mirėnjohės jetės, qė mė ofroi njė eksperiencė tė tillė, ndoshta mė e bukura qė kam kaluar ndonjėherė”, tha piloti.

Ndėrsa pėr ekipin krijues tė kėtij projekti, kjo pėrbėn dėshminė se teknologjia ėshtė e besueshme. Kjo ishte etapa e 9 e provės pėr “Solar Impulse 2”, i cili e ka nisur rrugėtimin e tij nė marsin e vitit tė kaluar, nė Abu Dhabi. Tė gjithė energjinė avioni e merr nga dielli dhe ka rreth 17 mijė qeliza diellore nė sipėrfaqen e tij, ndėrsa fluturon me shpejtėsi jo shumė tė madhe.

/ Top Channel