Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Japoni, turistët do të paguajnë me shenja gishtërinjsh

    Japonia po punon për të krijuar një program të ri që do t’i lejojë turistët që të paguajnë për shërbimet që do të marrin, me atë të shenjave të gishtërinjëve.

    Lajmin e bën të ditur gazeta vendase, “The Yomiuri Shimbun”.

    Qeveria japoneze po shpreson që ky sistem i ri të ndikojë në do të uljen e krimit dhe t’i lehtësojë turisët nga shqetësimi i tyre, për të udhëtuar me para në dorë, apo me karta krediti dhe kështu të bien pre e keqbërësve.

    Kur turistët të hyjnë në Japani, ata do të japin shenjat e gishërinjve në një sportel në aeroport duke regjistruar kështu të dhënat personale dhe informacionet e kartave të kreditit.

    Ky informacion do të ruhet dhe do të përdoret në momentin që ata do të akomodohen në hotele, apo të bëjnë blerje në dyqane.

    Nëpërmjet këtij sistemi është menduar që ata të mund të paguajnë, vetëm duke vendosur shenjën e gishtërinjve.

    Program do të nisë këtë verë në mbi 300 dyqane, hotele dhe restorante në zonat më të frekuentuara nga turistët në Japoni.

    E nëse çdo gjë do të shkojë mirë do të fillojë të zbatohet në të gjithë vendin në fillim të pranverës 2017.

    Qeveria japoneze po shpreson se ky program të jetë konsoliduar në vitin 2020, kur të zhvillohen Lojrat Olimpike, në Tokio.

    Vitin e kaluar, parku “Huis Ten Bosch” në prefekturën e Nagasaki në Japoni, ishte i pari që e testoi me sukses pagesën me sistemin e shenjës së gishtit./tvklan.al
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •