Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Barak Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, Rilindasin e shqiptarëve Edi Rama!

    Rama: Batuta me Obamën. Takimi im, i ndryshëm nga ai i Vuçiç

    Emri:  Rama-ne-SHBA-me-Obamen-1.jpg

Shikime: 377

Madhësia:  34.0 KB
    Emri:  Rama-ne-SHBA-me-Obamen-2.jpg

Shikime: 424

Madhësia:  38.9 KB
    Emri:  Rama-ne-SHBA-me-Obamen-3.jpg

Shikime: 298

Madhësia:  43.6 KB
    Emri:  Edi-Rama-takimi-me-Obamen.jpg

Shikime: 289

Madhësia:  59.7 KB

    “Jemi të karikuar me energji për mandatin e mbetur dhe na tepron edhe për një mandat tjetër”

    Në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer mbi takimin e Presidentit Obama dhe zëvendëspresidentin Biden, për të cilin shprehet se në momentet që u realizua do të mbetet i paharrueshëm.

    Besoj që ishte një takim i rëndësishëm për karrierën tuaj politike dhe për vendin?

    Është një takim i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse një vizitë në Shtëpinë e Bardhë nuk bëhet përditë. Fakti që kaloi kohën dhe pritshmërinë për nga atmosfera, e bën edhe më të paharrueshme këtë vizitë.

    Raportuam që pati një thyerje protokollare, kur erdhi në fillim të takimit dhe vizita në zyrën ovale.

    Po, Presidenti duhej të vinte në mes të takimit me Joe Biden, por erdhi që në fillim dhe në fund më mori dhe më tha hajde shkojmë në Zyrën Ovale.

    Më folët për një batutë?

    Shkëmbyem disa batuta, por nuk kam marrë autorizim nga Protokolli i Shtëpisë së Bardhë për t’i ndarë me publikun.

    Ia keni marrë dorën duke u përzier me punët e brendshme të SHBA…

    Nuk jam përzier në punët e SHBA. Jam i habitur nga ata që zgjedhin mes meje dhe Donald Trump, zgjedhin Donald Trump. Nuk është më punë e brendshme Donald Trump. Ai ka thënë gjëra të papranueshme për shqiptarët, Kosovën dhe një histori të lavdishme bashkëpunimi mes SHBA dhe Shqipërisë, por “patriotët e Tiranës” e harrojnë këtë për fat të keq se janë të verbuar nga mllefi antiqeveritar dhe janë gati që mes meje dhe Trump të zgjedhin Trump.

    Le të flasim pak për vizitën, mediat në Tiranë raportuan që u pritët me protesta.

    Nuk pashë asnjë protestues, por është pjesë e jetës që të ketë edhe protesta dhe nuk ka asgjë të keqe. U prita me shumë ngrohtësi dhe ua kam borxh të gjithë atyre që do të ndodhte një takim kaq i madh nga diaspora, ku edhe prezantova fillesën e projektit të samitit të madh të diasporës në Tiranë. Nuk është çudi që të presim bashkë me shumë njerëz që duan të të përqafojnë edhe protestues. Çudi është kur proteston Presidenti për një kënd lojërash. Ky është lajm, e para nuk është lajm.

    Është diskutuar me Obamën reforma në drejtësi, byroja, siguria dhe roli strategjik i Shqipërisë…

    Me Presidentin kemi folur për reformat, progresin e jashtëzakonshëm që ka bërë Shqipëria dhe rolin e madh dhe shumë të vlerësuar që Shqipëria luan si një shembull në rajon. Besoj që kemi marrë aq shumë vlerësime sa jemi të karikuar me energji për të gjithë pjesën e mbetur të këtij mandati dhe energjia na tepron edhe për një mandat tjetër.

    Nuk ka pasur një transparencë sa i takon axhendës. Edhe formati ka qenë ndryshe…

    Ata që kërkojnë transparencë nga Shqipëria nuk dinë çfarë kërkojnë pasi harrojnë që unë nuk jam Presidenti i Shqipërisë, jam Kryeministri, dhe takimi nga pikëpamja protokollare zhvillohet me pritjen nga zv.presidenti dhe pastaj Presidenti bëhet pjesë e takimit. Kjo nuk ndodh vetëm me këtë rast. Takimet janë me këtë rend. Kjo ka shumë pak rëndësi. Në Shqipëri jemi mësuar, ka një pjesë që jetojnë për të nxjerrë bishta nga çdo gjë, por kjo është pjesë e lulëzimit të lirisë dhe nuk ka asnjë problem. Ajo që ka ndodhur është një vizitë me shumë rëndësi, një moment me shumë rëndësi për një bilanc me 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Zona ku ne jetojmë është një histori suksesi e politikës së jashtme amerikane, nisi me bomba dhe ka mbërritur në pikën kur të gjithë janë ulur në një tryezë. E kam ftuar Presidentin që të vijë në Shqipëri. Më ka premtuar që gjatë këtyre 10 muajve, ose pas tyre do ta vizitojë Shqipërinë. Ka treguar shumë interes për rajonin dhe Shqipërinë dhe më ka habitur që ka dijeni të plotë për gjithçka.

    Ju e keni takuar disa herë Obamën…

    E kam takuar dhe në momentet në Zyrën Ovale i mbante mend dy herët e mëparshme dhe nuk mendoja që një njeri që takon kaq shumë njerëz të mbante mend detajet, detaje që lidhen me basketbollin apo praninë time në Denver kur mori nominimin si kandidat për President.

    Më kujtohet takimi i 2012-s, u fol për një foto që nuk u publikua kurrë, nuk e keni shpjeguar kurrë këtë?

    Faktikisht, sot ka qenë një ditë e bukur dhe jo vetëm takimi im me Presidentin, por ka qenë një takim miqësor si një mik.

    Këtu keni të drejtë, sepse pas 21 Janarit raportet me SHBA nuk ishin nga më pozitivet, një raport që u ngrit me vështirësi, pastaj erdhi kriza e armëve siriane…

    Nuk ka asnjë lidhje kjo. Nuk është e vërtetë që politika amerikane vlerëson pa kushte partnerët apo u jep mbështetje pa kushte servilëve, politika amerikane vlerëson shumë argumentet, sjelljen dhe qëndrimet inteligjente dhe të qenët të drejtpërdrejtë. Përsëri e kam pasur rastin të konstatoj që ndryshe nga si padashje apo me dashje në Tiranë përpiqen të interpretojnë qëndrimet e mia si eksese të dikujt që nuk duhet të flasë për gjëra të mëdha. Në fakt, nëse gjërat që thua bëjnë sens, respekti i më të mëdhenjve rritet. Historia e armëve kimike nuk është ashtu siç mendohet në përfundim të kësaj. Kam qenë në kontakt me Sekretarin e Shtetit gjatë atyre ditëve dhe ju siguroj që nga ajo histori dhe episod në marrëdhënien tonë, raporti ynë ka dalë i fortë nga respekti, jo i cenuar.

    Ju e dini shumë mirë që në nëntor 2013 ju dërgoi një letër që ju falënderonte dhe ju priste në pranverën e 2014-s në Shtëpinë e Bardhë, pra u shty me dy vite vizita.

    Nuk është kështu. Të mos mendojmë që Shtëpia e Bardhë është një fushëkalimi paradash protokollare. Axhenda është e ngjeshur sepse të gjithë duan të takojnë Presidentin e SHBA dhe fakti që në këto 25 vjet nuk është se udhëheqësit e Shqipërisë kanë kaluar çdo mandat në Shtëpinë e Bardhë, flet për të vërtetën që të jesh në Shtëpinë e bardhë do të thotë shumë.

    Është folur shumë që është një vizitë e shtyrë në kohë. Ju duhet të kishit ardhur më herët në Uashington dhe me një shfaqje të përbashkët me Vuçiç?

    Unë nuk i kontestoj burimet tuaja, por me burimet e mia modeste historia është ndryshe. Nuk jam në dijeni të një plani të tillë. Në vizitën e Vuçiç, Presidenti nuk mori pjesë.

    Ka një investim amerikan, jo të përbashkët, ka një investim për promovimin e dy figurave, tuajën dhe Vuçiç, këtë s’e mohoni dot?

    Nuk dua të personalizoj asgjë dhe pse nuk kam aspak dëshirë ta fsheh që ardhja këtu dhe ky takim është provë për shqiptarët që sigurisht vlerësohen shumë marrëdhëniet me ta, por vlerësohen shumë marrëdhëniet me qeverinë e sotme në Shqipëri. Ballkani është një histori suksesi dhe unë kam kontributin modest, Vuçiç po ashtu, SHBA kanë kontributin e padiskutueshëm. Ajo që sot mund të thuhet, e dëgjuam edhe në takimin me shefin e Bankës Botërore, që tha për një bisedë me kancelaren Merkel, që kishte folur me superlativa për Shqipërinë. Raporti i DASH kritikonte qeverinë shqiptare për mënyrën sesi janë trajtuar 2 mijë refugjatë sirianë, që janë kthyer mbrapsht. Keni dy standarde, një për emigrantët muxhahedinë dhe një tjetër për ata sirianë.

    Nuk kemi dy standarde. Në raport me opozitën iraniane është qëndrim që u bën nder qeverive shqiptare. Nuk është qëndrim i yni, e ka mbajtur edhe qeveria e mëparshme dhe është produkt i natyrshëm i solidaritetit që kemi me ata që janë viktima të persekutimit. Historia tjetër, ajo e krizës së përgjithshme të refugjatëve, është ndryshe. Shqipëria nuk mund të luajë rol shpëtimtari të Europës, Shqipëria mund të luajë një rol aq sa i mbajnë shpatullat. Ka një respekt të plotë për Shqipërinë në Berlin, Bruksel lidhur me këtë qasje. Ne e kemi thënë që duam të marrim pjesën tonë, por brenda një plani europian. Nuk mund t’i marrim ne në një kohë që ca ngrenë mure dhe ca bëjnë deklarata të pabesueshme për BE.

    A ka ndikuar fakti që arritët një marrëveshje të gjerë për muxhahedinët?

    Nuk kemi arritur asnjë marrëveshja, ka qenë vazhdimësi. Nuk është ky shkaku, kjo ka qenë një arsye prej së cilës Shqipëria është respektuar edhe më shumë, por jo se këtu ka pasur ndonjë pazar.

    Më bënë përshtypje batutat për basketbollin me Presidentin Obama, ndërsa Kryeministri Berisha iu ka anatemuar mbi praninë e një koshi pranë zyrave tuaja në Kryeministri. Ka edhe një foto për këtë.

    Nuk jam friend me Saliun në Facebook dhe nuk jam i informuar në lidhje me orgazmat virtuale të tij, por ajo që mund të them është se bëmë shaka me presidentin, sepse ai vuri një kosh basketbolli dhe më tha se si shkoja unë me këtë sport. Nuk besoj se ai e ndjek Saliun. Gjithashtu nuk besoj se duke vendosur një gjë të tillë cenohet një institucion. Është një mungesë dije, kulture dhe haberi, sepse Shtëpia e Bardhë, Kancelaria dhe shtëpitë e pushtetit nuk janë të personave, por mjedise ku çdo person lë gjurmët e veta. Kjo ruhet përgjithësisht në vendet e tjera, por në Shqipëri ndodh e kundërta. Pse zyra është e shtruar me mermer, siç ndodhi në Bashkinë e Tiranës, vjen tjetri i vë kazmën dhe e shtron me parket fals.

    Çfarë mendoni se do ta dëmtojë Shqipërinë në marrëdhëniet me SHBA nga zgjedhja e Trump? Të mos harrojmë që sot dolët nga Zyra Ovale e SHBA, mendoni se do të futeni sërish nëse zgjidhet Trump?

    Atëherë Zoti e ruajttë Amerikën nëse zgjidhet.

    Zoti e ruajttë Shqipërinë edhe nga deklaratat tuaja…

    Si mund të rri indiferent ndaj deklaratave të tilla si kryeministër i Shqipërisë dhe mbi të gjitha kur pyetesh. Unë jam kryeministër i Shqipërisë që ka myslimanë me të cilët Amerika duhet të jetë krenare. Heroi ynë që u vra në frontin e përbashkët është mysliman. Si mund të lejohet një personazh i tillë që të hedhë baltë mbi myslimanët me një injorancë të paimagjinueshme? Nga ana tjetër, ka mbajtur qëndrime të papranueshme mbi Ballkanin dhe me qëndrimet e Shtëpisë së Bardhë dhe DASH ndaj Millosheviçit, pasi sipas Trumpit Shtëpia e Bardhë dhe administrata amerikane duhet të mbështesnin Millosheviçin dhe nuk duhet të ndihmonin shqiptarët. Kemi të drejtën për të shprehur shqetësimet tona dhe nëse ky do të bëhet President i Amerikës, do të doja që politika shqiptare të ishte e qartë me këtë.

    Çfarë qëndrimi do të mbante politika shqiptare nëse do të zgjidhej Donald Trump?

    Nëse do të ndodhte, nuk do të pendohesha për asnjë nga fjalët që kam thënë që i besoj dhe kanë të bëjnë me dinjitetin. Mendoj që dinjiteti i vendit, kombit është kryesorja.

    Çfarë fitoi Edi Rama dhe çfarë fitoi Shqipëria nga kjo vizitë?

    Besoj që Shqipëria sot ka marrë një shprehje spektakolare mirënjohjeje, mbështetjeje, miqësie, ndërsa unë kam marrë një mbresë të pashlyeshme sepse e tillë është, besoj për të gjithë ata që hyjnë në këtë shtëpi të demokracisë botërore. Është edhe një kompliment që nuk mund të neglizhohet dhe një energjizim që do të më mbajë gjatë në përpjekjet për të çuar deri në fund reformat. Në Denver në 2008, isha bashkë me Endri Fugën dhe Fuga më thotë do Zoti fiton Barack Obama. Unë i thashë që ky do të fitojë dhe do të bëhet President i SHBA dhe ti do të jesh me mua kur ta takojmë në Shtëpinë e Bardhë. Këtë i treguam Presidentit mbi Denverin.

    Batuta për Bashën

    Unë besoj se ata të cilët në Shqipëri zgjedhin Trump-in përpara meje, pavarësisht diferencave që kanë me mua, janë për t’u mëshiruar. Unë midis Lulzim Bashës dhe Trump zgjedh gjithmonë Lulzim Bashën, pavarësisht se Lulzim Bashën nuk do ta zgjidhja kurrë, në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye, për asgjë. Por ama nuk është problemi im, nëse Lulzim Basha, apo cilido qoftë tjetër mes meje e Trump, zgjedh Trump. Është problemi i tyre, unë nuk kam problem.



    Takimet

    Në Capitol Hill me kongresmenët e komunitetit shqiptaro-amerikan

    Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri ka zhvilluar takim me senatorë, kongresmenë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan. “Historitë e suksesit shqiptaro-amerikan” ishte tema në qendër të një takimi miqësor të Kryeministrit Edi Rama në Capitol Hill në Uashington, me senatorë, kongresmenë dhe përfaqësues të këtij komuniteti. Komuniteti shqiptaro-amerikan u vlerësua një urë e fortë e miqësisë dhe e lidhjes së veçantë mes dy vendeve, me kontribute të vyera në jetën shoqërore amerikane dhe në zhvillimet e 25 viteve të jetës demokratike në Shqipëri. “Ambasadorë të vendit të tyre” i quajti kongresmeni Charles Rangel, duke lëvduar lidhjen e fortë që ata mbajnë me Shqipërinë. Miqësi shumë e veçantë, gati unike, e çmon senatori Mark Kirk, marrëdhënien shqiptaro-amerikane, për të cilën angazhohet të punojë për ta forcuar më tej. “Është një marrëdhënie shumë e veçantë ajo që kemi me Shqipërinë, një mike shumë e mirë. Ishte shumë befasuese për mua kur udhëtova në Shqipëri, pashë flamuj që valëviteshin mbi shtëpitë e njerëzve dhe nuk ishte vetëm flamuri shqiptar, por edhe flamuri amerikan që ndodhej në shtëpitë e shqiptarëve në të gjithë vendin. Nuk do të gjeni asnjë vend tjetër në botë që ka aq shumë shtëpi, ku flamuri shqiptar valëvitet përkrah flamurit amerikan. Është një miqësi e veçantë, një miqësi që e çmojmë shumë këtu në SHBA dhe që gjithashtu e çmoj shumë personalisht, ndaj jam i vendosur që të forcojmë këto marrëdhënie të shkëlqyera”, u shpreh senatori Mark Kirk. Vendi ku të gjithë nderojnë Amerikën janë Varrezat Kombëtare në Arlington. Me një ceremoni solemne, kryeministri Rama bëri homazhe për heronjtë amerikanë dhe vendosi lule tek Ushtari i Panjohur.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Barak Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, Rilindasin e shqiptarëve Edi Rama!

    Rama pritet në Zyrën Ovale. Një orë takim me Obamën dhe Biden

    Emri:  Edi-Rama-takimi-me-Obamen-ne-SHBA-2.jpg

Shikime: 287

Madhësia:  47.8 KB

    Kryeministri: Takim i jashtëzakonshëm! Kush nuk do reformën në drejtësi, telashe me SHBA

    Emri:  Edi-Rama-takimi-me-Obamen-ne-SHBA-1.jpg

Shikime: 259

Madhësia:  37.4 KB

    Vizita zyrtare e Kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kulmoi me takimin me Presidentin Barak Obama dhe zëvendëspresidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është pritur në Zyrën Ovale të Presidentit Obama. Për rreth 60 minuta ka zgjatur takimi i zhvilluar fillimisht me zëvendëspresidentin Joe Biden dhe më pas me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama. Sipas burimeve zyrtare, kjo pritje e veçantë përbënte dhe një thyerje të protokollit nga ana e Presidentit

    Obama. Për rreth një orë, kreu i qeverisë shqiptare ka prekur çështje të rëndësishme për vendin tonë, por edhe ato që lidhin marrëdhëniet mes dy vendeve. Reforma në drejtësi mësohet se ka qenë tema që ka marrë më shumë vëmendjen, e cila lidhet edhe me evidentimin në raportin e DASH-it që u bë publik dy ditë më parë për pandëshkueshmërinë, si dhe gjyqësorin e korruptuar e jo të pavarur. Vetë ai, nëpërmjet një statusi në “Twitter”, do ta konsideronte këtë takim si të paharrueshëm. “Një orë e paharrueshme në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderit Mr. President”, shkruan Rama. Zyra e shtypit e Kryeministrisë, në një njoftimin zyrtar, bën të ditur se në një atmosferë miqësore u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, procesin e reformave dhe rolin e kontributin e Shqipërisë në rajon.

    “Shqipëria është një aleat i jashtëzakonshëm. Unë dua t’ju falënderoj për çfarë ju keni bërë. Nën lidershipin tuaj, Shqipëria është tani një pikë referimi në Ballkan dhe një nga aktorët më të përgjegjshëm në rajon. Ne vlerësojmë rolin tuaj dhe ju mbështesim plotësisht”, u shpreh Presidenti Obama në këtë takim. Ndërsa Kryeministri në këtë takim është shprehur se “Shqipëria është një vend pro amerikan, është një partner serioz në NATO dhe ajo që ne sot po bëjmë në Ballkan, duke çelur një faqe të re në historinë e bashkëpunimit në rajon, është edhe falë asaj çka SHBA-ja ka bërë për rajonin. Ballkani sot është një histori suksesi e politikës së jashtme të SHBA-së”, nënvizoi Kryeministri Rama. Vetë Kryeministri ka zbardhur një pjesë të takimeve me Obamën dhe Biden, duke thënë se takimi u karakterizua nga një atmosferë miqësore, ku dominuan fjalët e mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në rajon. “Ka qenë shumë e rëndësishme ajo çfarë kemi diskutuar për reformën në drejtësi, të cilën edhe Shtëpia e Bardhë e kërkon, e mbështet dhe sigurisht e konsideron një test shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e integrimit europian, që është rruga ku ne kemi një mbështetje shumë të fortë edhe nga Shtetet e Bashkuara, edhe nga Presidenti vetë. Do të më vinte shumë keq që të merresha me opozitën e vendit tonë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Unë e konsideroj që këtu i përfaqësoj të gjithë dhe të paktën brenda kufijve të Shtëpisë së Bardhë nuk dua të them atë që mendoj për opozitën, lidhur me reformën në drejtësi”, tha Rama. Ai deklaroi, ndër të tjera, se “reforma duhet të kishte përfunduar tani, pasi faktikisht ajo çka është përgatitur është gati”. “Unë jam besimplotë që reforma do të kalojë dhe jam besimplotë që cilado palë ka kuptuar thelbin që kush identifikohet si pengesa e reformës, hyn në telashe të mëdha me popullin shqiptar në radhë të parë, por sigurisht janë në një telash shumë të madh edhe me partnerët ndërkombëtarë. Ky është një mesazh i qartë që e marrim nga të gjitha anët”, tha kreu i qeverisë për “Zërin e Amerikës”, menjëherë pas përfundimit të takimit me Presidentin Obama. Ndërkohë që një tjetër çështje që ka marrë kohë në këtë takim ka qenë edhe projekti i qeverisë për futjen e mësimeve fetare në shkolla, për të cilin Rama ka marrë më parë edhe mbështetjen e USAID-it. “Presidenti u interesua, me thënë të drejtën, me shumë dëshirë dhe me entuziazëm në lidhje me idenë e futjes në shkolla të mundësisë për të njohur fenë dhe për t’u dhënë të rinjve instrumentin e domosdoshëm që të mos bien pre e propagandës ekstremiste të çfarëdo lloji qoftë. Qoftë të radikalizmit islamik që flet në emër të Kuranit, por është shkelja më e rëndë mbi Kuranin, qoftë edhe të ekstremizmit politik edhe në demokracitë e zhvilluara”, tha Rama për “Zërin e Amerikës”, menjëherë pas takimit. Kreu i qeverisë ka zbardhur, ndër të tjera, edhe diskutimet që ka pasur me numrin dy të SHBA-së, Biden, në lidhje me procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, kjo pas ftesës që i është bërë Malit të Zi. Rama zbuloi edhe vizitën e ardhshme të Hashim Thaçit si Presidenti i ri i Kosovës që do të ketë me zëvendëspresidentin Biden.

    Takimi në FBI – Kreu i qeverisë ka bërë me dije nënshkrimin e një marrëveshjeje me FBI-në, kjo në kuadër të ndihmës që mund të marrë vendi ynë për sa i përket rritjes së kapaciteteve hetimore, rritjes së kapaciteteve në mbledhjen e provave për vazhdimin e luftës kundër krimit, kundër korrupsionit.


    Ish-kryeministri

    Berisha: Ç’donte hija e Bashës në Shtëpinë e Bardhë

    Pas deklaratës së kreut të qeverisë, Edi Rama, në lidhje me kryedemokratin Lulzim Basha nëse do të duhet të zgjidhte mes këtij të fundit dhe kandidatit për president në SHBA, Donald Trump, ka reaguar ish-lideri i të djathtëve, Sali Berisha. “Çfarë donte hija e Lulzim Bashës në oborrin Shtëpisë së Bardhë?”, kështu nis statusin e tij Berisha në “Facebook”, duke komentuar ndër të tjera edhe idenë për futjen e lëndëve fetare në shkolla. “Presidenti e mbështeti shumë idenë e Ramës për futjen në shkolla të mësimeve mbi religjionet. Miq, duket se dosja që ka dorëzuar Basha para vizitës së Ramës në Uashington, i ka dalë Ramës edhe në Shtëpinë e Bardhë, ndaj dhe ai, pas takimit mendonte se hija e Bashës ishte aty ngjitur me të në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Prandaj vetishëm, pasi paraqiti Trump dhe Bashën si ligësitë e kësaj toke, tha se do të votonte Bashën, që nuk po i ndahej as në oborrin e Shtëpisë së Bardhë”, shkruan Berisha.


    Ambasadori

    Lu: I lumtur që Obama do të takohet me Ramën

    Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është shprehur i lumtur që Presidenti Barak Obama do të takohet sot në Uashington me Kryeministrin Edi Rama. Ai e shoqëron Kryeministrin në këtë vizitë të rëndësishme, duke bërë të ditur gjithashtu se takimi me Presidentin e shtetit më të fuqishëm të botës bëhet në kuadër të 25-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së. ““Jam i lumtur që Presidenti Barak Obama do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në Uashington sot. Në frymën e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe pas vizitës shumë të suksesshme të sekretarit Kerry në Tiranë, kjo vizitë paraqet një tjetër mundësi për të shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona dhe popujve tanë në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, të tilla si kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm, koalicioni kundër ISIS dhe reforma historike në drejtësi”, deklaron ambasadori Lu.

    Shqip

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Barak Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, Rilindasin e shqiptarëve Edi Rama!

    Tahiri marrëveshje bashkëpunimi me FBI-në

    Emri:  6909FE8A-6AD5-4BB6-A5E4-B52F38529BE5_w640_r1_cx0_cy4_cw0_s.jpg

Shikime: 286

Madhësia:  30.5 KB

    Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm shqiptar dhe ai i Jashtëm Bushati, u pritën dje nga drejtori i FBI-së James Comey. Marrëveshja parashikon shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar

    Ministria e Brendshme shqiptare dhe Federal Bureau of Investigation, FBI-ja amerikane arritën një marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja u firmos të enjten pasdite në Uashington, nga ministri i Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri dhe drejtori i FBI-së James Comey, gjatë një vizite që një delegacion i lartë qeveritar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama zhvilluan në zyrat e FBI-së, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Barack Obama dhe zëvendësin e tij Joe Biden.

    “Qëllimi i kësaj marrëveshjeje dypalëshe është nxitja e shkëmbimit të informacionit për verifikimin e të dhënave në luftën kundër terrorizmit me synim fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër terroriste”, shpjegon një komunikatë e shpërndarë nga ministria e Brendshme shqiptare në Tiranë, sipas së cilës “në marrëveshje parashikohet që palët të caktojnë një ose më shumë pika kontakti mes tyre. Për palën shqiptare, pikë kontakti do të jetë Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ndërsa për palën amerikane do të jetë TSC (Terrorism Screening Center)”.

    Drejtori i FBI-së ka premtuar, sipas komunikatës, “të ndihmojë Policinë e Shtetit në mënyrë të veçantë për trajnimin e punonjësve të policisë shqiptare në akademinë e FBI-së, për trajnimet e vazhdueshme të hetuesve shqiptarë si dhe për përmirësimin e infrastrukturës hetimore”, si dhe “u angazhua të ndihmojë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetet hetimore të saj”. Byroja kombëtare e Hetimit pritet të jetë në varësi të Prokurorisë së posaçme antikorrupsion, e parashikuar si një nga strukturat e reja që do të ngrihen në kuadër të Refomës në Drejtësi.

    Zeri i Amerikes

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Barak Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, Rilindasin e shqiptarëve Edi Rama!

    Intervista nga Uashingtoni - Ekskluzive, Rama për Ora News: Obama na falenderoi për muxhahedinët, premtoi se do të vijë në Tiranë

    Në një intervistë ekskluzive nga Uashingtoni për gazetaren me Ora News Klementina Cenkollari kryeministri shqiptar Edi Rama ka zbuluar tema të takimeve si me presidentin Obama dhe zv/presidentin Joe Biden përfshiu dhe premtimin për të vizituar Tiranën brenda mandatit të tij presidencial

    Gazetarja : Sapo keni përfunduar takimin më të rëndësishëm në karrierën tuaj dhe mandatin tuaj si kryeministër. Cilat ishin garancitë, mbështetja që ju dha presidenti Obama në realizimin e reformave, veçanërisht në atë të reformës në drejtësi

    Edi Rama: Sigurisht që reformën në drejtësi do e bëjmë ne, por ajo që është e sigurtë është se kjo është një temë e rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë kur flitet për Shqipërinë.
    Nga ana tjetër sot ishte një moment kulmor, padyshim për Shqipërinë e shqiptarët. Nuk ndodh përditë dhe në çdo mandat, ai që drejton vendin të kalojë përmes Shtëpisë së Bardhë. Vlerësimet që ne morëm ishin shumë inkurajuese, energjia positive shumë e madhe. Besoj se nuk na mbetet tjetër veçse të vazhdojmë të punojmë fort në rrugën e këtij partneriteti strategjik kaq të rëndësishëm në rrugën e reformave që i kanë dhënë Shqipërisë një emër të mirë, një vend të respektuar dhe mbi të gjitha një njohje të dinjitetit tonë, për shkak të një politike të jashtme, gjithashtu që ka marrë një dinamikë të re dhe rolit që ne kemi luajtur në rajon. Patjetër të vazhdimësisë së angazhimeve tona në kuadër të NATO-s dhe më gjerë.

    Gazetarja: Folët për Byronë Kombëtare të Hetimit. Në Tiranë ka një mungesë besimi se pas hekurave do të shkojnë zyrtarë të lartë.

    Edi Rama: Nuk kemi folur për Byronë e Hetimit me Presidentin. Është një temë që e diskutojmë me drejtorin e madh të FBI-së. Ajo që është e rëndësishme të kuptohet, por që kuptohet mirë dhe në Shtëpinë e Bardhqë është se reforma nuk është thjesht një çështje hekurash por garanci për të gjitha reformat e sektorët e tjerë. Nëse në dyert e sistemit të drejtësisë nuk ka drejtës, gjykime të drejta jo thjesht për ata që duhet të ndëshkohen por për shumë procese procedura që cënojnë interesa publike e private, atëherë gjithë pjesa tjetër realisht cënohet në mënyrë dramatike dhe pasojat janë në ekonomi, financat publike, në nivelin e investimeve dhe të shërbimeve e kudo.

    Gazetarja : A u është kërkuar në Shtëpinë e Bardhë pritja e më shumë muxhahedinëve në Tiranë?

    Edi Rama: Nuk ka qenë temë për të cilën u diskutua. Kemi marrë një falenderim dhe kaq. Kjo është një histori që në Tiranë është kthyer në një nga mitet urbane dhe përrallat që tregohen në një kafene province. Por e vërteta është se kemi të bëjmë me një histori që është nisur nga qeveria e mëparshme dhe vazhdon me krenari nga qeveria jonë, si transmetuese e një mesazhi të qartë. Shqiptarët ishin ata që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore dhe mbeten po ata që kur vjen puna për shpëtimin e jetës së njerëzve e bëjnë me dinjitet dhe me shumë solidaritet

    Gazetarja: Në fotot që u shpërndanë pas takimit u dukët në një bisedë miqësore me presidentin. A do të jetë ai në Shqipëri. I keni bërë një ftesë?

    Edi Rama: Sigurisht i kam bërë një ftesë. Ai ka dhe 10 muaj në zyrë. Padyshim që axhenda e një presidenti në SHBA është shumë e ngjeshur. Ai më ka premtuar që do të vijë pa më premtuar se kur, por ajo që është se Shtëpia e Bardhë ka një memorie, dhe sot është hedhur një tjetër hap në rrugën e forcimit të marrëdhënieve të ngushta me SHBA. Jam shumë krenar që jam kryeministër i një qeverie që ka merituar këtë vlerësim

    ORA NEWS

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Barak Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, Rilindasin e shqiptarëve Edi Rama!

    E gjithe kjo zhurrme e tepruar mediatike, duhet pare nga nje kendveshtrim: cili ishte perfitimi?

    Nese vizita e Bushit solli pavaresine e Kosoves dhe anetaresimin ne Nato, ketu s'kemi asnje fjali shpresdhenese...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Barak Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, Rilindasin e shqiptarëve Edi Rama!

    Po ti pyesesh Shqiptaret e Dardanise do pergjigjen: ne kohen e shkjaut kishim te hanim.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Barak Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, Rilindasin e shqiptarëve Edi Rama!

    Vizita e Ramës në SHBA shtetërore, zyrtare, pune apo private?

    Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në SHBA për gati një javë ka qenë kryefjala e mediave shqiptare dhe te huaja këto ditë. Më poshtme po publikojmë rregullat protokallre të qeverisë amerikane për vizitat në Shtëpinë e Bardhë, të renditura sipas shkallës së rëndësisë. Vizitë shtetërore-Është vizita e nivelit më të lartë e cila i ofrohet vetëm kryetarëve të vendeve – si president, ose monarkëve – dhe duhet të jetë me ftesë të Presidentit të SHBA-ve. Vizita përfshin takimin me presidentin, një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë dhe parakalim me roje nderi. Vizitë zyrtare-Është vizita e cila i ofrohet kreut të qeverisë, kryeministrit dhe duhet të bëhet me ftesë të Presidentit të SHBA-ve. Vizitë zyrtare pune-Është vizita e cila i ofrohet si një kreu të shtetit ashtu dhe një kreu të qeverisë, por duhet të përcaktohet nga vetë presidenti i SHBA-ve. Gjatë kësaj vizite diskutohet për politikat ndërmjet dy vendeve. Vizitë pune-Është vizita e cila i ofrohet kreut të një shteti ose kreut të qeverisë më ftesë të presidentit të SHBA-ve. Një “vizitë pune” përfshin një takim me Presidentin në Shtëpinë e Bardhë. Vizitë private-Është vizita e nivelit më të ulët, e cila i ofrohet një kreu shteti, kreu qeverie, ministri të jashtëm ose çdo lloj zyrtari të qeverisë që viziton Shtetet e Bashkuara pa ftesën e presidentit. Vizitori mund të takoj këdo përveç presidentit. Por, nëse, ai kërkon një takim me presidentin e SHBA-ve dhe nëse ky takim i mundësohet, ai cilësohet si një “seancë pune”. /Agjensia e Lajmeve Sot News/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Barak Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, Rilindasin e shqiptarëve Edi Rama!

    Ku ka hup Lu-ja ? Ku eshte shpresa jone,po ndihet mungesa tek Tymi.

    Dergojeni sa me shpejt. O ne Malsin e Madhe o bashke me muxhahedinet vetem na dergoni Lu-n.

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Barak Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, Rilindasin e shqiptarëve Edi Rama!

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    Po ti pyesesh Shqiptaret e Dardanise do pergjigjen: ne kohen e shkjaut kishim te hanim.
    E ke lon pergjysem: thonin kishim te hanim, por shkjau na kajte nonen!

    Kujdes, gjysem te vertetat kane shkaktuar luftra boterore...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Barak Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, Rilindasin e shqiptarëve Edi Rama!

    Keni ngel ktu ca mbetje berishjane qe u verbon visita e Rames ne White House. Pse ai kryekomunisti juaj nuk shkeli qe nga koha e Bushit plak? Amerika e do Shqiperine dhe pak rendesi ka kush eshte ne krye. Berisha ka qene i pa deshiruar ne D.C. As kjo visit as ajo e Bushit ne Tirane sjane bere se Edi Rama apo Sala ishin kryeminstra. Kto visita jane bere vetem per ti treguar kombeve te tjera se shqiptaret jane komb me fat sot te kene mike Ameriken. Kjo vlen pasi dihet shqipataret jane kombi me pro amerikan ne bote dhe gjithe kokat kryesore amerikane e dijne kete por pak nga pak dhe populli amerikan e shikon ose e lexon ne lajme qe shqipot jan me pro amerikan ne bote.(CNN para disa ditesh kishte nje artikull se si nje vend me perqindje te larte muslo eshte aq pro amerikan).

    God Bless Shqiptarine dhe Ameriken

  11. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Barak Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, Rilindasin e shqiptarëve Edi Rama!

    Nuk ka interes emri por produkti i takimit qe tenton ta shesi sapunin per djathe!

    Nuk e di ç'mendim ke ti shqiptaro-amerikani i madh, kur mediat prane ketij qe ishte ne shtepine e bardhe sajuan historine e vjedhjes se ores se presidentit Bush ne Kruje?! Perse i bezdisi fakti qe Bushi haptazi deklaroi se Kosova do fitoj pavaresine dhe Shqiperia do anetaresohet ne Nato?

    Nuk e kuptoje perse duhet te bezdisesh me faktin se po prape keto lloj mediash e shiten kete vizite zyrtare, nderkohe qe axhenda publike e Obames nuk permend asnje moment takim me kryeministrin tone (mungonin simbolet tona ne tavoline, emri i Obames i afishuar etj)? Kaq e padrejte eshte te kerkosh transparence?

    Çfare solli ky takim? Pati ndonje lajm te mire dmth partneritet amerikan ne lidhje me biznesin, ekonomine, arsimin etj? Jo, vetem nje fjali e gjate standarte e njohur tashme nga Obama e tipit 'falenderime per bashkepunim ne rajon...'! Fjali qe e perserisin rregullisht disa here ne muaj te gjithe ambasadoret amerikane te atashuar ne Shqiperi!

    Dhe ne fund me te drejte ngreje pyetjen, nese ia vlente i gjithe ky investim, vetem per nje foto ne shtepine e bardhe? Per personin ndoshta po, por per situaten e erret ekonomike tonen jo!

    Qe ta kete pak me te qarte edhe parafolesi, per nje vizite te ngjashme ne shtepine e bardhe pagoi edhe Gruevski i Maqedonise perpara disa kohesh nderkohe qe sot karrierra e tij politike po mbaron!

    Emri:  image.jpeg

Shikime: 224

Madhësia:  25.6 KB

    Ne s'po kritikojme marredhenien me ameriken ketu. Amerika per kombin tone eshte arsyeja e ekzistences.
    Por ne kerkojme qe politika te mos ta perdori Ameriken si mburoje e paaftesise se saj!
    Kaq e thjeshte eshte per ta kuptuar, per ata qe kane kapacitetin te kuptojne sigurisht...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 15-04-2016 më 23:29
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Barak Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, Rilindasin e shqiptarëve Edi Rama!

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    E gjithe kjo zhurrme e tepruar mediatike, duhet pare nga nje kendveshtrim: cili ishte perfitimi?

    Nese vizita e Bushit solli pavaresine e Kosoves dhe anetaresimin ne Nato, ketu s'kemi asnje fjali shpresdhenese...
    Perfitimi eshte tek masturbimi socialist neper media duke u jargavitur nga kenaqsia se Edi Rama ka shkuar 4 here ne SH B A.
    Kjo quhet histori suksesi dhe garanci qe Amerika e aprovon politiken falimentuese te qeverise shqiptare(me nder jush).
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  13. #13

    Për: Barak Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, Rilindasin e shqiptarëve Edi Rama!

    Ska ndryshuar asgje nga ato vitet e para pas komunizmit kur vdisnin politikanet te dilnin ne nje foto me nje te huaj.

    Dhe sot po plasin nga inati gjysma qe doli ne foto Rama me Obamen, e po gezon gjysma tjeter sikur ishte momenti me i rendesishem ne historine e kombit tone. Lexoni komentet te fb i rames te fotot me Obamen per humor.

  14. #14
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Barak Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, Rilindasin e shqiptarëve Edi Rama!

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ska ndryshuar asgje nga ato vitet e para pas komunizmit kur vdisnin politikanet te dilnin ne nje foto me nje te huaj.

    Dhe sot po plasin nga inati gjysma qe doli ne foto Rama me Obamen, e po gezon gjysma tjeter sikur ishte momenti me i rendesishem ne historine e kombit tone. Lexoni komentet te fb i rames te fotot me Obamen per humor.
    Vizita e Rames apo cilitdo kryeminister do te kishte qene e mirepritur nese do te kishim arritur nje marreveshje ekonomike me ata!
    Eshte nje vizite pa perfitim, e tille u nis qe ne gjeneze dhe mesa duket ka patur si qellim t'i mbaje votuesit nen llogore.

    Kur hamendeson pastaj se per kete vizite jane pranuar mijera 'Xhihadiste' apo jane paguar para vetem per nje foto, neveritet gjithçka! A nuk do ishte me mire qe i gjithe ky investim te shkonte ne krijimin e kushteve normale operuese te biznesit? Sepse kur Rama thote se Obama me mbeshteti per reformat e sukseshme, genjen ne rradhe te pare veten. Raporti i para disa diteve nga Departamenti Amerikan i Shtetit, fliste per nje realitet tjeter e te zymte!

    Nuk ka nevoje ta vizitoje askush shtepine e bardhe, per te kuptuar se shqiptaret jane populli me pro-amerikane ne bote. Kjo eshte merite e popullit dhe jo e politikaneve. Prandaj politikanet shkojne atje duke ndjekur dhe respektuar fillimisht vullnetin e popullit...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •