Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta dini!"

    Rama paralajmëron prishje me SHBA-të nëse Trump bëhet President

    Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në emisionin e Baton Haxhiut se nëse Donald Trump zgjidhet President i SHBA-ve, atëherë marrëdhëniet e Shqipërisë me të do të cenohen.

    Rama tha se Trump është një fatkeqësi për SHBA-të dhe uroi që ai të mos zgjidhet kurrë President.

    Këto deklarata, Rama i bëri nën cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë.

    Pyetje-Përgjigje

    Gazetari: Çfarë mendimi keni për Donald Trump?

    Rama: Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trumpin dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është kërcënim edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

    Gazetari: Që i bie?

    Rama: Që i bie që mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President. Sepse do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

    Gazetari: Po flet si Kryeministër apo si intelektual?

    Rama: Jo mo flas si Kryeministër…

    Gazetari: Si kryeministër?

    Rama: Unë nuk e ndaj asnjëherë veten nga vetja. Sot jam edhe Kryeministër, por në radhë të parë jam Edi Rama.

    Gazetari: Nga ky moment ky lajm do të marrë dhenë nëpër botë..

    Rama: S’jam unë aq i madh sa të marrë dhenë nëpër botë një fjalë e imja për Donald Trump, por nëse do të merrte dhenë do të isha shumë i lumtur.

    Gazetari: Do të ishe i lumtur nëse republikanët…por çfarë do bësh me republikanët?

    Rama: Jo nuk flas për republikanët. Flas për një personazh që ka turbulluar aq shumë pjesën e republikanëve sa ata me zor po presin të votojnë për Hilari Klintonin. Dhe të imagjinosh republikanët që votojnë për një Klinton do të thotë që seriozisht e kanë një arsye aq të madhe për ta bërë këtë gjë sa duhet të gëlltisin aq shumë, që është shprehja më kuptimplotë e asaj që përfaqëson Donald Trump.

    Gazetari: Ky është kabllogrami më publik që ekziston dhe unë besoj që kur të shkoni në Amerikë do t’ju pyesin për këtë…

    Rama: Dhe unë do të jap po të njëjtën përgjigje, patjetër.

    -Ironia e Ramës: Disa Presidentë ngrohin karriget-

    Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar ditën e sotme në “Zona e Debatit” në “Klan Kosova”. Ai ndodhet në një vizitë në Kosovë me rastin e ceremonisë së marrjes së detyrës të Presidentit të Hashim Thaçit.

    Emri:  Rama-Zona-e-Debatit.jpg

Shikime: 548

Madhësia:  25.2 KB

    Mirëpo, duke folur për rolet e Presidentëve në vendet e Ballkanit, Rama pasi vlerësoi Thaçin si personin e duhur për të qenë President, tha se disa syresh janë zgjedhur sa për të ngrohur karriget.

    Nuk dihet me siguri nëse ai po fliste për Presidentin Nishani, por pak më vonë, ai foli me nota shumë pozitive për ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-04-2016 më 21:19

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq ta dini

    New York Times shkruan për deklaratën e Ramës “po u zgjodh Trump, prish marrëdhëniet me SHBA”

    Emri:  trump-2.jpg

Shikime: 410

Madhësia:  42.2 KB

    Pas deklaratës të djeshme nga Kosova të Kryeministrit Edi Rama që Shqipëria rrezikon marrëdhëniet me Amerikën nëse Donald Trump do të zgjidhet Presidenti i SHBA, gazeta ‘New York Times’ ka pasqyruar këtë mendim të kreut të Qeverisë Shqiptare.

    “Më pak se një javë para se të vizitojë Uashingtonin, Kryeministri shqiptar Edi Rama tha që kandidati republikan i SHBA Donald Trump do të jetë një kërcënim për vendin e tij dhe marrëdheniet dypalëshe Shqipëri-SHBA. Rama tha se zgjedhja e Trump do të sillte dëme të mëdha për SHBA dhe gjithashtu do të jetë një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, shkruan gazeta amerikane.

    New York Times shkruan se Rama u shpreh që nuk po u referohej Republikanëve, por “një karakteri që ka ngjallur shqetësim” tek disa republikanë, aq sa ata tani duan të votojnë për Hillary Clinton.

    Emri:  Screenshot_11-11.jpg

Shikime: 402

Madhësia:  60.6 KB

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq ta dini

    Rama: Trump rrezikon marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Rrjeti ironizon kryeministrin

    Emri:  12963640_1695492544039311_7054708070300714829_n.jpg

Shikime: 502

Madhësia:  29.9 KB

    Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e pamenduar mirë nga kryeministri Edi Rama për sa ju përket zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, që të fillojë menjëherë ironia në rrjetet sociale.

    Pasi kryeministri deklaroi se nëse kandidati republikan Donald Trump, fiton zgjedhjet Presidenciale në SHBA, ai do të ishte një kërcënim për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-­ve, në rrjet është cilësuar si një shprehje kamikaze.

    Në një prej faqeve satirike “Analize nga Andrea SteFunny”, është publikuar kjo foto ku Rama duket si terroristi që kërcënoi Shqipërinë. Fotoja është shoqëruar me shprehjen “Vallahi po fitoi Trupm, ditë të zeza ju presin”.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Basha ironizon Ramën: Tani je lider botëror, po mëson amerikanët kë të zgjedhin

    Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka ironizuar sot deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhënë dje për Baton Haxhiun në “Klan Kosova”, kur tha se nëse Donald Trump zgjidhet president i SHBA-ve, rrezikohen marrëdhënet e Shqipërisë me Amerikën.

    Emri:  rama-dhe-basha2.jpg

Shikime: 382

Madhësia:  152.5 KB

    Sipas Bashës, tani Rama është në rolin e një lideri botëror dhe po mëson amerikanët se kë të zgjedhin.

    STATUSI I PLOTË I BASHËS:

    Lideri global ka marrë së fundmi një angazhim mbi të zakonshmen, ka vendosur të mësojë amerikanët si të zgjedhin Presidentin e tyre. Nuk është nga ato pleqërimet me Koçon te lapidari i Vunoit, është një punë që kërkon ta bëjë tani, sa më shpejt. Pasi e ndriti në Shqipëri, duke vendosur krizën dhe varfërinë më të thellë, duke instaluar oligarkinë kriminalo-korruptive, duke konkuruar edhe Trumpin për pasuri personale, pasi shkel çdo ditë ligj dhe kushtetutë, kokoshi ka gati recetën për presidencialet amerikane.
    Arroganca dhe deliri si rregull e kanë një kufi, por lideri botëror po tregon se për të, këto çrregullime janë të pamata. Amerikanët shpesh e gjejnë një Borat për të kaluar ca orë në ekrane apo kinema. Kësaj radhe regjisorët s’kanë nevojë të lodhen shumë. Personazhi është vetofruar.


    Panorama

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Eshte kthyer me ter mend ne lider nderkombetar Sulltani Rama i Pare. Eshte bere i papermbajtshem,i gjithanshem.

    Mbasi falenderoi per referendumin e ndritur Shoket dhe Shoqet socialiste bashke me Koqot dhe... Ko-qeverine socialiste,tani presim te prishim mardheniet me Ameriken dhe te dalim nga Pakti i Varshaves. Shyqyr,thuaj qe skemi ndonje lufte nderplanetare se do kishim dhe Sulltanin qe do nderhynte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 09-04-2016 më 21:32

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Trampi me pelqen kur flet,ka shume mprehtesi per te diktuar evidentuar problemet,
    eshte shume i sakte ne analize dhe ka llogjike te forte,eshte i prirur per aksione konkrete
    per te bere ndryshime ne politiken e jashtme ngritur murin ne kufirin meksikan deportuar ilegalet
    dhe tregetine.
    Mund te behet president shume i mire,nuk ka pallavra pa vlere demagogjie si keto te tjeret.
    Rama nuk jep asnje shpjegim pse Trampi na qenka kercenim per Ameriken....
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 09-04-2016 më 23:56
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Mjer e zeza nene ke te qaje me pare....
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Lexova diku parmbreme se Amerika ishte terhequr çuditerisht nga sulmet kunder Bashar Al Assad-it, mbas nje telefonate ne shtepine e bardhe nga Lideri ballkaniko-shqiptar Edvin Rama! Tonet e diskutimit midis Rames dhe Obames raportohet te kene qene tejet te tensionuara.

    Mediat kane zbuluar se kryeministri yne i ka bere me dije Obames, t'i mbylli me nder ditet e tij te fundit ne shtepine e bardhe, perndryshe Rama ne bashkepunim me shoket Sorosian te off-shoreve, do loboje per t'i pezulluar te gjitha ofiqet qe gezon nje ish-president ne SHBA!

    New York Times fliste gjithashtu per nje vizite te shpejte te liderit me profesion basketbollist, drejte Amerikes. I indinjuar me vemendjen e madhe qe Trump po merr, Rama ka vendosur te inicioje nje fushate sensibilizuese kunder tij. Kjo vizite eshte pershendetur nga mijera e mijera shoqata te te drejtave te njeriut. Nje aktiviste e nje shoqate, nje grua me ngjyre me foton e Martin Luther Kingut ne bluzen e saj, deklaroi per nje televizion lokal se nese Trump do te fitonte zgjedhjet presidenciale, bota nuk do ta meritonte nje lider gjigand, vizionar e unik si Edi Ramen...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 10-04-2016 më 04:52
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Ky eshte budallallek, nuk mund t'i mesosh amerikanet se ke te zgjedhin. Ne nuk mund te prishemi me USA vetem se ata votojne nje lider te caktuar. Shqiperia eshte nje vend i vogel qe nuk mund t'i imponoje Amerikes se kend do ta zgjedhin si president. Ne politike nuk mund te jesh direkt sic doli tash Rama ne kete interviste.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Zgjedhja e nje tjeter horri eshte strategji e vjeter e republikes amerikane per zbutjen e konfederatave te ish sklleverve. Pas zgjedhjes se Kenedit dhe reagimit te tyre duke mos e duruar dot me karakterin e tij te nje ish pirati skllav nje tjeter ish skllav i shkolluar i afrohet skenes amerikane me plot sekrete, bllofe, dhe te papritura!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Rama me kete deklarate idiote firmosi fundin e tij politik.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    O shoku Rama, po mire kostumin qe e harrove kur u nise per ne Kosove, po edhe ilacet i paske harruar? Mos i harro e piji ato te shkreta ilace, qe te t'i mbajne edhe ato dy blete qe te kane mbetur ne koshere gjalle.

    Ore, shoku Rama, po mire qe u dhe mend ti amerikaneve, se hejbete ti je rilindas e ata jane te rrenuar, po e di ti qe ky Trump, ka nje reputacion te keq, qe mban nje liste me njerezit qe i dalin kunder? Me det sikur te fitoje ne zgjedhje pastaj, te gjesh vrime miu ku te futesh o shoku Rama, ti e ne bashke me ty qe te beme kryeminister. Te te gjeje dot atje ne Surrel ku je futur thua?

    Allah, bismillah mbase nuk fiton, se halli qe na zuri te gjitheve pastaj!

    Albo

    P.S Me nxorre mallin o shoku Rama, kur shoku Enver vajti ne Moske dhe ia numeroi Hrushovit, tek e tek e tek te gjitha, se si Hrushovi nuk po mbante mesimet e shokut Stalin. Nuk na e kalon njeri ne si popull, per te nxjerre budallenj si puna juaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-04-2016 më 12:47

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Sa here qe degjoj brockulla te tilla, me kujtohet vendimi i mbledhjes se organizates baze se partise se lagjes "11 Janari" ne Fier , pas shembies se Murit te Berlinit, i cili ndalonte bashkimin e dy Gjermanive.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  14. #14
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Citim Postuar më parë nga Shaboni Lexo Postimin
    Rama me kete deklarate idiote firmosi fundin e tij politik.
    Po u zgjodh Trump dite te zeza e presin Ameriken sepse Rama nuk do ta perkrahe me, dhe e dijme se USA asnje hap te vogel nuk mund ta beje pa Shqiperine Kjo eshte me t'i ciglu zorret e barkut, hahahahahahahha

  15. #15
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Po perserit gabimet e ish kryeministrit..

  16. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Ish zëdhënësi i Pentagonit: Rama i Sorosit larg hundët nga SHBA (Video)


    Pas vizitës se kryeministrit Edi Rama në Uashington, ka reaguar edhe Pentagoni i cili ka kritikuar Ramën për deklaratën e tij kundër Donald Trump.

    Ish zëdhënësi i Pentagonit, në një intervistë televizive u shpreh se Rama, miku i ngushtë i George Soros, përflitet si i korruptuar dhe duhet të mos i fusë hundët në punët e brendshme të SHBA-së. Rama, u shpreh se Donald Trump është një kërcënim për civilizimin.

    “E di këtë javë ishte në Uashington miku i ngushte i George Soros, u cili ka qënë dhe i ftuar nderi në dasmën e tij. Ai është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, dhe ky njëri foli për Donald Trump dhe tha që ai përbën rrezik për civilizimin.

    Edi Rama flitet se është i korruptuar dhe është i lidhur ngushtë me krimin. Dhe ne duhet ti themi këtyre liderve europiane që të mos fusin hundët në politikën tonë të brendshme.”

    http://www.civitas.al/al/politike/is...nga-shba-video
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    E hengri edhe Rilindasi Rama...

    Trumpi behet president per 10 dite.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E hengri edhe Rilindasi Rama...

    Trumpi behet president per 10 dite.

    Fjalet i merr era ndersa miqesia ne mes te Amerikanve dhe Shqiptarve do te mbes perhere
    kushdo qe te zgjedhdet President qoft ai demokrat apo republikan
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #19
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Keshtu eshte kur drejtohesh nga diletante megallomane si rama dhe shpurra e tij mediokre.

  20. #20
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Ultimatumi i Ramës për amerikanët: "Mos zgjidhni Trump president, se nuk ju kemi më miq, ta din

    Si gjithmone shqupi me analizen e tij, padyshim deklara e Rames ka qene pasi vet Trump ka qene kunder qendrimim te Kosoves dhe me vjen keq qe askund nuk permenden keto!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •