Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Këngëtarja e re Era Istrefi në top-listat e muzikës botërore me këngën "Bon Bon"

    Era Istrefi, më e kërkuara në Izrael

    Emri:  20160420232714288.png

Shikime: 868

Madhësia:  126.1 KB

    Këngëtarja e re shqiptare, Era Istrefi, nuk po i ndahet sukseseve.

    Pas dominimit në shumë top-lista ndërkombëtare, Era me këngën “Bon Bon” është kënga më e kërkuar aktualisht edhe në Izrael.

    Sipas faqes së aplikacionit për këngë “Shazam”, “Bon bon” është kënga më e kërkuar në Izrael dhe është në mesin e këngëve më hit të vitit në botë.

    Era së fundmi ka nënshkruar kontratë me kompaninë e njohur muzikore “Ultra Music”.

    (d.d/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Këngëtarja e re Era Istrefi në top-listat e muzikës botërore me këngën "Bon Bon"

    Degjoni kengen e saj "Bon Bon"


  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-02-2016
    Postime
    18

    Për: Këngëtarja e re Era Istrefi në top-listat e muzikës botërore me këngën "Bon Bon"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Degjoni kengen e saj "Bon Bon"
    Ja paska vjedh Kallashit kengen


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Këngëtarja e re Era Istrefi në top-listat e muzikës botërore me këngën "Bon Bon"

    Ja teksti, se une nga video, smora vesh as ne cfare gjuhe kendonte :-)

    BONBON

    Un jom Era
    Un jom Era edhe koha jeme o tu ardhë..
    Nëse jo ti
    E du un vetën
    Skom nevoje per ty heeejo
    Edhe vet un e theeejo
    Sun m’rrxon jom kneeejo
    Sun e bon sun e bon sun e bon sun e bon bon
    Bon bon edhe nëse sbon sbon
    Don don
    Bet u wanna taste it
    Bon bon
    Bet u wanna taste it I
    E di qe ti don don (x2)
    Hajde merëm ikim
    Nese e don qiken
    King je deri ta qes piken (x2)
    Sunday night
    I put a light
    In my blunt right
    S’nihëm mo s’m vyn kurgjo
    Kur t’m vyn sje mo
    Mke përdor
    Futja futja haaajt
    Gonna be alrightt
    Bounce edhe rrite rrite basin yo
    Cz my time has come rrite basiiin
    Po dojn me bo si na
    se na high jena ndi gat, high & mellow
    Uu qa kom pas spe masim
    Uu ti ma ke thy pasin
    Mi lexoj sytë edhe shprehjen n’buuz
    E skenoj kejt qa kom nër blluuuz
    Honey veq ni sen para sy ta kishë
    T’kom tregu qe me mu kur e prishë e prishë
    Plot mund’si jo ma anej
    Se kur ftofë niherë, jo mo nuk e nxej

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Për: Këngëtarja e re Era Istrefi në top-listat e muzikës botërore me këngën "Bon Bon"

    Era live:

    Ndryshuar për herë të fundit nga Hanny : 29-05-2016 më 06:48
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Këngëtarja e re Era Istrefi në top-listat e muzikës botërore me këngën "Bon Bon"



    Era Istrefi 25! Cila ishte dëshira e saj më e madhe për ditëlindje?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-02-2021 më 21:01

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Këngëtarja e re Era Istrefi në top-listat e muzikës botërore me këngën "Bon Bon"

    Istrefi për shqiponjën e bërë në Rusi: E kam ndjerë obligim në shenjë falenderimi për përkrahjen që më është dhënë

    Era Istrefi ka bashkëbiseduar në një live video në Instagram me Vjosa Osmanin. Këngëtarja diskutoi për karrierën e saj dhe për pauzën e bërë deri më tani ku dhe zbuloi edhe arsyen se pse nuk ka ardhur me ndonjë projekt të ri, shkruan KultPlus.

    Era tha se si pasojë e mos-lejimit të këndoi në gjuhën shqipe nuk e ka vazhduar kontratën me kompaninë në të cilën ka qenë dhe shumë shpejt do nënshkruaj kontratën e re ku do i lejohet kjo gjë.

    Era më pas është pyetur për një nga momentet më të rëndësishme e më të suksesshme në jetë, paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror në Rusi

    “Jam ndjerë jashtëzakonisht mirë, kanë qenë dy milionë shikues në stadiumin e Rusisë me Will dhe Nicky Jam. Will më ka lënë përshtypje shumë të mirë është interesuar shumë për Kosovën, më ka bërë pyetje të shumta se si kemi munduar t’ia dalim nga një vend i vogël, është interesuar për shumë gjëra. Çfarë e ka bërë më të veçantë është publiku shqiptar, është si asnjë publik tjetër një ndjenjë shumë e veçantë”. shtoi ajo.

    Istrefi theksoi se e ka ndjerë si obligim ndaj shqiptarëve të bënte shqiponjën, edhe pse është kritikuar as këtij veprimi.

    “E kam ndjerë obligim shpirtëror që të bëjë shqiponjën si lloj falënderimi për gjithë përkrahjen që më është bërë, më kanë qortuar pak por u kam treguar se ka qenë shumë spontante, e kam ndjerë. Në fund të ditës suksesin tim ia atribuoj shqiptarëve”, pohoi ajo.

    Po ashtu, u.d. presidente Vjosa Osmani bashkë me Erën diskutuan edhe mundësinë depërtimit të artistëve shqiptar në skenat ndërkombëtare.

    Kujtojmë se Vjosa Osmani ka shpeshtuar lidhjet direkte live me artistët e estradës kohët e fundit./ KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/lajme/istre...e-eshte-dhene/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 02-02-2021 më 21:04

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Këngëtarja e re Era Istrefi në top-listat e muzikës botërore me këngën "Bon Bon"

    Era Istrefi rikthehet në muzikë, por jo vetëm! Këngëtarja sjell një super bashkëpunim !

    Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Era Istrefi ka bërë një pauzë të gjatë në muzikë, arsyeja e së cilës nuk dihet. Mirëpo, për të gjithë ata që iu ka munguar, kemi një lajm të mirë!

    Era do të rikthehet së shpejti dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo. Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale një foto nga studioja muzikore dhe gjejeni me kë?

    Era shfaqet me artistin e njohur, Claydee, me të cilin ka bashkëpunuar për këtë projekt muzikor.

    Po ashtu, Claydee ka ndarë me ndjekësit një foto pranë këngëtares, duke shkruar “Ne po përgatisim diçka të veçantë për ju njerëz. Mbajeni mend këtë ditë”.


    https://www.zeromedia.al/lajm/29816/...er-bashkepunim

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •