Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Zgjedhjet ne Universitetet Publike - te Parregullta Shkelet Neni 41 i Ligjit te Arsimit te Larte

    Nje nga Parregullsitė me tė papara nė kėto zgjedhje te reja nė Unversitetet Publike, qė nė fakt pėrgėn njė Gafė ligjore, ėshtė shkelja e Nenit 41 tė Ligjit pėr Arsimin e Lartė, njė Nen i cili nxjerr jashtė loje ligjėrisht kėto zgjedhje sepse nuk ėshtė pėrfshirė nė Rregulloren e Zgjedhjeve. Tekstualisht Neni 41 i ligjit pėr Arsimine Lartė thotė:
    Neni 41
    Asambleja e personelit akademik
    1. ``Asambleja e personelit akademik pėrbėhet nga personeli akademik me kohė tė plotė i njėsive kryesore.
    2. Asambleja e personelit akademik tė njėsisė
    kryesore nė institucionet e arsimit tė lartė ka kėto funksione:
    a) zgjedh rektorin e institucionit nė institucionet publike tė arsimit tė lartė;
    b) zgjedh anėtarėt e Senatit Akademik nė
    institucionet publike tė arsimit tė lartė;
    c) zgjedh drejtuesin e njėsisė kryesore nė
    institucionet publike tė arsimit tė lartė;
    ē) krijon dhe zgjedh anėtarėt e komisioneve tė
    pėrhershme tė njėsisė kryesore.
    3. Asambleja e personelit akademik mund tė ushtrojė edhe kompetenca tė tjera, sipas pėrcaktimeve nė statutin e institucionit tė arsimit tė lartė``.

    Rregulorja e Zgjedhjeve te Arsimit te Lartė e pėrgatitur nga M.A.S., nuk e pėrmėnd fare kėtė nen duke vėnė nė dyshim ligjėshmėrinė e kėtyre zgjedhjeve gjithsesi edhe kėshtu me plot problem ligjore.
    Praktikisht nė asnjė Universitetet publik nuk janė formatuar nė kėtė mėnyrė as stafi akademik, dhe as nuk ėshtė thėnė ndryshe pėr tė spjeguar se pėrse stafi akademik kur bėhėn zgjedhje, duhet tė formatohet nė formė asambleje.
    Nė parim fjala ``asamble`` ėshtė njė nga format pėr tė shmangur zgjedhjet e bėra nė Universitetet publike siē po behnė ditėt e sotme ashtu siē janė bėrė nė tė kaluarėn.
    Pėrse e them kėtė? E them kėtė sepse njė nga deformimet kryesore qė po i bėhen drejtimit tė Universiteteve publike ėshtė pikėrisht pėrzgjedhja e stafit drejtues nėpėrmjet zgjedhjeve tė cilat janė identike me zgjedhjet politike parlamentare apo ato locale, dhe pėr pasojė duke patur kėshilltare zgjedhorė tė tillė, zgjedhjet nė Universitete janė duke u katandisur nė zgjedhjeve jo elitare dhe as akademike nė tė cilat gjidhen pedagogėt mė tė mirė bazuar nė tituj, meritokraci, dhe eksperiencė nė punė.
    Gjithashtu kėto zgjedhje i japin mundėsi individėve qė sapo kanė marrė tituj tė konkurojnė menjėherė pa asnjė pėrvojė akademikė minimale pesė vjeēare, duke vėnė nė dyshim ardhmėrinė e institucionit drejtues qė ky individ fiton me zgjedhje tė tilla.
    Sė dyti, kjo formė zgjedhjesh, krijon mundėsitė teorike idioteske qė njė individ me titull cfarėdo tė kategorisė doktor ose professor tė drejtoje njėsi kryesore dhe sidomos njėsi bazė tė cilat nuk janė profili i tij. p.sh, njė inxhinjer sipas kėsaj rregulloreje mund tė drejtoje njė department kimie, ose njė mjek mund tė drejtojė njė njėsi bazė inxhinjerike, etj, etj.
    Sė treti. Kjo formė zgjedhjesh krijon precedentin e rrallė pėr vėndet perėndimore por tė shpeshte nė vėndin tonė se individi me titull duke pėrfituar nga kėto shkelje ligjore apo mė mirė nga kėto harresa ligjore (ndoshta tė paqėllimta por pėr skak tė paaftėsisė sė kėshilltarėve), tė hakmerret ndaj atyre qė votojnė kundėr tij, menjėherė pasi merr `pushtetin` akademik.
    Duke shkelur sidoqoftė edhe vetė kėtė ligj tė ri pėr Arsimin e Lartė, pra Nenin 41, i cili spjegon realizimin e zgjedhjeve nėpėrmjet asamblesė se stafit akademik me kohė tė plotė,
    Rregullorja e bėrė pa kujdes, dhe me qėllim pėr tė futur nė zgjedhje, individė qė pėrkrahin pjesė tė caktuara tė politikės, kjo shkelje pėrbėn ndoshta njė nga faktet mė tė paprecedenta se si mund tė shkelet njė ligj i sapo bėrė, nga njerėz tė politikės duke i dhėnė mundėsi parregullsive dhe zgjedhjeve tė individėve qė nuk kanė pėrvojė akademike, qė nuk janė tė profilit pėrkatės, qė sapo tė marrin `pushtetin` nuk kanė ndėrmėnd tė ēojnė pėrpara njėsitė bazė , projektet, akademizmin, por kanė ndėrmend tė hakmerrn ndaj atyre qė votuan undėr tyre.
    Kėtė gjėndje para zgjedhore e rėndon dhe pėrfshirja e politikės apo mė mirė e atyre individėve qė sapo kanė marrė tituj apo dhe atyre qė kanė drejtuar pėr mė shumė se 8 vite institucionet tė kandidojnė dhe tė rikandidojnė pafund duke penguar progresin akademik tė Universiteteve publike, si dhe presionet sicc u vunė re kėtu nė Tiranė nga tė dy palėt dhe jo vetėm nga njėri kandidat. Vetė pretendenti Koni hapi luftėn duke penguar kandidaten tjetėr pėr tė bėrė njė takim tė paralajmėruar.
    Njė mori ankesash, proēedimesh penale dhe administrative drejtuar ndaj disa kandidatėve drejtues dhe ish drejtues nė tė gjithė vendin nuk kanė gjetur zgjidhje sidomos kėtu nė Tiranė, ku mė i korruptuari qė sot kandidon pėr Rektor i Universitetit Publik Mjekėor nė vėnd qė ta kishte vėndin nė bankėn e tė akuzuarve del nėpėr tv private dhe predikon, duke tė kujtuar djallin tė veshur me robė predikuesi.
    Problemet janė shumė tė rėnda pikėrisht nga pa aftėsia e M.A.S., ministri e cila ka bėrė kėtė gafė ligjore, duke vėnė nė ligj realizimin e zgjedhjeve akademike sipas modelit anglo-amerikan por qė po pėrfundon duke pėrsėritur njė palė zgjedhje demode, plot mė shkelje ligjore, gafa dhe kandidatė qė do tė ishte turp tė zgjidheshin pikėrisht pėr shkak tė paaftėsive tė tyre, pėr njohjen e tyre si intrigante, pėr profile jo tė njėsive pėrkatėse bazė.
    Shpresojmė qė Ministrija ta shohė kėtė gafė Ligjore dhe tė anullojė zgjedhjet duke marrė parasysh kritere tė tjera pėr pėzgjedhjen e drejtuesve tė arsimit tė lartė si kėto qė pėrmėnda mė sipėr.

    Prof. Adem Hysaj (me pseudonim)

    Universiteti Mjekėsor, Tirane

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Zgjedhjet ne Universitetet Publike - te Parregullta Shkelet Neni 41 i Ligjit te Arsimit te Lart

    O Pirro,

    Nuk e ke idene se sa i lezetshem qe je dhe me ben per te qeshur sa here qe te lexoj. Profesoret e nderuar Shullazi i Rilindjes se Edi Rames po i merr ne makine e po i kercenon me jete, e ti shkruan (me pseudonim) se Qeveria e Psikopatit te Rilindjes, te cilit ti i dhe voten, ka shkelur ligjin e arsimit te larte? Si i thone asaj fjales proverbiale: "Fshati digjet, Edi Rama krihet?"

    Edi Rama tha:

    1. Mbyllni te gjitha universitetet private, qe universitet publike te kene perseri monopolin e dijes ne Shqiperi, si ne kohen e xhaxhit Enver.

    2. Le ti rrisim koston e studenteve dhe familjeve te tyre per te shkuar ne keto shkolla.

    3. Le ta bejme edhe ligjin ku i japim autoritet rektorit te universitetit se si i merr dhe ndan fondet e Qeverise se Rilindjes.

    4. Tani nuk na ka ngelur, vetem te zgjedhim ate shoqen socialiste ne krye te Universitetit, qe ti ndajme ato fondet mes nesh.

    Dhe shqiptaret e shkrete, paguajne taksa ketij shteti hajdut e kriminel, dhe ato taksa nuk shkojne per shkollimin e femijeve te tyre, shkojne ne xhepin e Edi Rames!

    Kjo po qe e ka emrin "reforme ne arsimin e larte", o Pirro!

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Pėr: Zgjedhjet ne Universitetet Publike - te Parregullta Shkelet Neni 41 i Ligjit te Arsimit te Lart

    O Pirro ēu be me reformen ne arsim,qe na e ngrite aq lart ? Se para nja dy-tre muajsh shkrojte qe arsimi eshte ne rruge te mbare... Nuk mundet te pohoet e mohoet e njejta gje qe deklarohet.


    Megjithate problemi qendron tek fitimi Pirro,tek korrupsioni. Kur nje vend mesuesi kushton 5 mije euro ne Lushnje imagjino sa duhet te kushtoje ne Universitetin e Tiranes. Dhe pak a shume siē duket,vendi i nje rektori o dekani duhet te kushtoje njesoj si vendi i nje prokurori o gjykatesi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •