Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Itali: Apeli i Afrim Berishës: Më ndihmoni të gjej djalin që gruaja ma mori me vete në Siri!

    Programi italian Mediaset “Le Iene Show” ka trajtuar në emisionin e rradhës, dramën e babait kosovar Afrim Berisha, bashkëshortja e të cilit Valbona Berisha së bashku e djalin e tyre 6 vjecar Alvin, është larguar drejt Sirisë duke iu bashkuar luftës së shtetit islamik ISIS.

    Me ndihmën e në shoqërinë e gazetarit italian Luigi Pelleazza, Afrim Berisha niset drejt Turqisë ku dy kosovarë i kanë premtuar se në kontakt me shërbimet sekret turke e në shkëmbim të 250 mijë eurove do t’ia gjenë djalin e tij në Siri.

    Me profesionin punëtor ndërtimi, 46 vjecari Afrim Berisha i martuar me Valbona Berisha, jeton në Itali prej vitit 1995.
    Cifti ka tre fëmijë, dy vajza e një djalë. Për autoritetet italiane Afrim Berisha ka rrëfyer se më datën 12 dhjetor 2014 pasi kthehet nga puna në shtëpi, nuk gjen më as djalin e vogël asokohe 6 vjec, e as bashkëshorten Valbona.

    Pak ditë më vonë, gjatë muajit janar të 2015 nga gruaja e tij Valbona merr mesazhin se ajo e djali ndodhen në Siri e se i janë bashkuar luftës së Shtetit Islamik. Në një tjetër mesazh ajo i dërgon dhe tre fotografi të djalit duke e siguruar se janë mirë.

    Sipas hetimeve Valbona Berisha me djalin e saj 6 vjeç është larguar nga aeroporti i “Orio al Serio” i Bergamos drejt Stambollit me një fluturim të agjensisë së udhëtimit Turkish Airlines e më pas ka udhëtuar drejt Sirisë.

    Është lokalizuar se vendodhja e saj në Siri ka qënë në Albab, midis Aleppos e Racca e se ka ndryshuar emrin e djalit nga Alvin në Jusuf.
    Konvertimi në xhihadizmin islamik i Valbona Berishës ka ardhur me anë të internetit. Në celularin që ajo pëdorte para se të nisej për Siri janë gjetur tre elemenë të rëndësishëm;

    1/në profilin e saj Skype përdorte si fotografi flamurin e ISIS;

    2/ emali i nisur nga një nënshtetas kosovar i njohur si foreign fighter i ISIS i cili i konfirmon se i ka blerë biletat e se mund të niset që nesër drerjt Sirisë;

    3/ fotografia e Salah Abdeslam, një nga autorët e atentateve të Parisit në nëntor të 2015

    Në mikrofonin e gazetarit të Iene Shoë, Luigi Peleazza, Afrim Berisha ka rrëfyer se një vit më parë ka mundur të ketë një bisedë të shkurtër telefonike me djalin e tij Alvin, i cili i ka kërkuar të vij e ta marri, pasi në vendin ku ndodhet ka bomba e luftë. Afrim Berisha me ndihmën e një miku të tij shqiptar niset menjëherë drejt Turqisë për të kërkuar e rimarrë djalin e tij, por në kufi me Sirinë ndalohen nga një postobllok i luftëtarëve të ISIS duke u detyruar të kthehen pas. Udhëtimin drejt Sirisë Afrim Berisha e tenton dhe një herë të dytë i gatshëm të paguaj dhe rreth 180 mijë euro në shkëmbim të djalit, para të mbledhura nga zemërgjerësia e miqve e të afërmëve për ta ndihmuar, por pa asnjë rezultat.

    Me ndihmën e në shoqërinë e gazetarit Luigi Peleazza, Afrim Berisha niset për herë të tretë drejt Turqisë ku e pret një ndërmjetës kosovar që në shkëmbim të 250 mijë eurove i ka premtuar ta vë në kontakt me shërbimet sekrete turke të cilët do e ndihmojnë ta gjejnë e t’ia rikthejnë djain e tij Alvin. Gazetari italian shtiret si sipërmarvës e punëdhënës i Afrimit e si dhurues i kësaj shume parash me kusht që djali të gjendet.

    Telekamerat e fshehura filmojnë fillimisht takimin mes tyre e ndërmjetësve kosovarë, e më pas takimin me një grup personash që pretendojnë se janë agjentë sekretë turk. Pas marrjes së të dhënave të Valbona e Alvin Berishës, “agjentët” turk me anë të disa telefonatave, konfirmojnë se ata nuk ndodhen më në Siri e se janë larguar drejt Rusisë.

    Premtojnë se do ti gjejnë por me kushtin e një pagese paraprake. Por ndërkohë, grupi i punës së gazetarëve të Iene Shoë vendos një aparat GPS nën makinën e “agjentëëe turk” e parkuar pranë vendit të takimit.

    Pas përfundimit të takimit, IENE SHOW regjistron me anë të aparatin GPS vendndodhjen e makinës së “agjentëve turk” e pas disa lëvizjesh në qytet, makina ndalet pranë një kampi rom ku qëndron gjatë gjithë natës. Ky fakt evidenton se të ashtyquajturit agjentë nuk janë gjë tjetër vec mashtrues që këkojnë të përfitojnë nga drama e dëshpërimi i babait kosovar Afrim Berisha.

    Kronika e gazetarit Luigi Pelleazza mbyllet duke kërkuar nga kushdo që ka miq e të afërm në Siri të shpërndajnë këtë video e të kontribojnë në gjetjen e vogëlushit tashmë 8 vjec Alvin Berisha.

    Video e kanalit italian:
    http://www.video.mediaset.it/video/i...is_610174.html

    ORA NEWS

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Itali: Apeli i Afrim Berishës: Më ndihmoni të gjej djalin që gruaja ma mori me vete në Siri!

    Kjo eshte cmenduria e fese Islame. Shqiptareve iu eshte fshehur e verteta nga ateistet dhe hoxhallaret se terroristet dhe kamikazet e ISIS-it vertete jane myslimane, besojne ne Kuran dhe praktikojne Islamin ashtu sic e thote profeti pedofil arab i deshtuar totalisht.
    Ky burre eshte nje viktime e rradhes dhe nuk do te jete i fundit. Ndoshta djalin do ta gjeje ndoshta nuk do ta gjeje kurre por cmenduria e fese Islame nuk ka kufi. Ndoshta ISIS do t'i beje nje shperlarje te vogel te trurit me domestos dhe do ta bindin ta hudhe veten ne ere duke vrare armiqte e Allahut. Po ta pyesnin veten ateistet dhe myslimanet se perse Allahu nuk i vret vet qafiret pasi ai na paska forcen sepse na qenka 'Zot i universit' do ta kuptonin se Islami eshte asgje tjeter vecse nje mashtrim i krijuar nga profitere per perfitime personale. Nuk kam besuar se shqiptaret me 2016 do ta urrenin te verteten e do ta perkrahnin genjeshtren...

    Cfare 'agjentesh turq', myslimaneve nuk iu ha palla per drejtesine, ata qellimin e kane te perfitojne nga fatkeqesia e te tjereve
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 15-04-2016 më 16:36

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Itali: Apeli i Afrim Berishës: Më ndihmoni të gjej djalin që gruaja ma mori me vete në Siri!

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Kjo eshte cmenduria e fese Islame. Shqiptareve iu eshte fshehur e verteta nga ateistet dhe hoxhallaret se terroristet dhe kamikazet e ISIS-it vertete jane myslimane, besojne ne Kuran dhe praktikojne Islamin ashtu sic e thote profeti pedofil arab i deshtuar totalisht.
    Ky burre eshte nje viktime e rradhes dhe nuk do te jete i fundit. Ndoshta djalin do ta gjeje ndoshta nuk do ta gjeje kurre por cmenduria e fese Islame nuk ka kufi. Ndoshta ISIS do t'i beje nje shperlarje te vogel te trurit me domestos dhe do ta bindin ta hudhe veten ne ere duke vrare armiqte e Allahut. Po ta pyesnin veten ateistet dhe myslimanet se perse Allahu nuk i vret vet qafiret pasi ai na paska forcen sepse na qenka 'Zot i universit' do ta kuptonin se Islami eshte asgje tjeter vecse nje mashtrim i krijuar nga profitere per perfitime personale. Nuk kam besuar se shqiptaret me 2016 do ta urrenin te verteten e do ta perkrahnin genjeshtren...

    Cfare 'agjentesh turq', myslimaneve nuk iu ha palla per drejtesine, ata qellimin e kane te perfitojne nga fatkeqesia e te tjereve
    ATEISTET si puna IME nuk jane cope mishi si puna e JUAJ.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Itali: Apeli i Afrim Berishës: Më ndihmoni të gjej djalin që gruaja ma mori me vete në Siri!

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    ATEISTET si puna IME nuk jane cope mishi si puna e JUAJ.
    Ik more se ti beson se nga asgjeja mund te vije ne ekzistence dicka, per me teper ti beson se nese nuk ekzistojne njerez ata mund t'i perfitosh nga kafshet, ne kete rast nga majmunet?! Kjo eshte besim i genjeshtert me cdo logjike te shendoshe. Perse e beson ti kete, per inati te te krishtereve. A deshiroj te mirrem menje person qe deklaron budallallqe per inati te dikujt, JO.

  5. #5
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Itali: Apeli i Afrim Berishës: Më ndihmoni të gjej djalin që gruaja ma mori me vete në Siri!

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Kjo eshte cmenduria e fese Islame. Shqiptareve iu eshte fshehur e verteta nga ateistet dhe hoxhallaret se terroristet dhe kamikazet e ISIS-it vertete jane myslimane, besojne ne Kuran dhe praktikojne Islamin ashtu sic e thote profeti pedofil arab i deshtuar totalisht.
    Ky burre eshte nje viktime e rradhes dhe nuk do te jete i fundit. Ndoshta djalin do ta gjeje ndoshta nuk do ta gjeje kurre por cmenduria e fese Islame nuk ka kufi. Ndoshta ISIS do t'i beje nje shperlarje te vogel te trurit me domestos dhe do ta bindin ta hudhe veten ne ere duke vrare armiqte e Allahut. Po ta pyesnin veten ateistet dhe myslimanet se perse Allahu nuk i vret vet qafiret pasi ai na paska forcen sepse na qenka 'Zot i universit' do ta kuptonin se Islami eshte asgje tjeter vecse nje mashtrim i krijuar nga profitere per perfitime personale. Nuk kam besuar se shqiptaret me 2016 do ta urrenin te verteten e do ta perkrahnin genjeshtren...

    Cfare 'agjentesh turq', myslimaneve nuk iu ha palla per drejtesine, ata qellimin e kane te perfitojne nga fatkeqesia e te tjereve
    o cuni....pse nuk mirresh me fene tende ???.....kaq e lodhet eshte ajo feja jote qe nuk te jep mjaftueshem kenaqesi dhe lezet qe keshtu duhet balancin ta gjejsh ne fee tjera ???....muslimanet dijne se cka bejen....si ajo valbona, si ai afrimi e jusufi e alvini, si siria, turqia, e krejt protagonistet e kesaje meseleje jane musliman....pra, ke te besh kryekeput me nje pune te "brendshme" islame....ku muslimanet i rregullojne punet e tyre VETVETIU....cka te kruhet ti si JOMUSLIMAN tash me rras hundet aty ku nuk ke asnje legjitimitet te perzihesh ???....po te ishte nje konflikt musliman versus protestant, ok, atehere do kishe njecfare arsyeje me u interesu, por kshu, pa asnje pike perputhese me realitetin qe e rrethekon kete rrast, KUSH te ngushton te perzihesh ???, rri rehat ne ate fee qe ke zgjedh, dhe benja asaje krejt rrendet e jepja nderin qe e kerkon nga ty.....per ceshtjet islame ka kush miret me ato !.....
    albanish by nature

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Itali: Apeli i Afrim Berishës: Më ndihmoni të gjej djalin që gruaja ma mori me vete në Siri!

    Ende gjalle qenke i nderuar, mendova se pesove nga xhihadistet ne Aeroportin e Brukselit... por mire se paske shpetuar sepse si do te te ftoja ne krishterim pastaj...
    I nderuar per dallim se ne ateizem dhe islam ka vetem fe te ndryshme (islam, protestantizem, katolicizem, judaizem, budizem, ortodoksizem, ateizem etj.) ne krishterim ka Jezus Krisht si Shpetimtar i njerezimit dhe ne anen tjeter ka fe te rreme, apostuj te rreme, profeter te rreme, prijes te rreme.
    Ne krishterim nuk ka: 'leje ate te besoje cfare te deshiroje ne daq le te behet kamikaz e ne daq terrorist e vrases, ka fejen e tij' por ka keshilla se si te ruhemi nga doktrinat e djallit. Sipas Jezusit dhe Bibles Islami, ateizmi jane doktrina te djallit dhe ato luftohen me te gjitha argumentet. Andaj keto argumente per kete i postoj qe shqiptaret te mendojne thelle ne ceshtjet e besimit, asgje nuk eshte bardh e zi por eshte shume me e komplikuar.
    Me ceshtje islame edhe une mirrem pasi edhe pse islami e njeh krishterimin si besim te Zotit dhe e njeh Biblen si te shpallur e inspiruaruar nga Perendia, krishterimi nuk e njeh islamin...
    Ani sipas jush dhe ateisteve me i keshillu shqiptaret qe te urrejne e kundershtojne kreacionizmin e krishterimin na qenka patriotizem dhe gje e mire, ndersa kur te krishteret kundershtojne mesimet e islamit kjo na qenka nje lloj krimi se kinse po u bejka ndaj shqiptareve. Ku e kini pare kete film te nderuar, kesi injorance as ne mesjeten e hershme ska patur. Jo i nderuar do te mirrem edhe me islam por edhe me ateizem e edhe me teorine 'shkencore' te evolucionit, ate moment qe do te gjej nje argument kunder ketyre do ta shfrytezoj duke e postuar ketu ne forum. Nuk jam protestant i nderuar, protestantizmi eshte reforme e katolicizmit, ndersa sdi sa e din ti i nderuar Nuh Musa se ne krishterim ka Krisht dhe jo reforme.
    Megjithate ne te ardhmen do te sjelli argumente edhe kunder protestantizmit, madje vet te quajturit protestant eshte fiksion dhe gje e shpikur. 'Protestant d.m.th. Rrebel, rrebel ndaj kujt, ndaj katolicizmit?! I nderuar te krishteret nuk jetojne per katolicizem. Eshte sikur me quajt une tani veten protestant e me me pyet dikush per cfare je protestant-rrebel, une me ia kthy se 'jam protestant ndaj islamit e ndaj ateizmit'.
    Koha do ta tregoje...
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 22-04-2016 më 03:30

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Itali: Apeli i Afrim Berishës: Më ndihmoni të gjej djalin që gruaja ma mori me vete në Siri!

    ..nuk thua shyqyr qe ta coi ne Siciri! okaj vend i trazuar por nga nje baltovine derrash apo sllave ne nje vend djajsh te medhenj!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •